|
Subjektet politike shqiptare ne zgjedhjet parlamentare
ne Maqedoni kane bere gabime te renda historike, duke e
anashkaluar pozicionin dhe te drejtat e kombit shqiptar,
permes "kodit" te koalicionit me subjektin politik
maqedonas.
Ka
kohe qe fenomeni Menduh Thaqi tashme eshte bere metafora
e se keqes ne Maqedoni. Ky njeri me aventurat e tij qe
ne skenen politike e solli rastesia dhe rrugaēeria e tij,
siē do te shprehej publicisti Kim Mehmeti, po nderton
udhen e ndarjes dhe te humbjes se perspektives se kombit
shqiptar ne Maqedoni, ku shqiptaret do te duhej te
gezojne hisen e vet shtetformuese dhe te drejtat tjera
per jete, pune, shkollim dhe ruajtjen e tradites se
lashte shqiptare. Me sjelljet "kryengritese" te Menduh
Thaqit tash sa vjet rresht prane PDSH-se dhe me
retoriken e tij si "zengjin i madh" (sic!!!) ne Tetove,
ka krijuar dilemen e madhe: Ketij njeriu me belbezimet e
tij ne politiken shqiptare a i dihet babai...?! Per
ēudine tone, edhe sot, ne qarqet shqiptare flitet se
Menduh Thaqi u be "zengjini i madh i Tetoves...(??!!).
Dhe, duke u ngjitur larte me (pa) "pasurine" e tij te
perfituar dika dhe me ndihmen e pushtetit, M.Thaqi tani
e ka doren e forte edhe me pasuri, edhe ne politiken
shqiptare (sic!!!).
E
gjithe kjo tregon qarte se, kur kalit i shtohet tagjia,
atij jo vetem qe i trashet qafa, por fillon edhe te
kafshoje, te qet shkelma duke i goditur te gjithe te
tjeret pa e prishur tallazin e vet...! Ajo qe ndodhi
para pak ditesh ne Parlamentin e Maqedonise, kur Menduh
Thaqi (per fatin e keq dhe tragjik te kombit shqiptar)
tash si kryetar i PDSH-se, ne sallen parlamentare dhe ne
prezencen e pales tjeter, pikerisht para koalicionit
VMRO-DPMNE, i grushtoi dhe i kapi per fyti vellezerit e
vet duke i kercenuar dhe fyer me fjalet me te renda.
Edhe me e keqja, Menduh Aga, nuk e kurseu as deputeten
shqiptare te BDI-se Teuta Arifin. Vertete turp i kohes
shqiptare...! Dhe, kesaj i thone lehte e ka Menduh Thaqi
me vellezerit e tij parlamentar (BDI-se). Ata ai mund
t'i shaje, t'i grushtoje, t'ua mohoje bashkeveprimin
politik per kauzen e kombit shqiptare. Mirepo, kur
Presidenti i Republikes se Maqedonise Branko Crvenkovski
iu kercenua Menduh Thaqit(...) "une t'kalli me tere te
gjallet qe keni..." (sic!!!), ai e uli koken me
paturpesine e tij se ne "politike" hahen te gjitha
gjellerat me kripe dhe pa kripe...!
Mendoj se ka ardhur koha qe t'i thuhet ndal Menduh
Thaqit! Me sjelljet, ndesh ēeshtjes shqiptare, ne kete
vend tregojne qarte se elektorati shqiptar duke filluar
qe nga Kumanova e deri ne Diber, duhet te mendojne qe
per fenomenin Menuh Thaqi apo Alias Esat pashe Toptani
ka zbritur ne Tetove(!) te shqyrtoje me nguti marrjen e
mandatit te tij elektoral dhe te gjithe atyre qe e kane
harruar pergjegjesine para kombit shqiptare ne Maqedoni.
Dhe, deri kur do t'na perseritet historia e Esat Pashe
Toptaneve?!. Kujtojme se eshte e kohes te permendet
perbuzja dhe mos perfillja e aktivitetit te
intelektualeve tane ne jeten politike shqiptare. Ata,
tashme, jane forca dhe drejtimi i udhes se madhe
kombetare per te gjitha qasjet aktuale sot e ketu. Duke
u mbeshtetur ne rrethanat e krijuara nga ana e subjektit
politik shqiptar te prire nga PDSH-ja dhe (Age) Thaqi,
mendojme qe sa me pare te krijohet Levizja Intelektuale
Demokratike Shqiptare ne Maqedoni, e cila mund te marre
mbi vete pergjegjesine e madhe kombetare. Partite
politike shqiptare si PDSH-ja me Thaqin, qe tashme me
diagnozen dhe anamnezen e semundjes se TBC-se (sic!!!),
te largohen nga skena politike dhe kjo per te miren dhe
ardhmerine e kombit shqiptar ne Maqedoni.
Se
kendejmi, me programin e vet PDSH-ja dhe me
trashegimtarin qe e la pas vetes Arber Xhaferi, njeriun
problematik dhe vagabondin e rrugeve te Tetoves, nuk i
falet pergjegjesia e tij historike. Ku ishte Arber
Xhaferi me platformen e tij politike (PDSH), qe nuk ua
zgjati doren intelektualeve te mirefillte shqiptare per
te krijuar me kohe rrafshin e ri demokratik dhe te
profilit te nje partie autoritative qe do te ruante
drejtpeshimin dhe synimet tona per te ardhmen kombetare.
Pse ne keto vite, ne rrethin virtual e solli prane vetes
dhe tashti ne krye te PDSH-se njeriun me problematik dhe
te dyshimte, pa taban intelektual e besa as kombetar.
Thaqi eshte ne tallazin e jetes se vet, me synimin se si
te pasurohet me shume dhe te behet (zengjini i madh i
Tetoves) (sic!!!!) e sa per kombin dhe rreshtat e gjate
te mergimtareve qe po e lane truallin e tyre per
kafshaten e bukes se mergimit, ketij njeriu as qe i
behet ndonjehere vone! E gjithe kjo tregon qarte se,
subjektet politike ne Shqiperi, Kosove dhe gjithandej ne
trojet tona te etnise, njeriut pa kurriz kombetar dhe
politik si ky i Menduh Thaqit, te ndalohet hyrja dhe
ēfaredo bashkepunimi me te. Vellai i madh, po i
referohem nje mendimi te A.Demaqit, duhet te qortoje
rrepte vellain e vogel...!!!
Ne
gjithe fokusin politik dhe ndarjet e skajshme te
subjektit politik shqiptar ne Maqedoni, tregon qarte se
kriza politike Thaqi duhet te rrumbullakohet me
shpalljet e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ne te
gjitha nivelet. Perkitazi me kete duhet qe elektorati
shqiptare t'ia marre mandatin Menduh Thaqit dhe gjithe
atyre qe i dolen ne krah te keqes dhe vijes se
primitivizmit anadollak. Kur subjekti politik shqiptar
luan role cirku, te tjeret i ferkojne duart dhe u shkon
buza ne gaz qe sa me shume t'u ndalet rrugetimi i
shqiptareve drejt hapesirave te reja demokratike dhe
kombetare. Fare ne fund kujtojme, se eshte e nevojshme
qe subjektet politike shqiptare ne Maqedoni te mendojne
mire, qe ne Parlamentin e ardhshem zgjedhor te
Maqedonise te shkojne si grup i perbashket parlamentar
shqiptar e jo permes "kodit" te koalicionit me subjektin
politik maqedonas.
Kryetari i Shoqates,
Prof.Dr. Astrit MEHMETI
Drejtori Ekzekutiv,
Prof. Skender KARAĒICA
Sekretari,
Mahmut SKENDERI
Cikago, 30 shtator 2007 |