|
Ne Serbi jane
inkuadruar edhe OJQ-te ne debatin e parapergatitjeve per
bisedimet ndermjet Prishtines e Beogradit, ndersa ne Kosove,
ende nuk jane takuar lideret e partive qe e perbejne koalicionin
qeveritar!!! Ndersa, gjithkush e di se bisedimet me Serbine, ne
çfaredo niveli dhe per çfaredo teme, jane politike dhe nuk mund
te behen pa pasur nje platforme unike politike. Nese puna i
lihet ne barre vetem qeverise, atehere eshe e qarte se kjo gje
behet me qellim te deshtimit te saj dhe me qellim te dobesimit
te pozites se Kosoves.
Presionet ne drejtim te Kosoves lidhur me fillimin e bisedimeve
me Serbine, dy javet e fundit kane shenuar ngritje ne
grafikonin e retorikes dhe te veprimeve konkrete diplomatike e
politike. Kjo me shume duket si nje fushate e orkestruar e disa
faktoreve nderkombetar, se sa si nje politike e planifikuar dhe
koherente, e cila merr para sysh realitetet ne terren. Zhvillimi
ne forme fushate i pergatitjes se terrenit per bisedime ndermjet
Prishtines e Beogradit, esencialisht nuk ka te beje me çeshtje
teknike, po me hapjen e çeshtjes se statusit te Kosoves.
Emertimi si bisedime per çeshtje teknike eshte figure per te
fshehur nga opinioni publik kuadrin qe eshte rezervuar per kete
proces politik.
Si duket tabloja e presioneve ne drejtim te Kosoves
1. Tematizimi
i Kosoves ne mbledhjen e Grupit te Kontaktit ne Moske, para dy
javesh, shenon riaktivizimin e kesaj instance vendimmarrese ne
drejtim te Kosoves, kesaj here ne nivelin e krijimt te ambientit
per fillimin e bisedimeve ndermjet Prishtines e Beogradit.
Nominimi nga Grupi i Kontaktit i Perfaqesuesit Special, Hari
Holker, si ndermjetes ne keto bisedime, realisht tregon mungesen
e preokupimit koherent dhe serioz me Kosoven te kesaj instance
nderkombetare. Hari Holkeri ka ardhur ne detyren e Perfaqesuesi
Special per Kosoven vendim te posaçem te sekretarit te
pergjitshem te OKB-se dhe te Keshilit te Sigurimit. Sipas
rezolutes 1244, detyrat e tij te punes kane te bejne me
ushtrimin e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor ne
Kosove, ku bie edhe perfaqesimi nderkombetar i Kosoves, me sakte,
per te kontrolluar implementimin e prezences civile
nderkomebetare. Rrjedhimisht, ai mund te jete pjese e
delegacionit te Kosoves ne bisedime e jo ndermjetes. Por, kjo
zgjidhje e improvizuar dhe jologjike ne shikim te pare, ka te
beje me nje element thelbesor qe po futet ne lojen politike ndaj
Kosoves: me heqjen e dimensionit nderkombetar te bisedimeve
ndermjet Kosoves e Serbise. PSSP eshte pjese e infrastruktures
se brendshme pushtetore te Kosoves dhe sado qe te kete mandatin
e deklaruar nga Grupi i Kontaktit dhe nga institucionet e tjera
nderkombeatre, ai mbetet qe mbetet ne suazat e nje perfaqesimi
te brendshem.
2. Pas
trasimit te tille te terrenit nga ana e Grupit te Kontaktit,
pasoi vizita e komisarit te Bashkimit Europian, Kris Paten ne
Prishtine dhe ne Beograd, ku u pa edhe me qarte strategjia e
skicuar e heqjes se dimensionit nderkombetar çeshtjes se Kosoves.
Kris Pateni ne Kuvendin e Kosoves deklaroi se deklaratat
parlamentare kunder pavaresise, nuk jane te dobishme, sikur qe
nuk mund te jene te dobishme as deklaratat parlamenare per
pavaresine. Mirepo, Kris Paten mesazhin e njejte nuk e percolli
ne Beograd. Paten atje takoi te gjithe zyrtarte e pozites dhe te
opozites, por nuk pati rast te fliste ne Kuvendin e Serbsie dhe
as ne kuvendin federal. Nga informacionet qe dolen nga takimet e
atjeshme te tij, nuk u duk aspak angazhimi i tij lidhur me
padobine e deklarates per Kosoven te Kuvendit te Serbise dhe
rezolutes se Kuvendit te Serbise e te Malit te Zi. Perkundrazi,
mesazhi i Patenit ne Beograd shkoi ne drejtim te motivimit te
zyrtareve serbe per integrimin e Serbise dhe te Malit te Zi ne
strukturat europiane, pas asnje lloj kushtezimi me qendrime me
te matura ndaj Kosoves.
3. Bashke me
riaktivizimin e Grupit te Komntaktit dhe me presionet e Patenit,
keto dite po shenon rritje edhe retorika e diplomacie ruse ne
drejtim te Kosoves. Ministri i jashtem rus, Igor Ivanov deklaroi
me 9 shtator ne Sarajeve se Rusia nuk do te terhiqet nga
Ballkani. Njeheresh u paralajmerua edhe hapja e konsullates
ruse ne Prishtine. Kjo konsullate eshte planifikuar qe te jete
ne kuader te ambasades ruse ne Beograd. KJo do te thote se
aktivitetet e saj do te jene te tilla qe Kosoven ta trajtoje
brenda mandatit qe ka ambasada e Rusise ne federaten Serbi-Mali
i Zi. Nese lejohet kjo zgjidhje per konsullaten ruse nga UNMIK-u,
atehere do e jete edhe me e qarte se cila eshte vija e
riintegrimit te Kosoves ne federaten serbo-malazeze.
4. Kete
tablo e ben edhe me te plote deklarimi me i ri dhe pakuptueshem
entuziast i prokurores se Tribunalit te Hages, Karla del Ponte,
e cila ka adresuar presione dhe kercenime te reja ne drejtim te
shqiptareve. Ajo ka thene se Ne po vazhdojme hetimet kunder UÇK-se,
kemi kerkuar desshmi edhe nga autoritetet e Serbise dhe do ti
analizojme ato. Do ti perfundojme te gjitha hetimet edhe kunder
pjesetaretve te UÇK-se, deri ne fund te vitit 2004 dhe shpresoj
te ngrisim aktakuza te reja. Siç shihet, dy momente jane
indikative dhe alarmante ne kete deklarate te Karla del Pontes:
e para, qe ajo e pranon se ka nstitucionalizuar bashkepunimin e
saj me autoritetet serbe, per te cilat dihet se çfare qendrimi
mbajne ndaj UÇK-se dhe çka jane ne gjendje te sajojne per
inkriminimin e saj. E dyta, ende pa i kryer hetimet, ajo
shpreson se do te kete aktakuza te reja, gje qe do te thote se
ne fakt e paragjykon procesin e hetimeve. Ne nje lexim te
mundshem politik, kjo do te thote se ajo qysh tash ka leshuar
kercenime dhe shantazhe ndaj pjesetareve te UÇK-se, si mjet
presioni ne krijimin e ambientit per fillimin e bisedimeve
ndermjet Prishtines e Beogradit.
5. Mbajtja e
Kosoves ne izolim te forte nderkombetar eshte nje element tjeter
i presionit konkret, i cili eshte ne funksion te dobesimit te
identitetit politik te Kosoves dhe te dobesimit te motivit te
shqiptareve per pavaresi. Mospranimi i dokumenteve te udhetimit
nga shtete ne rajon, veçmas nga Bullgaria e Greqia, kane bere
qe te prodhohen shume zhgenjime te qytetareve te Kosoves me
UNMIK-un dhe me administraten e vendit. Ketu bie edhe favorizimi
i marrjes se dokumenteve te federates serbo-malazeze, qe me vite
eshte bere ne Kosove dhe qe favorizohet edhe ne shtete
europianoperendimore, veçmas ne Gjermani.
Hari Holkeri, para se te merr detyren e ndermjetesimit, do te
duhej te kryente detyren e vet qe i ngarkon rezoluta 1244, e qe
ka te beje edhe me krijimin e kushteve per lirine e qarkullimit
te njerezve te Kosoves. Perndryshe nuk ka kuptim te flitet per
marredhenie ne rajon, nese shtetet e rajonit mbajne politika
diskriminimi ndaj qytetareve te Kosoves, te cilet kane dokumente
te leshuara nga administrata civile nderkombetare e OKB-se. Meqe
keto lojera zgjasin tash kater vjet, ketu ose eshte fjala per
deshtimin e autoritetit te OKB-se, ose per nje politike
ngulfatese ndaj identitetit te Kosoves.
6. Edhe
mbajtja me nje konsekuence te papare e Kosoves ne kollaps
energjetik, ne jostabilitet permanent dhe ne krize te thelle
ekonomike dhe sociale, duket si element i nje stategjie te
perpunuar per gjunenzimin e vullnetit politik te shqiptareve.
Dihet se shtylla e katert e UNMIK-ut administrohet nga Bashkimi
Europian, ndersa deshtimet me te medha ne Kosoven e ketyre kater
viteve, jane pikerisht ne ekonomi. Si eshte e mundur qe te
deshtoje Bashkimi Europian, ne mekembjen e ekonomise se nje
vendi qe ka banore vetem sa nje qytet pak me i madh europian.
Mbajtja e Kosoves ne krize permanete ekonomike dhe ne kollaps
energjetik,, realisht e mban Kosoevn nen nivelet qe ka Srerbia e
mal ii Zi, per te nxjerre se andejmi arsyetimin e neserm per
riintegrimin e Kosoves ne nje strukture me zhvillim me te larte
ekombomik dhe me shkalle me te larte te integrirmit ne
strukturat europiane.
7. Mund te
jete se edhe rikthimi i jostabilitetit ne Maqedoni, sado qe te
jete nje mjet i terthorte, ai pashmangshem shnderrohet ne nje
mjet presioni ndaj Kosoves. eshte funksionalizuar tashme skema,
sipas te ciles per jostabilitetin rajonal fajtor kujdestar eshte
Kosova, perkatesisht njerez ose struktura te saj mbrojtese.
Çka duhet te behet?
Brenda ketyre zhvillimeve teresisht te pafavorshme,
politikeberesit shqiptare te Kosoves duhet te kene koncentrim
maksimal dhe pergjegjesi maksimale, nese duan qe te mos mbeten
te lagur ne fund. Duhet te ndermerren veprime te qarta dhe te
vendosura politike.
E
para, partite politike shqiptare, qe kane ngritur bashkerisht
koalicionin e tashem qeveritar, duhet te hartojne nje platforme
te perbashket lidhur me zhvillimet aktuale dhe veçmas me
procesin e bisedimeve me Beogardin per çeshtje teknike. Ne
kete kontekst, duhte te qartesohet se çka do te thote ky aspekjt
i bisedimeve, ne menyre q e te mos rreshqasin gjate procesit ne
bisedime per statusin, pa qene te pergatitur. Vlen tu
kujtohet pervoja e hidhur e Malit te Zi, i cili i filloi
bisedimet me Serbine, nen monitorimin e Solanes, per çeshtje
teknike por qe rezultuan me miratimin e Kartes Kushtetuese dhe
me thyerjen e vullnetit malazez per pavaresi. Duhet te
shpjegohet qarte formulimi bisedime per çeshtje konkrete ose
teknike. A bie ketu tematika e importit te qumeshtit te
Beogradit dhe te ujit mineral Heba, ( qe edhe ashtu e kane
riokupuar tregun e Koosves).
Por,
asgje nuk do te sqarohet nese nuk mblidhen dhe nuk e hartojne
nje platforme politike te perbashekt partite shqiptare qe e
perbejne koalicionit qeveritar. Dihet mirefilli se qeveria
vetem e ekzekuton politiken, e cila hartohet nga partite e
koalicionit qeveritar.
Ne
Serbi jane inkuadruar edhe OJQ-te ne debatin e parapergatitjeve
per bisedimet ndermjet Prishtines e Beogradit, ndersa ne Kosove,
ende nuk jane takuar lideret e partive qe e perbejne koalicionin
qeveritar!!! Ndersa, gjithkush e di se bisedimet me Serbine, ne
çfaredo niveli dhe per çfaredo teme, jane politike dhe nuk mund
te behen pa pasur nje platforme unike politike. Nese puna i
lihet ne barre vetem qeverise, atehere eshe e qarte se kjo gje
behet me qellim te deshtimit te saj dhe me qellim te dobesimit
te pozites se Kosoves.
E
dyta, qeveria duhet te pajiset me kompetenca me te plota e me te
qarta, para se te marre persiper realizimin e politikes qe do te
hartohet nga partite e koalicionit qeveritar. Ajo duhet te kete
mandat qe obligimet qe i merr te mund ti realizoje, e jo te
varet nga vullneit i UNMIK-ut, sepse ne ate rast do te
kompromentohej per josreriozitet dhe paaftesi.
E
treta, institucionet e Kosoves duhet te kerkojne qe Uashingtoni,
perveç angazhimit ne Grupin e Kontaktit, te kete edhe angazhim
separat, si ne ne procsin e pergatitjes ashtu edhe te
mbarevajtjes se bisedimeve. Ne rastin e Kosoves, perveç
pegjegjesise politike, Uashingtoni ka edhe pergjegjesi morale.
E
katerta, arritja e paqes sociale eshte e domosdoshme ne
periudhen sa do te zgjate procesi i bisedimeve. Suksesi i
kryeminsitrit Rexhepi ne arritjen e marrerveshjes se perkohshme
me minatoret e Trepçes dhe marrveshjes me arsimtaret, eshte
mjaft inkurajuese. Por, paqja sociale duhet te jete me
gjitheperfshirese dhe me e qendrueshme, nese nuk deshiron
qeveria qe te kete edhe nje gur me shume ne qafen e brishte te
saj.
Ne
Prishtine,
14
shtator 2003
|