|
Heroika dhe tragjika - nje zemerate rrenuese
Poema "Perse mendohen keto male", me simboliken dhe me idete e
veta, ka ushtruar nje ndikim te ndieshem ne mendimin e lexuesve
te vet, veçmas ne Kosove. Ndoshta me shume se disa vepra edhe me
te rendesishme te autorit. Edhe per shkak te ketij komunikimi me
shkalle te larte, ndoshta do te ishte e dobishme qe autori t'i
rikthehej (nese nuk i eshte rikthyer tashme, sikunder ka bere me
shume vepra te tij), dhe te beje nje rikompozim te ri te disa
elementeve te saj morale dhe ideologjike e rrjedhimisht edhe
estetike.
Mbijetesa shqiptare neper humnerat e historise, duke qene njera
nga shtyllat me te forta te tematikes se letersise shqipe, ka
ushtruar nje ndikim jo te paket per krijimin e nje ideje te
reagimit dhe te vetepercaktimit te njeriut shqiptar. Sipas ketij
vetepercaktimi, edhe njeriu me nente plage ne trup ( Gjergj Elez
Alia), e mund armikun dhe le pas vetes kujtimin e nje figure
heroike e tragjike njeheresh. Pikerisht kjo simbioze e heroikes
dhe e tragjikes, qe shpalos nje veteeprcaktim shqiptar, eshte
bosht tematik dhe ideor i poemes "Perse mendohen keto male" te
Ismail Kadarese. Kjo poeme mund te mirret si nje shembull i
krijimit te nje vepre shenjuese te mbijeteses, me nje ngjizje te
heroikes dhe te tragjikes shqiptare.
Nje intonim i fuqishem psikologjik
Poemen "Perse mendohen keto male" Ismail Kadare e shkroi ne
vitet 1962-64, qe ishin vite te pershkuara nga vetizolimi
ekstrem i Shqiperise, nga kercenimet e jashtme dhe nga
glorifikimet ideologjike te vetizolimit. Por, duket se rrenimi i
brendshem i Shqiperise kishte filluar te jipte shenja alarmante,
aq sa poeti ndiente nevoje qe te rikonfirmoje edhe nje here
fuqine e mbijeteses shqiptare. Edhe pse Kadare nuk i referohet
ne menyre eksplicite kohes aktuale dhe vetizolimit aktual, eshte
evidente se aty eshte konteksti i frymezimit/ shqetesimit, prej
nga poeti del subjekt aktiv, nje deshmitar dhe nje pjesemarres
ne ate levizje deshmuese te mbijeteses:
Vrapon hija e pushkes
Pret male, fusha, fshatra,
Hija e tytes leviz shpejt ne muzg.
Eci
dhe une ne nje pllaje te pjerret
Me
nje mendim ne koke
Diku.
Nje
poet i vetmuar, "ne nje pllaje te pjerret", i preokupuar me
pamjen gjigante te hijes se pushkes, (Hija e mendimit dhe hija
e pushkes/ Kryqezohen e perplasen ne muzg), vete shnderrohet ne
nje protagonist te izolimit dhe te meditimit per enigmat e
fatit. "Hija e mendimit", e cila kryqezohet me hijen e pushkes,
eshte ndergjegjesimi/veteeprcaktimi autorial, i cili u huazohet
maleve, qe ato te mendojne per fatet e veta dhe te banoreve te
vet. Ajo vetmi dhe ai muzg, jane ambienti i nje introspeksioni
dramatik per kohet e kaluara dhe fatet e ardhshme. Me duket se
kapja e ketyre dy elementeve, vetmise dhe muzgut, ka bere qe
teksti poetik te kete nje intonim te fuqishem psikologjik.Ndersa,
pushka eshte figura qendrore e poemes dhe boshti i ideve te
poetit per vetepercaktimin e njeriut shqiptar neper shekuj:
Keshtu ke ecur gjithmone, Shqiperi,
Me
kembet e gjata,
Me
nje pushke te gjate,
Ecje dhe s'dije ku veje ti.
Pushka eshte shembellim i gjymtyreve, nje gjymtyre faktike, ne
te cilen eshte mbeshtetur Shqiperia, per te qendruar ne kembe.
Me tej, pushka eshte edhe vlere e riperteritjes, e barazvlershme
me riperteritjen biologjike te njeriut shqiptar, e krahasuar me
gruan:
Se
gruaja lindte femije,
Por
pushka lindte krisma,
Dhe
per shqiptarin ishin
Po aq
te shtrenjta te dyja:
Dhe
krisma dhe femija.
Ne
shpalosjen e nje introspeksioni dramatik te fateve kombetare, me
nje intonim te fuqishem emotiv, pushka figurohet edhe si njesi
matese e tokes se atdheut, si leva e Arkimedit, si vazhdim i
shtylles vertebrore, si fat mbi shpine te njeriut shqiptar.
eshte nje seri e argumentimit te fuqise se mbijeteses, e
koncentruar neper shume vargje, me nje ngulmim imponues.
Por,
si gjithnje fati ka me vete edhe fatkeqesine. Pushka i hante
njeriut edhe yndyren e paket, po i shkurtonte jeten, gje qe
eshte me anen e nje figure mbreselenese ne vargjet ( Me te
gjate shtatin ia bente pushka,/ Megjithese shpesh jeten me te
shkurter ia bente./
Akuza ndaj historise
Introspeksioni i dominuar nga ndjenja te rrembyeshme, zbulon
armiqte e simbolit shqiptar te rezistences dhe te mbijeteses,
edhe atje ku nuk mund te kerkohen racionalisht. Ne nje atmosfere
tjeter poetike, poeti mbase do te kerkonte fndryshkjen e mjetit
te vrasjes, (pushkes), por i rrembyer nga ideja e heroikes, ne
nje ligjerim per vetepercaktimin kombetar, ai akuzon ata qe nuk
kane predikuar perdorimin e pushkes:
Dhe
fjalet latinisht dhe fjalet arabisht
Mbi
tyten e pushkes binin si ndryshk.
Dhe
jo vetem fjalet latinisht e arabisht shenjohen si elemente te
pergjumjes, te kllapise e te mashtrimit. "Ca poete" qe shkruanin
per zanat e shtojzovallet, per bjeshket epike, Kadare i sheh si
pergjumes dhe mashtrues, mbase duke menjanuar per nje çast
faktin se pikerisht ne kohera deshperimesh te renda, poetet
hymnizojne te kaluaren, perpiqen qe permes saj te ngjallin te
njerezit krenarine dhe ndergjegjesimin. (Poetet romantike dhe
postromantike nuk mund te benin ndryshe as ne Shqiperine e
mbytur ne mjerim e vuajtje.)
Molloket e zemerimit dhe te fajesimit perplasen edhe per
Pallatin e mbretit, per shtetin, per jeten mondane, per mitet,
per tere historine. eshte nje zemerate rrenuese, qe sfidon
gjithçka, ne perpunimin e idese shpetimtare, e cila vjen ne
formen e nje shpetimtari, (Partine Komuniste), megjithese ne
tere intonimin e poemes, duket si nje shartim disi i panatyrshem.
Me
duket se edhe ndarja e poemes ne 24 njesi, me shume se si
konstruksion artistik, eshte bere per te strukturuar idete
autoriale per rendin e defekteve te vlerave dhe te historise
kombetare, per numerimin e armiqve te Shqiperise, duke i
theksuar veç e veç. Ndarja ne njesi te vogla, pa nje rend
kronologjik motivor ndermejt tyre, e ben konstruksionin artistik
te poemes qe te jete i brishte, aq sa disa nga njesite mund te
funksionojne edhe si poezi me vete. Ligjerimin me emocione te
forta Kadare e ka materializuar me nje varg te larmishem, qe
materializon oscilimet tematike dhe te ideve poetike. eshte nje
varg i lire, i mbushur me interpunksion, si per te sugjeruar nje
te folur me ngulçe. Ne pjesen derrmuese te poemes vargjet
shtrihen ne gjeresi narrative:
Dhe
Shqiperia prape strukej ne kasolle,
Ne
netet e saj te zeza mitologjike:
Ne
ca tela lahute kerkonte te thoshte diçka
Nga
shpirti i pakuptueshem i saj.
Mirepo, ka edhe njesi ku ndodh reduktimi i vargut, kapja e
detajit:
Dhe
permbi trup,
Si
shtese e hekurt,
I
rritej e zeze
Pushka e gjate.
Nje
çast i shkurter dhe nje histori e gjate
Pozicioni kohor fiksohet qe ne vargun e dyte te poemes: "Ndersa
dielli tutje perendon ne xhade?" dhe poema mbyllet me vargun qe
serish e fikson gati te njejten kohe: "Ndersa muzgu po bie tutje
ne xhade". Pra, eshte nje kohe fare e shkurter, kohe nga nje
perendim dielli ne nje muzg po ne te njejten xhade, ndersa ne
mes eshte introspeksioni per historine e gjate, heroike dhe
tragjike te atdheut, me nje zemerate rrenuese.
Poema "Perse mendohen keto male", me simboliken dhe me idete e
veta, ka ushtruar nje ndikim te ndieshem ne mendimin e lexuesve
te vet, veçmas ne Kosove. Ndoshta me shume se disa vepra edhe me
te rendesishme te autorit. Edhe per shkak te ketij komunikimi me
shkalle te larte, ndoshta do te ishte e dobishme qe autori t'i
rikthehej (nese nuk i eshte rikthyer tashme, sikunder ka bere me
shume veprat te tij), dhe te beje nje rikompozim te ri te disa
elementeve te saj morale dhe ideologjike e rrjedhimisht edhe
estetike. |