Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Dr. Milazim Krasniqi
Suksesi i Garantuar (Keshille per te rinjte)
Synim i çdo njeriu eshte qe te kete sukses ne jete. Prandaj, secili njeri ben perpjekje, qe te arrije sukses: ne shkolle, ne pune, ne dashuri, ne sport, ne studim, ne familje, ne jete pergjithesisht. Por, nuk mjafton te kemi deshira dhe te bejme perpjekje. Deshirat dhe perpjekjet tona duhet te jene te harmonizuara me qellimin e mire. Qellimi i mire eshte nese ato deshira dhe ato perpjekje behen duke pasur para sysh udhezimet dhe obligimet qe ka caktuar Zoti per njerezit.
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e islamit

Per me teper shkrime nga Dr. Milazim Krasniqi, kliko Ketu!

Jepe lajmin vet në portalin e lidhjeve shqiptare në AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Shkrim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi
Ese

Cka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro

 

Ushtari japonez, Teruo Nakamuro, u gjet  ne pyjet e pashkelura te Japonise,  tridhjete vjet pas  perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, ne perpjekje qe te vazhdonte luften e tij te pazakonte. Ai nuk e dinte qe lufta e pergjakshme kishte perfunduar tridhjete vjet me pare dhe atdheu i tij i mundur ne lufte, ishte bere me perdhune, njeri nga aleatet me besnike te fitimtarit.

 

Kur kishte braktisur ai llogoret, lufta kishte qene ende ne kulmin e egersise se saj. Ne rremujen e saj, bashke me atdheun e tij, ishte perfshire krejt bota, si nga nje epidemi shfarosese. Dhe nuk ishte ne dore te nje ushtari te thjeshte si Teruo Nakamuro, qe te parashihte fundin aq te pazakonte (hedhja e bombes atomike dhe kapitullimi pa kushte) te asaj kasaphane.

 

Kthimi i Teruo Nakamuros ne mesin e te gjalleve, tridhjete vjet pas luftes, ka qene nje senzacion medial dhe politik, nje rast per t’iu rikthyer permases se tragjedise se Luftes se Dyte Boterore, ndryshimeve te bera pas mbarimit te saj, etj. Por, kjo si gjithmone eshte ana e jashtme dhe jo fort domethenese e nje te vertete te madhe qe mbarti me vete shembulli i Teruo Nakamuros: e te vertetes se njeriu eshte nje enigme, nje mister qe me shume di per boten qe e rrethon se per veten e vet. Prandaj, askush nuk e ka kuptuar se  çfare ka perjetuar dhe çfare ka ndier ky njeri per tridhjete vjet, ne nje mision te ashper per te mbetur gjalle ne nje bote te panjohur. Jo çfare ka ngrene, sepse ate menyre te gjetjes se ushqimit e ka provuar njeriu me mijera vjet perpara tij :

 

“Dhe do ta furnizoj prej nga nuk  e kujton fare” ( Talak:3).

 

Puna eshte se çfare ka ndier e çfare ka menduar,  njeriu i shekullit XX, i kthyer ne nje bote te para disa shekujve?  Ky eshte misteri, e jo fshehja ne pyje te pashkelura. Mbase as vete ai kurre nuk ka arritur ta kuptoje teresisht se si eshte transformuar bota shpirterore e tij, çfare ka ndier ne ate vetmi kolosale, ne ate harrim te çuditshem, dhe si ka dale fitimtar shpirterisht e menderisht mbi ate gjithkahnaje te eger. Nje jete e njeriut te formuar ne etiken e koheve moderne, por e shkeputur dhunshem dhe e detyruar qe per tridhjete vjet  te zhvillohet pa kembyer asnje fjale dhe asnje shikim me nje tjeter qenie te te njejtit lloj, vertet eshte e pamundur qe te rrefehet. Por, keto dilema dhe pamundesi nuk jane vetem prodhim i situates se pazakonshme ne te cilen gjendet njeriu, sepse edhe njeriu qe jeton ne kushte krejt komode sociale dhe te komunikimit modern, nuk arrine te shpjegoje as perafersisht ate qe ndodh ne boten e tij shpirterore. Shume gjera i lidhen ne gryke si ushtarit Teruo, dhe nuk arrine t’u jape forme me fjale. Krijuesi Yne ka thene qarte:

“ Te pyesin per shpirtin, thuaju: “çeshtja e shpirtit eshte pune vetem e Zotit tim, kurse juve u eshte dhene fort pak dije” (al- Isra:85).

 

Njeriu ka bere zbulime te medha ne natyre, aq sa ka saktesuar edhe largesite ndermjet pleneteve, vellimin e tyre, kohen per te cilen ato sillen rreth boshtit te vet dhe rreth diellit, etj), por nuk ka zbuluar pothuajse asgje per perberjen e shpirtit, per menyren si ai hyn ne trup, si funksionon dhe si del nga trupi i njeriut. eshte nje bote qe ekziston por qe nuk njihet sa duhet, sepse nuk jane dhene kompetenca per nje njohje me te madhe. Pra, as njeriut ne kushte krejt komode, dhe as njeriut ne kushte krejt te pazakonshme.

 

Me duket se ushtari Teruo Nakamuro  kur eshte nisur per ne ate te kaluar/ te tashme tjeter, diçka i ka pershperitur ne mendje e ne shpirt qe te marre ate udhe. Prandaj, ai nuk ka  dezertuar nga lufta, po ka shkuar atje per ta vertetuar me shembullin e vet, tregimin e lashte se eshte krejt e mundshme jeta e njeriut edhe atje ku atij nuk ia merr mendja. Per te dhene nje prove se fuqia e njeriut, edhe kur ai eshte i larguar nga udha e drejte,  eshte me e madhe, nga sa kujtojme kur mendojme siperfaqesisht, te kompleksuar nga fuqia e makinave dhe e prodhimeve te tjera teknologjike, sepse ai eshte nje krijese e mbrojtur:

 

“All –llahu i mbron edhe  ata te cilet i marrin si mbrojtes ne vend te atij” (esh- Shura:6)

 

Ushtari Teruo Nakamuro me shembullin e vet ka dashur te na rikujtoje se njeriu mund te fshehet ne nje vend te panjohur e te frikshem, por mendja dhe shpirti i tij jane unike, sepse gjithkund ne toke jane ne truallin e vet dhe gjithkund jane te afte te adoptohen e te funksionojne, kur e kane mbrojtjen e Krijuesit. Ky eshte ai misteri i dhene i jetes se njeriut. Prandaj, jeta e Nakamuros per tridhjete vjet jashte kontekstit social, eshte nje shembull qe duhet te na beje te mendojme me seriozisht per vlerat unikale te vetes sone.

 

Se pari se nuk eshte vetem ky realitet social ne te cilin gjallojme, vlera absolute e ekzistences njerezore. Dhe aq me pak vlera absolute e kuptimit te jetes njerezore. Edhe ne kohe  me te mugeta, njerezit kane mundur te kene nje ekuiliber me te forte mendor e shpirteror dhe nje aftesi qe te  perballojne huqet e natyres se ashper. Prandaj, koha qe jetojme nuk eshte pika kulmore e integritetit te njeriut, as e te kuptuarit te tij te plote te botes qe e rrethon. Jane te pakuptimta egoizmi, makuteria, fragmentariteti dhe agresiviteti i njeriut te sotem, i cili e ka shnderruar ne totem te ri sajesen e vet - teknologjine e sofistikuar dhe ne qellim te vetem rezultatin e prodhuar prej saj - komoditetin material. Por, keto dy ane nuk mund te jene esenca e mrekullise dhe e fuqise se njeriut.

    

Se dyti se zhvillimi i njeriut nuk ka qene dhe nuk eshte linear, po mund te kete dhe ka pasur prapakthime te medha ne zhvillimin e historise njerezore, si pasoje e çoroditjes dhe e prirjes trubulluese te njeriut. Nga nje gjendje kthjelltesie dhe ekuilibri fillestar, ne te cilin e zbriti ne toke Krijuesi, njeriut me vone i ka ndodhur qe te  perfshihet nga kaosi, nga amnezia ose se paku nga agnosticizmi, e pastaj te denohet qe te sorrollatet me shekuj neper pyje te pashkelura, pa asnje kuptim, te shprehe pafuqine e vet me adhurim ndaj sajesave te imagjinates se tij. Dhe ashtu ta huq misionin e vet te larte mbi toke, qofte dhe perkohesisht, per te shpetuar nga humbja vetem fale shpalljeve te vazhdueshme qe ia kane ndriçuar mendjen.

 

Me 8 shtator 2002 TV ARTE ka transmetuar dy filma, qe ne menyre te llahtarshme e paraqesin jeten  e njeriut te pllakosur nga çoroditja, ne nje periudhe  gjoja para se te  zbulohej zjarri. eshte nje projeksion nga me morbidet qe mund te imagjinohet. Njeriu ne nje gjendje jashtenjerezore, i  pushtuar nga instiktet, nga agresiviteti, nga perversioni, nga egersia. Ajo nuk ka qene kurrsesi gjendja e pare e njeriut. Krejt ajo gjendje mund te kete qene vetem si pasoje e çoroditjes se mocvenshme te njeriut, e largimit nga natyra dhe nga misioni i vet fillestar, kur eshte krijuar qe te jete zevendes i Zotit ne toke, e kurrsesi nje gjendje natyrore e tij, sepse njeriu gjithnje ka pasur udhezues:

 

“ A mos i ka kaluar njeriut pjese e kohes kur nuk i eshte shpallur kurrgje” ( el- Insan: 1)

 

Nje perkujtim te asaj pervoje si pasoje e çoroditjes se njeriut, e transmeton ushtari Teruo Nakamuro, sepse po te shkonte Lufta e Dyte Boterore deri ne fund te mundesive te saj, po te harxhonin shtetet nderluftuese te gjitha potencialet dhe resurset luftarake ne luften shkaterrimtare, njerezit qe do te mbeteshin gjalle, detyrimisht do te ktheheshin atje ku u kthye Teruo Nakamuro, ne gjendjen e pare pas çoroditjes - ne egersi.

 Se treti, se njeriu eshte i mbrojtur nga Krijuesi i vet, kudo qe te ndodhet, aq sa me i mbrojtur mund te jete  ne mes te pyjeve te pashkelura, se ne qytetete moderne, ta zeme ne Nagasaki e ne Hiroshime. Bashkekombasit e Nakamuros ne qytetet moderne Hiroshima dhe Nagasaki, ishin me te pafat se ai. Jeta e njeriut nuk varet nga rrethanat qe i krijohen ne kontekstin social, politik e jetesor, po varet ekskluzivisht nga caktimi qe i eshte bere prej Krijuesit:

 

“Ai ( njeriu) ka percjelles perpara dhe pas, ate e ruajne me urdher te All-llahut” ( er- R’ad:11)

 

Se katerti, sundimtaret/ fitimtaret,  e kane te pamundur ta kontrollojne deri ne fund planetin dhe njerezimin, sado fuqi qe te kene ne duart e tyre. Qe nga faraoni e deri te Hitleri, Stalini, Pol Poti e Millosheviqi, asnje sundimtar nuk ka arritur ta kaloje mundesine qe ka per te vu kontroll total mbi jeten e njerezimit, mbi jetet e tyre. Aq me pak mbi shpirterat e tyre. Prandaj, edhe ndodh qe nje ikanak si Teruo Nakamuro, mund te jete me i fuqishem se dy armatat nderluftuese ne Luften e Dyte Boterore. Prandaj, ky dezertor/hero, ose hero/dezertor, eshte nje shembull me domethenie shumplaneshe  per njeriun modern.

 

Por, njeriu modern merret me anen e jashtme, jo fort domethenese te se vertetes, per çka ka rrezik qe te perserite tragjedite e medha dhe rrjedhimisht edhe fatin e Teruo Nakamuros.

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
Tjera aktuale nga Dr. Milazim Krasniqi
Dy intervista nga Dr Milazim Krasniqi

Te nderuar miqe dhe lexues,

"AlbaNur" ne web faqen e Milazim Krasniqit per ju enkas risjelle dy intervistat e tij intersante ne lidhje me aktualitetin e politikes shqiptare...

 

Interviste me shkrimtarin kosovar Milazim Krasniqi

 

Intervista e Dr. Milazim Krasniqi per revisten Vepra

Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit

Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes

Pse i mbron Peterseni shperdoruesit e UNMIK-ut
A do te ndodh deklanizimi i politikes Kosovare?
Nje shoqeri qe po asfikohet nga letargjia
Pse nuk ekzistojne lexuesit shqiptare?
Nje Levizje ushtarake - model per ndryshime
Nacionalizmit serb i duhet terapi me efikase
Duhanxhinj te te gjitha vendeve - Mjaft
Shqiptaret vriten mes vete apo jo?
Varreza masive ne Batajnice
Si po fryen Koshava ne drejtim te Kosoves?
E ardhmja e Kosoves me eliten e vet te re politike

Cka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro

Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster