Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Nebi Murseli
Nebi Murseli
Artikuj tjere nga Nebi Murseli

Avokatet e se keqes, spin-mjeshtrit dhe selameti

Luje mace kryt e Bullit

 
Jepe lajmin vet në portalin e lidhjeve shqiptare në AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Liria e shtypit në Maqedonit
Luje mace kryt e Bullit
Te gjitha redaksite ne gjuhen shqipe, si gazetat, ashtu edhe mediat elektronike, jane ne zgrip. Mezi e lidhin muajin me muajin. Dhe, ne keto kushte te punes, me keqardhje e them, lexuesit shqiptare do te ngelin me kete kapacitet shkrimesh qe kemi. E pranoj, edhe ate pa fije turpi - ne, gazetaret shqiptare, e kemi humbur misionin. Por, vetengushellim duhet te kemi, sepse misionin e kane humbur edhe Aliti, Xhaferi dhe tashe se fundi edhe Ahmeti

Nuk ka media shqiptare ne Maqedoni. Ashtu siç nuk ka asgje shqiptare ketu. Per nga vokacioni ka, por ne thelb asgje nuk frymon edhe aq shqip. Askush nuk mund te me bind se pas tere ketyre viteve shqiptaret e Maqedonise kane bere diçka qe mund te regjistrohet si perparim. Gjithçka shpie nga devalvimi. Edhe mediat jane ne vijen e kryegjese qe kane bere shqiptaret e ketushem. Mediat ne shqip gjithmone kane qene dhe jane te nençmuara nga vete shqiptaret, madje me se shumti nga politikanet shqiptare te cilet nuk kane bere asgje per mediat.

Politikanet shqiptare kane qene te prirur dhe ende jane qe deklarata, intervista dhe ‘fshehtesite’ t’ua japin gazetareve maqedonase, me nje qellim - nese ato mos e “hane” per te shkuar ne shtrate me ta. Perderisa gazetarit shqiptar, qe punon pa status dhe pa konsolidim financiar, i duhet nje jave e tere per te marre nje deklarate apo interviste nga ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani, gazetaret maqedonase ne çdo kohe mund te pranohen ne kabinetin e tij. Ky eshte realiteti. Keshtu veprojne, pa perjashtim, politikanet dhe funksionaret shqiptare.

Keto dite zgjoi buje te madhe nje raport i Komitetit te Helsinkit per Maqedoni, ku permenden ne menyre paksa a priore pozitat e mediave ne gjuhen shqipe. Si shkas Komiteti kishte mosdaljen ne treg te javores “Lobi” dhe te perditshmes “Koha Ditore” - botimi per Maqedoni. Une e kuptova porosine e Komitetit. Aty theksoheshin gjera qe ne disa raste ishin te mevendta. Qendron konstatimi se politikanet shqiptare nuk po bejne asgje per te ndihmuar mediat ne shqipe, madje Komiteti shkoi aq larg, duke raportuar se mungesa e ndihmes eshte si pasoje e shkrimeve kritike qe kane pasur keto dy media per partine shqiptare ne pushtet - BDI-ne.

eshte e vertete se “Koha Ditore” ka pasur qasje kritike ndaj pushtetit dhe partise shqiptare ne pushtet, por kjo eshte bere ne saje te percaktimit te saj per gazetari te pavarur dhe objektivitet ne informim. Shpesh kemi qene shkaktare te korrigjimit te shume gjesendeve qe ndodhen vitin e kaluar. Pra, pa marre parasysh se çfare mendojne zyrtaret apo opozitaret, “Koha Ditore” gjithmone do te jete ne funksion te lexuesve dhe borxhit qe kemi ndaj tyre, e jo ne funksion te permbushjeve te ambicieve shterpe te kuazipolitikaneve dhe “misionareve” te ndryshem.

Pa pike konsekuencash dhe pa çare koken per fjalen e dhene, politikanet shqiptare ne Maqedoni mendojne se e kane kapur Zotin per fyti dhe se njerezit e rendomte perkulen para tyre. Ata thone se jane ne mision per te arritur “endrrat e dites” qe i kane enderruar dikur, varesisht nga origjina e tyre sociale, se per kombetare as qe duhet dyshuar. Te gjithe i pame se çfare “kombetare” jane dhe çfare bene dhe po bejne per “popullin shqiptar” ketu.

Mjafton te analizohet vokabulari i tyre ne kete aspekt. Ata madje nuk dine te dallojne “popullin shqiptar” nga “kombi shqiptar”. Pa dallim!

Me te ardhur ne pushtet, partite shqiptare thone se jane “institucion” per shqiptaret dhe nga ajo parti do te varet ardhmeria e tere korpusit etnik qe e perfaqesojne. Te gjithe, pa perjashtim, duhet te perkulen para parise partiake dhe sherifeve lokale. Dhe motoja eshte e thjeshte - nese nuk je me ta - je kunder tyre!

Pervoja ka deshmuar se politikanet shqiptare, me te ardhur ne pushtet, kane kerkuar qe te gjithe t’u perkulen dhe te varen nga ata. E tere struktura dhe superstruktuara shoqerore e shqiptareve eshte peng i te menduarit politik. Te gjitha shoqerite shqiptare kane ndryshuar, si ne Kosove dhe Shqiperi, por ketu ne Maqedoni ende asgje nuk eshte ndryshuar. Nderrohen vetem episodistet. Kush vjen ne pushtet don qe te kete ne grusht te gjithe shqiptaret. Kete e praktikoi PPD-ja, e trashegoi PDSH-ja, ndersa BDI-ja i vuri kapakun.

Politikanet qe (s)ndihmuan mediat

Jam nje nga gazetaret qe nga afer ka pare punen e mediave shqiptare ne Maqedoni. Karrieren e kam filluar ne “Flake” dhe kam pare se si shqiptaret vendnumeronin ne dallim nga maqedonasit, te cilet kishin filluar ta kuptonin shoqerine e hapur dhe demokratizimin e shoqerise. Kur gjithçka filloi te ndryshohet ne shoqeri, vetem mediat shqiptare mbeten dogmatike, duke shfrytezuar medioker situaten per t’ua lepire doren politikaneve.

Abdurrahman Aliti, Arben Xhaferi dhe Ali Ahmeti jane njerezit qe kane bere shume per veten. Thone se kane bere shume edhe per shqiptaret. Kete e kaluara dhe e tanishmja nuk po e deshmojne.

Per kete te parin as qe ia vlen te kerkohet ndonje profilizim, sepse vete kreatura e tij thote gjithçka. Por, jam deshmitar qe ne saje te nje vendimi te tij, ne vitin 1998, me nje ndihme prej 40 mije markave gjermane, eshte ndihmuar hapja e te perditshmes “Fakti”. Atebote minister i Zhvillimit ka qene Ambylmenaf Bexheti, i cili ka dhene firmen per nje “kredi” te tille, e cila kurre nuk eshte paguar.

Ne diten kur Arben Xhaferi ka vendosur qe te lidhet me hajna dhe me te afert t’i kete hajnat e jo intelektualet - ate dite ka filluar “rreshqitja” e shqiptareve. Me Xhaferin fillon deshperimi i njerezve te mediave, por jo vetem i mediave. Ai, si nje gazetar i dikurshem, dhe njeri me fjale se do avancoje intelektualet, megjithate nuk beri asgje per mediat ne gjuhen shqipe ketu.

"Koha Ditore" do te rifilloje se shpejti
Ne raportin e Komitetit te Helsinkit thuhet se "Lobi" dhe "Koha Ditore" jane shuar per shkak te shkrimeve kritike qe kane pasur per pushtetin, respektivisht per partine shqiptare ne pushtet. Megjithate, per hir te se vertetes, duhet te sqarojme se BDI-ja ne asnje menyre ne menyre te drejtperdrejte nuk ka ndikuar ne punen e gazetes sone. Por, ne menyre te terthorte nga disa "eksponente gri" te BDI-se ka pasur vleresime kunder gazetes sone, se gjoja jemi gazete e PDSH-se. Mbetemi edhe me tutje ne vijen e informimit te deritanishem, ndersa "eminencat" e BDI-se nuk do te arrijne asnjehere te shuajne gazeten tone, sepse nuk kane nje force te tille. Gazeta eshte ne ristrukturim e siper dhe jemi ne nje projekt qe premton shume dhe kjo do te jete se shpejti. Pra, se shpejti lexuesit do te kene mundesi te kene serish ne duar "Kohen Ditore" me te njejten forme dhe permbajtje. Me shkrime objektive dhe kritike qe do te ndihmojne ne senzibilizimin e opinionit shqiptar dhe dialogut te hapur. Do te jemi ta hapur per te gjithe. Ne gazeten tone do te paraqiten edhe ata njerez qe mendojne ndryshe nga Ali Ahmeti dhe Arben Xhaferi, por jo vetem ndryshe nga keta. Do te hapim dialogun ndershqiptar - ajo qe me se shumti i mungon shoqerise shqiptare dhe qe eshte parakusht per nje levizje progresive.

Nderkohe, Ali Ahmeti, ne vazhden e dy pararendesve, haptazi, veren e kaluar, para disa gazetareve shqiptare ne Tetove, tha se “BDI-ja nuk ‘perkah’ mediat!”. Mbeti i deshpruar pronari i gazetes “Flaka”, Vait Hajro, i cili kerkoi nga Ahmeti qe te ndikoje qe se paku gazetave shqiptare Qeveria t’ua siguroje letren per shtyp.

Ishte kjo nje blamazhe, sepse Ahmeti e dinte se “Flaka” ishte gazete e partise se tij, e hapur nga njerezit qe i kishte perreth, por qe deshtoi per shkaqe te kapricieve te personave dhe makinacioneve te imeta te drejtuesve te saj dhe njerezve “te parave te BDI-se”.

Dhe, me te drejte ishte kerkesa e Hajros, sepse gazetat shqiptare kane nevoje per nje ndihme shume te vogel. Besoni se tri gazetat shqiptare do te mund te mbiekzistojne nese Arben Xhaferi ndan aq mjete sa i kushton “Jaguari” i tij apo nese Ali Ahmeti nuk e kishte blere “Audi”-ne e ri. Ato jane te tyre. I kane blere. Dhe qejf-hesapi - voziten ne to. Por, hipokrizia e nje morali mbetet e pashlyer. Sepse politikanet shqiptare ua kane borxh shqiptareve qe ne boten e globalizimit dhe multimedializmit te informojne per ngjarjet. Dhe, me te drejte, ne nje vend Komiteti i Helsinkit per Maqedoni, ne raportin e fundit akuzon politikanet shqiptare se thyejne Kushtetuten, duke mos mundesuar ekzistimin e mediave ne gjuhen shqipe.

Shoqeria shqiptare ne Maqedoni, ne pergjithesi, por edhe shtresa mediale, nuk eshte ne hap me tregun medial maqedonas. Perderisa ne Maqedoni ekzistojne tete gazeta ditore ne maqedonisht dhe momentalisht vetem nje ne shqip, assesi nuk perputhet ambivalenca e rentabilitetit te ketyre mediave.
Politikanet shqiptare ende nuk e kane kerkuar hisen ne shtet. Ne Maqedoni ka te drejta te vazhdueshme fiktive politike per shqiptaret dhe te drejta reale ekonomike per maqedonasit. Padrejtesia ekonomike shihet edhe ne prizmen e mediave. Shembull klasik: kompanite maqedonase lavderohen se kane klientele shqiptare dhe duke u falenderuar shqiptareve kane krijuar kapital. Por, kur vjen puna e reklamimit dhe keto kompani as qe duan qe prodhimet e tyre t’ua ofrojne shqiptareve nepermjet mediave ne gjuhen shqipe. Ne rregull, nuk duan..., nuk duan!

Elektroekonomia e Maqedonise, si kompani me e pasur shteterore gati se per çdo dite ka shpallje ne disa gazeta maqedonase dhe asnjehere deri me tani nuk ka publikuar ne gazetat ne gjuhen shqipe, edhe pse 50 per qind e kapitalit te saj grumbullohet nga shqiptaret.

Vetem vitin e kaluar Ministria e Mbrojtjes, per shpallje dhe reklamime, ka ndare mbi 100 mije euro. Asnje shpallje nuk ka shkuar ne mediat shqiptare. Ngjashem eshte me shume ministri dhe kompani shteterore.

Keto disa shembuj jane ilustrative dhe nuk duhet komentuar, por duhet t’u bie ne sy shqiptareve qe jane ne pushtet.
 
Tirazhi - alibi e demoduar

Pasi qe jane etabluar mire, dhe pasi tri gazeta i bleu WAZ-i, udheheqesit e mediave maqedonase thone se hapja dhe shuarja e gazetave eshte nga shkaku se ato nuk jane gjetur ne treg - nuk kane pasur tirazh dhe reklama. Shume e ka lehte Aleksandar Damovski i “Vreme”-s t’i thote keto fjale, kur pas tij qendron nje biznesmen maqedonas dhe nje bisnesmen turk qe kane investuar disa milione euro. Damovski e di mire se me çmim prej 10 denaresh nuk mund te nxirret asgje prej gazetes. Gjashte denare duhet te ndahen menjehere per shtypshkronjen dhe tre denare per distribuesit, te cilet edhe ashtu nuk i japin parate. Pra, nga shitja nuk ekziston gazeta. Nese nje gazete shitet 100 mije cope, prapeseprape nuk ka leverdi. Pra, i vetmi shpetim eshte reklama. Ne gazetat, radiot dhe televizionet maqedonase reklamat vazhdimisht rrjedhin.

Agjencite e marketingut dhe kompanite nxjerrin nje alibi te demoduar: “Gazetat shqiptare kane tirazh te ulet. Per kete nuk reklamojme!”. Dhe pjeserisht kane te drejte, sepse tirazhi maksimal i tri gazetave ditore - “Fakti”, “Flaka” dhe “Koha Ditore” nuk ishte me shume se dhjete mije cope. Shkaqet jane nga me te ndryshmet, por megjithate mungesa e mjeteve financiare nuk mundeson qe shtypi ditor ne gjuhen shqipe te avancohet.

Te gjitha redaksite ne gjuhen shqipe, si gazetat ashtu edhe mediat elektronike, jane ne zgrip. Mezi e lidhin muajin me muaj. Dhe, ne keto kushte te punes, me keqardhje e them, lexuesit shqiptare do te ngelin me kete kapacitet shkrimesh qe kemi. E pranoj, edhe ate pa fije turpi - ne, gazetaret shqiptare, e kemi humbur misionin. Por, vetengushellim duhet te kemi, sepse misionin e kane humbur edhe Aliti, Xhaferi dhe tash se fundi edhe Ahmeti.

Gazetaria eshte mision, ngjashem siç pretendojne politikanet shqiptare, por eshte edhe profesion. Gazetaret shqiptare rrezikojne te humbin edhe profesionin. Ne shoqerine shqiptare me te vlefshem se gazetaret jane hajnat, vrasesit, keqberesit, dhunuesit dhe shoferet e funksionareve. Kjo flet mjaft. Nese politikanet shqiptare nuk e dine kete, atehere jane ne mashtrim te madh. Atyre po ua rrehin krahet “keshilltaret” dhe po u thone mire jeni dhe nuk duhet vene veshin se çfare shkruajne gazetaret shqiptare, sepse a priori jepen etiketime se “jane te PDSH-se” ose “i paska paguar Ali Ahmeti”.
 
Biznesmenet maqedonas qendrojne pas mediave, biznesmenet shqiptare nuk dine çka jane mediat
Logjika e tregur mediale ne Maqedoni flet se mediat maqedonase kane mbeshtetjen e drejtperdrejte nga biznesmene, te cilet ose jane pronare te tyre ose ne menyre te terthorte qendrojne pas ketyre mediave. “Vest” dhe “Utrinski Vesnik” jane media te dy biznesmeneve me te pasur ne Maqedoni. Te mos flasim per mediat elektronike, te cilat jane prone e biznesmeneve apo politikaneve dhe aspekti financiar i tyre nuk vihet ne pyetje, sepse para perhere sigurohen, ne kete apo ne ate menyre.

Kete fat nuk e ka asnje media shqiptare ketu. Te gjitha mediat ne gjuhen shqipe jane themeluar ne baze te entuziazmit te themeluesve te tyre, qe kryesisht jane gazetare. Por, rrethanat dhe mungesa e perkrahjes siç e kane mediat maqedonase determinon qe shqiptaret te kene informim te plogesht karshi maqedonasve.

Pa pardon sulmohen mediat ne gjuhen shqipe se gjoja nuk jane profesionale. Kete konstatim e kane shpikur vete shqiptaret, sepse e verteta eshte ndryshe. Mediat ne gjuhen shqipe, ne krahasim me ato maqedonase, kane qene ne funksion te shqiptareve, ndersa mediat maqedonase jane shembull i mire se si nuk duhet te jete gazetaria. Por, shqiptaret u marrin lakmi mediave maqedonase vetem se jane mesuar qe ne to te lexojne sharje dhe fyerje ne llogari te background-it te tyre etnik. Shqiptaret jane mazohiste dhe mezi presin te shohin se sa i ka share “Dnevnik” dhe nxitojne per ta lexuar. Nuk kane lene gje pa u thene shqiptareve mediat maqedonase, ndersa te gjitha monitorimet kane rezultuar se mediat shqiptare megjithate nuk e kane “gjuhen e urrejtjes”.

Dhe duhet pranuar, mediat shqiptare jane ne pozite pa shtegdalje. Per kete fajtore do te jemi te gjithe. Megjithate, gazetaret shqiptare nuk duhet te deshperohen, sepse jane deshmuar se kane respektuar misionin e informimit dhe si parim kryesor kane objektivitetin. Por, jemi te pafuqishem para maqedonasve dhe shqiptareve ne pushtet, por edhe atyre jashte pushtetit. Poziten tone me se miri e pershkruan proverbi popullor: “Luaje mace kryt’ e bullit!”. Ne jemi macja, e politikanet jane bualli. Ne po mundohemi qe me thonj te grithim diçka dhe te mjaullijme, ndersa bualli eshte buall - eshte i mire vetem per te terhequr plugun!
 
Dioptria e shtremberuar e nderkombetareve

Edhe perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare te pranishem ne Maqedoni, si edhe ne politike, kane deshtuar ne perkrahjen qe ua kane dhene mediave gjate ketyre viteve. Kuptohet, perkrahja gjithmone ka qene e dhene pas nje “deal”-i te pronareve te mediave dhe donatoreve. Ambasadat, OSBE-ja, BE, IOM, Press Now, Media Hilfe dhe shume organizata te ndryshme kane ndare parate me pronaret e mediave dhe kete e dine te gjithe. Por, eshte per t’u habitur se kjo praktike eshte bere ne kontinuitet dhe ua ka mbushur xhepat te dyja paleve.

Nga ana tjeter, ambasadat e huaja dhe organizata te ndryshme nderkombetare perkrahin financiarisht disa aktivitete triviale te organizatave joqeveritare, madje ambasadori amerikan ka dhene para per homoseksualet. Jepen mjete marramendese per gjera triviale infrastrukurore dhe seminare shterpe, ndersa nderkombetaret thone se duhet te ndryshohet mendja e njerezve te ketushem. Por, ata sikur nuk dine se vetem nepermjet informimit mund te ndryshohet mendesia e njerezve.

eshte shume e keqe nje tendence qe eshte duke u zbatuar nga nderkombetaret. Ata japin mjete per projekte multientike. Rasti i tille eshte i OSBE-se, e cila per nje radio multietnike ka ndare mjete financiare, por qe kete radio nuk e degjojne me shume se 100 veta.

Nderkombetaret kerkojne barazi, por harrojne se shqiptaret jane larg maqedonasve ne aspekt te informimit dhe duhet ndihmuar qe mediat shqiptare t’u afrohen atyre maqedonase. Keshtu do te kishte barazi. Ne te kunderten, te gjitha qe thuhen nga ana e tyre jane fjale boshe.

(Autori eshte redaktor pergjegjes i “Kohes Ditore”, botimi per Maqedoni
 
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

Advertising your Shopping at AlbaNur
 
Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

AlbaNur e ka ne pronesi domain emrin www.menduhthaci.com  Ky domain emer edhe jo shume i kerkuar ne internet, » më shumë
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster