Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Dr. Milazim Krasniqi
Nje lekcion per Menduh Thacin
Me nuk ka gjasa qe dikush si Menduh Thaçi t’i frikesoje njerezit shqiptare e t’i detyroje qe te heshtin edhe kur ai ua fyen rende ndjenjat dhe besimin e tyre. Me nuk ka gjasa qe dikush si Menduh Thaçi te shtiret se e mbron Ameriken nga shqiptaret, kur vete eshte ne listen e zeze te Amerikes.
Reagim ndaj nje shkrimi partiak te Vehbi Bexhetit
Shpifjet e Thaqit ndaj meje do t'i kishin lakmi edhe udbashet e Serbise
Me falsifikime te reja nuk evitohen pasojat e politikave te vjetra
Humbesi ka te drejte te ankohet, por nuk duhet te behet i padrejte

Per me teper shkrime nga Dr. Milazim Krasniqi, kliko Ketu!

Jepe lajmin vet në portalin e lidhjeve shqiptare në AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Reagim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi
Shpifjet e Thaqit ndaj meje do t'i kishin lakmi edhe udbashet e Serbise
Me nuk ka gjasa qe dikush si Menduh Thaçi t’i frikesoje njerezit shqiptare e t’i detyroje qe te heshtin edhe kur ai ua fyen rende ndjenjat dhe besimin e tyre. Me nuk ka gjasa qe dikush si Menduh Thaçi te shtiret se e mbron Ameriken nga shqiptaret, kur vete eshte ne listen e zeze te Amerikes.

Se çfare besimtari na qenkesh Menduh Thaçi, lexuesi fare mire ka mundur ta sheh edhe nga reagimi i tij me i ri, nje reagim krejt i çartur, krejt policor dhe banditesk. Terminologjia qe ka pedorur per te ngritur ndaj meje shpifje nga me çnjerezoret qe mund te prodhoje nje mendje e stervitur te prodhoje urrejtje dhe perçarje ndermjet shqiptareve, e tregon fytyren e vertete te tij. Kjo fytyre eshte larg se qeni e njeriut besimtar, te ndershem e qellimmire. Kjo eshte fytyra e njeriut qe i ka dhene vetes detyre te mbahet ne jeten publike dhe politike me dhune, me kercenimin dhe me frikesimin e njerezve.

Menduh Thaçi e ka fyer Tetoven me shume se sa mua

Megjithe ato fjale te ndyra qe ka nxjerre nga goja, shpifjet qe ka bere ndaj meje, jane me te vogla se fyerja qe u ka bere mijera besimtareve ne Tetove, ne Maqedoni e ne boten shqiptare. Perpjekja per ta politizuar e per ta shnderruar ne skandal nje iftar, os e nje seri iftaresh, nga me normalet ne muajin e bekuar te Ramazanit, (bash sonte shefi i Zyres Amerikane ne Prishtine, Filip Goldberg, shtron iftar ne vila Germia), vetem pse ne ate aktivitet ka qene nikoçir kundershtari politik i Menduh Thaçit, tregon se njerez si Menduh Thaçi, interesat e veta dhe te klanit te vet, i vendosin mbi çfaredo interesi tjeter. Inati ua erreson mendjen, aq sa nuk dine as çka flasin, as çka veprojne.

Nga keto sulme abnormale te Menduh Thaçit, ndaj çdo aktiviteti gjate Ramazanit,(iftare, tribuna, emisione,), ndaj besimtareve qe kane marre pjese ne to, dhe ndaj meje, pa asnje dyshim qe jane ndier te fyer edhe shume anetare dhe simpatizante te Partise Demokratike Shqiptare, te cilet nuk kane asnje deshire qe te degjojne akuza te atilla ndaj besimit te tyre, ndaj vellezerve te tyre e ndaj identitetit te tyre, nga politikani te cilin ata e kane votuar, duke besuar se i perfaqeson ndjenjat, idete, besimin dhe idealet e tyre. Ajo qe eshte krejt e sigurte, eshte se njerezit e tille, te ndershem e te devotshem, nuk e meritojne t’i perfaqesojne njerez gojeprishur, avdalle e faqezi si Menduh Thaçi. Por, ata e kane ne dore vete se si te bejne, ne te ardhmen, pas mashtrimeve dhe zhgenimeve qe kane perjetuar nga njerezit e tille.

Une e njoh mire Tetoven dhe njerezit e saj, sepse ne kohen me te veshtire per mua, familjen time, si dhe te mijera familjeve shqiptare nga Kosova, ajo na i ka hapur dyert e zemrat dhe na ka ndihmuar e ngushelluar. Ajo Tetove me vlera te medha njerezore e qytetare, kombetare e islame, nuk e meriton qe te fyhet ne emer te nje patriotizmi te rrejshem. Prandaj, me fjalorin prej rrugaçi, Menduh Thaççi e fyen Tetoven me shume se askend tjeter. Ai synon ta izoloje Tetoven nga Kosova (e pengon ardhja e intelektualeve nga Kosova neper tribuna), sepse enderron se ashtu me lehte mund te kthehet ne pushtet, ne koalicion me vrasesit e shqiptareve, Lube Boshkovskin e Lupçe Georgievskin. Por, tetovaret dhe te gjithe shqiptaret ne Maqedoni nuk do te harrojne kurre kush ka qene ne qeveri, ne kohen kur granatoheshin e digjeshin flake vendbanimet shqiptare. Patriotizmi i rrejshem nuk i fsheh kurre fajet e medha te “patriotit” Menduh Thaçi, qe rrinte ne fotele, ndersa qeveria ne te cilin i kishte ministrat e vet, bente masakra kunder civileve shqiptare. Pra, edhe kunder votuesve te PDSH-se. Pergjegjesia per ato krime qe ka bere qeveria ne te cilen PDSH-ja ka qene pjese e koalicionit qeveritar, heret a vone do te kerkohet nga qytetaret dhe nga drejtesia. Prandaj Menduh Thaçi nuk e ka ndergjegjen e qete, sepse e di shkallen e pergjegjesise qe rendon mbi te. Per ate shkak edhe turfullon si i çmendur, qe te mbyll debatin me sharje. Por, lume zoteria nuk e ke gjetur njeriun qe mund t’ia mbyllesh gojen me kercenime. Une kam perballuar presionet, kercenimet dhe arrestimet e regjimit gjakatar te Millosheviqit dhe nuk jam trembur. Te jesh i sigurte se une i frikesohem vetem Krijuesit tim. Ndersa, fyerjet e tua ndaj meje me shume rendojne mbi Tetoven, sepse ne tribunen qe u be sherr i kesaj polemike, une kam qene mysafir i saj.

Te menduarit si udbash

Ne traktin e ri Menduh Thaçi re ka harruar krejt temen, ka harruar edhe punen e vet fillestare per t’u marre me gjera serizoe, si puna e identiteteve, figurave historike, luftes se qyteterimeve. Kesaj here e ka harruar edhe “argumentimin politik”, qe ia kishte qejf ta perseriste. Dhe ka kaluar ne terrenin e vet, atje ku ai ndihet me mire, ne terrenin e sharjeve, shpifjeve dhe genjeshtarve te uleta prej rrugaçi. Une e pranoj se ne kete terren jemi te pabarabarte. Une nuk jam as i edukuar e a si formuar qe te shaje, te shpife a te genjej. Kete zanat e ka Menduhi dhe une me te vertet nuk i perzihem ne te. Ia pafte hajrin! Por, hajr nga punet e mbrapeshta nuk ka dale kurre dhe nuk e del as atij. Menduh Thaçi e ka ngarkuar veten para Zotit, per gjithe ato shpifje qe ka sajuar. Biografia ime eshte publike, qe nga koha kur kam qene nxenes iu shkolles fillore dhe kam filluar te botoje shkrime ne revista e gazeta. Natyrisht qe pjese e biogarfise sime eshte edhe koha kur kam qene infermier, (kete e kam te theksuar ne çdo shenim biografik ne librat e mi), sepse ajo eshte njera nga pervojat e mia te medha per ta njohur dhembjen, vuajtjen e njeriut dhe per ta forcuar ndjenjen e ndihmes ndaj njeriut. Normalisht, nuk e kam lene veten ne ate stad te shkollimit, po kam mbaruar fakultet, magjistrature e doktoranture dhe kam botuar libra nga fusha e letersise dhe e studimeve, me shume se sa ka mundur Menduh Thaçi te lexoje libra gjate jetes se tij prej kontrabandist-politikani. Biografia ime eshte larg se qeni pa gabime, por ajo qe eshte e sigurte eshte se kurre nuk kam propaganduar dhe as perdorur dhunen, as per qellime perfitimi personal, as per qellime politike. Poashtu, eshte e sigure se kurre nuk e ka vu interesin personal mbi interesat kombetare. Nuk kam perçare organizmin politik shqiptar ne dege e krahe asnjehere. Nuk jam marre me kontabande te cigareve kurre. Nuk jam perpjekur te dobesoje organizimin ushtarak te shqiptareve asnjehere. Nuk kam perhapur shpifje kunder kundershtareve politike. Nuk kam nxitur narkomane e rrugaqe per te fyer e debuar intelektualet nga partia. Nuk kam perdorur aktiviste me shkopinj te bejzbollit ne vendvotime. Dhe nuk jam ne liste e zeze te Xhorxh Bushit.

Ne keto pika biogarfia ime eshte e paster si loti dhe as ne te ardhmen nuk kam frike se do te gjenden njolla ne te. Ndersa, per gabime qe jane njerezore, pasoje e mosdijes, e ngutise, e mashtrimit te çastit, une e kam adresen ku kerkoj falje, te Krijuesi Yne. Bile falje kerkoj prej tij edhe per çdo fjale qe po e them ketu e qe mund te jete sado pak e pamatur.

Ndersa, Menduh Thaçi nuk ka gajle te ketilla. Shpifjet e tij ndaj meje do t’i kishin lakmi edhe udbashet e Serbise. Ata udbashe qe me vite kane perhapur shpifje per intelektualet shqiptare te Kosoves, se gjoja jane bashkepunetore te tyre, vetem e vetem qe te zgjonin dyshimin e shqiptareve ndaj tyre e te dobesonin levizjen politike shqiptare. Fjalori qe ka perdorur ne reagimin me te ri nenkryetari i PDSH-se se Arben Xhaferit, Menduh Thaçi, eshte fjalor tipik i udbasheve. Perndrsyhe nuk a shqiptar qe punon per shqiptarine, qe do te nenshkruante ato shpifje ndaj punes sime dhe vepres sime atdhetare. Por, detyra e udbasheve dhe e atyre qe mendojne si udbashe, eshte qe te rrenojne vlerat, qe ta lene popullin pa figurat intelektuale qe populli i respekton dhe prej te cilave meson. Udbasheve dhe atyre qe mendojne si udbashe, siç ben Menduh Thaçi, u konvenon te krijojne kaos ne te cilin ata pastaj e kane me lehte te manipulojne, te vjedhin , te terrorizojne njerezit.

Per te menduar si udbash, nuk do te thote domosdoshmerisht qe te jesh udbash. Por, do te thote te kesh marre metodat e tyre, e t’i aplikosh per zhvleresimin e atyre qe nuk mendojne si ti.

Perfundime

Shume miq te mi me kane thene se nuk ia ka vlejtur polemika me nje person aq primitiv, arrogant e vulgar si Menduh Thaçi. Kam marre me dhjetera telefonata e imejle qe me sugjerojne te njejten gje. Nga toni i tyre kam konkluduar dy gjera, e para se vertet e njohin primitivizmin e Menduh Thaççi dhe e dyta, se disa e kane te injektuar nje fare frike nga ky person, per te cilin jane te bindur se nuk ka asnje parim moral qe ta respektoje. Te gjitheve u kam thene se nuk e bej per t’ia mbushur mendjen atij, sepse kjo eshte e pamundur. Ne kete polemike kam hyre vetem per ta mbrojtur te verteten e Islamit paqesor e tolerant nder shqiptare, nga sulmet e pafytyra te tij.


Une nuk kam qene as ne iftarin ne sheshin e Tetoves dhe as nje ndonje iftar tjeter te atij organizimi, por jam ndier i fyer nga arroganca e njeriut qe mendon se mund ta dozoje lirine e besimtareve shqiptare se ku dhe me kend mund te bejne iftar. M’u ka dukur shume abnormale qe te kerkohet te mos behet iftar me turq, perderi sa me serbe, me greke e me ruse vertet qe nuk mund te behet iftar i perbashket.


Une tashme besoj se shume gjera jane ndriçuar. Me nuk ka gjasa qe dikush si Menduh Thaçit ta kufizoje lirine fetare te shqiptareve. Me nuk ka gjasa qe dikush si Menduh Thaçi te ndaloje komunikimin e intelektualeve te Kosoves me publikun dhe me lexuesit shqiptare ne Maqedoni. Me nuk ka gjasa qe dikush si Menduh Thaçi t’i frikesoje njerezit shqiptare e t’i detyroje qe te heshtin edhe kur ai ua fyen rende ndjenjat dhe besimin e tyre. Me nuk ka gjasa qe dikush si Menduh Thaçi te shtiret se e mbron Amriken nga shqiptaret, kur vete eshte ne listen e zeze te Amerikes.

Une besoj se e kam kryer punen me ndriçimin e ketyre fakteve. Dhe me nuk kam kohe te mirrem me nje hajdut-politikan, qe tere karrieren e deritashme politike e ka bazuar ne dhune, ne mashtrime, ne abuzime, ne manipulime dhe ne kontabande. Me te me nuk kam pune. E ardhmja e tij politike do te tregoje efektet e kesaj polemike.

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
Tjera aktuale nga Dr. Milazim Krasniqi
Dy intervista nga Dr Milazim Krasniqi

Te nderuar miqe dhe lexues,

"AlbaNur" ne web faqen e Milazim Krasniqit per ju enkas risjelle dy intervistat e tij intersante ne lidhje me aktualitetin e politikes shqiptare...

 

Interviste me shkrimtarin kosovar Milazim Krasniqi

 

Intervista e Dr. Milazim Krasniqi per revisten Vepra

Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit

Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes

Pse i mbron Peterseni shperdoruesit e UNMIK-ut
A do te ndodh deklanizimi i politikes Kosovare?
Nje shoqeri qe po asfikohet nga letargjia
Pse nuk ekzistojne lexuesit shqiptare?
Nje Levizje ushtarake - model per ndryshime
Nacionalizmit serb i duhet terapi me efikase
Duhanxhinj te te gjitha vendeve - Mjaft
Shqiptaret vriten mes vete apo jo?
Varreza masive ne Batajnice
Si po fryen Koshava ne drejtim te Kosoves?
E ardhmja e Kosoves me eliten e vet te re politike

Cka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro

Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster