Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Dr. Milazim Krasniqi
Suksesi i Garantuar (Keshille per te rinjte)
Synim i çdo njeriu eshte qe te kete sukses ne jete. Prandaj, secili njeri ben perpjekje, qe te arrije sukses: ne shkolle, ne pune, ne dashuri, ne sport, ne studim, ne familje, ne jete pergjithesisht. Por, nuk mjafton te kemi deshira dhe te bejme perpjekje. Deshirat dhe perpjekjet tona duhet te jene te harmonizuara me qellimin e mire. Qellimi i mire eshte nese ato deshira dhe ato perpjekje behen duke pasur para sysh udhezimet dhe obligimet qe ka caktuar Zoti per njerezit.
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e islamit

Per me teper shkrime nga Dr. Milazim Krasniqi, kliko Ketu!

Jepe lajmin vet në portalin e lidhjeve shqiptare në AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Shkrim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit
 

Lehtesia e padurueshme e intolerances

 

Fakti qe ne Kosove ka nje popullsi muslimane, e cila e manifeston identitetin e vet fetar, nuk mund te zhbehet. Perveç nese rikthehen metodat e komisareve dhe te policeve te dikurshem komuniste. E meqe kjo nuk eshte e mundur, atehere zgjidhja optimale eshte toleranca dhe respektimi i te drejtave dhe lirive fetare te te gjithe qytetareve te Kosoves. eshte e sigurt se nese nuk respektohen keto liri dhe te dreja, nuk do te respektohen as lirite dhe te drejtat e komuniteteve te tjera etnike, bile as lirite politike. Sepse intoleraca ne fakt eshte si Bajlozi i balades shqiptare: perdite kerkon nga nje viktime te re.

Hapja e temes se respektimit te te drejtave dhe te lirive fetare ne Kosove do te ndodhte nje dite, edhe pa tematizimin drastik qe iu be nje perkthyeseje te OSBE-se, per faktin se mban ne koke nje shami qe e identifikon si muslimane. Ndoshta ky rast edhe eshte i mireseardhur per te reflektuar e gjithe shoqeria jone mbi kete teme, qe eshte realitet por per te cilen flitet me druajtje te tepruar.

Ndersa, e keqja e ketij rasti eshte se debati ka filluar nga nje pike polarizuese dhe me tone teper te ngritura te dy paleve, e veçmas nga pala qe ka synim te beje avokatine e “perkatesise europiane te shqiptareve”, ne nje terren ku kete gje nuk ua kerkon askush.

Debati me tone normale dhe me tolerance maksimale, vertet eshte i domosdoshem, nese duam qe te mos prodhoje frustrime dhe provokime.

Ndera, ata qe kujtojne se kjo çeshtje mund te zgjidhet me nje skandal ose me nje dekret vlene ta kujtojne historine e dhimbshme qe kane prodhuar ne Kosove komisaret dhe policet ne vitet e para pas Luftes se Dyte Boterore, kur paten ndermarre aksionin e heqjes me dhune te mbuleses se grave muslimane. Ajo dhune administrative- policore e regjimit komunist jugosllav, pati prodhuar trauma te renda ne shume familje shqiptare per shume vite. Prandaj, duhet t jete e qarte se dekretimi i ndalesave nga ana e komisareve, do te ishte sherbimi me i keq qe mund t’i behet tolerances nderfetare dhe vete respektimit te lirive dhe te drejtave fetare dhe njerezore ne Kosove.

Debati i hapur aksidentalisht, ne fakt ka te beje me standardet e lirive dhe te drejtave qe kane qytetaret e Kosoves. Ne kete kontekst shtrohet nje pyetje praktike: a kane te drejte muslimanet (vetem ata qe duan te jene te tille), qe te shprehin identitetin e vet fetar, apo per ta eshte rezervuar ndonje status tjeter? Nese pranohet qe ne kontestin e lirive te pergjithshme te njeriut ne Kosove, njerezit mund te deklarohen edhe si muslimane, atehere kjo do te thote se pranohet qe muslimanet mund t’i zbatojne rregullat qe i konsiderojne si obligative per besimin e vet.E keto rregulla nuk mund t’ua percaktojne njerezit e besimeve te tjera dhe as ateistet. Rrjedhimisht, nje femre muslimane nuk mund t’i ndalohet, as me mjete politike, as administrative e as policore, e drejta qe te mbaje shami ne koken ose ne krahet e vet, ne rast se feja islame nuk eshte e ndaluar.

Por, kundershtaret e kesaj te drejte fetare sjellin pseudoargumenta politike dhe patriotike. Ata duan qe te plasojne idene qe shqiptaret e Kosoves duhet te rrafshojne identitetet fetare dhe te paraqiten, (me e sakta eshte te thuhet te shtiren), me pamje monolite, mundesisht antiislame, si ne nje njeshkolone te komanduar rrepte.. Ky koncept per popullin si plotesisht monolit mbi nje ide antifetare, ne fakt eshte koncepti themelor i kombit socialist ose i njeriut te ri socialist. Perndryshe ne realitetet jetesore, secili popull ka nje larmi shumeplaneshe, qe nga ajo gjinore, moshore, sociale, arsimore, po edhe fetare, e cila ne situata te ndryshme, paraqet edhe potenciale konfliktualiteti (rasti i rlandezeve). Por, rrafshimi i atyre larmive me kerkesen per monolitet nuk eshte i mundur, perveç se me anen e dhunes, te spastrimit etnik dhe te gjenocidit.

E drejta, parulla e popullit monolit do te thote i drejta e sundimit te nje grupi mbi te tjeret, sikunder ka qene praktika e ateisteve ne periudhen e sistemit komunist.

Perndryshe, shpjegimi i fatit te Kosoves me pseudoargumentat politike dhe patriotikee qe u degjuan ne debatin qe u hap keto dite lidhur rastin e perkthyeses se OSBE-se, e ku dominon teza se mbulesa islame e nje perkthyeseje paraqet rrezik per imazhin e Kosoves, vertet eshte nje shpjegim naiv. Edhe SHBA-te edhe institucionet euroatlantike e kane pasur te qarte perkatesine fetare te shqiptareve te Kosoves para se te intervenonin ne Kosove. Gjithe bota ka regjistruar pamjet e grave shqiptare, duke u deportuar me dhune nga Kosova, e ku shume prej tyre kishin shami ne koke. Por, askush ne SHBA dhe as ne Europe nuk ka kushtezuar ndihmen me heqjen dore nga perkatesia islame e ketyre banoreve.

As sot dhe as ne te ardhmen nuk a gjasa qe te behen kushtezime te tilla. Kushtezimet qe i behen shoqerise dhe insttucione ve kosovare, ne formen e standardeve, synojne pikerisht rritjen e tolerances se pergjithshme ne vend, duke perfshire edhe tolerancen nderfetare dhe nderetnike, pastaj demokracine dhe respektimin e te drejtave te pakicave, krijimin e institucioneve funksionale dhe luftimin e fenomeveve negative ne shoqeri. Mos ta rreje mendja asnje patriot qe gjen rastin te shfryje intolerance antiislame, se ka terheqje te komunitetit nderkombetar nga keto standarde edhe nese bash te gjithe i heqim shamite e kapelat dhe bile edhe nese ecin vetem ne breke neper rruge e neper institcione. Propagandimi se gjoja Perendimi nuk i don shqiptaret e Kosoves per faktin se kane si shumice perkatesi islame eshte nje alibi e rreme. Perendimi ka nje projekt global te luftimt te kontrabandes, krimit te organizuar, trafikut te qenieve njerezore, te korrupsionit, te intolerances nderetnike, te ekstremizmit dhe te terrorizmit nderkombetar. Ky projekt perfshine shoqeri e shtete te besimeve te ndryshme e te kontinenteve te ndryshme. Fjal avjen, kubanezet, nuk jane te preferuarit e SHBA-ve dhe te Perendimit, edhe pse jane te krishtere me sa jane te tille talibanet e Afganistanit, ose komunistet e Korese se Veriut. Prandaj, fati i vertete i Kosoves varet se sa shoqeria jone do te plotesoje standardet e miratuara, te cilat do ta benin nje shoqeri efikase, te afte te mbaje veten dhe ku respektohen me perpikeri vlerat e demokracise se sotme. Vete presidenti amerikan Xhorxh Bush, ka deklaruar para disa javesh se Islami nuk eshte ne kontadikte me progresin dhe me demokracine. Ndoshta nuk eshte e nevojshme te kujtohet ketu se Islamin si Shpallje Hyjnore nuk e reprezentojne regjimet diktatoriale qe ndeshim sot ne shumicen e shteteve arabe dhe aziatike.

Nese i rikthehemi edhe nje here rastit te perkthyeses Besa Ismajli per te cilen u propozua qe te perjashtohej nga e drejta e saj qe te kryente punen e perkthyeses per llogari e OSBE-se, do te çmeritemi se çfare ofrojne si zgjidhje partizanet e kesaj “zgjidhjeje”. Nese femrat muslimane perjashtohen nga e drejta e shkollimit ne shkolla publike dhe nga e drejta e punes, atehere do te ndodh kthimi ne zonen e erret te dikurshme te injorances se femres shqiptare. Nuk eshte e zorshme te parashikohet se si ne ate rast do te funksiononte “imazhi europian i Kosoves”. Ne rast se ne vend te nje perkthyeseje te talentuar, qe barte ne koke nje shamni si shenje e identitetit te saj fetar, do te kishim nje femer analfabete, poashtu me nje shami ne koke, si shenje e identitetit te sja fetar, gjasat per europianizim do te ishin pakrahasimnisht me te vogla. Pra, fakti qe ne Kosove ka nje popullsi muslimane, e cila e manifeston identitetin e vet fetar, nuk mund te zhbehet. Perveç nese rikthehen metodat e komisareve dhe te policeve te dikurshem komuniste. E meqe kjo nuk eshte e mundur, atehere zgjidhja optimale eshte toleranca dhe respektimi i te drejtave dhe lirive fetare te te gjithe qytetareve te Kosoves. eshte e sigurt se nese nuk respektohen keto liri dhe te dreja, nuk do te respektohen as lirite dhe te drejtat e komuniteteve te tjera etnike, bile as lirite politike. Sepse intoleraca ne fakt eshte si Bajlozi i balades shqiptare: perdite kerkon nga nje viktime te re.

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
Tjera aktuale nga Dr. Milazim Krasniqi
Dy intervista nga Dr Milazim Krasniqi

Te nderuar miqe dhe lexues,

"AlbaNur" ne web faqen e Milazim Krasniqit per ju enkas risjelle dy intervistat e tij intersante ne lidhje me aktualitetin e politikes shqiptare...

 

Interviste me shkrimtarin kosovar Milazim Krasniqi

 

Intervista e Dr. Milazim Krasniqi per revisten Vepra

Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit

Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes

Pse i mbron Peterseni shperdoruesit e UNMIK-ut
A do te ndodh deklanizimi i politikes Kosovare?
Nje shoqeri qe po asfikohet nga letargjia
Pse nuk ekzistojne lexuesit shqiptare?
Nje Levizje ushtarake - model per ndryshime
Nacionalizmit serb i duhet terapi me efikase
Duhanxhinj te te gjitha vendeve - Mjaft
Shqiptaret vriten mes vete apo jo?
Varreza masive ne Batajnice
Si po fryen Koshava ne drejtim te Kosoves?
E ardhmja e Kosoves me eliten e vet te re politike

Cka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro

Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster