“Keta tanet e nisen luften e mua me shkuan djemte”, me pati
thene para disa kohesh nje burre i Anadrinit, i mbytur ne
dhembjen e tij paralizuese per dy djemte dhe tre nipat e
ekzekutuar nga forcat terroriste serbe. Edhe pas nje bisede
mjaft te gjate ishte e pamundur te depertohej perdja e trashe e
traumes se tij, per t’i arritur atij ne ndergjegje argumenti per
shkaktarin e vertete te luftes. Trauma bllokuese e mban plakun
peng ne idene fikse se ‘keta tanet e nisen sherrin” dhe se po te
mos ia nisnin “keta tanet”, kurrgje nuk do te ndodhte, sepse
“boll mire ishim”. Rasti i tij me siguri bie ne ate numrin shume
te larte te njerezve me trauma psikike, qe eshte evidencuar
vitin e kaluar nga nje ekip mjekesh amerikane. Po per shkak te
humbjes se pese meshkujve te shtepise, ajo traume eshte e
permasave teper bllokuese dhe nga kjo ane ajo vetem te shkakton
keqardhje dhe bashkedhimbje.
Kush e ka filluar luften, Serbia apo UÇK?
Mirepo, tema si e tille, per filluesin e luftes ne Kosove,
paraqitet e mjegulluar edhe ne kokat e disa njerezve qe kane
mendje te paprekur nga traumat e luftes. Ne fakt, ne kokat e
tilla, eshte fjala per mjegullim te qellimshem, pra per te
krijuar mjegull. Nje numer jo i vogel aktivistesh dhe
funksionaresh politike, qe luftojne per te mbrojtur diçka nga
pozitat e dikurshme dhe per t’u mbrojtur nga falimentimi moral e
politik, tregojne nje entuziazem te madh per te “argumentuar” se
luften e kane filluar “keta tanet”, duke ua mveshur edhe fajet
per pasojat qe jane shkaktuar nga lufta. Sipas tyre, po te mos e
fillonin luften “keta tanet’, Kosova do ta fitonte protektoratin
pa e pesuar asnje te keqe, sepse ajo paskesh qene kerkese e
udheheqjes se atehershme te Kosoves. Ata duan te argumentojne se
vetem kerkesa, e thene ne konferenca shtypi, pa bere asgje per
realizimin e saj, ka mjaftuar per arritjen e protektoratit, gje
qe eshte krejtesisht e pavertete. U deshen bombardime te
parreshtura gati tremujore te NATO-s per ta detyruar Serbine qe
te terhiqej nga Kosova, sepse me fjale nuk munden ta bindin as
Grupi i Kontaktit, as Keshilli i Sigurimit, as OSBE-ja, as
Bashkimi Evropian dhe as vete NATO-ja. Ne fund te fundit, u
deshen rreth 20.000 shqiptare te vrare, mijera te plagosur, gati
nje milion te debuar nga Kosova, rreth 150.000 shtepi te djegura
e te plaçkitura, per te imponuar protektoratin e tashem.
Propaganda negative kunder Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, si
shkaktare e luftes, e perhapur si thashethemnaje, si fjale ne
vesh, si intrige politike, e prodhuar nga aktiviste dhe
funksionbare politike, qe kane qellime imorale politike, ka
shkuar e ka gjetur terrenin e vet te pjesa e traumatizuar e
popullates, te ata qe kane humbur anetaret e familjes, shtepite
dhe pasurite, qe do te thote te nje pjese mjaft e madhe e
popullates. Ndryshe nuk mund te kuptohet lidhja aq e forte e
asaj pjese te popullates per idete dhe subjektet e te kaluares,
“kur e kishim boll mire”, dhe tendenca e refuzimit dhe e
zhvleresimit te bartesve te projektit çlirimtar. Manipulimi me
ndjenjat dhe me dhimbjen e njerezve, ka dhene disa efekte
afatshkurtera, duke e deformuar deri dikund edhe pamjen e vete
lirise se fituar me gjakun dhe me saktificen e nje populli te
tere dhe me ndihmen vendimtare te aleateve. Por, edhe
manipulimet, si artikujt e konsumit te gjere, e kane nje afat
pas te cilit u del garancioni dhe pastaj behen te paperdorshme.
Keshtu do te ndodh edhe me manipulimin per shkaktarin e luftes
ne Kosove.
Çdo kush qe eshte i kthjellet dhe di te mendoje, e di se luften
ne Kosove e ka projektuar dhe e ka filluar regjimi terrorist i
Serbise. Pas rrenimit me tanke te autonomise se Kosoves ne vitin
1989, terrori serb ka ardhur duke u shtuar. Pushtimi me tanke i
institucioneve politike dhe te informimit ne korrik te vitit
1990, ishte fillimi i luftes se hapet kunder shqiptareve dhe
kunder Kosoves. Mirepo, pasoi nje terheqje nga lufta e hapet,
per shkak se Serbia arriti ta konsolidoje gjendjen e pushtimit
te Kosoves, (sepse nuk kishte as kush te vetembrohej!). Lufta
agresive e Serbise atehere u drejtua ne fillim kunder Sllovenise,
pastaj kunder Kroacise dhe me vone kunder Bosnje e Hercegovines.
Ne ato luftera Serbia ishte e angazhuar deri ne vitin 1995, kur
Marreveshja e Dejtonit praktikisht krijoi nje harte te re te
pjeses perendimore te ish federates jugosllave. Humbjet e medha
ne Kroaci dhe ne Bosnje e Hercegovine, pasojat e embargos,
inflacioni shumeshifror, e detyruan Serbine qe te bente nje
pauze prej dy vjetesh, per te konsoliduar strukturat politike,
ushtarake dhe ekonomike, per te vazhduar luften agresive kunder
Kosoves, perkatesisht per ta finalizuar projektin e spastrimit
etnik te saj, qe ishte shpallur politike zyrtare shteterore.
Duke aktruar “garantin e paqes” pas Dejtonit, krimineli
Millosheviq, pati aritur qe ta amortoizonte presionin
nderkombetar, deri ne masen qe Bashkimi Evropian i lejoi
preferenciale ekonomike Jugosllavise se veteshpallur dhe madje e
pranuan si shtet “Jugosllavine e Zhablakut”, me Kosoven si pjese
te saj, edhe pse gjashte vjet me pare ajo e kishte shpallur
pavaresine e saj me anen e nje referendumi. Kishte mbetur vetem
“muri i jashtem” i sanksioneve te Shteteve te Bashkuara te
Amerikes, pengese e integrimit dhe e rehabilitimit te
“Jugosllavise se Zhablakut”.
Cka eshte agresioni ?
Ne ate situate te konsoliduar politike, diplomatike, ekonomike
dhe ushtarake, Millosheviqi e filloi agresionin e ri kunder
Kosoves. Perveç provokimeve te policise dhe te serbeve lokale,
ushtria filloi demonstrimin e forces anekend Kosoves, madje edhe
me aviacionin luftarak qe vetem sa nuk prekte kulmet e shtepive.
Armata serbe e minoi kufirin ne drejtim te Shqiperise dhe te
Maqedonise, shpeshtoi provokimiet e hapeta kunder popullsise
shqiptare dhe bllokoi teresisht zonen e Drenices. Sipas
rezolutes se Kuvendit te Pergjitshem te OKB-se, te aprovuar ne
sesionin XXIX te vitit 1974, “agresion eshte shfrytezimi i
forcave ushtarake te nje vendi kunder sovranitetit, teresise
territoriale, ose pavaresise politke te jnje vendi tjeter, si
dhe shfrytezimi ne ate plan i mjeteve te tjera, te cilat nuk
jane ne pajtim me Karten e OKB-se. Thene me qarte, aktet e
agresionit jane te shumellojshem dhe te ndryshme. Si agresion
perkufizohet bombardimi ndaj nje territori, bllokada e
territorit, sulmi me forca ushtarake, etj.”.
Meqe Kosova ne shtator te vitit 1991, me anen e nje referendumi
ishte shpall shtet i pavarur dhe sovran, vetem prezenca
ushtarake e Serbise ishte akt agresioni, e lere me veprimet e
hapeta kunder territorit dhe kunder popullsise. (Ky vleresim nuk
vlen per ata qe kane menduar se referendumi i vitit 1991, ishte
vetem njefare loje politike.) Agresioni i armatosur filloi se
zbatuari plotesisht me 22 janar 1998, me sulmin kunder familjes
Jashari, vazhdoi me masakren e 28 shkurtit ne Likoshan dhe Qirez
dhe kulmoi me masakren ne Prekaz te Ulet. Atehere, çka eshte
agresioni i armatosur, nese nuk eshte rrethimi me mijera trupa
policore dhe ushtarake, granatimi me topa dhe me helikoptere,
dhe debimi masiv i popullsise nga shtepite e veta? Dhe çka eshte
dashur te bejne burrat dhe grate e zonave te goditura me
brutalitet te tmerrshem policoro-ushtarak? Çka eshte dashur te
bejne bashkekombasit e tyre, qe kane ndier dhembje per
tragjedine e tyre dhe per tragjedine e atdheut, i cili
kercenohej me zhberje totale? Organizimi i vetembrojtjes si akt
mbijetese dhe aspirate çlirimtare, ka qene dhe eshte kudo ne
bote nje veprim me legjitimitet dhe moralitet te shkalles me te
larte, prandaj ky rregull ka vlejtur edhe per ata shqiptare te
Kosoves, te cilet kane pasur guximin per te rrokur armet per t’u
mbrojtur nga shfarosja. Edhe vete raporti i pabarabarte i
forcave ndermjet agresorit serb dhe UÇK-se, e ilustron
plotesisht faktin se ka qene fjala per agresion te armatosur
kunder Kosoves, me qellim final spastrimin etnik te saj, para se
UÇK-ja eventualisht te shnderrohej ne nje force me te fuqishme
ushtarake. Ndersa, pretekstin per ta filluar sulmin final,
Serbia do ta sajonte ne çfaredo varianti, sikunder qe e sajoi ne
korrik te vitit 1990, kur pushtoi me tanke te gjitha
institucionet, sikunder qe e sajoi me helmimin e rreth 7000
femijeve, etj. Dihet se pretekstin per fillimin e agresionit
ushtarak kunder Bosnje e Hercegovies, Serbia e sajoi pas vrasjes
se inskenuar ne Sarajeve te nje te riu serb, qe po martohej. Pra,
lufta agresive e Serbise kunder Kosoves ka qene e planifikuar
deri ne detaje shume vite para se te ndodhte. Plani famekeq “Patkoi”.
Ankesa e pabazuar e plakut te Anadrinit, meqe buron nga dhimbja
e parrefyeshme per bijte dhe nipat e ekzekutuar, mund te kete
mirekuptimin e te gjitheve. Por, mjegullat e perhapura
qellimisht per te ngarkuar me faj luftetaret e lirise, si gjoja
shkaktar te luftes e rrjedhimisht te tragjedise se njerezve, nuk
mund te prodhoje gje tjeter perveç indinjates dhe neverise.
Kur ka filluar lufta serbo-shqiptare ne Kosove
“Kur hini Serbia e pare, na dogj me rob e me thmi”, e kishte
zakon te perseriste nje plak i fshatit tim, sa here qe permendej
ndonje lufte, qofte ajo e Korese, apo e Vietnamit. Ai e kishte
perjetuar edhe hyrjen e “Serbise se dyte”, edhe te te tretes,
por i kishte ngelur me fort ne kujtese tmerri i barbarive serbe,
qe kishte perjetuar ne rini. Pushtimi i Kosoves nga Serbia ne
vitin 1912, kishte qene thyerja e madhe e jetes shqiptare ne
keto hapesira, permbysja e githçkaje. Egersia e forcave
pushtuese serbe kishte tmerruar çdo kend qe e kishte pare me
syte e tij. Fjala vjen, gazetari i Nee York Times-it, Pickthal,
i cili kishte qene deshmitar okular, pati shkruar keto fjale: “
Masakrat qe bene serbet ne Kosove, nen Kryqn’ e Krishtere,
kapercejne çdo instikt gjakpiresije”. Ndersa, konsulli
austro-hungarez ne Shkup, raportonte se me te hyre ne Prishtine,
me 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pese
mije shqiptare. Ekzekutime masive jane bere edhe ne Prizren dhe
praktikisht ne çdo vend ku ka shkelur qizmja e ushtareve te kral
Petrit, nen komanden e kriminelit monstruoz, Bozhidar Jankoviq.
Si u pergatit pushtimi dhe si pushtua Kosova
Agresioni ushtarak i Serbise kunder Kosoves me 1912 eshte
pergatitur nje kohe te gjate dhe eshte perpunuar deri ne detaje.
Se pari jane vu ne veprim organizatat terroriste si “Keshilli
Kryesor i Organizates çetnike”, i cili sipas idese se
Spallajkoviqit, objektiv e kishte edhe likuidimin e udheheqesve
te levizjes shqiptare. Ne vitin 1907, sipas idese se konsullit
serb ne Prishtine, Millan Rakiqit, per realizimin e atij qellimi,
fillon bashkepunimi edhe me turqit. Ne vitin 1908 formohet
organizata terroriste, “Narodna Odbrana’, shef i se ciles
emerohet vete krimineli Bozhidar Jankoviq. Kjo organizate
infiltronte grupe kriminelesh ne Kosove per te ushtruar terror.
Me 1911 formohet organizata tjeter terroriste, “Dora e Zeze’, e
cila udhehiqej nga terroristi Dragutin Dimitrijeviq- Apisi.
Fushaten e pushtimit te tokave shqiptare, me theks mbi Kosoven,
e perkrahnin me propagande te tmerrshme antishqiptare gazetat
serbe si “Dnevni list”, “Mali zhurnall”, “Zastava”, “Odjek”, “Vardar”,
“Politika”, si edhe grupet e intelektualeve, te prifterinjve, e
te mesuesve. Ndersa, politika shteterore e Serbise, nga ana e
vet, pergatiste terrenin politik dhe diplomatic per pushtimin e
Kosoves dhe te territoreve te tjera shqiptare, nen masken e
çlirimit te Ballkanit nga Perandoria otomane. Serbia nenshkroi
me Bullgarine (13 mars 1912) Traktatin e Miqesise, i cili kishte
edhe nje “Shtojce speciale”, sipas te cilit Serbise i njihej e
drejta ne territoret shqiptare ne lindje te Sharrit. Traktate te
ngjashme Serbia nenshkroi edhe me Malin e Zi dhe me Greqine,
duke krijuar te ashququajturen “Aleance Ballkanike” gjoja kunder
Turqise, po qe ne fakt ishte ne funksion te copetimit te tokave
shqiptare dhe te shkaterrimt te kombit shqiptar. Pas arritjes se
traktateve te miqesise me shtetet ballkanike, pas infiltrimit te
grupeve terroriste serbe ne Kosove, pas infiltrimit edhe ne disa
segmente te levizjes shqiptare, pas korruptimit te disa
segmenteve te administrates osmane, (furnizimi i Serbise me arme
behej nga porti i Selanikut), pas krijimit te opinionit ne favor
te luftes, Serbia e filloi mobilizimin me 30 shtator 1912,
ndersa grupet terroriste te Narodda Odbranes dhe te Cerna Rukes,
po kryenin aksione ne brendi te Kosoves, per ç’shkak atasheu
ushtarak francez, qe me 2 nentor shkruante: “Kosova ishte e
pushtuar praktikisht disa jave para se te fillonte lufta. Atje
ishin derguar oficere serbe dhe njerezit e tyre me te zgjedhur
te veshur me kostume fshatare, ose si tregetare ambulante, te
cilet kishin per detyre te siguronin marshimin e trupave te kral
Petrit”.
Turqise ultimatumi i ishte dorezuar me 13 tetor 1912, kurse
shpallja e luftes nga Serbia, Bullgaria dhe Greqia, u be me 18
tetor (Mali i Zi kishte hyre me heret ne lufte.)
Agresioni ushtarak i Serbise kunder Kosoves hasi ne nje
rezistence te fuqishme te forcave shqiptare, te cilat ne ditet e
para i gozhduan ne Merdar forcat serbe. Rezistenca shqiptare e
kryesuar nga Ise Boletini ne Merdar, zgjati disa dite, ndersa me
vone u thye per shkak te epersise (6:1) te ushtrise serbe, e
cila kishte edhe artileri te forte. Isa Boletini organizoi
forcat shqiptare edhe ne mbrojtje te Prishtines, e pas renies se
saj, organizon edhe mbrojtjen e Mitrovices, ku i kishte kater
mije luftetare. Pas renies se Ferizajt ne duart e pushtuesit
serb, rezistenca e armatosur shqiptare ne Kosove vazhdon ne disa
lokalitete, ndersa Ise Boletini kalon ne Prizren e mandej zbret
ne Vlore. Pra, pushtimi i Kosoves nga Serbia eshte bere me
agresion te armatosur, dhe rezistenca e shqiptareve ka qene
mjaft e forte, perkunder pengesave dhe mashtrimeve qe ia bene
autoritetet ushtarake osmane. Pas pushtimit te Kosoves dhe te
territoreve te tjera shqiptare, kurre nuk ka nenshkruar ndonje
perfaqesues i Kosoves ndonje marreveshje qe te perligjej gjendja
e re e futjes se Kosoves nen Serbi perkatesisht nen Jugosllavi.
Nuk eshte organizuar ndonje referendum, ose Asamble, e cila do
te sanksiononte poziten e Kosoves ne kornizen e re shteterore te
Serbise apo te Jugosllavise. Konferenca e Londres me 22 mars
1913 caktoi kufijte e Shqiperise se cunguar, por pa marre
kurrfare miratimi te kombit shqiptar. Edhe Konferenca e Paqes e
Versajit, ka vendosur pa e pasur ndonje miratim te Kosoves. (Madje
as te shtate delegacionet shqiptare qe ishin ne Paris, nuk e
kishin asnje njeri nga Kosova ne perberjen e tyre!)
Gjendja e luftes ndermjet Kosoves dhe Serbise- nga tetori i
vitit 1912
Mund te thuhet me siguri te plote se qe nga tetori i vitit 1912,
ndermjet Kosoves dhe Serbise, faktikisht ka ekzistuar gjendja e
luftes. Intensiteti i konfliktit ka osciluar varesisht nga
regjimet qe kane qene ne Serbi e Jugosllavi, nga fuqia qe ka
disponuar levizja çlirimtare shqiptare, nga kontekstet
ballkanike, evropiane dhe boterore, por ai konflikt ka qene
gjithmone i prekshem, present. Lufterat ballkanike, Lufta e Pare
Boterore, Lufta e Dyte Boterore dhe periudha ndermjet tyre, kane
qene te mbarsura me konfliktin serbo-shqiptar per Kosoven.
Qellimi konstant i Serbise ne te gjitha situatat ka qene
serbizimi i Kosoves, debimi shqiptareve prej saj dhe mbyllja e
çeshtjes shqiptare. Per kete jane bere projekte, elaborate,
“reforma agrare” dhe gjithfare politikash shteterore. Te njejten
politike si ate te pushtuesit kral Petrit, (te Serbise se pare),
e kane mbajtur edhe pasuesit e tij te monarkise serbe, te
regjimeve komuniste, te rrymave radikale e deri te regjimi
fashist i kriminelit te radhes, Millosheviq. Fjala vjen, i
njejti person, Vaso Çubriloviq, ka pergatitur elaborat per
debimin e shqiptareve nga Kosova per nevojat e Mbreterise SKS
(1938) dhe per nevojat e Republikes Popoullore te Jugosllavsie,
(1945), madje duke qene dhe minister i kesaj te fundit. Debimi
shqiptareve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare eshte bere
sipas Traktatit ndermjet Mbreterise SKS dhe Turqise (Stojadinoviqit
e Ataturkut), po njesoj edhe ndermjet Republikes Popullore
Federative te Jugosllavise dhe Turqise, (Tito-Kyprilli).
Nuk mund te shpjegohen as te kuptohen jashte ketij konteksti as
masat e terrorit ne vitin 1981, as te vitit 1990 dhe aq me pak
gjenocidi i viteve 1998-1999. Gjenocidi i viteve 1998-1999, ka
qene perpjekje finale e politikes shteterore te Serbise, qe ne
katrahuren e krijuar nga shperberja e ish federates se
Jugosllavsie, te mbyllte njehere e pergjithmone çeshtjen e
Kosoves si çeshtje shqiptare. Serbia ka ardhur per keto
tetedhjete vjet ne perfundimin se shqiptaret nuk mund t’i
integroje kurre, (siç genjente veten ne fillim Pashiqi), prandaj
edhe ka provuar qe t’i heqe qafe me anen e spastrimit etnik dhe
te gjenocidit. Dhe shqiptarte e Kosoves nuk kane pasur shume
zgjidhje ne dispozicion:ose eshte dashur te nenshtrohen
plotesisht, te behen serbe, ose eshte dashur te ikin nga Kosova
dhe t’ia lene perfundimisht Serbise Kosoven, ose eshte dashur te
rezistojne, pra te mbrojne te drejten e vet natyrore dhe
kombetare, per te jetuar te lire ne kete vend. Lufta me e fundit
serbo- shqiptare per Kosoven, e viteve 1998-1999, e shikuar nga
pikepamja e politikes shteterore te Serbise, e cila ka pasur per
qellim debimin e shqiptareve nga Kosova dhe serbizimin e plote
te saj, ka qene e pashmangshme, sepse nuk ka pasur mundesi te
integroje Kosoven ne Serbi.
Nga ana tjeter, shqiptaret kane bere perpjekje per t’iu shmangur
luftes, duke e ditur se kane pune me nje agresor te perbindshem,
dhe kete e kane bere deri ne piken kur thika u ka arritur ne
palce si thuhet, pra kur per shtate vjet jane debuar nga Kosova
se paku gjysme milioni shqiptare per ne Evropen Perendimore dhe
kur ka filluar shkaterrimi masiv i familjeve shqiptare te
mbetura ne Kosove, me tytat e topave dhe me bombardimet e
helikoptereve luftarake, sikunder ndodhi ne Likoshan, ne Qirez
dhe ne Prekaz te Ulet. Mospergjigjja ndaj ketij agresioni
shfaroses, faktikisht do te ishte gjunjezim definitiv i ketij
populli dhe dorezim i ketij vendi ne duart e armikut
pergjithmone.
Mizorite e Serbise se fundit, kane qene vetem vazhdim i mizorive
te se ashtuquajtures Serbi e pare, cila e ka pushtuar Kosoven ne
vitin 1912. Ne fund te fundit, nje Serbi, agresor dhe pushtues
ka qene, sikunder qe Kosova ka qene gjithmone nje e
vetme-viktime e agresionit dhe e pushtuar.
Paralele shqiptare: çfare lidhjesh ka ndermjet KMKK-se dhe
UÇK-se?
“Çka dini per Komitetin Mbrojtja Kombetare e Kosoves” eshte
pyetje qe keto dite ua kam parashtruar se paku njezet njerezve
te moshave dhe te kualifikimeve te ndryshme. Kam dashur qe me
anen e ketij minihulumtimi te gjej nje argument me shume per
tezen time lidhur me luften serbo-shqiptare per Kosoven, te
parashtruar ne kete tekst. Nuk e mohoj se perzgjedhja e te
pyeturve ka qene paksa tendencioze, (nuk kam pyetur intelektuale),
pra kam perfshire vetem ata qe zakonisht i emertojme si popull.
Por, rezultati eshte shokues: asnjeri pej tyre, nuk ka ditur te
thote ndonje fjale per Komitetin Mbrojtja Kombetare e Kosoves!
Nuk dua te bej asnje lloj gjykimi te ketij problemi ne baze te
nje minihulumtimi tendencioz, por megjithate marr lirine te
konstatoj se kjo na tregon se ka elemente te fshirjes se
kujteses historike. Mbase thene me sakte, ka nje informacion te
fragmentuar dhe te deformuar per historine kombetare, edhe ne
rastin e tematikes qe gjithnje do te duhej te ishte aktuale: te
luftes se shqiptareve te Kosoves per çlirim nga pushtuesi serb.
Kosova eshte pushtuar nga Serbia ne vitin 1912 (te kesaj epoke!)
qe do te thote se ende jane gjalle njerez qe e kane perjetuar
ate pushtim, qe do te thote se per ato ngjarje tragjike te
permasave kombetare, asgje nuk do te duhej te ishte harruar
asnjehere.
“Qellimi dhe ekzistenca e komitetit tone bazohen mbi çlirimin
e Kosoves nga Serbia”
Pushtimi i Kosoves dhe i territoreve e tjera shqiptare nga
Serbia, ndodhi ne kontekstin e Luftes se Pare Ballkanike, e cila
u pasua nga Lufta e Dyte Ballkanike, si mosmarreveshje e
pushtuesve te rinj lidhur me ndarjen e plaçkes. Pas vrasjes se
Franc Ferdinandit ne Sarajeve nga terroristet serbe, plasi Lufta
e Pare Boterore, e cila mori ne vorbullin e vdekjes edhe fuqite
e medha evropiane, te cilat kishin miratuar poshtersisht
pushtimin e Kosoves dhe te territoreve te tjera shqiptare nga
pushtuesit ballkanike. Pas disfates serbe, Kosova u nda ne zona
pushtimi ndermjet Austro- Hungarise dhe Bullgarise. Krimet
monstruoze qe bene bullgaret kunder popullit shqiptar, rrefehen
me trishtim edhe sot, sikunder qe favoret qe krijuan autoritetet
austro-hungareze mbahen mend si dite te mira per popullin
shqiptar.
Ne ate turbullire planetare, ku gjaku rridhte rreke nga te kater
anet, per shkak te çmenduridse kolektive, atdhetare shqiptare te
Kosoves, te udhehequr nga Hoxhe Kadri Prishtina, filluan
riorganizimin politik e ushtarak, per t’u faktorizuar qe ne
reliefin e ri politik e gjeopolitik te pasluftes, te fitohej
liria e Kosoves. Ne kete kuader perpjekjesh, Komiteti Mbrojtja
Kombetare e Kosoves, (1918-1924), si nje organizate politico-ushtarake
çlirimtare, ka qene projekti me madhor. Perveç kontributit te
jashtezakonshem per Shqiperine e 1913-tes, (mbajtjen e Kongresit
te Lushnjes, perkatesisht rimekembjen e Shqiperise, mbrojtjen e
Korçes e te Shkodres nga rreziku i ndarjes nga trungu shteteror
gjate punimeve te Konferences se Paqes), Komiteti Mbrojtja
Kombetare e Kosoves beri politike dhe beri lufte te armatosur
per çlirimin e Kosoves nga pushtuesi serb. KMKK ka idejuar dhe
ka organizuar kryengritjen e armatosur te vitit 1919, dhe
lufterat e tjera deri ne vitin 1924.
Te gjithe ata atdhetare qe i kemi mesuar ne fragmente mesimesh
nga historia, si Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri,
Azem Bejta, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Mehmet Delia, Dan
Derovci, Sali Rama, Ramadan Shabani, Sadik Rama, Zefi i Vogel,
Rame Binaku, Ilaz Reçaku, etj. (shih librin e Lush Culajt me
titull: “Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves!), kane qene
anetare te KMKK-se. Pra, ata nuk kane qene kaçake, (ne kuptimin
e veprimeve individuale dhe kokeforta), por politikane dhe
luftetare per çlirimin e Kosoves nga pushtuesi serb. Kryetari i
KMKK, Kadri Prishtina ne nje rast ka shkruar:” Qellimi dhe
ekzistenca e komitetit tone bazohen mbi çlirimin e Kosoves nga
Serbia”, duke e perjetesuar synimin e brezave te tere te
shqiptareve , deri te luftetaret e Ushtrise Çlirimtare te
Kosoves. Pra, lufta çlirimtare e popullit shqiptar te Kosoves
nuk eshte shuar pas deshtimit te rezistences se armatosur te Isa
Boletinit ne vjeshte te vitit 1912, kur hordhite serbe pushtuan
token e Kosoves, po ka vazhduar, duke u pasuruar edhe me nje
klase politike shqiptare, e cila ishte e afte ta udhehiqte
politiken dhe luften. Ka qene qendrimi kriminal i Konferences se
Paqes (18 janar 1919- 21 janar 1920), ai qe ka rikthyer Kosoven
ne ferrin e kthetrave serbe.
Mund te sajohet nje pyetje edhe per dijenite qe kemi per Lidhjen
e Dyte te Prizrenit, (shtator 1943), per Levizjen
Nacional-Demokratike Shqiptare, (1945), si forca qe luftuan me
arme ne dore per çlirimin e Kosoves nga dhunuesi serb. Nuk mund
te flas per nje rezultat te qarte te pergjigjeve, sespe nuk i
kam perfshire ne minihulumtim, por kam frike se eshte pothuajse
i ngjashem me ate lidhur me MKK-ne. Tash fajin mund t’ia leme
periudhes titiste, kur vertet ka qene rreptesisht i ndaluar
mesimi i historise sone kombetare, mund t’ia leme bash kujt te
duam, por rezultati do te mbetet po ai: ne kemi pak dije per
historine e lufterave çlirimtare te shqiptareve te Kosoves
kunder pushtuesit serb.
Nga ana tjeter, jane bere perpjekje çnjerezore per te injektuar
ampulen e “lufterave te perbashketa’, te “fqinjesise se mire’,
te “vellazerim-bashkimit” dhe keto eksperimente kane ndikuar
bukur shume ne deformimin e pamjes sone ndaj historise sone
kombetare. Fjala vjen, edhe sot ka shume njerez politike, qe
jane te bindur se ka mundur te zgjidhet konflikti serbo-shqiptar
per Kosoven “me mjete paqesore”, “me mirekuptim fqinjesor”, “me
demokratizimin e Serbise’ e profka te tjera. Disa shkojne edhe
me larg dhe akuzojne pikerisht UÇK-ne, e cila sipas tyre, e
prishi punen sepse po te mos e prishte “ ne do ta arrinim
pavaresine me mjete paqesore”.
UÇK- faktori qe e rindezi zjarrin e lirise kunder pushtuesit
te eger serb
Kush i hane keto llokume? I hane ata qe nuk e dine te verteten
per permasat e konfliktit serbo-shqiptar, bile se paku nga
pushtimi i Kosoves me 1912. Konflikti serbo-shqiptar eshte
konflikt territorial. Dy kombe pretendojne ne te njejtin
territor, duke e konsideruar prone te veten. (Kur jemi ketu te
riaktualizojme çeshtjen e pronave te tokave: shqiptareve u jane
marre prona kolosale nga viti 1914 me “Urdheresen per
kolonizimin e viseve te aneksuara nga Mbreteria Serbe’, si dhe
nga e ashtuquajtura “Reforme agrare” e vitit 1918. Do te duhej
qe te aktualizohej çeshtja e kthimit te atyre pronave pronareve
te ligjshem). Serbet nga ana e tyre, kane si argument “te
drejten historike”, per te cilen Kadri Prishtina tek i shkruante
qeverise amerikane ne vitin 1919, thoshte: “E drejta e serbeve
mbi Kosoven eshte edhe me e vogel se e drejta historike qe
kishin turqit per ta pushtuar Shqiperine, Hungarine, Bullgarine,
Serbine”. Ndersa, shqiptaret, me gjithe debimet e dhunshme, me
gjithe uzurpimin e tokave nga kolonistet, me gjithe terrorin e
eger shteteror serb, mbeten te ngulitur ne te drejten e tyre
konkrete, jetesore ne kete vend, dhe nuk reshten se luftuari
kunder pushtuesit serb, sa here u erdhi ndoresh.
Megjithate, duhet pranuar se pasojat e pushtimit te gjate dhe te
eger serb, ne mendesine shqiptare kane lene pasojat e renda,
edhe ne aspektin e fshirjes se botekuptimit per kontinuitetin e
historise se tyre perkatesisht te luftes çlirimtare kunder
pushtuesit serb.
E verteta eshte se shqiptaret e Kosoves kane organizuar dhe kane
bere luftera te armatosura kunder pushtuesit serb, prej vitit
1912 e kendej, sa here qe u jane krijuar sado pak mundesi, por
vlera e atyre lufterave çlirimtare nuk eshte deponuar e plote ne
kujtesen tone historike. Ndersa, periudha pas shkaterrimit te
LNDSH, ka qene periudhe e nje letargjie luftarake, kur eshte
menduar se projekti i çlirimit mund te arrihej me pune ilegale,
me vendosjen e flamujve, me demostrata dhe me politike paqesore.
Te gjitha ishin perpjekje atdhetare dhe te dobishme per te
mbajtur gjalle frymen çlirimtare, deri ne çastin kur u duken
shenjat e shperberjes se ish Jugosllavise. Por, ishin vetem
komponentat luftarake ilegale, te cilat u shnderruan ne Ushtrine
Çlirimtare te Kosoves faktor qe e rindezi zjarrin e lirise
kunder pushtuesit te eger serb.
Sado me shkeputje, sado me shfytyrime, sado me ndryshime, mund
te thuhet lirisht se Ushtria Çlirimtare e Kosoves ishte
vazhduese e asaj lufte çlirimtare te Ise Boletinit, te Komitetit
Mbrojtja Kombeatre e Kosoves, te Lidhjes se Dyte te Prizrenit
dhe te Levizjes Nacional-Demokratike Shqiptare.
Kombet e konsoliduara historine e kane koherente, te pashkeputur.
Nje ngjarje e ndodhur para qindra vjetesh perjetohet si te
kishte ndodhur dje.
Eshte koha e fundit qe edhe ne te fillojme ta perjetojme
ashtu historine tone.
Ne Prishtine, dhjetor 2000 |