Jam bindur me dhimbje se Menduh
Thaçi historine dhe te kaluaren kombetare e kupton si perralle,
qe duhet te zbukurohet ashtu si ia ka endja ta degjoje e jo
ashtu si eshte ajo realisht. Politiken ai e kupton dhe e perdor
si manipulim me faktet, kulturen e kupton si ideologji kombetare
totalitare, aktualitetin si konspiracion planetar, ndersa
moralin si lecke per nje perdorim. Me nje person te tille debati
eshte i padobishem, sepse ai as nuk dine, as nuk merr vesh.
Trakti i dyte partiako-propagandisitk i Menduh Thaçit, me titull
qe te kujton nje kenge popullore tetovare, (kam nje molle e kam
nje dardhe), zbulon autorin e saj ashtu si ai njihet ne te
vertete, i ceket, arrogant, vulgar. Ne traktin e pare, me te
vertete ndihej nje shprehje pak me e permbajtur, ndersa ne kete
te dytin, del sheshit vulgariteti i te menduarit menduhçe.
Prandaj, per kete traktin e dyte jam i sigurte se ai eshte
autori vertete, pra, Menduh Thaçi dora vete, politikani
gojeprishur, qe kur nuk ka ide dhe argumente, se paku e ka gojen
plot fjale te ndyra. Ky nderrim i dukshem i stilit, edhe ne
rrethanat qe teksti i pare te kete qene teresisht autorial, i
Menduhit, ne fakt e zbulon krizen e personalitetit te njeriut qe
ka qene gjate nen trysnine e stilit te dikujt tjeter, aq sa ka
filluar te mendoje e te shkruaje sipas skemave te tij, por qe ne
raste te veçanta, nuk e permban veten dhe i kthehet vulgaritetit
te pare.
Mund te rrija ne politike krejt i patrazuar
Edhe pse me duhet te polemizoj me te, per te denoncuar
manipulimet qe ai ben, kete gje e bej pa deshire, sepse e di qe
ai nuk i pranon argumentet. Prandaj, ne kete debat edhe jemi te
pabarabarte, sepse Menduh Thaçi perdor manipulimin,
interpretimin hileqar e propagandistik, ndersa une jam i
detyruar te kufizohem vetem ne argumente dhe ne interpretimin
logjik te tyre. Por, jane lexuesit ata qe e meritojne angazhimin
e metejshem ne kete polemike, qe te ndriçohet deri diku e
verteta e ketij sherri, sepse te vertetat e patentuara sipas
teorive xhaferiste/thaçiste te konspiracionit planetar kunder
shqiptareve, jane hutuese dhe terrorizuese per ta.
Cektesia e te menduarit menduhçe ne kete traktin e dyte shihet
edhe ne kompozimin e tij me pika, si te ishte fjala per nje rend
dite qe ai ua dikton aktivisteve te partise se tij. Por, ky
thjeshtezim ka te beje me paaftesine e tij qe te mendoje me
koncepte, me terme e me ide koherente, keshtu qe i duket se
pikat e rendit te dites ia zgjidhin problemin. Por, edhe
zgjedhja dhe radhitja e tyre eshte manipulative dhe keqdashese
fund e krye. Ne reagimin tim une qarte e kam thene se nuk dua
ti komentoj rivalitetet partiake te shqiptareve ne Maqedoni,
duke perfshire ketu edhe reflektimet e mundshme te aktiviteteve
te caktuara. Madje as iftarin ne sheshin e Tetoves, i cili ne
nderkohe eshte mbajtur edhe ne Prishtine dhe asgje e keqe per
Kosoven dhe per shqiptarine nuk ka ndodhur. Bash e kunderta ka
ndodhur. Ka qelluar qe keto dite, edha pas iftarit te mbajtur ne
Prishtine, jane shtuar zerat e diplomateve dhe te mediave
perendimore qe angazhohen per pavaresine e Kosoves. Me kete
vertetohet plotesisht ajo qe kam pohuar edhe me pare dhe qe ne
te vertete e dine te gjithe njerezit qe mendojne racionalisht,
se statusi i Kosoves varet nga agjenda gjeopolitike e
gjeotrategjike e strukturave euroatlantike dhe nga realizmi i
qytetareve te Kosoves dhe i elites se tyre politike ne kuader te
ketyre zhvillimeve.
Bile, edhe sivellezerit e Menduh Thaçit te paranojes nga Islami
dhe nga Turqia ne Kosove, nuk kane pasur fare reagime ndaj
iftarit ne Prishtine, sepse e kane kuptuar se perrallat
konspirative me nuk i degjon askush.
Ne piken dy te traktit te vet, Menduh Thaçi e rikthen vemendjen
te angazhimi im politik i kaluar, duke shprehur kenaqesine
perverse qe kam deshtuar ne perpjekjet e mia fisnike per
unifikimin e faktorit politik e ushtarak shqiptar gjate luftes
dhe ne arritjen e nje bashkerendimi me te cilin do te
perballohej me me pak pasoja katastrofa e vitit 1999 dhe
tragjedia e dhunes politike e nderetnike e pasçlirimit. Asnje
njeri qe e ka dashur dhe e do Kosoven nuk do te duhej te gezohej
per deshtimin e asaj perpjekjeje. Ndersa, po te doja te rrija ne
politike e te mirresha me kontrabande cigaresh e nafte, me
servilizem e me demagogji, me manipulime e akuza te pista ndaj
kundershtareve politike, do te mund te rrija aty krejt i
patrazuar, si jo pak politikane ne Kosove e ne Maqedoni, qe jane
bere sinonim i kontrabandes, ndersa shtiren si te pergjeruar per
çeshtjen kombetare. Natyrisht qe do te mund te rrija edhe si
opozitar qe flet e nuk i ka peshe fjala, por zgjodha largimin,
per tiu perkushtuar teresisht puneve profesionale, studimit dhe
krijimtarise artistike, te cilat ne vitet nentedhjete, per shkak
te angazhimeve te medha ne levizjen politike shqiptare ne Kosove,
i kisha vu ne plan te dyte. Dhe nuk e kam ndermend te kthehem ne
politike, sepse projektet e deshtuara te shume partive ne
hapesiren shqiptare, degradimi politik dhe moral i shume
lidereve, e kane bere te qarte dobesine e organizimit, krizen e
moralit dhe ndikimin enorm te faktoreve te huaj ne politikat
tona kombetare.
Ideja qe te fshehet perkatesia fetare islame, eshte naïve dhe
idiote
Ndersa, lidhur me identitetin kombetar, Menduh Thaçi ne kete
traktin e dyte thellohet edhe me shume ne gabime, aq sa
identitetin tone kombetar e sheh ne kontekstin e ngjarjeve te 11
shtatorit! Nuk e kuptoj se çfare lidhjesh ka ndermjet ketyre dy
gjerave, perveç nese sugjerohet qe nen trysnine e te dytes, te
fshehet ose te zbehet shtresa i identitetit kombetar qe lidhet
me vlerat islame. Ne fakt, bash kete e sugjeron Menduh Thaçi,
kur ne kete funksion e permend edhe kerkesen e Vatikanit per te
perfshire ne preambulen e Kushtetutes Europiane vleresimin e
fundamentit kristian te kontinentit tone. Vatikani, Polonia e
Spanja dhe kushdo tjeter, mund te kene kerkesa krejt legjitime
te kesaj natyre, po edhe me kushtin qe ato te realizohen, askush
nuk ka te drejte te kerkoje nga shqiptaret qe te heqin dore nga
nje shtrese e fuqishme dhe aktive e identitetit te vet.
Identiteti kombetar i formesuar neper shekuj, nuk eshte si puna
e nje konkluze partiake, qe arrihet fet e fet dhe behet
obligative me dhune edhe per ata qe nuk e kane firmosur. Dhe
tjetra: pse kombe moderne si polaket e spanjollet, kerkuakan
shtresen e identitetit fetar kristian ne identitetin e vet
kombetar dhe europian? Apo mos na sugjerohet ne se keto kerkesa
mund te jene legjitime per ata, ndersa per ne nuk jane te
lejueshme? Prej kujt duhet te marrim leje ne qe te shprehim
identitetin tone kompleks, ne te cilin kane ndikuar fuqishem ne
te kaluaren dhe ndikojne fuqishem edhe sot, edhe perkatesia
fetare e krishtere edhe ajo islame? Mos na sugjeroni receta te
tilla, sepse keto nuk jane per njerezit dhe kombin qe e ka
identitetin e formesuar tashme dhe nuk kane krize te tij. Ne
shqiptaret jemi nje komb i formesuar, me perkatesi fetare te
ndryshme, por qe jane te shprehura me harmoni fetare te njohur
per te gjithe. Ne kete mes, edhe ne shqiptaret qe i perkasim
besimit islam jemi europiane aq sa edhe europianet e tjere, bile
entuziaste me te medhenj se sa euroskeptiket e shumte te
kontinentit. Ideja qe te fshehet perkatesia fetare islame, per
te qene gjoja europiane, ose per te na pranuar Europa, eshte
naïve dhe idiote. Prandaj, kam konkluduar, sipas nje rrjedhoje
logjike, se kushdo qe kerkon fshehjen e kesaj shtrese te
identitetit tone, te rrenjosur dhe aktive, sugjeron islamofobine
e Europes. Edhe sikur islamofobia e Europes te jete nje fakt i
mireqene, gje qe po e perseris se nuk eshte, se paku jo pjesa
liberale saj dhe jo ne masen sa e trumbeton paranoja e Menduh
Thaçit, prape se prape kjo nuk e lejon askend qe te na kerkoje
te heqim dore nga besimi yne dhe nga vlerat kulturore e
kombetare, qe jane perftuar edhe nepermjet tij.
Nje bote shqiptare e harruar per nje kohe te gjate
Prirja per falsifikim ordiner e Menduh Thaçit del per lendine
veçmas kur pushtohet nga zjarri patriotik per te mbrojtur ata qe
une nuk i kam sulmuar, Gjon Buzukun, Pjeter Bogdanin, nene
Terezen. Keta emra i kam permendur ne nje kontekst te qarte:
kutet e dyfishta per vleresimin e kontributeve te pesonaliteteve
dhe te veprave ne boten shqiptare. Por, Menduh Thaçi perpiqet te
falsifikoje, sepse ne kete fushe ai gjendet me mire. Perndryshe,
vertet nuk e kuptoj :fare lidhjeje ka nje person qe ka lene
pergjysme studimet per mjekesi me vleresimin e vepres se Gjon
Buzukut, te cilen me veshtiresi e lexojne edhe filologet? Si
mund te me tregoje mua nje politikan avdall se çfare vlerash ka
per gjuhen shqipe vepra Meshari dhe ajo qe quhet letersi e
vjeter shqipe, e cila jo rastesisht ka lindur ne periudhen e
Kunderreformes dhe te cilen une e studioj me sukses te dukshem.
Pra, nuk eshte qe vetem e lexoj, po edhe e studioj, me
perkushtimin e duhur. Apostrofimin e atyre autoreve te vjeter e
kam bere per te treguar shmagien e autoreve dhe personaliteteve
shqiptare te proviniences islame. eshte nje bote shqiptare e
rrenuar, e harruar per nje kohe te gjate, por qe pret te
zbulohet e te ridimensionohet ne te ardhmen, duke e pasuruar
mozaikun e kulturen sone kombetare. Pa kontributin e shume prej
atyre figurave, shkrimtare, politikane, patriote, luftetare,
hoxhallare, ushtarake, biznesmen, etj., levizja politike dhe
kulturore shqiptare nuk do te mund te mbahej ne kembe dhe nuk do
te rezultonte me krijimin e kombit shqiptar dhe te kultures
kombetare. Njerezit e paditur ose keqdashes si puna e Menduh
Thaçit, e ngaterrojne Perandorine Osmane ose komune e Bajram
Pashes me Islamin si Shpallje Hyjnore. Shqiptaret e besimit
islame ne Perandorine Osmane, pas reformave te Tanzimatit,
bashke me bashkekombasit e tjere, u çuan ne kryengritje e ne
luftera çlirimtare, por ata nuk hoqen dore nga feja e tyre,
sepse ata e dinin qe Islami nuk ishte prone e Perandorise, po
ishte Shpallje Hyjnore, e zbritur si meshire nga zoti i Boterave
per te gjithe njerezimin e per te gjitha kohet. Dhe e ben
Lidhjen e Prizrenit, i ben kryengritjet e medha te viteve
1910-1912 dhe e ben shtetin shqiptar, natyrisht bashke me te
gjithe patriotet e tjere shqiptare, por me kontributin madhor te
vete atyre. Tash nuk eshte zor te dihet se a prezentohet
realisht kjo e vertete ne librat e historise, ne letersi e ne
kulture, apo e tera eshte reduktuar ne disa figura dhe ne disa
ngjarje, qe me te shumten nuk jane perfaqesueset tipike dhe
vendimtaret e kesaj historie, kulture dhe ketij identiteti
kombetar. Shmangia eshte bere me motive gjoja vesternizuese,
europianizuese, me synim qe te harrohet historia peseshekullore
e shqiptareve nen sundimin osman, duke memorizuar prej saj vetem
te keqiat. Ne kontekstin e kesaj prirjeje dhe praktike te
fshirjes se vlerave me prejardhje islame jane permendur Buzuku,
Bogdani e nene Tereza, e jo per ti zhvleresuar ashtu siç
perpiqet paturpesisht te falsifikoje Menduh Thaçi. I teri ky
falsifikim i tij e ka shpjegimin e qarte kur ai thote: Une
veproj ne kontekstin politik dhe perdori vetem argumente
politike. Nuk e marr vesh si mund te jipen gjykime per vlerat e
Mesharit te Gjon buzukut me argumente politike! Ama, argumentet
e Menduh Thaçit jane tipike makiaveliste, sipas te cilave
qellimi e arsyeton mjetin. Pra, ben edhe te genjehet, te
falsifikohet, vetem qe te arrihet qellimi, fshehja e te vertetes
dhe mashtrimi i opinionit publik. Ja nje tjeter shembull nga
arsenali i falsifikimeve ordinere te Menduh Thaçit: Me siguri
je i vetedijshem se ne kete vendim (bombardimin e NATO-s ndaj
caqeve ushtarake ne Serbi, sqarim imi), ka ndikuar absolutisht
me shume vepra e humanistes se madhe shqiptare Nena Tereze sesa
palljet nebuloze te haxhjiqamileve te ndryshem. Me te vertete,
ky pohim eshte i pasakte. Ne vendimin per intervenim te NATO-s
eshte thene qarte se kjo behet per te penguar katastrofen
humanitare, dhe kjo ka ardhur pas refuzimit te Millosheviqit qe
te firmoste Marreveshjen e Konferences se Rambuje/ Parisit.
Duke lexuar gjera te tilla nga pena e Menduh Thaçit, kaq
iracionale, kaq fantaste, behem pishman qe mirrem me kete
person, i cili nuk di se çka flet. Pas kesaj zjarrmie e te
foluri perçarte, nuk do te habitesha nese ky person i rekomandon
ekipit negociator te Kosoves qe te hyjne ne procesin e veshtire
te negociatave per statusin e ardhshem te Kosoves, me duar ne
xhepa, por me te vetmin argument politik se na takon pavaresia
meqe jemi bashkekombas te nene Terezes!
As qellimi i mire nuk e arsyeton mjetin e keq
Pefundimisht, jam bindur me dhimbje se Menduh Thaçi historine
dhe te kaluaren kombetare e kupton si perralle, qe duhet te
zbukurohet ashtu si ia ka endja e jo ashtu si eshte ajo realisht.
Politiken ai e kupton dhe e perdor si manipulim me faktet,
kulturen e kupton si ideologji kombetare totalitare,
aktualitetin si konspiracion planetar, ndersa moralin si lecke
per nje perdorim. Me nje person te tille debati eshte i
padobishem, sepse ai as nuk dine as nuk merr vesh. Fatkeqesisht
ne historine tone ka pasur politikane qe kane menduar po keshtu
dhe qe dijetareve dhe artisteve u kane urdheruar si te studiojne
e si te shkruajne. Ne edhe sot i vuajme pasojat e atij soji te
politikaneve te dhunshem totalitare, qe me ambiciet e tyre te
semura kane mbjelle ne komunikim cektesine, arrogancen,
vulgaritetin.
Une vertet e kuptoj thellesine e krizes qe po perjeton projekti
politik me te cilin identifikohet Menduh Thaçi, por nuk e kuptoj
pse nuk ka mesuar nje mesim elementar: me politika te gabueshme
nuk korrigjohen pasojat e politikave te gabueshmne. Ato vetem sa
ntrashen. Prandaj, yryshi me i ri i Menduh Thaçit, kunder
iftareve, kunder tribunave qe nuk jane sipas shijes se
kruzhokeve te tij partiake dhe pergjithesisht kunder perjetimit
paqesor nga besimtaret te muajit te bekuar te Ramazanit, eshte
nje gabim i ri. Me kete yrysh mund te hutohen edhe anetaret e
vete PDSH-se, ndersa ne anen tjeter, nuk fitohet besimi nga
faktoret nderkombetar, te cilet e kane nxjerre leksionin nga
idete dhe iniciativat konsiprative xhaferiste-georgieviste per
ndarjen Maqedonise, para vitit 2001. Ato nuk kane qene projekte
per shtete etnike, (si mund te krijohej shtet etnik shqiptar,
kur Shqiperia dhe Kosova deklaroheshin haptas kunder çfaredo
aranzhmani te ndarjes se Maqedonise), por projekte per vazhdimin
e kasaphanave dhe per gjymtimin perfundimtar te shqiptareve. Per
disfatat e politikave patiake konspirative, nenkreu i PDSH-se,
Menduh Thaçi fajin duhet ta kerkoje te vetja e vet, e jo te
besimtaret paqesor, te cilet nuk ia mendojne askujt nje te keqe.
Zot i Gjithemeshirshem, ruana nga politikanet qe e kane
aventurizmin dhe manipulimin norme te sjelljes!
|