|
Shkrim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi |
|
 |
|
Roli
Islamit ne trojet shqiptare |
Islami nder shqiptare ka tradite disa shekullore, e cila eshte
zhvilluar pa nderprerje qe nga shekulli XV e deri ne ditet tona,
duke ushtruar nje ndikim esencial ne mbijetesen dhe ne
formesimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombetar. Mund te
behen gjithfare hamendesimesh se cila do te ishte rruga jetesore
dhe fati historik i shqiptareve si kolektivitet, po te mbeteshin
jashte rrezes se mesazhit Hyjnor Islam, ne darat e hekurta te
ordodoksise bizantino-greke e serbe, te cilat aq sa eshte pare
ne disa shekuj pushtimi, synonin asimilimin dhe zhdukjen e plote
kulturore dhe etnike te shqiptareve. Pra, po qe se mirret si
pikenisje e vleresimit te perspektives se shqiptareve ne sfondin
bizantino-grek e sllav gjendja ne te cilen ishin ata kur erdhi
me trojet e tyre mesazhi islam, eshte krejt e qarte se ajo
gjendje do te çonte me tutje zvogelimin numerik dhe asimilimin e
vazhdueshem gjuhesor e kulturor te shqiptareve. Mungesa e plote
e deshmive te shkrimeve shqipe, madje mungesa e gjurmeve
kulturore ne shekujve VII- XIV, ku bie edhe sllavizimi i plote i
toponimeve ne trojet shqiptare dhe madje edhe sllavizimi i
patronimeve te vete shqiptareve, zbulojne qarte ate katandisje
etnike, qe vazhdonte pergjate shekujve te sundimeve bizantine e
sllave, e te cilat vetem sa e thellonin asimilimin qe kishte
perhapur romanizimi nga pushtimi i gjate romak qe nga shekulli
II para Isait, a.s. e deri ne shekullin e V pas Isait a.s.
Prandaj, po te vazhdonte ajo tkurrje dhe ai shfytyrim kulturor
nen presionin e sundimit bizantin e sllav, me afermendesh eshte
se asimilimi do te intensifikohej.
Shenje e meshires se Krijuesit
Por, pranimi i mesazhit hyjnor te Islamit nga ana e nje pjese te
madhe te shqiptareve, qe kur rane ne kontakt direkt me te, dhe
veçmas pas Betejes se Kosoves te vititi 1389, e ndali trendin
negativ te tkurrjes e te asimilimit te shqiptareve dhe i dha nje
drejtim te ri zhvillimit te tyre. Pranimi i Islamit nga
shqiptaret, qe pa dyshim eshte shenje e meshires se Krijuesit
ndaj ketij populli, e nderpreu procesin tragjik te shfarosjes e
te asimilimit dhe solli ndriçimin e ri moral dhe shpirteror,
solli nje hov te ri ne zhvillimin e tij demografik e kulturor.
Islami u ofroi shqiptareve te Mesjetes se erret europiane nje
vision te ri per per misionin e njeriut ne kete bote, para se
gjithash duke ua fiksuar ne ndergjejen e tyre te verteten per
njeshmerine e Krijuesit te Boterave. Te ndergjegjesuar nga kjo
aksiome per njeshmerine e Krijuesit, shqiptaret muslimane u
larguan nga konceptimi shizofrenik per Krijuesin. Ky largim nga
konceptimi shizofrenik per Krijuesin u dha nje kompaktesim ne
ndergjegje, i beri me te durueshem e me te qendrueshem ne
furtunat jetesore e historike, qe do te perplaseshin mbi fatet e
tyre si sprove e re e aftesise se mbijeteses fizike dhe
kombetare, pas daljes me perdhune nga ombrella e hilafetit
Islam. Edhe besimi i patundur ne boten e amshueshme, ne Ahiret,
si vazhdimesi e jetes ne nivel dhe ne permbajtje me te larte per
besimtaret qe e gjejne meshiren e Krijuesit te Boterave, u
ndihmoi qe te dilnin nga vorbullat e nihilizmit te te
ashtuquajturit faj fillestar, i cili ushtron ndikim te fuqishem
ne ndergjegjen e te krishtereve. Ndersa, namazi dhe agjerimi i
ramazanit, u sollen atyre shqiptareve qe perqafuan Islamin, nje
botekuptim te ri per adhurimin ndaj Krijuesit te tyre, duke u
edukuar me disipline, durim dhe sakrifice. Edhe praktika e
zekatit u dha besimtareve muslimane nje vizion te ri te
solidaritetit me njeri tjetrin, duke e hequr bamiresine nga
niveli i perkatesise fisnore, e duke e bere ate obligim per hir
te Allahut, ndaj te gjithe nevojtareve. Ky horizont i ri i
bamiresise dhe solidaritetit, ka pasur ndikime pozitive ne
zgjerimin e njohjeve dhe te komunikimeve brendashqiptare, te
cilat me shekuj kane qene te konservuara ne korniza te ngushta
fisnore.
Transformimi esencial: nga pirate ne diplomate
Kesisoj, njohja e shtyllave te Islamit dhe organizimi per shekuj
te tere i jetes ne baze te udhezimeve kuranore, pati ndikim te
fuqishem ne formesimin e individit shqiptar, ne strukturen e
familjes shqiptare dhe pjeserisht te shoqerise shqiptare.
Ndjenja e perkushtimit te individit per familjen dhe farefisin,
respektimi i prinderve dhe i me te vjeterve, lehtesia e
emigrimit gjithandej neper boten islame, afirmimi i premtimit te
dhene si vlere sublime, durimi ne veshtiresi, jane disa tipare
qe kane vulosur karakterin e individit shqiptar, e qe
pavaresisht se jane perzier edhe me shtresa te tjera te vlerave
etike dhe kulturore, ne esence kane prejardhje nga mesimet
islame. Shkalla e pamjaftueshme e injektimit te ketyre vlerave
ne individin shqiptar, ka bere qe disa prej tyre te mos jene
tipike per kete individ, por vetem tendenca te karakterit te tij.
Por, pa ndikimin e fuqishem te Islamit neper shekuj, vetem mund
te supozohet se me çfare cenesh negative do te zhvillohej
individualiteti i njeriut shqiptar, i konservuar ne strukturat
fisnore, dhe çfare drejtimesh do te merrte historia shqiptare,
pa durimin dhe pa maturine me burim islam.
Ne burimet e shkruara nga autore te huaj antike, te cilet kane
pasur kontakte me shqiptaret, me te shumten dominon nje vleresim
negativ per karakterin dhe per organizimin e tyre. Sado qe ne
keto vleresime ka pasur keqdashje te autoreve, nuk mund te
perjashtohet plotesisht objektiviteti i tyre, meqe organizimi
dhe rrezatimi kulturor i ilireve-albaneve/shqiptareve ne keto
periudha historike ka qene shume inferior ne raport me romaket
ne fillim dhe me fqinjet greke e sllave me vone. Nuk duhet
injoruar as fakti se qytetet antike me rrezatim kulturor te
ndjeshem, si Butrinti, Apollonia, Durresi, ne fakt kane qene
koloni helene e romake dhe ne to nuk ka gjurme te shkruara ne
gjuhen ilire-shqipe dhe as aktivitete kulturore te dokumentuara
me prejardhje ilire. Fakti qe keto qytete kane ekzistuar si
enklava ne trojet e ilireve antike dhe te shqiptarvee te sotem,
nuk prodhon vetvetiu argumente per kulture ilire ne to. Ka
shembuj te shumte te ekzistimit te kulturave te tjera ne nje
territor te nje populli tjeter, madje pa ndikuar realisht ne
ngritjen kulturore te popullsise vendese. Qe nga kultura antike
helene e romake ne qytetet e shumta pergjate pellgut te Mesdheut
e deri te kultura perendimore ne truallin e indianeve te
Amerikes.
Si nje kunderpergjigje e inferioritetit kulturor te ilireve ndaj
pushtuesve dhe fqinjve, mentaliteti pirat dhe plaçkites dhe
prirja per rebelime e per konflikte nderfisnore, mbeten si
shenja te identifikueshme te individit dhe bashkesise ilire/shqiptare
neper histori. Ndersa, kjo ka ndikuar ne ngadalesimin e procesit
te formesimit te nje identiteti te qarte, dhe qe do te lente
gjurma konkrete ne histori dhe ne kulture. Fakti qe bashkejeteta
e gjate me greket dhe me romaket nuk ka rezultuar me nje
organizim me te qarte shteteror dhe me nje manifetim te
zhvillimit te identitetit gjuhesor e kulturor, eshte deshmi e
inferioritetit dhe e dezorganizimit. Shkaqet qe numeron
historiografia romantike shqiptare per kete ngecje, jane pjese e
ketij inferioriteti dhe ketij dezorganizimi. E verteta mbetet qe
individi ilir/shqiptar ishte i konvertueshem ne romak, grek e
sllav, duke pervehtesuar edhe gjuhen e kulturen e tjetrit.
Ndersa ne planin e bashkesise, duke mbetur te shtreguar per
lidhjet e ngushta fisnore, iliret dhe shqiptarte per nje kohe
teper te gjate nuk e arriten organizimin, qe do te rezultonte me
krijimin e nje entiteti shteteror dhe nje identitet kulturor te
diferencuar nga fqinjet
Prova te identitetit te tille do te jipeshin me vone, pas disa
shekujsh te jetes nen sundimin osman, ku ndodhi nje transformim
real i jetes sociale, kulturore, fetare dhe kombetare te
shqiptareve. Keta shembuj do te vijne pasi te kete kaluar gati
pese shekuj te sundimit osman, ne te cilin shqiptaret njohen nje
rikonsolidim te brendshem demografik dhe kulturor, pas
shperberjes se gjate nen sundimet romake, bizantine e serbe.
Jane themeluesit e Lidhjes se Prizrenit identifikim i nje
profili te ri te individit shqiptar, qe kerkon realizimin e vet
dhe te fateve te kolektivitetit, me anen e nje angazhimi te
disiplinuar dhe te menduar mire ne sfondin e komplikuar te
zhvillimeve politike, diplomatike e ushtarake te kohes. Pa nje
profilizim te tille ka qene e paimagjinueshme qe te krijohet nje
levizje indipendentiste qe synonte ruajtjen dhe afirmimin e
identitetit shqiptar dhe islam te shqiptareve, ne rrethimin
armiqesor ballkanik, ne moskuptimet tragjike te qeveritareve
osmane dhe te gjeopolitikave antishqiptare dhe antiislame te
shekullit XIX dhe te shekullit XX ne Europe. Kur analizohen me
kujdes biografite dhe bemat e personaliteteve te kesaj levizjeje,
eshte e qarte se ato deshmojne per nje emancipim te individit
shqiptar ne Islam, ku kishte perfituar vlera te larta
organizative nga pervoja shteterore, politike dhe fetare ne
Perandorine Osmane. Fale ketij transformimi dhe kesaj vetedijeje
vepruese islame, edhe u kultivua toleranca e brendshme shqiptare.
Kjo tolerance e brendshme mundesoi integrimin e shqiptareve, te
cilet edhe pse u perkisnin feve te ndryshme, realizuan nje
projekt unik politik dhe nacional. Ky projekt rezultoi me
identifikimin e kerkesave politike dhe nacionale ne vitin 1878
dhe me krijimin e shtetit shqiptar ne 1912. Nga faktet historike
eshte krejt e qarte se barren kryesore te ketij projekti
kombformues e shtetformues, perfshire edhe pasojat ne formen e
gjenocidit serb ne viset veriore pas Kongresit te Berlinit dhe
ndeshkimin e pushtetit turk, qe erdhi si reaksion i detyrueshem,
per shkak te imponimit te diktatit te Fuqive te Medha te kohes,
e ka bartur mbi vete popullsia muslimane shqiptare dhe elita
intelektuale e politike e dale prej saj.
Me keto ngjarje edhe finalizohet formimi i kombit shqiptar dhe i
shtetit shqiptar. Kur mirret si pikenisje gjendja ne te cilen
ishin shqiptaret kur hyne ne Perandorine Osmane dhe nje shumice
e tyre e perqafuna Islamin, dhe gjendja kur dolen prej asaj
Perandorie, eshte e qarte se ne ata pese ndodhi nje konsolidim i
dukshem social, kulturor e politik dhe me kete nje konfirmim i
identitetit kombetar ne sfondin ballkanik. Bash ne ate sfond te
mbushur perplot atavizma dhe konflikte, keto objektiva do te
ishin te paarritshme pa ndikimin e fuqishem te Islamit ne
individin dhe ne bashkesine shqiptare.
Fatkeqesisht, pas pavaresise se Shqiperise me 1912 dhe mbetjes
se shumices se trojeve shqiptare nen sundimet e huaja sllave e
greke, filloi vesternizimi artificial i karakterit te
shqiptareve, gje qe solli ndryshimin e dhimbshem te
individualitetit dhe te sistemit te vlerave me te cilat matet e
mira dhe e keqja, e drejta dhe e shtrembeta, hallalli dhe harami.
Ky deformim mund te shihet me se qarti ne elitat politike
shqiptare te vesternizuara, te cilat u shquan dhe shquhen edhe
sot per qeverisje te padrejta, per shperdorim te pushtetit, per
korrupsion, per servilizim ndaj te huajve dhe per nje varg
dukurish, secila me e keqe se tjetra. Gjendja ne te cilen eshte
sot profili moral i individit politik shqiptar, posaçerisht te
atij qe eshte jashte besimit fetar dhe veçmas jashte besimit
islam, eshte e njohur. Qeveritaret e sotem te Shqiperise
llogariten si nga me te korruptuarit ne rruzullin tokesor, e
edhe tendencat ne Kosove e ne Maqedoni nuk jane inkurajuese.
Individi shqiptar i shkeputur nga ai sistem vlerash morale dhe
fetare islame, qe e mbrujten karakterin e shqiptarit ne shekujt
e pare te perqafimit te Islamit, eshte bere moskokeqares ndaj
ndershmerise, ndaj korrektesise, ndaj mbajtjes se premtimeve.
Por, eshte e qarte se politikanet dhe qeveritaret nuk jane nje
kategori me vete e ketij çmoralizimi, sepse ne sistemet
demoratike te votimit te lire, sado qe nuk perjashtohet
manipulimi i llojllojshem, ata jane produkt direkt i shijes, i
kerkesave dhe i vleresimeve te bashkesise perkatesisht te
qytetareve.
Nje projekt gjysmak
Islami pati ndikim te fuqishem edhe ne strukturen e familjes
shqiptare muslimane dhe ne vlerat qe funksionalizohen brenda saj,
edhe pse ky ndikim me te shumten nuk ka qene i plote as ne
periudhat me te ndritshme te Islamit nder shqiptare. Kjo ka
ndodhur per shkak se mbi strukturen dhe mbi vlerat e familjes
shqiptare kane ushtruar ndikim gjendja sociale, e drejta
zakonore dhe administratat e pushteteve te ndryshme joislame dhe
antiislame dhe sistemet e tjera fetare. Sidoqofte, raportet
ndermjet bashkeshorteve, ndermjet femijeve dhe prinderve te
tyre, qendrimi ndaj lindjes dhe ndaj vdekjes, deri ne ditet tona
kane ruajtur disa elemente te ndikimit te Islamit.
Megjithese, jeta mbi gjysme shekulli nen regjimin komunist ne
Shqiperi, po edhe ne viset e tjera shqiptare, ka rrenuar
ndjeshem stabilitetin dhe sistemin e vlerave te familjes
shqiptare. Ndersa, ne Kosove, tragjedia e viteve 1998-1999, kur
ndodhi debimi i mbi nje milione shqiptareve nga Kosova, i
shoqeruar me gjenocid, me dhunime dhe me poshterime te tmerrshme,
ka sjelle nje krize te re ne familjen shqiptare. Rritja e numrit
te shkurorezimeve, rritja e dhunes ne familje, zgjerimi i
prostitucionit, jane dukuri te reja qe po e atakojne stabilietin
dhe strukturen e famijes shqiptare ne Kosove. Kete e ndihmon
edhe prezenca enorme e administratoreve civile dhe e ushtareve
te huaj ne Kosove, qe kane imponuar nje gjendje tipike koloniale.
Rritja e varferise se popullsise vendase perkrah pasurimit enorm
te administratoreve te huaj dhe te bashkepunetoreve te tyre,
kushtezimi i punesimit te femrave me sherbime seksuale per
punedhenesit e huaj, kane provokuar nje zgjim abnormal te
femres shqiptare, i cili po behet kercenues per familjen.
Fisi - simboli i ngecjes shqiptare
Ndersa, ne strukturat e fisit dhe te shoqerise shqiptare,
pergjate tere kesaj historie, me shume ka dominuar koncepti
zakonor se sa ai islam. Per kete shkak edhe ka pasur me shume
sherre ndermjet fiseve, me shume gjakmarrje dhe krime. Pra, ky
element negativ i shoqerise shqiptare neper kohe, aspak nuk ka
prejardhje islame, sepse ne Islam gjakmarrja ka qenee e ndaluar
me shpalljet kuranore dhe me ligjeraten lamtumirese te
Muhamedit a.s.
Gjakmarrja, kamata, martesa e femrave me mbleseri, mercenarizmi
dhe dukuri negative si keto, jane me prejardhje nga injoranca,
dhe si te tilla e kane penguar edhe forcimin e Islamit ne
bashkesine shqiptare. Fatkeqesisht, organizimi i fuqishem fisnor
paraislam ka mbetur edhe pas pranimit nga nje shumice e
shqiptareve te Islamit, edhe per arsye se Perandoria Osmane ka
respektuar format e organizimit lokal dhe ia ka pershtatur ato
sundimit te vet ne territoret e medha te saj. Pra, mund te
thuhet se ne fushen e organizimeve fisnore nuk ka arritur
ndikimin e duhur ndriçimi i mesazhit islam, gje qe ka rezultuar
me krijimin e strukturave qe do te luftonin sistemin e vlerave
islame edhe ne individet e edhe ne familjet shqiptare muslimane.
Madje edhe kryengritjet e shekullit te XV te udhehequra nga
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, ne fakt jane organizime fisnore, qe
u shnderruan ne struktura te fuqishme antiislame fale edhe rolit
vasal, qe moren ndaj disa shteteve europiane te asaj kohe,
veçmas te Napolit, te Venedikut e te Vatikanit.
Tradita e fuqishme fisnore e cimentuar per shekuj te tere, edhe
gjate sundimit osman, e bashkuar me fragmentimin fetar dhe
mercenarizimin e motivuar nga interesata parciale, u shnderrua
ne problem kritik edhe per shtetin shqiptar pas formimit te tij
me 1912 e edhe sot ka ndikime negative ne trojet shqiptare ne
pergjithesi. Por, si e tille, me prirje perçarese dhe diversive,
ajo tradite ka prejardhje dhe motivim antishqiptar dhe antiislam.
Edhe kriza e Shqiperise e vitit 1997, e cila pati si pretekst
skemat piramidale kurse si shkak strukturat antishqiptare greke
dhe te lobeve te ndryshme mafioze nderkombetare, ne kulmet e saj
kercenonte edhe me ndarjen e Shqiperine ne Shqiperine e Jugut
dhe te Veriut, me kercenimin e bandave ndaj malokeve veriore
dhe madje ndaj çeçeneve. Pra, ne kete kercenim perfshihen
ndarjet rajonale, fisnore dhe fetare pernjeheresh, gje qe flert
per fragjilitetin e shtetit dhe te kombit shqiptar ne
pergjithesi.
Efektet praktike nga pranimi i Islamit
Kalimi i hershem ne Islam i shqiptareve, perveç si ikje nga feja
e zullumqareve te tyre, serbeve dhe grekeve dhe si ikje nga
kujtesa e llahtarshme e dhunimeve qe kishin lene prapa vetes ne
trojt shqiptare kryqezatat, fillimisht pati edhe qellime
praktike. Perandoria Osmane u dha mundesi atyre qe perqafonin
Islamin qe te ruanin pronat, ose ti fitonin ato me lojalitetin
e treguar ndaj saj, e ku pika themelore e lojalitetit kishte te
bente me pranimin e Islamit. Me lojalitetin e shprehur me kete
rruge, shqiptaret me shpejtesi rimoren veten dhe filluan te
tregojne epersi ndaj fqinjve te tjere ballkanike, serbeve,
grekeve, bulgareve, rumuneve, te cilet rezistuan me shume ndaj
pranimit te Islamit, per shkak se kishat e tyre ortodokse ishin
te konsoliduara dhe per arsye se Perandroia Osmane, veçmas ne
kohen e sulltan Mehmet Fatihut, tregoi nje tolerance te pashoqe
ndaj ortodoksise.
Permbysja administrative dhe sociale qe solli renia e Mbreterise
Serbe pas vdekjes se car Dushanit dhe veçmas pas Betejes se
Kosoves te vitit 1389, dhe kalimi ne defansive i Perandorsie se
Bizantit ne raport me Perandorise Osmane, e cila leshoi shtat ne
fqinjesi te saj, u mundesoi shqiptareve qe te dyndeshin neper
qytete dhe ta benin gjuhen shqipe gjuhe dominuese te komunikimit,
pas dobesimit te serbishtes dhe te greqishtes. Nga ana tjeter,
gjuha turqishte po depertonte me ngadalesi, sepse ende po
vazhdonte ekspansioni ushtarak i Perandorise Osmane (1683) gje
qe kishte mundesuar nje pushtet mjaft te decentralizuar ne
territoret ku ishte stabilizuar gjendja e sundimit osman.
Osmanishtja ishte gjuhe e administrates se re, por nuk ishte
gjuha e fese se re, nuk ishte gjuhe e Shpalljes Hyjnore. Pra,
ndikimi i saj ishte me i kufizuar se ai i serbishtes dhe i
greqishtes, te cilat ne te njejten kohe kishin qene gjuhe te
administrates dhe gjuhe te detyrueshme te fese. Rrjedhimisht,
kultivimi i gjuhes shqipe ne komunikimin e perditshem, bashke me
forcimin e strukturave te reja sociale qe e shprehnin realitetin
e ri politik dhe fetar islam, u shnderruan ne faktor
kompaktesimi nacional te shqiptareve kundruall serbeve e grekeve
dhe fqinjve te tjere.
Nuk mund te jete rastesi as fakti qe librat e pare ne gjuhen
shqipe u shkruan ne shekullin e XVI, sepse shqipja kishte
arritur nje shkalle zhvillimi qe ia mundesonte te behej edhe
gjuhe e shkrimeve liturgjike. Sa per krahasim mund te sherbeje
ky fakt: nje shekull para Gjon Buzukut, Gjergj Kastrioti-
Skenderbeu, ne administraten e vet gjate tere kohes ka perdorur
vetem sllavishten dhe latinishten e ne asnje rast nuk e ka
perdorur shqipen. Nga ana tjeter, vete autori i librit te pare
ne gjuhen shqipe, Gjon Buzuku, ka shkruar se me pare nuk kishte
libra ne gjuhen shqipe. Edhe pse Gjon Buzuku eshte nje prift
katolik dhe librin e shkroi dhe e botoi nen nxitjen e
Kunderreformes se Vatikanit, per te parandaluar perhapjen e
Reformes protestane te Martin Luterit dhe te Islamit nder
shqiptare, kjo veper eshte deshmi se gjuha shqipe ne shekujt XV
e XVI te sundimit osman kishte njohur zhvillim dhe kishte
mberritur aftesine qe te behej gjuhe e shkrimit. E dyta,
Perandoria Osmane kishte tolerance fetare, sepse lejonte
perhapjen e librave fetare katolike ne territoret, te cilat prej
shekujsh i qeveriste me sovranitet te plote. Vetem me vone, kur
filloi dobesimi i Perandorise Osmane, ajo do te pranonte me
presion Kultusprotektoratin austriak mbi katoliket e Shqiperise,
si koncesion e qe do te shnderrohej ne nje levizje fetare
katolike e ne nje aktivitet evident gjuhesor e kulturor nder
shqiptare dhe mbikqeryrjen ruse mbi ortodoksine ne Ballkan dhe
ne Shqiperi.
Krahas krijimit te ambientit per kultivimin e gjuhes shqipe ne
komunikimin e perditshem dhe ne shkrim, ne shekujt XVI-XVIII u
ndertua nje rrjet i madh i medreseve dhe i shkollave te tjera te
mesimit islam, nga te cilat dolen nje numer i madh i
intelektualeve islame. Shkrimtaret alamiadiste shqiptare si
Nezim Frakulla, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Çami-Kyçyku, pastaj
rilindasit Naim e Sami Frasheri, formimin e pare e moren ne
shkollat vendese islame. Gjeneratat e shqiptareve te formuar ne
keto shkolla islame, mandej u bene ideator dhe ideolog te
krijimit te kombit shqiptar, si reaksion ndaj projektit
nacionalist turkomadh per asimilimin e shqiptareve. Projekti
nacionalist turkomadh qe u shfaq ne Perandorine Osmane me
reformat e Tanzimatit te vitit 1830 ishte nen ndikimin dhe nen
presionin e shteteve te medha europiane, te cilat kishin formuar
konceptin e kombit-shtet. Reformat e bazuara ne kete koncept te
kombit-shtet, u bene katalizator i konflikteve brenda
muslimaneve qe jetonin ne Perandorine Osmane, dhe mandej i
shperberjes se saj.
Me nje fjale, ndikimi i Islamit ne formesimin praktik te
identitetit gjuhesor, kulturor, shteteror dhe nacional dhe madje
ne faktorizimin e tyre demografik, eshte evident dhe ne disa
raste ka qene vendimtar. Pra, nga ana e perspektives historike,
Islami ka rrenje te thella ne trojet shqiptare dhe ato rrenje
nuk mund te shkulen.
Meqe ky eshte nje identitet islam i formesuar ne rrjedhe te
shekujve dhe te fateve dramatike, eshte e sigurt se eshte
mundesuar vetem me vullnetin e Krijuesit te Boterave. Prandaj,
askush te mos kete iluzione se mund te ndryshohen ligjet e
Allahut, per te formesuar perspektiven e nje individi, te nje
populli a nje kombi. Allahu ka shpallur qarte:
Ai eshte qe dergoi te derguarin e Vet me udhezim te plote dhe me
fene e vertete, qe te triumfoje mbi çdo fe, e mjafton Allahu
deshmitar (Suretu el Fet-h: 28)
Triumfi i fese se vertete Islame edhe nder shqiptare, eshte i
garantuar nga vete Allahu, ndersa ne duhet te marrim pjese ne
formesimin e ketij triumfi ne komunitetin tone, per te fituar
meshiren dhe mbrojtjen e Tij. |
|
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke
klikuar Ketu! |
|
|