|
Elita e re politike e shqiptarėve tė Kosovės, edhe pse ėshtė
mjaft e fragmentuar nė rivalitetet ndėrpartiake dhe e papėrvojė
nė administrim e qeverisje, e ka njė ndjenjė tė fuqishme tė
vetėpėrcaktimit si elitė me mision historik dhe nga kjo
pikėpamje ajo edhe nė tė ardhmen do tė mbetet nė pozita tė
fuqishme indipendentiste. Prej kėtij pozicioni ajo nuk mund tė
shmanget edhe pėr faktin se populli shqiptar i Kosovės, pas
pėrvojės tragjike tė spastrimit etnik dhe tė gjenocidit tė vitit
1999, nuk sheh alternativė tjetėr pėrveē pavarėsisė sė Kosovės.
Dhe ky qėndrim nuk ėshtė nacionalizėm shqiptar, po pragmatizėm
jetėsor.
Pikėnisja pėr tė
ardhmen Kosovės ėshtė rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė
OKB-s, e cila duhet tė kuptohet si njė proces politik pėr
vendosjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės siē thotė Ricard
Baucer, zėdhėnės i St. Departmentit tė SHBA-ve. Natyrisht, edhe
vendimi i ardhshėm i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, do tė
jetė i ndėrvarur me qėndrimet dhe vendimet e G 8-ės, (qėndrimet
e tė cilit janė anekse tė rezolutės 1244), tė NATO-s, pastaj
politikat e Bashkimit Europian dhe tė Shteteteve tė Bashkuara tė
Amerikės, tė cilat shquhen pėr angazhimin mė tė madh diplomatik
e ushtarak pėr Kosovėn nė vitet 1998-1999, po edhe sot. Kėto
institucione dhe struktura tė vendimmarrjes formale dhe
funksionale, duhet tė harmonizojnė qėndrimet, tė krijojnė
platforma unike dhe tė jenė garantues tė statusit final tė
Kosovės.
Por, qėndrimi i
tyre pėrfundimtar, pėrveē nga obligimet ndėrkombėtare dhe
interesat gjeopolitike, varet ndjeshėm edhe nga zhvillimet nė
vetė Kosovėn e pasluftės nė periudhėn kalimtare. Pėr mendimin
tim, qėndrimi pėrfundimtar i tyre pėr tė ardhmen e Kosovės,
esencialisht varet edhe nga pėrmbushja e kėtyre standardeve:
- Toleranca
ndėretnike dhe multietniciteti faktik nė Kosovė, duke nėnkuptuar
kthimin e tė zhvendosurve,
- Arritja e
objektivit qė Kosova tė jetė faktor i stabilitetit rajonal,
- Qėndrueshėmėria
e brendshme politike dhe aftėsia pėr tė luftuar krimin,
- Zhvillimi
ekonomik qė argumenton se Kosova mund tė qėndrojė mė vete.
Nė pėrmbushjen e
kėtyre objektivave, qė kėtu u formuluan nė mėnyrė mė tė
pėrgjithėsuar, vjen nė shprehje roli i madh i elitės sė re
politike tė Kosovės.
Elita e re
politike e Kosovės funksionon dhe zhvillohet brenda njė kuadri
tė administrimit ndėrkombėtar, qė do tė thotė me pak kompetenca
dhe me mundėsi tė vogla tė aftėsimit pėr njė kohė tė shkurtėr.
Ky pushtet i dyzuar, tashmė ėshtė shndėrruar nė alibi, si pėr
UNMIK-un si pėr administratėn kosovare, sepse dėshtimet ia
fakturojnė njėra tjetrės, ndėrsa meritat duan ti mbajnė pėr
vete. Pėr ta evituar kėtė gjendje tė alibive pėr dėshtime, elita
politike kosovare sa mė shpejt duhet tė veshet me pushtet real,
nė mėnyrė qė tė bėhet maksimalisht e pėrgjegjshme dhe tė mos
ketė kujt tia fakturojė fajin pėr dėshtimet eventuale.
Mirėpo, se me ēfarė shpejtėsie do tė aftėsohet kjo elitė pėr
realizimin e pėrgjegjėsive tė plota, pėrveē nga testimi i saj me
kompetenca mė tė plota, varet edhe nga prejardhja e saj politike,
ideologjike dhe ssociale, si dhe vetėpėrcaktimi i saj.
Nė fakt, pjesa
dėrrmuese e saj, pėr rrethanat nė tė cilat ėshtė krijuar dhe pėr
shkak se nuk ėshtė zgjidhur statusi i Kosovės, prejardhjen e ka
me ngjyrim kombėtar dhe ndjenjėn e vetėprcaktimit e ka si elitė
me mision tė veēantė historik.
1. Grupimi i
LDK-sė, i cili udhėhiqet dhe kontrollohet nga Ibrahim Rugova, e
ka tė fiksuar idenė e pavarėsisė sė Kosovės. Elita politike e
dalė nga LDK-ja, njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, e sheh si
pėrmbushje tė misionit historik tė vetė kėsaj lėvizjeje. Ndėrsa,
rruga si do tė arrihet ky objektiv, (ndėrtimi i njė administrate
efikase, lufta kundėr korrupsionit, angazhimi pėr kthimin e tė
zhvendosurve, krijimi i strukturave pėr luftė kundėr krimit tė
organizuar, aktivizimi i ekonomisė, etj) nuk trajtohen si mjete
vendimtare pėr arritjen e pavarėsisė.
Sipas kėtij koncepti politik, pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja
e vetme dhe e pashmangshme, pavarėsisht se me ēfarė dinamike dhe
kualiteti pėrmbushen standardet e kėrkuara nga Pėrfaqėsuesi
Special dhe tė miratuara nga tė gjitha instancat relevante
ndėrkombėtare.
Brenda kėtij grupimi tė madh politik, ka filluar tė profilizohet
edhe ndonjė personalitet tjetėr si kryetari i Kuvendit, Nexhat
Daci, i cili dallohet pėr qasje mė kritike ndaj bashkėsisė
ndėrkombėtare, veēmas ndaj UNMIK-ut dhe pėr njė angazhim mė
afrues me partitė e tjera politike shqiptare nė Kuvendin e
Kosovės. Ėshtė indikative se anketa e fundit e Gallupit, e kanė
nxjerrė Nexhat Dacin nė krye tė listės sė politikanėve mė tė
popullarizuar tė Kosovės. Por, edhe disa liderė lokalė tė LDK-sė
nėpėr qytete tė mėdha, tashmė po profilizohen si figura mjaft tė
pavarura dhe pritet qė nė tė ardhmen ata tė rrisin ndikimin nė
strukturat dhe nė politikat e LDK-sė.
2. Grupimi i
partive tė pasluftės (PDK dhe AAK), duke pasur prejardhje nga
procesi i demilitarizimit tė UĒK-sė, vetėėprcaktimin politik e
ka se ėshtė bartėse e njė projekti dhe njė misioni me dimensione
historike. KY grupim dinamik politik e ka edhe ndjenjėn e
triumfalizmit, pėr shkak se lufta kundėr Serbisė ėshtė fituar,
sė bashku me NATO-n, dhe nė mėnyrė implicite lėnė tė kuptohet se
ata janė tė gatshėm tė marrin kurs mė tė fortė nė rast tė
zhvillimeve tė pafavorshme sa i pėrket procesit tė pavarėsimit
tė Kosovės.
Sa u pėrket projekteve politike, administrimit dhe qeverisjes,
ky grupim lė mbresėn se aspiron pėr njė dinamikė mė tė madhe,
por meqė qeverisin nė njė koalicion tė gjerė, mundėsitė i kanė
tė kufizuara.
Nga kjo pjesė e elitės politike qė ka prejardhje nga procesi
politik i pasluftės, profilizimin mė tė fortė deri tash e ka
bėrė kryeministri Bajram Rexhepi, i cili ėshtė shumė aktiv nė
temėn e kthimit tė serbėve tė zhvendosur dhe tė luftės kundėr
krimit tė organizuar. Ndėrsa, lideri i PDK-sė, Hashim Thaēi
mbetet figura qendrore e kėtij grupimi politik dhe personalitet
qė lanson ide e opcione politike tė guximshme, qė do tė thotė se
ėshtė figurė sovrane nė PDK.
3. Mendoj se pėr
periudhėn e ardhshme deri nė zgjedhjet e vitit 2004, nuk ka
ambient qė tė krijohet ndonjė parti serioze e profilit liberal
ose socialdemokrat, e qė do tė kishte ndonjė ndikim real nė
skenėn politike kosovare. Por, nė tė ardhmen kjo hapėsirė do tė
mund tė kėrkohej nga personalitete si Veton Surroi, rreth tė
cilit gravitojnė disa elementė tė shoqėrisė civile me prirje
urbane dhe njė spektėr influent medial dhe i cili ka njė simpati
diskrete po edhe konkrete ndėrkombėtare. Ėshtė indikative se
participimi nė elitėn e tashme politike kosovare tė politikanėve
me prejardhje urbane ėshtė shumė i pakėt. Prandaj, nė vitet e
ardhshme pres qė kjo tė profilizohet dhe tė krijojė struktura tė
pėrfaqėsimit mė tė ndjeshėm qytetar dhe politik, veēmas nė
qytetet kryesore si Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Peja,
Gjakova e Gjilani.
Por, nė njė shoqėri me papunėsi qė arrin nė 70 pėr qind, me njė
popullsi qė jeton me shumicė nė fshat, ndėrsa njė e katėrta nė
diasporė, dhe ku partitė kryesore kanė prejardhje historike,
procesi i pėrfaqėsimit adekuat social, rajonal, sindikalist,
moshore gjinor, ėshtė shumė i vėshtirė dhe kėrkon kohė mė tė
gjatė.
4. Viti 2004
ėshtė vit i zgjedhjeve tė dyta parlamentare nė Kosovė. Viti 2004
mund tė sjellė ndryshime nė konfiguracionin e elitės sė re
politike tė Kosovės, sepse ende nuk mund tė bėhet fjalė pėr
stabilizimin pėrfundimtar tė skenės politike. Megjithatė, tashmė
ėshtė e qartė se LDK-ja dhe PDK-ja do tė jenė partitė kryesore
tė shqiptarėve, ndėrsa grupimet e tjera janė nė proces tė
krijimit tė identiteteve tė veta dhe nuk kanė asgjė tė sigurt sa
i takon tė ardhmes sė tyre.
Ndikim tė madh nė profilizimin e elitės sė re politike shqiptare
tė Kosovės do tė ketė ligji zgjedhor qė do tė aplikohet pėr
zgjedhjet parlamentare tė vitit 2004. Ligji i pėrdorur nė
zgjedhjet e kaluara ka qenė proporcional dhe me lista tė
mbyllura, gjė qė i shkon nė favor pėrfaqėsimit sipas
meritokracisė partiake. Pėr rritjen e konkurencės dhe tė
pėrgjegjėsisė politike, mė i pėrshtatshėm do tė ishte njė ligj i
kombinuar dhe me lista tė hapura, sepse ai do ti detyronte
partitė qė ta zgjerojnė bazėn e pėrfaqėsimit drejt
personaliteteve tė njohura dhe ekspertėve.
5. Rol tė
ndjeshėm nė zhvillimet e ardhshme lidhur me tė ardhmen e Kosovės
pritet tė luajnė edhe partitė serbe. Struktura e tashme e tyre
flet pėr njė fragmentim tė madh tė tyre, sipas strukturės sė
DOS-it tė Serbisė. Nėse mbeten me kėtė strukturė partitė serbe
do tė jenė mė shumė front nacional e jo parti politike tė
mirėfillta. Rrjedhimisht roli i tyre do tė jetė mė shumė
bllokues se sa aktiv. Kjo do tė thotė se do tė pengohet procesi
i integrimit tė komunitetit serb nė institucionet dhe nė jetėn e
Kosovės.
Pra, mė duket se
do tė duhet njė kohė mė e gjatė pėr tė pasur parti autentike tė
serbėve tė Kosovės, tė cilat do tė punonin pėr pėrparimin e
demokracisė nė Kosovė, pa qenė tė varura nga diktati i Beogradit.
Ky duket tė jetė njė proces, nė tė cilin do tė ndikojė statusi
final i Kosovės. Pėrderisa ai tė mbetet i padefinuar, serbėt e
Kosovės janė mė tė motivuar tė mbajnė lidhjet me Beogradin se me
Prishtinėn.
Por, kjo do tė
thotė se brenda komunitetit serb nuk do tė zhvillohet njė elitė
e re politike, e cila do tė pėrfaqėsonte nė mėnyrė autentike
interesat e serbėve tė Kosovės dhe qė do tė ishte kredibikle
para faktorit ndėrkombėtar. Rrjedhimisht, nė rast tė pavarėsimit
tė Kosovės, serbėt lokalė do tė gjendeshin nė pozitė totalisht
inferiore, sepse nuk do tė kishin struktura politike adekuate
pėr tė mbrojtur interesat e serbėve lokalė nė realitetin e ri
politik dhe shtetėror tė Kosovės.
Ky zhvillim ėshtė
negativ pėr serbėt lokalė po edhe pėr tė ardhmen e Kosovės,
sepse po e dėmton edhe imazhin e saj. Nėse zgjedhjet e vitit tė
ardhshėm do tė rezultojnė me ndonjė formulė tjetėr tė qeverisjes
nė Kosovė, ta zėmė mė njė pjesėmarrje mė tė madhe tė koalicionit
serb, atėherė do tė kishim njė situatė bllokuese edhe mė tė
madhe se tash.
6. Sa u pėrket
komuniteteve tė tjera, ato janė mė tė vogla dhe kuotat e
angazhimit tė tyre mbeten nė ruajtjen e identiteteve etnike dhe
tė interesave praktike. Rrjedhimisht, ato nuk do tė duhej tė
inkuadroheshin nė skemėn e luftėrave politike tė partive
shqiptare dhe as tė atyre ndėrmjet partive shqiptare e
koalicionit serb. Partitė e komuniteteve turke, rome, boshjake,
etj., duhet tė ndihmohen qė tė zhvillojnė lirshėm alternativat e
veta politike, si ndihmė pėr demokracinė e re kosovare dhe tė
ardhmen e saj si njė vend, ku respektohen tė drejtat e njeriut
dhe tė komuniteteve.
Konkluzione:
a) Elita e re
politike e shqiptarėve tė Kosovės, edhe pse ėshtė mjaft e
fragmentuar nė rivalitetet ndėrpartiake dhe e papėrvojė nė
administrim e qeverisje, e ka njė ndjenjė tė fuqishme tė
vetėpėrcaktimit si elitė me mision historik dhe nga kjo
pikėpamje ajo edhe nė tė ardhmen do tė mbetet nė pozita tė
fuqishme indipendentiste. Prej kėtij pozicioni ajo nuk mund tė
shmanget edhe pėr faktin se populli shqiptar i Kosovės, pas
pėrvojės tragjike tė spastrimit etnik dhe tė gjenocidit tė vitit
1999, nuk sheh alternativė tjetėr pėrveē pavarėsisė sė Kosovės.
Dhe ky qėndrim nuk ėshtė nacionalizėm shqiptar, po pragmatizėm
jetėsor.
b) Elita e re
kosovare, nė kėto tri vite tė bashkėqeverisjes me UNMIK-un, ka
hyrė nė njė proces emnacipimi politik dhe profesionalizimi
administrativ, por ende ėshtė nė fillim tė kėtij procesi. Bartja
e kompetencave mund ti ndihmojė nė rritjen e pėrgjegjėsive dhe
tė profesionalizmit, por i mbetet qė tė eliminojė dukuritė e
nepotizmnit, tė meritokracisė e tė korrupsionit, qė kanė filluar
tė nxjerrin krye nė administratėn e re kosovare- ndėrkombėtare.
c) Hapėsira pėr
njė alternativė liberale dhe urbane ekziston, por ajo mbetet tė
plotėsohet me njė aleternativė kredibile politike nė pesė vitet
e ardhshme.
Pra, pėr fazat afatshkurtėra tė pesė vjetėve tė ardhshme, mė
shumė duhet tė shpresohet nė emancipimin politik tė elitės
aktuale, se nė formimin e njė elite tė re me prejardhje mė
urbane dhe mė pėrfaqėsuese.
d) Koalicioni
aktual serb dhe partitė konstituente tė tij, edhe pėr njė kohė
do tė mbeten njė bllok nacional dhe me prirje pėr obstruksion
ndaj zhvillimit tė demokracisė. Kjo do tė zgjatė deri sa nė
politikat e bashkėsiė ndėrkombėtare tė mos akceptohet mė qartė
mundėsia e pavarėsimit tė Kosovės.
e) Elitat e
brishta tė komuniteteve tė tjera duhet tė lihen jashtė
pėrplajsjeve politike brenda shqiptare dhe shqiptaro-serbe, nė
mėnyrė qė tė jenė njė model pėr integrimin e komuniteteve nė
institucionet kosovare dhe shembull i respektimit tė pakicave.
f) Elita e re
politike shqiptare mbetet qė tė sprovohet mė shumė nė
administrimin e vendit, nė bashkėpunim me UNMIK-un dhe nė
bashkėpunimin ndėrkombėtar, ku kontaktet me fqinjėt nė kuadėr tė
nismave rajonale, do tė duhej tė kishin prioritet. Nė rast se
kjo do tė institucionalizohej, atėherė do tė rritej besimi i
ndėrsjellėe dhe nė atė ambient pavarėsia e Kosovės do tė mund tė
bėhej me njė pako marrėveshjesh me shtetet fqinje tė Ballkanit
Perėndimor (Shqipėrinė, Maqedoninė, Serbinė, Malin e Zi dhe BeH)
pėr mosndryshimin e kufijve dhe pėr respektimin e sovraniteteve
shtetėrore. Nė kėtė kontekst mė duket se pranimi i pavarėsisė sė
Kosovės me kushtėzimin e mosndryshimit tė kufijve tė saj,
siguron definitivisht mosndryshimin e kufijve nė BEH e nė
Maqedoni dhe pėrshpejtimin e integrimit euro-atlantik tė
Ballkanit Perėndimor nė tėrėsi.
(Analizė e paraqitur nė Tryezėn e rrumbullakėt tė Qendrės pėr
Studime Strategjike nė Shkup 17maj2003) |