Vellimi poetik Frutat bizare shpaloset si nje kerkim poetik i
vendosur pas kuptimeve kyçe per ekzistencen, duke e dhene te
qarte identitetin krijues te Basri Çapriqit.
Ky autor qe nga vellimi i pare "Ulli me dymije unaza" eshte
perfshire ne vorbullin e hulumtimit te te vertetave qe i ka pare
si te rendesishme dhe shqiptimit te tyre ne formen e vertetesise
artistike. Ideja themelore qe u shqiptua ne vellimin e pare te
tij ishte se ambienti jetesor e kombetar ishin vlera sublime qe
participonin ne integritetin shpirteror te njeriut. Poezia "A
vdiq humanizmi" e perfshire ne vellimin "Ne fund te veres", e
paralajmeronte qarte dhe ashper fillimin e nje procesi te
shperberjes se atyre vlerave e rrjedhimisht edhe fillimin e
preokupimit te ketij autori me nyjat e disekuilibreve emocionale
e shpirterore te njeriut shqiptar. E fiksuar ne vellimin "Ma qet
gjuhen" ne kontekstin e te ndodhurave historike, dhe ne nje cep
krejt tjeter te hapesires shqiptare, ne Çameri, shprishja e
ambientit jetesor e kombetar, nuancohet si preokupim i
vazhdueshem intelektual e krijues i Basri Çapriqit. Ne vellimin
"Frutat bizare" tash e shqipton me shume ne nivelin e stresit
dhe te drames personale.
Individi i shkeputur nga ambienti i vet jetesor e kulturor,
shket neper balten e anonimitetit, me identitet te deformuar e
te perdhunuar. Poezia Ikja, qe eshte ne balle te vellimit,
shpalos konfiguracionin e neurozes se individit me identitet te
humbur ne ambientin e huaj. Vargu i kesaj poezie eshte i
ndertuar ashtu qe dalin te ngjizura çastet, idete fikse (
gjysmevargu:ja tash eshte momenti), pershkrimet, gjestet, duke e
krijuar te plote idene e stresit, te frikes dhe te humbjes se
identitetit. Poezia pasuese Dhoma ime ne Londer, e detajizon
edhe me tutje kete rrezik depersonalizimi. Vargjet e fundit, me
ndertimin sintaksor te prozaizimit, shprehin situaten e
individit te derrmuar: ne deren e mbetur hapur thehet drita dhe
pamjet/e shumefishuara te gjymtyreve te mi ne pasqyrat e
montuara/qe rrenojne boten time te fshehur nga/ sheshi e nga
turma/. Permasat e depersonalizimit kane arritur deri atje sa
edhe gjymtyret e trupit te duken te frikshme, dhe qe ikja,
fshehja te jete e kote, ngase procesi degjenerativ e bren
integritetin edhe nga brenda. Njeriu i tille nuk mund ta zgjidh
dilemen se a eshte me mire qe deri sa te kthehet ne Prishtine,
ta mashtroje veten duke e mbajtur simbolin e rojes se shtepise,
pra mbajtjen e fijeve te jetes te lidhura per traditen, apo nje
revolver te rrejshem, per t'u mbrojtur nga e panjohura qe eshte
e barazvlefshme me ate qe eshte e huaj, si ambient, si menyre
jetese dhe si mendesi. (Frika fq.13) Vetmia eshte gjendje reale
dhe psikike e rende qe kerkon shpetimin ne klithmen :"dritaren
lere hapur", e cila perseritet rrafsh 24 here ne 36 vargjet e
poezise me te njejtin titull! Poezia Dhoma ime ne Ulqin, eshte
nje rikthim ne ambientin e pare dhe ne vlerat sublime te tij, ku
rrezaton figura e nenes me pergjerimin dhe perkushtimin e
perjetshem.
eshte evidente se ne keto poezi kane nje denduri fjalet: dera,
dritarja, muri, shkallet, kopshti, pasqyrat, qe behen qendra
kuptimore qe e figurojne me fort mallin per ambientin familjar.
Kjo do te thote se eshte shume intensive prejardhja emocionale e
disa imazheve.
Gjendje stresante e disekuilibra te ndryshem sociale, politike e
shpirterore qe ndodhin ne ambientin qe ka fytyren e atdheut,
Basri Çapriqi ka shqiptuar ne vargjet e tij edhe ne kete vellim
poetik. Retorika bastarde e hipokrite per lirine e atyre qe : ma
sjellin lirine ne pjate dhe thiken ne tryeze/ ma marrin frymen
kur u pelcet levozhga dhe qetesia/, eshte burim i deshperimit
dhe i rezignates. Çrregullimet morale dhe shoqerore, humbja e
gjasave per ta gezuar jeten, pendesa per krimin, vrujojne neper
vargjet e poezive: Striptiz ne Prishtine, Vullneti i popullit,
Vasha nga Lindja prostitute ne Rome, Portret gjaksi te falur,
etj. Fenomenet sociale dhe politike te dhjetevjeteshit te fundit
jane kontekstet tematike te ketyre poezive, mirepo ato nuk jane
pershkruar, nuk eshte dhene ndonje kronologji a faktografi e
tyre, duke e evituar ate rrezik qe e parasheh Adorno kur thote
se ai qe pledon per artin si fakt, e shnderron artin dhe
ideologjine ne nje gje te vetme. Pikat tragjike dhe absurde te
ketyre fenomeneve sociale dhe politike jane veshtruar te
perthyera ne shpirtin e subjekteve. Drama e gjaksit qe i hiqet
ndeshkimi moral per krimin e bere, fillon tek detaji me i
paparashikueshem: atij per te dalur nga ngujimi, i duhen blere
kepucet, ndersa ai nuk e di sa duhet te jete numri i tyre!
Distiku: nje mije vjet kepuce s'kishte mbathur/ sa s'plasi e tha:
1990 numri ta zeme/ e krijon figuren e spirales tragjike te
gjakmarrjes e te ngujimit dhe e kontekstualizon nje pike kohore
qe merr te shenoje mbylljen e asaj spiraleje tragjike. Figura e
gjaksit merr permasa mitike; del nga humnera e mijevjeçarit dhe
e njejteson vitin e rifitimit te lirise me numrin e kepuces.
eshte nje prerje e forte ndermjet logjikes se ligjerimit te
zakonshem dhe logjikes se ligjerimit poetik, qe i jep ngarkese
semantike dhe bukuri artistike kesaj poezie. Prostituta nga
Lindja nuk eshte e detyruar te jete anetare e partise se
klienteve te saj dhe ky fakt perben dallimin esencial ndermjet
lirise dhe jolirise. Vargjet: ketu qendron dallimi esencial/ dhe
pike/ boona note/ fokusojne epersine morale te saj dhe
ironizimin qe rezervon per te tjeret, qe prape ka te beje, ne
fakt, me nje triumf te logjikes se ligjerimit poetik. Kjo eshte
nje prirje qe i eshte afruar shnderrimit ne parim krijues tek ky
autor.
Basri Çapriqi e ruan shprehjen poetike nga intonimi triumfalist
dhe nga retorika vulgare, duke iu permbajtur asaj qe ka thene
vete per Shejmus Hinin: " Nuk ka force destruktive qe e shtyn
shkrimtarin fisnik te fjales humane te militarizoje gjuhen si
mjetin kryesor te ekzistimit te vepres artistike".
Fati i ndriçuesve shpirterore te njerezimit e te kombit ka
gjetur nje aktualizim te ri ne vellimin Frutat bizare. Prometheu
do te mbijetoje luften me zotrat po do t'i dale pune tjeter: Ai
do te çmendet kur te vdesin zotrat/ do te flake zjarrin nga
njerezit e ndezur/ ashtu i zgjidhur do te na le ne te zeza/ dhe
femijet me faqe gace te djegura/ Kush i lexon sot keto vargje
dhe nuk i ringjallet pamja e trishtueshme e njerezve te djegur e
te gjymtuar ne vorbullin e rebelimit iracional ne Shqiperine e
diteve tona? Poeti trupezon idene poetike se jane helmet e
hershme, eshte e keqja brenda njeriut qe i shkakton Prometheut
ate perseritshmeri te fatit ndermjet shpetimtarit e te
ndeshkuarit. Ne poezine Virusi i terbimit, te botuar me 1986 tek
vellimi Ne fund te veres, jane edhe keto vargje: Prof. Dr. Rifat
Frasheri/ beri nje zbulim mikrobiologjik/ ne mbarim te shekullit
te kaluar/ ne fillim te ketij shekulli/ konstatoi se njerezit
dhe kafshet/ terbohen nga i njejti virus/ zbulim yni origjinal/.
Nje perplotesim i kontekstit per prejardhjen endemike te
destruksionit, te iracionalitetit dhe te prirjes per
veteshkaterrim. Poezite Lasgush Poradeci, Vdekja e poetit (Mirko
Gashit), dhe Lindja e poetit (Ali Musajt) jane shqiptime te
dhimbjes per moskuptimin dhe mosvleresimin ndaj ndriçuesve
shpirterore. eshte nje nderlidhje, nje konstante e moskuptimit.
Si per ta shpalosur edhe me fort kete absurd, ketu jane
perfshire edhe poezite Punetoret fizike te komunales dhe Lemi
i argateve, ku mjerimi social, moskuptimet dhe padrejtesite
sociale rrotullohen si dhembezore te çrregulluar dhe me
rrezikshmeri te larte per fatet e shoqerise dhe te kombit.
Ne vellimin Frutat bizare Basri Çapriqi vazhdon te inkuadroje ne
tekstin poetik nje leksik dhe nje sintagmatike qe vjen nga fusha
e disiplina te ndryshme te realitetit te sotem, te cilat
nostalgjikeve te poezise se paster mund t'u duken te ashpra,
trup i huaj ne poezi. Nga kjo pikepamje ai eshte nje poet me
prirje te forte urbane. Bartjet e vargjeve ne disa tekste
poetike, qe ne planin sintaksor nganjehere duken si proza
poetike, e afirmon shumesine e mundesive te leximit te tekstit,
ballafaqimin dhe opozicionin e asociacioneve si dhe
virtuozitetin shprehes te gjuhes poetike. Perseritja e fjaleve,
gjysmevargjeve apo edhe vargjeve, inkuadrimi i fjaleve te urta
ne kontekste semantike ironizuese, krijon nje shtrese te veçante
intonative e semantike, duke nuancuar ligjerimin e duke e rritur
mundesine e shpalosjes se kuptimeve poetike. Nje ekzemplar i
veçante dhe antologjik i ketij fahu eshte poezia Sizifi.
Basri Çapriqi me kete vellim perfundimisht legjitimohet si
kerkues i te vertetave te perhershme te jetes kombetare dhe si
mjeshter per kumtimin e tyre me nje shprehje qe e ka te mbrujtur
ne vete vertetesine artistike. Nganjehere zbulimet e te
vertetave artistike te tij duken si te kishin qene aty prane
syrit e mendjes sone. Pikerisht ashtu siç thote Lotman: "Ne
tekstin e mire çdo gje perceptohet si te jete krijuar ad hoc".
Prapa kesaj pershtypjeje qe le teksti tek lexuesi, mbetet
gjithkahnaja e drames kombetare e njerezore, puna e mundimshme
per shqiptimin e saj dhe dilemat e perhershme te poetit.
Per hir te tyre, gjithmone ia vlen te shkohet me tej.
Ne Prishtine,
15 Prill 1997
|