|
A JANE VITET 1915 DHE 1922 VITE TE THEMELIMIT TE INSTITUCIONEVE TONA TE SOTME
Pjesemarrja e kryetarit te Kosoves ne aktivitete, ku ashiqare
synohet te farkohet nje histori me prejardhje serbe e
institucioneve te Kosoves, eshte shume shqetesuese. Vertet, nese
mirren si data te themelimit te institucioneve te sotme te
Kosoves, vite si 1915, 1922, e te tjera si keto, kur Kosova ka
qene nen okupimin e eger te Mbreterise Serbe, ose te Mbreterise
Serbo- Kroate- Sllovene, atehere, detyrimisht shtrohen disa
dilema jo vetem per te kaluaren, por edhe per te tashmen dhe te
ardhmen e ketij vendi.
Ne nje pritje qe eshte dhene me 16 qershor 2005 nga kryetari i
Kosoves, Ibrahim Rugova, per futbollistet e rinj te klubit
Prishtina, valeviteshin flamuj te vegjel, ne te cilet si date e
themelimit te klubit mbahej viti 1922. Edhe disa dite me heret,
Enti i Shendetesise Publike, ka shenuar nje kremte po kaq
tepazakonshme: tetedhjetevjetorin e themelimit (i bie viti
1915). Edhe ate aktivitet e ka nderuar me prezencen dhe me
fjalen e tij, kryetari i Kosoves, Ibrahim Rugova.
Nuk mund te thuhet me saktesi se a eshte nje rastesi prezenca e
kryetarit te Kosoves ne solemnitete/aktivtete te tilla, apo ky
eshte nje manipulim qe i behet atij nga organizatoret e tyre.
Ndoshta, ata e kane ndjere prirjen e kryetarit Rugova, per te
krijuar lloj lloj legjendash e mitesh pellazgo-iliro-dardane, qe
ta ēoje sa me thelle historine e Kosoves, dhe mbi keto
perceptime te tij megalomane nacionalromantike, i shesin edhe
idete e veta proserbe, si te legjitimuara nga kryetari i vendit.
Por, edhe po qe eshte keshtu, pjesemarrja e kryetarit te Kosoves
ne aktivitete, ku ashiqare synohet te farkohet nje histori me
prejardhje serbe e institucioneve te Kosoves, eshte shume
shqetesuese. E pakta qe ai do te duhej te bente ne kere rast,
eshte qe duhet ti merr ne pergjegjesi keshilltaret e tij, qe
nuk tregojne kujdesin e duhur per imazhin dhe kredibilitetin e
punedhenesit te tyre.
Vertet, nese mirren si data te themelimit te institucioneve te
sotme te Kosoves, vite si 1915, 1922, e te tjera si keto, kur
Kosova ka qene nen okupimin e eger te Mbreterise Serbe, ose te
Mbreterise Serbo Kroate Sllovene, atehere, detyrimisht shtrohen
disa dilema jo vetem me te kaluaren por edhe per te tashmen dhe
te ardhmen e ketij vendi. Ne nje rast te tille, refuzimi
shqiptar i periudhes se pushtimit serb, do te pesonte goditje
serioze ne anen kulturore te tij, dhe ne ate rast do te rritej
legjitimiteti i pretendimeve serbe, se historia dhe kultura e
Kosoves, ne fakt, eshte vetem nje histori dhe nje kulture serbe,
jo vetem me Mesjeten e larget, por edhe ne kohen e sotme.
Ndersa, gjithkush e di se periudha mes viteve 1912-1941 ne keto
hapesira, eshte pershkruar nga diskriminimi dhe nga projektet e
asgjesimit fizik te shqiptareve. Nese ne vitet 1915 e 1922, jane
formuar klube ose institucione shendetesore ne Kosove, eshte e
sigurt sa ato nuk jane formuar per shqiptaret, po ne kuader te
ndertimit te historise dhe te kultures serbe ne viset e
pushtuara. Per hir te se vertetes poashtu duhet thene se ato
klube ose ente shendetesore, nuk i kane pasur as emrat qe kane
sot, qe do te thote se as nga kjo ane nuk mund te arsyetohet
kontinuiteti i tyre.
Rrjedhimisht, institucionet e tilla dhe historite e tilla, nuk
mund te vihen ne themele te historise se re te Kosoves, e cila
fale Zotit, ka dale nga darat e hekurta te pushtimit te gjate
serb.
Ato data te themelimit te klubeve, te enteve shendetesore, ose
te institucioneve te tjera, duhet te mbahen mend e te studiohen
nga aspektet e diskriminimit dhe te asgjesimit te shqiptaresise
se Kosoves, por jo si data qe shenojne historine tone.
Perndryshe, me nje kesi kriteri, duhet te kremtohen e te
pervehtesohen si histori e Kosoves edhe datat e institucioneve
te themeluara ne Kosove nga Musolini e nga Hitleri, sespe edhe
ata per hesapet e tyre kane formuar jo pak ente e institucione
te ndryshe ne vitet sa ka zgjatur pushtimni i tyre.
Sado qe ne disa aspekte nuk ndryshojne plotesisht, ngjarjet qe
kane ndodhur pas vitit 1945, ne menyre te kujdesshme dhe
selektive, mbetet qe te perfshihen ne kalendaret qe shenojne
themelimin e disa institucioeneve, asociacioneve dhe te klubeve.
Kjo per arsye se edhe shqiptaret e Kosoves, kane qene
pjesemarres aktive ne projektin ēlirimtar antifashist, i cili ka
pasur karakter global. Fakti qe me vone projekti antifashist
degjeneroi ne nje projekt ideologjik, pa dyshim qe ua zbeh
legjitimitetin shumices se atyre projekteve, por gjithnje mbetet
qe te trajtohet me kujdes perfshirja e tyre ne memorien
shteterore te Kosoves. Fjala vjen, mund te aktivizohen datat qe
kane te bejne me institucionet kulturore, arsimore, sportive,
por jo ato qe kane te bejne me themelimin e strukturave
represive (UDB, gjyqet popullore) dhe me marrjen e vendimeve
antishqiptare (Kuvendi i Prizrenit). Por, per kete pune duhet
konsulenca e eksperteve, nga rasti ne rast, duke arritur ashtu
ne nje profilizim te plote te kesaj historie. Por, nese edhe kjo
lihet ne duart e profitereve dhe te karrieristeve, atehere do te
gjendemi ne terrenin e manipulimit dhe te afirmimit te
mazohizmit si vetepercaktim politik, kulturor dhe historik. |