Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Dr. Milazim Krasniqi
Suksesi i Garantuar (Keshille per te rinjte)
Synim i çdo njeriu eshte qe te kete sukses ne jete. Prandaj, secili njeri ben perpjekje, qe te arrije sukses: ne shkolle, ne pune, ne dashuri, ne sport, ne studim, ne familje, ne jete pergjithesisht. Por, nuk mjafton te kemi deshira dhe te bejme perpjekje. Deshirat dhe perpjekjet tona duhet te jene te harmonizuara me qellimin e mire. Qellimi i mire eshte nese ato deshira dhe ato perpjekje behen duke pasur para sysh udhezimet dhe obligimet qe ka caktuar Zoti per njerezit.
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e islamit

Per me teper shkrime nga Dr. Milazim Krasniqi, kliko Ketu!

Jepe lajmin vet në portalin e lidhjeve shqiptare në AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Shkrim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi
Duhanxhinj te te gjitha vendeve - Mjaft
Eurokomesari Bern, po te dinte se si sillen shqiptaret ne familjet e tyre, ku pine cigare pa pushim ne dhomat e perbashketa me femijet, do te shkulte floket nga trishtimi. Shprehia e perhapur  nder shqiptare, e tymosjes se duhanit aty ku rrine edhe femijet, vertet perben kapitullin me johuman te ketij tregimi.

 

Plani i Komisionit Europian per ndalimin e pirjes se duhanit neper kafene dhe bare ne vendet e Bashkimit Europian, duket se do te kaloje neper mjaft veshtiresi, deri sa te gjeje realizim konkret. Por, procesi i filluar, te pakten kalon neper procedura normale te debateve dhe ecen drejt zgjidhjes. Po qe se behet perpjekje qe ky plan te procedohet per zbatim edhe ne Kosove, ai do te zbulonte distancen qe ka Kosova nga vendet normale europiane. Ne Kosove as qe mund te imagjinohet nje plan qe do te ndalonte pirjen e duhanit, jo vetem ne kafene e bare, po as ne zyra, ne autobus, ne korridore te spitaleve, ne auditoret e fakulteteve e kudo tjeter.

 

Kur veshtrohet spektri i duhanxhinjve ne Kosove dhe tymnaja e kudondodhur, shihet se pirja e duhanit me shume se nje shprehi, eshte nje mani. Duhanxhinj jane krejt spektri social dhe moshor si dhe ai gjinor, qe nga nxenesit e mitur,  grate shtatzena, e deri te pensionistet astmatike.

 

Nuk eshte lehte te evidencohen faktoret qe ndikojne ne kete varshmeri ekstreme nga duhani te nje numri te pazakonshem te njerezve. Disa thone se jeta e gjate nen presion e stres social e politik ka pasur ndikimin e vet. Por,  pas shmangies se ketij faktori, gjendja mbase me shume eshte perkeqesuar. As mungesa e informimit pr rolin demtues te duhanit nuk mund te quhet nje faktor, sepse me vite te tera megjithate ekziston nje informim serik per demin qe shkakton duhani per shendetin e njeriut.

 

Pra, mbetet qe ka me shume nje element te subkultures, ne formen e perjetimit te  duhanit si realizim i identitetit personal. Nuk e thone kot duhanxhinjte veterane se duhani per ta eshte shoku me i mire. Kesisoj, duhani perjetohet si faktor me rol kompensues per vetmine dhe per deshtimet e ndryshme. Prej kendej, ky perjetim eshte shnderruar ne reagim jo vetem psikologjik po edhe subkulturor.

 

Komesari europian per shendetesi, Dejvid Bern, duke mbrojtur planin e tij per ndalimin e duhanit ne kafene dhe bare, i ka dhene atij aspektin shendetesor, pra mbrojtjen e shendetit te te punesuarve ne ato lokale. Dhe, e verteta eshte se viktimat me te pafajshme jane ata qe quhen duhanxhinj pasive, pra qe i ekspozohen nikotines pa vullnetin e tyre.

 

Eurokomesari Bern, po te dinte se si sillen shqiptaret ne familjet e tyre, ku pine cigare pa pushim ne dhomat e perbashketa me femijet, do te shkulte floket nga trishtimi. Shprehia e perhapur  nder shqiptare, e tymosjes se duhanit aty ku rrine edhe femijet, vertet perben kapitullin me johuman te ketij tregimi. Organizatat qe mirren me mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne Kosove, do te duhej te  mirreshin edhe me kete aspekt te problematikes, ne menyren me energjike te mundshme.

 

Por, edhe Kuvendi i Kosoves nga ana e vet, nuk duhet te ngelet jashte angazhimit per krjimin e kuadrit ligjor, qe mbron qytetaret kosovare nga dhuna e duhanxhinjve ne hapesira publike.

 

Eurokomesari Bern ka thene se ne vendet e Bashkimit Europian, duhani luan rolin kyç ne rastin e vdekjes se 500.000 njerevze ne vit. Ai se paku e ka nje pasqyre te pasojave te kesaj shprehie, qe shnderrohet ne helm vetevrases per veten dhe vrases per te tjeret. Ndersa, ne Kosove askush nuk e di numrin e te atakuarve dhe te te demtuarve nga duhani.  Dhe as qe ka iniciativa qe kesaj manie te demshme kolektive, te shitur si veterealizim personal ne syte e te tjereve, t’i gjendet nje alternative e mirefillte kulturore dhe nje pengese efikase ligjore. 
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
Tjera aktuale nga Dr. Milazim Krasniqi
Dy intervista nga Dr Milazim Krasniqi

Te nderuar miqe dhe lexues,

"AlbaNur" ne web faqen e Milazim Krasniqit per ju enkas risjelle dy intervistat e tij intersante ne lidhje me aktualitetin e politikes shqiptare...

 

Interviste me shkrimtarin kosovar Milazim Krasniqi

 

Intervista e Dr. Milazim Krasniqi per revisten Vepra

Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit

Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes

Pse i mbron Peterseni shperdoruesit e UNMIK-ut
A do te ndodh deklanizimi i politikes Kosovare?
Nje shoqeri qe po asfikohet nga letargjia
Pse nuk ekzistojne lexuesit shqiptare?
Nje Levizje ushtarake - model per ndryshime
Nacionalizmit serb i duhet terapi me efikase
Duhanxhinj te te gjitha vendeve - Mjaft
Shqiptaret vriten mes vete apo jo?
Varreza masive ne Batajnice
Si po fryen Koshava ne drejtim te Kosoves?
E ardhmja e Kosoves me eliten e vet te re politike

Cka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro

Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster