|
Shkrim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi |
|
 |
|
Shtresimet e identitetit Kulturor Kombetar
Shqiptar: Cka me tutje? |
Identitetet e popujve, pavaresisht se a definohen si
vetepercaktime, si diferencime nga te tjeret, ose si diferencime
qe u behen nga te tjeret, ne fakt jane te dhena, te lindura.
Deshmia me e sakte per kete eshte shpallja e Krijuesit:
“O ju njerez, vertet Ne ju krijuam prej nje mashkulli dhe nje
femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndermjet vete…(
El-Huxhurat:13).
eshte e qarte se identiteti fillestar ademit i dhene ne fill te
krijimit te njerezimit, eshte shumezuar ne identitete te shumta
etnike, gjuhesore e racore, me qellim qe ato ta pasurojne
njohjen e njeriut, ta bejne me te begatshme jeten njerezore, e
kurrsesi ne fare funksioni te konfliktualitetit a te unifikimeve
e asimilimeve te dhunshme.
Ndersa identitetet e dhena prej Krijuesit, te popujt e ndryshem
kane arritur ose arrijne te theksohen e te funksionalizohen me
shume a me pak, ne faza te ndryshme te proceseve historike,
sociale e kulturore. Shkalla e theksimit e te funksionalizimit
te ketyre identiteteve, duke qene e ndryshme dhe e ndryshueshme
nga rasti ne rast, e rrjedhimisht duke iu nenshtruar nje procesi
te panderprere te levizjeve e te transformimeve, nuk e konteston
ne asnje moment faktin e mesiperme se jane te dhena, te koduara
ne vete njerezimin.
Zhdukja e popujve- per shkak te mizorive dhe degjerimeve morale
Meqe gjate ekzistences se njerezimit ka pasur shmangie te
jashtezakonshme nga identiteti themelor i njeriut si krijese me
mision te veçante ne Toke, pra edhe nga procesi i njohjes dhe i
bashkepunimit te ndersjelle, ku do te respektoheshin dallimet e
dhena ndermjet popujve e fiseve, kane ndodhur edhe raste te
zhdukjes se popujve nga faqja e dheut dhe zevendesimi i tyre me
te tjere. Per zhdukje te popujve te ndryshem ka edhe lende
dokumentare, veçmas ne periudhat e vona te historise se
njerezimit. Ketu do te sjellim vetem ndonje shembull, sa per
ilustrim. Fjala vjen, inket jane nje nga shembujt. Inket ishin
nje fis, i cili ne shekulin XV arriti te shnderrohej ne popull
dominues ne Ande, aq sa shteti i tyre shtrihej ne nje kohe nga
jugu i Ekuadorit e deri ne veri te Kilit, duke perfshire edhe
Perune e Bolivine. Por, ky popull i fuqishem kishte nje kult te
tmerrshem: flijimin e njerezve ne dite festash, sipas disa
ritualeve makabre. Dhe u be si u be, inket u zhduken si popull,
ne vorbullat e pushtimeve spanjolle qe pasuan.
Nje popull tjeter qe pati shkaktuar termet ne levizjet
demografike e politike ne Europe e ne Azi, ishin avaret. Avaret
kishin prejardhje mongole, dhe jetonin ne nje territor te gjere,
qe nga Bajkali e deri ne Kinen Veriore. Pastaj u shperngulen dhe
ia mesyen Europes, ku mposhten bullgaret, hunet dhe fiset sllave
e madje rrezikuan edhe Bizantin. Por, pas atyre valeve te
shpenguljeve e te ekspeditave pushtuese, pasoi renia dhe madje
zhdukja e tyre. Edhe avaret kane mbetur ne kujtesen historike
per prirjen e tyre qe te benin mizori dhe pabesi te pashembullta,
gje qe eshte me domethenie te madhe ne kontekst te epilogut te
tyre.
Keto jane raste te historise me te re, ndersa per zhdukje
popujsh na ka dhene deshmi edhe Kur’ani, ku permendet zhdukja e
popullit te Adit e Themudit, per shkak te degjenerimeve qe
linden ne mesin e tyre.
Ka edhe raste kur ndonje popull ose disa popuj, nuk jane
perfshire nga zhdukja e plote, por jane perfshire nga tjetersimi
i identitetit te tyre etnik. Rasti me i afert per ne mund te
jete ai i popullit bullgar. Bullgaret kishin prejardhje
turko-tatare. Ky popull arriti te beje disa pushtime, po duke
qene me i paket ne numer, hyri ne nje proces asimilimi dhe u
transformua ne popull sllave.
Nje realitet tjeter jetesor e historik eshte ai i fateve te
popujve qe as jane zhdukur plotesisht, as jane asimiluar
plotesisht, por qe historia e tyre eshte e mbuluar nga amnezione
te medha ne periudha te gjata historike, ashtu qe per fazat e
hershme te jetes se tyre, nuk kane kujtese historike, ose e kane
te mjegullt, te ngaterruar me mite e me legjendat e prodhuara
sipas klisheve ideologjike te koheve me te reja. Nje rast
drastik nga pikepamja logjike, eshte ai i popullit
sllavomaqedonas.
Gjithe bota e di se ky popull me identiteti te formesuar pas
Luftes se Dyte Boterore, ka prejardhje sllave dhe do te kete
ardhur me valet e invadimeve sllave ne Gadishullin Ilirik ne
shekujt VII e kendej. Mirepo, ne librat e historise dhe ne
gjithe propaganden kombetare, sllavomaqedonasit kane ngritur
pretendimin se jane pasardhes direkt te maqedonasve antike.
Keshtu, nje ideologji e re kombetare, ne kete rast
sllavomaqedonase, eshte ndertuar mbi falsifikime drastike te
fakteve historike dhe manifeston kokefortesi iracionale ne
mbrojtje te nje idnetiteti nacional te rrejshem, vetem e vetem
qe te justifikohet me ane te tij hegjemonia mbi nje popull
tjeter brenda te njejtit shtet.
Lehtesia e konvertimit te sotem te shqiptareve ka burim te
hershem
Sa u perket shqiptareve, tashme eshte nje standard te thuhet se
populli shqiptar eshte njeri nga popujt me te vjeter te
Gadishullit Ilirik dhe te Europes dhe kjo eshte normuar edhe ne
librat e historise. Dhe eshte e padyshimte qe populli shqiptar
ka nje identitet te vetin ne aspektin e gjuhes, te
territorialitetit dhe te etnopsikologjise, marre ne kuptim te
gjere. Por, duke qene nje popull i lashte, pa dyshim ka edhe
veshtiresi te medha per dokumentimin me fakte konkrete materiale
te periudhave te hershme te ekzistences se vet. Qe nga deshmite
e Herodotit 1 per alfabetin e pellazgeve, te cilin e huazuan
helenet e deri te deshmite e Brokardit 2 per alfabetin latin ne
librat shqipe, jane fragmente deshmish te palidhura, te
terthorta e te cilat nuk arrijne ta krijojne nje pamje te plote
te ekzistences dhe te transformimeve pellazgo-iliro-shqiptare.
Sot, kur shihet ne menyre retroaktive ajo histori e shqiptareve,
megjithese ende e paplote, mund te hetohen disa shtresime te
identitetit kulturor e kombetar shqiptar, qe kane ardhur si
rezultat i fateve dramatike, te perpjekjeve per mbijetese e per
zhvillim brenda nje identiteti kulturor e kombetar te veçante,
ne statusin e te qenit popull i pushtuar gjate dy mijevjeçareve.
Rrjedhimisht, shumica e fakteve te ditura deshmojne se
shtresimet e identitetit kulturor e kombetar shqiptar, me shume
jane pasoja te gjendjeve te pushtimeve te gjata se sa te
zhvillimit normal. Kjo do te thote se shume here eshte fjala per
imponime te vlerave nga jashte, me shume me dhune e me pak si
rezultat i nje procesi normal kontaktesh ndermjet popujsh e
kulturash qe formesohen ne vijimesi te ekzisteces e te
zhvillimit historik. Rrjedhimisht, ato shtresime identitetesh,
ne shume raste jane te paharmonizuara njera me tjetren, madje
edhe te konfrontuara, ashtu sikunder ka qene edhe gjeneza e
tyre. Ndoshta ne kete kontekst edhe eshte rasti te mendohet per
nje çast per ate lehtesi me te cilen shqiptari i dikurshem po
edhe ky i sotmi eshte kovertuar e konverohet ne identitete te
tjera gjuhesore, fetare, kulturore e kombetare, si bizantine,
sllave, turq, arabe, greke, italiane e madje edhe ne ashkali e
ne ruse, ku keto entitetet e fundit jane edhe si raste te
shemtuara te kesaj prirjeje ne ditet tona ne Kosove, e qe
arsyetohen me ndonje lehtesim ose perfitim administrativ e
material ne shtetet te tjera. Duket se ne rastet e sotme te
konvertimeve te tilla, kaq te panatyrshme, aktivizohet ndonje
shtrese e atyre identiteteve te dikurshme, te lekundura ne
themele, (shtresat pellazge/ ilire, romane, bizantine, ose atyre
te konfrontuara( kastriotik/otoman, nacionalist/komunist), gje
qe e ben konvertimin me te perballueshem ne ndergjegjen e
bartesve te ketyre dukurive. Sa na eshte e njohur, ne kete kohe
nuk ka raste te tjera ne Europe, qe nje komb te manifestoje
prirje te konvertimit te lehte te identitetit administrativ si
shqiptaret. Probleme te medha ne periudhen e tranzicionit
postkomunist kane pasur edhe kombet e tjera ballkanike( kroatet,
boshjaket, sllavomaqedonasit, serbet, bullgaret, rumunet), po
edhe kombet e tjera qe kane jetuar ne orbiten sovjetike, dhe
ende kalojne neper nje proces te rende çmoralizimi te shoqerive
te tyre. Bie fjala, kontigjentet e prostitutave nga Moldavia,
Ukraina, Bullgaria e Rusia, jane tabloja tragjike e atij
çmoralizimi dhe degradimi. Por, prirje te theksuar per konvertim
te idnetitetit kombetar nuk kane manifestuar. Perkundrazi,
shumica e ketyre kombeve, ne kete periudhe jane shquar per
modifikimin e doktrinave tradicionale nacionaliste dhe
funksionalizmin e tyre ne realitetet e reja gjeopolitike. Ketij
sindromi nuk i kane shpetuar as dy kombet ballkanike me
identitetet me te brishta kombetare, boshnjaket dhe
sllavomaqedonasit. Ndersa, shqiptaret kane adoptuar si orientime
dominuese ideologjite kozmopolite, te cilat edhe konvertimin e
bejne moralisht me te justifikueshem.
Asnje shqiptar i sotem nuk krenohet se ka tradite ilirie
Sot ne identitetin kulturor dhe kombetar te shqiptareve, si
njefare vetepercaktimi ne nivele te definimit te prejardhjes,
eshte e injektuar nje doze e identitetit antik ilir. Kjo shtrese
identiteti antik me shume eshte marre si mitologji, e me pak si
argument historik, per shkak se historia ilire shfaqet e
fragmentuar, e fshire ne kapitujt e saj kryesore. Ne nivelin e
kultures materiale, vertet kane mbetur trashegimi objekte te
shumta arkeologjike, me te cilat arkeologet bejne perpjekje te
rikonstruktojne periudha dhe ngjarje te ndryshme. Fatkeqesisht,
ende nuk eshte gjetur askund se paku nje fjali e shkruar
ilirisht, e cila do te ishte njefare çelesi per lidhjet ndermjet
ilirishtes antike e shqipes. Argumenti me i forte qe perdoret
per argumentimin e lidhjeve gjuhesore te ilirishtes me shqipen,
jane toponimet e disa qyteteve si Skupi, Skodra, Naisus, te
cilat edhe pse jane ndryshuar ne ndonje element tingullor, prape
kane ruajtur natyren me rastin e transformimit nga ilirishtja ne
shqipe.3
Por, fragmente e argumenteve te gjetura, nuk e mposhtin faktin
se shtresa e identitetit antik ilir te shqiptaret e sotem, eshte
ne shume vende e mbuluar nga harresa.
Ajo qe eshte edhe me e dukshme, kjo shtrese e identitetit eshte
pasive, dhe funksionon kryesisht ne tematikat letrare dhe ne
debatet historike. Pra, kjo shtrese e identitetit nuk tregon sot
fuqi qe te regjenerohet, nuk prodhon energji ne kontekstin e
vetepercaktimit tone kulturor e kombetar. Fjala vjen, asnje
ngjarje e Ilirise antike, qofte kulturore, qofte historike, nuk
shenohet sot nga shqiptaret, me çka do te mbahej e gjalle
tradita. Poashtu, asnje figure historike ilire nuk ka gjetur
identifikim ne politike. Shqiptareve te sotem as qe u shkon
ndermend ta aktivizojne modelin e ekspeditave pushtuese te
Pirros, veçse e kane teme me te shpeshte humbjen e lufterave te
Teutes, humbjen fatale te mbretit Gent, humbjen e Batos se
desidiateve, tradhtine e Demeter Farit, tradhtine e Batos se
breukeve, etj. eshte e qarte se keto kane nje perseritshmeri te
habitshme ne historine e re te shqiptareve, por kjo eshte nje
tradite negative dhe si e atille nuk ka fuqi te participoje me
aktivisht ne identitetin shqiptar.
Mbetet qe pika kulmore e afirmimit te kesaj shtrese te
identitetit antik ilir eshte arritur me perdorimin si argument
politik te identitetit ilir, bile me shume te atij pellazg, nga
ideologet e Rilindjes Kombetare Shqiptare, te cilet ne
memorandumet qe u dergonin Fuqive te Medha, dhe ne studimet
historike, argumentonin lashtesine pellazge e ilire te
shqiptareve.4
Ne letersi dhe ne pikture ende sot perdoret si tematike
mitologjia ilire, dhe thermiat e njohura te historise se saj.5
Por, ky tematizim megjithate ka mbetur shume i kufizuar dhe nuk
ka prodhon ndonje element te fuqishem te identitetit kulturor.
Asnje shqiptar i sotem nuk krenohet se ka tradite ilire.
Bile, sot kur kombi shqiptar eshte kombi me i varfer i
kontinentit, ka raste kur permendja e te qenit populli me i
vjeter i gadishullit e i kontinentit, tingellon si alibi e rreme
per gjendjen e tashme. Regjinal Hiberti e ka goditur sakte kete
gjendje kur ka thene se “ shqiptaret jane nje nga popujt me te
vjeter te Europes, por vendi i tyre eshte nje nga shtetet me te
reja te Europes. Te jesh kaq i vjeter dhe njekohesisht kaq i ri,
eshte njefare fati i keq”.6
Kur te plotesohet tabloja e dhene nga Hiberti, me faktin se me
shume se gjysma e kombit shqiptar as qe eshte perfshire brenda
shtetit shqiptar qe eshte nderkombetarisht i njohur, veçse ka
mbetur nen sundime e administrime te huaja, (Çameria, Kosova,
Lugina e Presheves, Maqedonia, Kraja e Ulqini), eshte e qarte se
sa ters eshte ky fat dhe sa pak ze vend ne realitetin e hidhur,
argumentimi me identiteti antik ilir a pellazg.
Zhdukja fizike ne periudhen e sundimit serb
Amnezioni ilir apo alban/shqiptar ka qene edhe me i rende ne
periudhen e gjate te pushtimeve bizantine, e cila pasoi
pacifikimin ilir te arritur ne permasa te medha nga Perandoria
Romake. Po ai Reginald Hibert qe cituam me heret, thote per
Shqiperine se “Lidhja e gjate me Kostandinopojen nuk e la te
krijonte identitet politik”.7 Por, nuk eshte se mbeti vetem pa
identitet politik po ne ate periudhe shqiptaret mbeten edhe pa
identitet kulturor. E tera qe vjen si trashegimi kulturore dhe
qyteteruese nga ajo periudhe, veç shqiponjes me dy krere ne
flamurin kombetar, vjen ne forme emrash te disa perandoreve
bizantine me origjine ilire, prej themeluesit te Kostandinopojes,
Kostandinit te Madh e deri te Justiniani. Por, nje prejardhje
etnike nuk eshte e mjaftueshme, per t’i bere keto figura
elemente te identitetit shqiptar 8. Dhe ne pergjithesi,
qyteterimi bizantin, me luftera te pergjakshme per pushtet, nga
me mizoret qe mund te imagjinohen, me luftera te egra sektare
ndermjet arianizmit e monofizizmit, me psikozat e mitingjeve dhe
te hipodromeve, ku ekspozoheshin gjymtyret e te masakruarve 9,
per shqiptaret me formim ne shtratin e qyteterimit perendimor
dhe per ata te besimit islam, nuk paraqet nje moster qe motivon
te ndiqet. Si per kumt, bash ata qe u shpallen trashegimtare te
qyteterimit bizantin, ruset, serbet dhe greket, jane armiqte
historike te shqiptareve dhe kryesit e mizorive me te
llahtarshme kunder shqiptareve. Egersia serbe, e shartuar mbi
mizorite bizantine, ka bere gjenocid mbi shqiptaret ne shekujt
XI- XIV, aq sa e ka sjelle para zhdukjes fizike popullin
shqiptar. Kjo eshte periudha e sllavizimit me dhune te
shqiptareve dhe te toponimeve ne hapesirat shqiptare, e qe edhe
sot nuk jane çrrenjosur plotesisht. Noam Malkolm konstaton se
“Duke marre para sysh mbisundimin e serbeve ortodokse, si edhe
te gjuihes serbe ne Kosoven mesjetare, ka arsye te mendohet se
rrjedhas e eprgjithshme e asimilimit ka qene ne favorin e
serbeve, me dias adallime te vogla. Konkluzioni kryesor duhet te
jete se, a marre para sysh se ne ç’shkalle ka qene asimilimi, ai
ehstye bere: shume veta te cilet iu nenshtruan ketij procesi,
duhet te kene lene gjuhen e tyre shqipe dhe jane bere serbe”. 10
Kjo eshte periudha kur edhe kishat bizantine uzurpohen nga kisha
serbe dhe shpallet trashegimia dhe pronesia ekskluzivisht serbe
mbi to, edhe pse shumica e shqiptareve te Kosoves se sotme dhe
te viseve lindore shqiptare, aderonin ne fene ortodokse Kjo
eshte periudha kur aplikohet “Zakonik cara Dushana” sipas te
cilit shqiptaret gjymtoheshin, ne rast se nuk e pranonin
ortodoksine serbe: “Neqoftese ndonje heretik kapet duke jetuar
nder te krishteret, le te demkoset ne fytyre dhe le te debohet”.
11
Pra, ne keto periudha te gjata te pushtimeve bizantine e serbe,
as qe mund te behet fjale per zhvillimin e identitetit shqiptar,
po vetem per nje proces te zhdukjes fizike dhe kulturore te
shqiptareve perkatesisht te mbijeteses kritike. Dihet se ne
periudhen para Betejes se Kosoves te vitit 1389, pjesen me te
madhe te Kosoves e sundonte Vuk Brankoviqi, ndersa pjesen
lindore te saj, me minierat e njohura te Novoberdes, i sundonte
Llazar Hrebelanoviqi.12 eshte shqetesues fatki qe tere ky
realitet i gjendjes se pushtimit te Kosoves dhe te viseve te
tjera shqiptare nga serbet, dhe rpocesi i zhdukjes se tyre
fizike nga serbet, para ardhjes se osmaneve, margjinalizohet ose
edhe fshehet nga historiografia shqiptare
Sami Frasheri - simbol i identitetit te dyfishte
Proces i zhdukjes fizike te shqiptareve nga ana e Perandorise
serbe dhe i asimilimit kulturor nga Perandoria e Bizantit, u
ngadalesua dhe me tutje pothuajse u nderpre, pas fitores se
Perandorise Osmane kunder serbeve dhe me tutje kunder
Perandorise Bizantine.
Zevendesimi i pushtuesve te eger, serbe e bizantine, te cilet
kishin per qellim shfarosjen fizike te shqiptareve dhe fshirjen
e gjurmeve te tyre kulturore, me nje pushtues te bute, i cili
sillte edhe mesazhin hyjnor te Islamit, ishte fillimi i nje fati
te ri historik, kur fillon e krijohet nje shtrese e re e
identitetit kulturor e kombetar te shqiptareve. Prej kesaj kohe
ka nje profilizim te ri, me tutje edhe nje qendrueshmeri
identiteti kombetar shqiptar.
Sot, mund te flitet per nje shtrese te identitetit shqiptare nga
periudha otomane. Kolosi i dijes, Sami Frasheri, eshte ne te
njeten kohe refermator i kultures turke dhe ideolog i çeshtjes
shqiptare. Ai eshte ne te njeten kohe shkrimtar turk dhe
shkrimtar shqiptar. Sami Frasheri eshte simbol i nje simbioze
kulturore turko-shqiptare, te bazuar ne shtratin e qyteterimit
islam.
Kjo tradite peseshekullore, ka mbetur ne disa aspekte edhe pas
largimit te Turqise nga gadishulli Ilirik ne vitin 1912. Madje,
ne disa qytete te medha shqiptare si Shkupi, Prishtina e
Prizreni, e folmja turqisht ka mbetur per decenie te tera si
gjuhe e familjes, edhe te shtresa qytetare shqiptare. Sot kjo
tradite eshte ne te perenduar, por ama vetem pas gati nje
shekull te largimit te Turqise.
Perderisa breda vete popullit shqiptar kjo gje eshte perjetuar
si krejt legjitime dhe jokonfliktuale, ajo eshte keqperdorur nga
armiqte e shqiptareve. Fjala vjen, ne rrokullimen e lufterave
ballkanike, Mali i Zi ne vitin 1913, pati ndermarre nje projekt
per konvertimin me dhune te shqiptareve muslimane te Rrafshit te
Dukagjinit ne ortodokse. Ky projekt u kthye ne nje gjenocid
kunder popullsise shqiptare. Ndersa, ne rrokullimen e Luftes se
Dyte Botyerore, ideologjia fashiste zervase, e ka perligjur
gjenocidin kunder shqiptareve, ne Çameri, duke i trajtuar si
turq qe duheshin debuar nga toka greke.
Me duket indikative e dhena se shpernguljet e medha shqiptare
nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare te mbetura nen pushtimet
sllave, ne vitet 1912- 1955, kane qene te drejtuara per ne Turqi.
Kjo sigurisht ka qene si rezultat i politikave koniukturale te
qeverive serbo-jugosllave e turke, (Konventa e nenshkruar nga
Stojadinoviqi e Ataturku ne vitin 1937 dhe Marreveshja
Xhentellmene ndermjet Titos e Kyprillise e vitit 1953.) Por, kjo
politike koniukturale, nga pikepamja turke dhe e shqiptareve qe
deboheshin nga atdjheu i tyre, ishte e bazuar edhe ne prirjet qe
pulsonin ne vete realitetin jetesor, qe ishte formesuar si afri
e ndersjelle neper shekuj, nga prezenca dhe nga ndikimi i
Turqise mbi identitetin e popullit shqiptar.
Ridefinimi i identitetit kombetar: drejt panamerikanizmit
shqiptar?
Pas ardhjes ne krize te doktrines dhe te praktikes se
socializmit jugosllav, e cila identitetin kulturor dhe kombetar
shqiptar e mbante nen trysnine e fuqishme te sllavizmit te
ambalazhuar si kozmopolitizem, filloi nje faze e re e
rifedinimit te identitetit kombetar te shqiptareve ne Kosove dhe
ne viset e tjera te pushtuara nga sllavet.
Nuk eshte pa interes te permendet se pas dyzet vjeteve, kur
filloi nje vale e re e shpernguljeve masive te shqiptareve nga
Kosova, ( ne vitet 1994-1999), ajo u drejtua per ne shtetet
europerendimore, e aspak drejt Turqise. Kjo per arsye se lidhjet
me Turqine qene shkeputur, ndersa me Europen Perendimore qene
intensifikuar. Me duket se kjo prirje e re e shkuarjes drejt
shteteve europianoperendimore, ka te beje edhe me zbehjen e
dukshme te identitetit islam te shqiptareve, ne deceniet e jetes
nen socializem dhe me forcimin e nje shtrese
europiano-perendimore te identitetit kombetar. Partia e pare
politike jokomuniste e krijuar ne Kosove, Lidhja Demokratike e
Kosoves, (1989) u shqua per nje orientim te theksuar
propagandistik europiano-perendimor, i cili u shnderra ne
diskurs dominues edhe ne opoziten qe lindi ne Shqiperi nje vit
me vone.
Keto zhvillime ideologjike, politike dhe me tutje ushtarake, ne
rastin e luftes ne Kosove (1998-1999) dhe ne Maqedoni (2001),
qene me ndikim edhe ne identitetin shqiptar ne pergjithesi, te
te cilet ne kete periudhe ka triumfuar botekuptimi per identitet
perendimor, per çka edhe i kane shpallur aspiratat e tyre per
integrimet e plota euroatlantike. Roli kryesor i Shteteve te
Bashkuara ne vitin 1999, ne nderprerjen e spastrimit etnik dhe
te gjenocidit kunder shqiptareve te Kosoevs, eshte momenti kyç,
i cili prodhon kete ndjeshmeri proamerikane. Ne luften e fundit
amerikane kunder Irakut, elitat politike shqiptare, ne Shqiperi
dhe ne Kosove, shpalosen solidaritetin dhe madje pjesemarrjen ne
koalizionin nderkombetar te udhehequr nga Shetet e Bashkuara te
Amerikes, me çka kane forcuar idene e re, qe mbase mund te
emertohet si panamerikanizem shqiptar.13. Ky sindrom
panemarikanizmi, ne fakt eshte shtresa e tashme dominuese e
identitetit te proklamuar politik shqiptar.14 Sa eshte kjo
gjendje emocionale rezultat i zhvillimit normal dhe i aspiratave
normale, e sa i ngjarjeve te imponuara, do te shihet ne te
ardhmen, nga shkalla e integrimit. Ajo qe shihet sot per sot,
eshte se potencialet per kete proces nuk shquhen per mobilitet
te madh. Mbetja e Kosoves pa status politik dhe te qenit e
Shqiperise si shteti i fundit ne listen e shteteve europiane qe
planifikohen te pranohen ne Bashkimin Europian, eshte nje
indikator i joqendrueshmerise se ketij ekzaltimi te proklamuar.
Elementet bllokues te energjive te kombit shqiptar, ende nuk
jane identifikuar ne menyre korrekte.
Amnestohen te gjithe pushtuesit, perveç Turqise
Sado qe shtresa e identitetit otoman nder shqiptare tashme
rezulton e zbehur, me duket se ende behen perpjekje qe ajo te
fshehet e te mohohet krejtesisht, perkatesisht te mbulohet nga
amnezioni i plote. Dhe kjo behet per dy arsye: e para, mendohet
se duke i prere rrenjet e lidhjeve te gjata shqiptaro-turke,
mund te dobesohet dhe eventualisht te mposhtet Islami nder
shqiptare. Nxjerrja ne epiqender si identitet kombetar dhe
kulturor vetem e nje shtrese te identitetit krishtere te
shqiptareve, qe ambalazhohet si “perkatesi civilizimit europian”,
behet per kete shkak. Madje edhe nje ngjarje si Beteja e Kosoves
e vitit 1389, paketohet si gjoja lufte lufte per ruajtjen e
lirise se popujve ballkanike, pra edhe te lirise e te pavaresise
se shqiptareve. Ndersa me heret u konstatua se cila ishte
gjendja e shqiptareve nen Perandorine Serbe, para se ajo te
shkermoqej nga ardhja e osmaneve. Me duket se fshehja e fakteve
kaq te fuqishme, perveç qe ka per qellim zbutjen e qendrimit
antisllav dhe antiortodoks te shqiptareve, veçmas ka per qellim
mbajtjen e akuzes per Islamin si gjoja pengues te lulezimit te
shqiptareve.
Edhe lufta e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ne shume aspekte te
saj, eshte e mbeshtjelle me mitologji, me funksion te njejte
ideologjik, pra per mbjelljen ne ndergjegje te shqiptareve te
ideologjise, sipas te ciles identiteti i tyre i vetem eshte ai
krishtere.
E dyta, ne periudhen e vet te fundit, Perandoria Osmane, nuk
kishte mbetur as hija e nje shteti qe rrezatonte kulture,
qyteterim e vlera te medha per njerezimin. Ajo ishte perfshire
nga korrupsioni, nga injoranca dhe nga mipoia politike. Turqia e
fundit te shekullit XIX dhe e decenies se pare te shekullit XX,
faktikisht ishte bere protektorat i disa shteteve perendimore,
veçmas Rusise, e cila kishte marre te drejtat e perkujdesjes per
ortodokset dhe te Austrohungarise e cila kishte fituar te
drejtat e protektoratit mbi katoliket e Ballkanit. Egersia e
ekspeditave pacifikuese xhonturke kunder shqiptareve kryengrites
ne vitet 1910 1912, u shnderrua ne armiqesi per gjeneratat qe e
themeluan shtetin shqiptar ne vitin dhe la vrrage te thella ne
kujtesen e njerezve. Prej andej u bart edhe ne arsim e ne
kulture, duke gjeneruar per decenie te tera armiqesi kunder
Turqise dhe veçmas kunder Islamit, e duke i mohuar te gjitha
anet e mira qe kishte sjelle per shqiptaret ajo bashkejetese e
gjate ne Perendorine Otomane.
Sindromi antiturk ushqehet vazhdimisht nga propaganda e ashper,
e injektiuar qe nga programet shkollore e deri te komentet
politike. Rrjedhimisht, ne nje pjese te madhe te popullsise,
shfaqen hutesa e bllokime te energjive, nga frika se pergjigjja
ne keto mostra, do te shkaktonte rritje te konfliktualitetit
brendakombetar.
Shqiptaret tashme i kane harruar, ose se paku shtiren se i kane
harruar vuajtjet qe u jane shkaktuar nga dy pushtime italiane,
nga pushtimi nazist gjerman, nga gjenocidi grek ne Çameri, e ka
shenja se po relativizohen edhe hidherimet per gjenocidin e
fundit serb ne Kosove. Mbajtja e paragjykimit per Turqine si
pushtues, kur jane amnestuar pushtuesit me te eger, nuk ka si te
shpjegohet ndryshe, veçse ne kontekstin e nje strategjie
antiislame, si nder vete shqiptaret, qe duan te mbajne idene se
identitetit i tyre kombetar eshte vetem i krishtere, si nga te
huajt, qe e stimulojne kete ideologji. Por, kjo prirje po e
shkakton blllokimin e energjive, çoroditjen e dialogut te
brendshem dhe gjymtimin e identitetit shqiptar.
Çka me tutje?
E para, eshte i domosdoshem rishkrimi kritik i historise se
shqiptareve, duke e dekontaminuar ate plotesisht nga mitologjte
romantike iliro-pellazge dhe nga ideologjite
agresive antiislame. Vertet, perfytyrimet romantike per nje
popull madheshtor ne antike, perplasen sot per nje realitet te
hidhur, sikunder qe perfytyrimet per muslimanet shqiptare si
antieuropiane potenciale apo te fshehte, nuk kane asnje
qendrueshmeri logjike. Poashtu edhe periudhat e pushtimit te
gjate bizantin, e pushtimeve shkaterrimtare mesjetare serbe, e
lufterave te Gjergj Kastriotit, e integrimit ne Perandorine
Otomane dhe e komunizmit shqiptar, kerkojne interpretime te reja
shkencore, duke identifikuar pasojat dhe rezultatet per
identitetin shqiptar. Ne nje interpretitm kritik te hisorise
kombetare, duhet te perfshihen te gjitha shtresat e identitetet,
ashtu qe te krijohet nje pamje e plote dhe koherente, pa
konfliktualitet te mbarsur ideologjik. Fjala vjen, krahas
identitetit kastriotik dhe prodhimit te tij ne historine dhe ne
kulturen kombetare, duhet te pranohet edhe ajo shtrese e
identitetit kulturor me prejardhje otomane, e cila ne fakt u be
tharmi i ideologjise kombetare te shqiptareve.
E dyta, ka ardhur koha te mos injorohet identiteti aktual fetar
i shqiptareve, ashtu si eshte ai ne realitetin jetesor. As ne
kete nivel nuk ka nevoje te konfrontohet asgje, dhe as te
imponohet asgje. Duhet hequr etiketa qe Islami na qenkesh fe
antieuropane dhe antiperendimore, kur dihet se trualli i te tri
feve monoteiste eshte i njejti dhe vete Shpallja Hyjnore eshte
unike. Rrjedhimisht, edhe Islami i shqiptareve duhet te pranohet
ashtu si eshte ne te vertete: perqafim i Shpalljes Hyjnore15, e
cila askujt nuk i imponohet me dhune, por e cila vertet nuk mund
te mposhtet nga asnje ideologji dhe nga asnje lufte qe i behet.
Ne pajtim me kete, duhet te pranohet kontributi i dhene nga
shqiptaret muslimane ne krijimin dhe zhvillimin e identitetit
shqiptar dhe ne zhvillimin e gjithmbarshem shqiptar ne keta
shtate shekujt e fundit, qe nga shpetimi nga asimilimi sllave e
bizantin ne Mesjete e deri te krijimi i shtetit shqiptar dhe i
ridimensionimee me te reja gjeopolitike te kombit shqiptar ne
hapesirat ballkanike.
E treta, ne procesin e globalizmit, kultura dhe kombi shqiptar
duhet te vene ne perdorim gjithe spektrin e vlerave qe
disponojne, pra edhe vlerat dhe identitetin islam, ne menyre qe
ne integrime te jemi partner i pashfytyruar dhe ashtu te
kontribuojme me shume ne njohjen e ndrsjelle dhe ne zhvillimin
pozzitiv te bashkesise njerezore. Te qenet ne nje pozicion
gjeografik dhe qyteterues te ures lidhese ndermjet Perendimit e
Lindjes, do te duhej te shnderrohej ne nje favor per kombin
shqiptar ne proceset e ardhshme te integrimeve glolabe. Hezitimi
sa u takon lidhjeve e bashkepunimit me Turqine dhe me boten
islame, duhet te tejkalohet, sepse me to bashkepunojne te gjitha
kombet e tjera, duke perfshire edhe amerikanet, te cilet edhe
kur sulmojne nje shtet arab, si Irakun, ate sulm dhe invadim e
bejne nga trualli i disa shteteve arabe, si Katari e Kuvajti.
Rrjedhimisht, mbajtja e paragjykimeve dhe e “fajesise historike”
per perkatesine islame te nje numri te madh te shqiptareve, nuk
kane asnje mbeshtetje logjike. Thjesht jane komplekse te
imponuara nga armiqte e shqiptareve, te cilet ketij kombi i kane
imponuar edhe nje ekuilibrim artificial te identitetit shqiptar,
duke e shtypur shtresen e identitetit islam. Vetem ekuilibrimi i
vertete i shtresimeve te identitettit tone, do te na nxirrte nga
vorbulli i falsifikimeve te perfytyrimeve dhe te realiteteve
kombetare, me çka do te qetesohej ndergjegja e shumices se
njerezve shqiptare. Ashtu do te fitohej mobiliteti i kombit ne
rrugen e perparimit e te emancipimit, çka nenkupton edhe ndihmen
e pakursyer te Krijuesit, ne rast se veprohet ne rruge te drejte.
Perfundimisht, ky do te ishte stabilizim ne nje identitet
natyral, pas sa e sa shekujve te humbjes ne vorbullat e
amnezioneve te medha, sikunder ishin proceset e medha asimiluese:
romanizimi, greqizimi, sllavizimi, e turqizimi, e sikunder ndodh
sot, konvertimi ne greke, ne italiane e madje edhe ne ashkali e
ne ruse. Pikerisht keto ndikime te forta shfytyruese mbi
identitetin kulturor e kombetar, e veçmas ate fetar, si boshti
kurrizor i harmonise dhe i stabilitetit individual dhe kolektiv,
e kane katandisur kombin shqiptar ne me te varferin dhe gati me
te parendesishmin e kontinentit europian, te njohur per lekundje
ideologjike dhe shpernderrime te rrezikshme te kerkesave sociale
dhe politike 16, si edhe per relativizime tragjike te projekteve
politike e kombetare17.
Po se a kemi nxjerre mesime te dobishme nga pervojat e hidhura
te dy mijevjeçareve te shkuar, ende nuk shihet qarte. Ne fakt,
nese nuk veprohet sipas strategjise qe u skicua me lart, duhet
te konstatoj me keqardhje se do te vazhdoje katandisja e kombit
tone, si pasoje e brishtesise se identitetit, e konfrontimit te
shtresave te ndryshme te ketij identiteti dhe e rritjes se
presionit shkombetarizues te proceseve integruese globale. Ta
zeme, gjuha shqipe, e cila mbahet si argumenti me i fuqishem i
identitetit kulturor e kombetar te ne shqiptareve, ne te ardhmen
mund te margjinalizohet edhe nga vete shqiptaret, te cilet nen
presionin e integrimit, do te parapelqejne te flasin e te
shkruajne ne gjuhe te tjera, anglisht, italisht, greqisht, ashtu
siç kane bere edhe paraardhesit tane, qe identitetin e vet
gjuhesor e kane shfytyruar, duke parapelqyer ose duke pranuar
imponimin e latinishtes, greqishtes, sllavishtes a turqishtes.
Procesi shfytyrues ne te kaluaren ka qene disi me i ngadalte,
edhe per shkak se pushtuesit kane ardhur ne territoret shqiptare
dhe e kane imponuar me aparat shteti nje gjendje pushtimi, ndaj
se ciles eshte manifestuar nje doze rezistence, ndersa sot
shqiptaret vete shkojne me vullnet ne vendet e tjera dhe me
vullnetin e tyre bejne perpjekje te integrohen ne identitete te
reja kulturore e kombetare. Dhe mbi te gjitha, ateizmi i
injektuar ne te kaluaren komuniste me dhune nga ideologjia dhe
praktika agresive e komunizmit shqiptar dhe i perqafuar nga nje
numer i shqiptareve te brezave te rinj, per shkak te edukimit te
mbrapshte, ne ndonje rast edhe si fare “trendi europianizues” e
me shpesh si fshehje e identitetit te vertete fetar, eshte vete
tharmi i çmoralizimit, i krizes se identitetit te sotem shqiptar
dhe i lehtesise se konvertimit.
Nga ana tjeter, eshte krejt e qarte se ne mijevjeçarin e ri,
permasat e gllaberimit te identiteteve te brishta kulturore e
kombetare, jane shumefish me te medha se ne dy mijevjeçaret e
shkuar.
Ne Prishtine, 18 prill 2003
Shenime
1. “Pellazget kane qene te paret qe i moren shkronjat prej
fenikasve dhe prej pellazgeve i moren greket aty nga fillimi i
shekullit XVI p.e.s” (cituar sipas Albert Kotini, Çameria
denoncon, Fllad, 2001, Tirane)
2 “Shqiptaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga latinishtja,
megjithate ata kane alfabetin latin ne te gjitha librat e tyre”
(citim sipas autorit te njejte, fq. 130)
3. “Keto jane disa nga emrat e vendeve te lashta te Shqiperise,
qe peshojne ne pune te autoktonise se shqiptarevet. Po te
mendojme me nje ane se shumica e emrave te tilla kane humbur ne
rryme te koheve, pa lene gjurme toponimi (nenv. imi), e me ane
tjeter se materiali arkival i mesjetes nuk ka dale i teri ne
shesh, do te pranojme se emrat me te cilet mund te operohet sot,
nuk jane veçse mbeturina e fundit e burise se dikurshme. (Eqrem
Çabej, Studime gjuhesore, Rilindja, Prishtine, 1977, fq, 150)
4.. ”Ne te zanun fill te botes, e qysh ne kohe qe njeriu ishte i
padije e jetonte tui luftue njeni me tjetrin, u lkund prej Aziet
nji komb njerezish, shumice e madhe, e u nda prej faresh te
tjera e rej gjindhs tjere, qe ishin nder ato dhenate larga, e
mueren udhen kah detri per me gjet nje dhe tjeter, e per me
mujtun me gjallue ne pushim, pa frike e pa droje. Keti kombi, qe
iku ne kete menyre prej Aziet, ia thojshin emnin Pellazge.” (Pashko
Vasa: Shqypnija dhe Shqyptaret, 1879 te “ Pashko Vasa, Vepra 3.
Rilindja, Prishtine, 1989, fq. 241)
5. Autori i ketij teksti, ka botuar vepra letrare me kete
tematike si bie fjala dramen “Monedha e Gentit, komedine “Kush i
bie fyellit”, si dhe nje numer te madh te poezive me motive e
tema nga historia dhe mitologjia ilire ne vellimet me poezi:
”Qeshje sardonike, (1987) Formula e Katonit, (1990), Kurs per
panotmime, (1994) dhe “Dalja e atdheut edhe nga endrrat, (1996).
6. Reginald Hibert, Fitorja e hidhur, fq. 11
7. Po aty
8. Deshmi te rralla te perpjekjes per adoptimin e figures se
Kostandinit te Madh jane keto vargje te Naim Frasherit:
“Konstandin i madh qe thone/ Edhe ai nga fara jone”
9.Shih: Ogyst Baji, Perandoria e Bizantint…
10 Noel Malkolm, Kosova nje histori e shkurter, Koha, Prishtine,
1998, fq.53
11. Cituar sipas Noam Malkolmit, fq. 53
12. Po aty
13. Kur filloi intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe i koalicionit
kunder Irakut, ne Prishtine u mbajt nje tubim publik ne
perkrahje te luftes. Krahas nje asociacioni te veteraneve te
luftes se UÇK-se, organizator te ketij tubimi ishin edhe nje
asociacion qe mirret me mbrojtjen e te drejtave te njeriut (!)dhe
nje organizate studentore. Ky spekter heterogjen i shoqerise
kosovare, ne perkrahje te luftes se SHBA-ve, bashke me
pjesemarrjen e Shqiperise ne koalicion, e ilustron
panamerikanizmin e shqiptareve te Kosoves po edhe te Shqiperise
zyrtare.
14. Deri sa po merrte formen perfundimtare ky tekst, ne
Prishtine u mbajt nje konference e organizuar nga strukturat e
partise me te madhe shqiptare te Kosoves, Lidhja Demokratike e
Kosoves, me teme te formuluar keshtu: “Demokracia amerikane-model
per zhvillimet ne Kosove”. Edhe ky aktivitet e ilustron pohimin
tone per prirjen jokritike drejt nje panamerikanizmi, madje edhe
ne rastet si ky, ku kerkohet qe te sherbeje si model demokracia
e superfuqise se vetme te botes se sotme, ne rethanat kosovare,
kur Kosova eshte nen administrim te huaj dhe nuk eshte fare
shtet i pranuar!
15. Mehdi Frasheri eshte njeri nga falsifikuesit e medhenj
shqiptare lidhur me natyren e Islamit. Ai ne vepren “Problemet
shqiptare”, perpiqet ta mohoje natyren hyjnore te Kur’anit dhe
ta paraqet fene Islame si veper te Muhamedit.
16. Rebelimi i armatosur i vitit 1997 ne Shqiperi, krahas
pergjegjesise objektive te lideshipit per lejimin e skemave
piramidale, krahas reagimit joadekuat ndaj protestave, krahas
sponzoruesve te jashtem, qe e sponsorizuan destabilizimin e
Shqiperise, duket sikur e ka pasur brenda vetes edhe tharmin e
psikozave te dikurshme te herezive dhe te rebelimeve bizantine.
17.Aktualisht ne Kosove ka disa projekte politike per te ardhmen,
e qe ne shume aspekte jane kunderthenese ndermjet tyre: 1.njohja
sa me pare e pavaresise formale te Kosoves nga faktori
nderkombetar, (Rugova, LDK)ç 2. moratorium-afatizim per statusin
final te Kosoves, ( Thaçi, PDK)ç 3. shpallje e pavaresise nga
deputetet ne Kuvendin e Kosoves (AAK)ç 4. Unioni Kosove-Shqiperi,
(LPK)ç 5. bashkim i te gjitha trojeve shqiptare (LKÇK dhe AKSH.) |
|
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke
klikuar Ketu! |
|
|