Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Dr. Sadi Bexhetit

Profesor Dr. Sadi Bexhetit

Diplomoi ne Universitetin e Prishtines, Dega e Mjekesise ne vitin 1981 me note te larte mesatare.Ne vitin 1985 pas nje pune te suksesshme, ka magjistruar ne Zagreb, duke vazhduar me punimet e doktoratures te cilen e kurorezoi ne vitin 1987 ne temen: “Organizimi cito arhitektonik i kolumnave qelizore te njeriu” dhe per mentor kishte profesorin e nderuar nga Zagrebi prof dr Ivica Kosturiq.

Punon nje kohe te gjate ne Universitetin e Prishtines si profesor ordinar per lenden e anatomise se njeriut. Jeton dhe punon ne Tetove e Prishtine.

Jepe lajmin vet në portalin e lidhjeve shqiptare në AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Liria e shtypit në Maqedonit
Interviste me Dr. Sadi Bexheti

Tetove, 6 tetor – Prof. dr Sadi Bexheti prej te premtes eshte Rektor i ri Universitetit Shteteror te Tetoves. Kete e ka bere te ditur nepermjet nje njoftimi rektorati i ketij Universiteti.

 

“Ne baze te Vendimit te Ministrit te Arsimit dhe Shkences te dt. 06.10.2006 u be shkarkimi i Rektorit te deri tanishem dhe emerimi i ushtruesit te detyres se Rektorit te ri te Universitetit Shteteror te Tetoves”, thuhet ne njoftim. Dorezimpranimi i detyres u be ne objektin e Rektoratit te USHT-se ne nje atmosfere demokratike.

 

Ne fjalimin e pranimit te detyres se tij si rektor i ri i Universitetit te Tetoves prof .dr . Sadi Bexheti tha se shoqeria jone eshte duke kaluar neper nje faze vendimtare per realizimin e vlerave dhe standardeve euroatlantike me qellim te integrimit ne strukturat politike te B. Evropian. Te vetedijshem ne rolin fundamental qe ka sistemi i arsimit ne pergjithesi dhe universitetit ne veçanti per pergatitjen e gjeneratave te reja per balle sfidave madhore, un kam marre per detyre qe se bashku me kuadrin e mirefillte shkencore dhe akademik t’i kthejme vlerat morale, mesimore dhe shkencore universitetit me qellim qe ky institucion te marre kuptimin e plote te tempullit te dijes. Objektiva e menjehershme dhe paresore e jona eshte qe studenteve t’u ofrojme te gjitha kushtet profesionale dhe arsimi profesional te behet ne rrethanat demokratike ku do te rruajme dhe kultivojme para se gjithash dinjitetin e tyre njerezor.

 

Ne vazhdim te fjalimit te tij para te pranishmeve ne kete akt solemn prof Bexheti tha se do te çrrenjosim çdo forme te abuzimeve, shkeljeve ligjore dhe normave pedagogjike dhe akademike, shantazheve dhe sjelljeve jo demokratike ne relacionin profesor student dhe do te kundervihemi dhe ndaj bartesve te dukurive negative do te merren masa perkatese.

 

Me nje fryme demokratike do te instalojme respektin reciprok, bashkepunimin ne mes te profesoreve dhe studenteve dhe do te arrijme qe gjeneratat e reja t’i shoqerojne drejte vijes se ketij tempulli te diturise.

 

Interviste e Prof. Dr. Sadi Bexhetit, rektori i ri i Universitetit shteteror te Tetoves

 

Z. Bexheti cilat ishin motivet per kthesen kuadrovike ne Universitetin shteteror te Tetoves?

 

Ne kete universitet asnje pune nuk eshte bere si duhet, gjithçka ka nisur mbrapsht, prandaj qellimi yne eshte qe t'i rregullojme punet akademike dhe te gjitha faktultet ta fillojne mesimin. Sot i kemi pritur studentet dhe qellimi kryesor i yni eshte qe ta mbajme mesimin dhe ta rrisim cilesine.

 

Me pak fjale, çfar vizioni keni per avansimin e punes ne Universitetin e Tetoves?

 

Deshiroj te potencoj qe ne fillim se jam profesor 25 vjet dhe i ndjej dhe i kuptoj problemet qe lidhen qoft me strukturat akademike, qoft me ato studentore. E pranova detyren e Rektorit me deshiren dhe perkushtimin qe te vazhdoj punet e mbara aty ku kane mbetur dhe te menjanoj problemet qe ne çdo faze e percjellin nje instucion te tille, e ne Universitetin e Tetoves, problemet jane me te theksuara per arsye edhe rethana te ndryshme. Ne radhe te pare kemi forca mbrenda Universitetit te Tetoves qe kete Universitet ta ngritim ne te gjitha aspektet ne standardet europiane dhe te punohet pikerisht ne baze te atyre standardeve.

 

A jane respektuar bazat juridike per proceset qe po ndodhin ne Universitet?

 

Automatikisht me dhenien e vendimit te ministrit te Arsimit per shkakrim, ministri ka dhene nje vendim tjeter. Me heret e ka autorizuar Senatin qe te mbaje zgjedhje te reja mirepo senati ka vazhduar me te vjetren. Senati ka qene fiktiv me njerez dekane te cilet nuk duhet te jene anetare senati, dekanet nuk mund te jene anetare senati, mirepo edhe anetaret kane qene ushtrues detyre, te gjitha organet ketu kane qene ushtrues detyre. Keshtu qe ai senat nuk ka qene legjitim qe po spekulohet vazhdimisht. Zgjedhja e kryetarit te senatit, menyra, pra njerezit qe po punojne aty jane vetem fiktive. Nuk jane aktive. Ministri nuk ka bere shkelje te procedures. Nese nuk respektohet vendimi ai ka te drejte te shkarkoje sepse jane hapur disa drejtime pa akreditinmin e Ministrise.

 

Cilat jane idete tuaja si rektor? Çka i mungon nga aspekti arsimor Univerzitetit?

 

Universitetit Shteteror te Tetoves i mungon gjithçka arsimore. Duke filluar prej organizimit te punes e te gjitha te tjerat. Do te thote duhet te filloje mesimi.Te mbahen zgjedhje te studenteve - te strukturave studentore, te stafit akademik, te stafit te senatit, zgjedhja e kryetarit te Senatit, si dhe zgjedhja e rektorit me zgjedhje demokratike ku do te kete se paku dy tre kandidate, pra te bejme te kemi univerzitet autonom. Ne nuk kemi bere ndryshime te udheheqesve. Te njejtit dekane jane duke e vazhduar punen. Asnje profesor nuk eshte larguar nga puna. Mirepo per ne eshte e paparanueshme menyra e organizmit te procesit mesimor si p.sh. nje profesor te mbaje gjashte lende dhe mendojme se kete dukuri negative do ta eliminojme. Profesori do te mbaje nje lende, aq sa ka ore, me studentet do te punoje ne menyre aktive. Jo p.sh. nje profesor i merr gjashte lende dhe nuk eshte ne gjendje qe t'i ndjeke ato. Ky eshte qellimi yne. Vetem ata pedagoge qe nuk vijne ne mesim do te largohen. Keshtu qe nuk kemi tendenca te atilla qe ta shkaterrojme univesitetin.

 

Ne çfare problemesh konsideroni se duhet te fokusoheni momentalisht me qellim qe Universiteti i Tetoves te rradhitet ne mesin e universiteteve me renome europiane?

 

Problemet jane te shumta per tu fokusuar, mirpo e kam bere planin e prioritetit per zgjedhjen e tyre. Ne Universitetin e Tetoves, te henen fillon viti i ri akademik dhe jemi mobilizuar per nje fillim te mbare. Po punojme dite e nate per rumbullaksimin e sistemit dhe organizimin per mbarvatjen e procesit studimor. Do ti bejme zgjedhjet e lira te pergjithshme si ne strukturat studentore ashtu edhe ne ato akedemike, duke perfshi ketu edhe zgjedhjen e Rektorit mbi bazat e votes se lire, sepse nuk mund te kete Universitet modern e te pavarur pa zgjidhje te lira e pa kriter per zgjedhje. Une kam marre detyre qe kete proces ta zhvilloj ashtu si e kerkojne standardet bashkekohore dhe kete kemi forca ta bejme. Universiteti i Tetoves po hyn ne je faze te re te zhvillimit te tij dhe e perseris, qe kemi edhe forca te mbrendshme edhe ndihmen e universiteteve shqiptare dhe atyre nderkombetare qe ky Universitet i Tetoves te behet pjesee familjes akademike europiane.

 

Paralajmerohet se brenda dy javeve do te fillojne zgjedhjet ne USHT. Ju personalisht a mendoni se USHT-ja ka perspektive. Cila eshte ajo?

 

Prej sot studentet kane shpallur zgjedhje te lira ku do ta zgjedhin kryetarin e Unionit te ri te studenteve. Pastaj do t'i zgjedhim senatoret, qe do te marrin pjese ne Senat qe nuk ka qene deri tani. Do te fillojme me zgjedhjen e stafit akademik dhe dalngadale qellimi yne eshte qe keshtu t'i mbajme zgjedhjet e lira. Ne jemi ketu per studentet e jo per veten. Pervoja ime eshte shume e gjate - 25vjeçare. Do te kontaktojme me universitetin e Shtulit, me universitetin e Prishtines, pra me Kosoven, me universitet e Shqiperise kuptohet me Universitetetin Shen Kirili dhe Metodi ne Shkup dhe me universitetet ketu e me gjere ne rajon.

 

Çfar do te beni qe studentet shqiptare qe nuk jane nga Maqedonia e qe studijone ne ate universitet, te jene te barabarte me ata nga Maqedonia dhe çfare do te beni konkretisht per thellimin e bashkepunimit midis Universitetit te Tetoves dhe Prishtines?

 

Universiteti i Tetoves eshte i hapur per shqiptaret e per studentet e huaj. Flasim per integrim kombetar me gojen plote dite e nate, mirpo vazhdimisht shpifim kuota qe veshtirsojne kete proçes. Do te beje te pamunduren qe studentet shqiptare nga te gjitha hapsirat tona, ne te gjitha aspektet te jene te barabarte dhe ti kene te gjitha te drejtat si studentet vendor, duke hequr shume ngarkesa finaciare dhe administrative te cilet i kane ngarkuar studentet aq shume.

 

Ka edhe shume pune tjera per tu bere ne kete faze e ne fazat tjera. Mirpo Universiteti eshte nje det I tere punesh e problemesh, te cilat vazhdimisht kerkojne angazhim e zgjidhje. Me rendesi eshte qe te ecet vazhdimisht.

 

Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

Advertising your Shopping at AlbaNur
 
Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster