Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Dr. Milazim Krasniqi
Suksesi i Garantuar (Keshille per te rinjte)
Synim i çdo njeriu eshte qe te kete sukses ne jete. Prandaj, secili njeri ben perpjekje, qe te arrije sukses: ne shkolle, ne pune, ne dashuri, ne sport, ne studim, ne familje, ne jete pergjithesisht. Por, nuk mjafton te kemi deshira dhe te bejme perpjekje. Deshirat dhe perpjekjet tona duhet te jene te harmonizuara me qellimin e mire. Qellimi i mire eshte nese ato deshira dhe ato perpjekje behen duke pasur para sysh udhezimet dhe obligimet qe ka caktuar Zoti per njerezit.
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e islamit

Per me teper shkrime nga Dr. Milazim Krasniqi, kliko Ketu!

Jepe lajmin vet në portalin e lidhjeve shqiptare në AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Shkrim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi
Nje shoqeri qe po asfikohet nga letargjia

Megjithate, emertimi nga shumica e mediave shqipe, i te ndjeres si “plaka Ragbete Mehmeti” vetem sa provon ate imunizim me te keqen qe tashme eshte shnderruar ne menyre te te menduari. Kjo prirje per ta relativizuar te keqen dhe per ta zbutur, eshte pasoje e mendjelehtesise, sepse pavaresisht nga mosha, nje viktime e çrregullimeve drastike te furnizimit me energji elektrike, eshte emerues i perbashket i nje gjendjeje potencialisht te rrezikshme per te gjithe banoret e te gjitha moshave.

Nga shpethimi i zjarrit ne banesen e familjes Mehmeti ne qender te Prishtines, kete te merkure ne oret e mbremjes, mbeti e vdekur Ragbete Mehmeti, duke e shtuar numrin e viktimave nga pasojat e avarive dhe te çrregullimeve te furnizimit me energji elektrike.

Ne kete fatkeqesi te familjes Mehmeti, e pesoi edhe nje polic i Sherbimit Policor te Kosoves, cili beri perpjekje qe te ofronte ndihme, ne mungese te zjarrfikesve.


E drejta, edhe ne nje shperthim te madh te zjarrit ne nje kompleks banimi ne lagjen Ulpiana, vetem nje nate para se te ndodhte tragjedia e familjes Mehmeti, pjesetare te Sherbimit Policor te Kosoves, treguan nje azhuritet te jashtezakonshem, duke arritur ne vendin e fatkeqesise vetem pak minuta pas lajmerimit. Por, edhe atje, ata qe duhej te arrinin te paret, sherbimi i Urgensit dhe i KEK-ut, ose nuk erdhen fare, ose arriten me se paku nje ore vonese. Te dyja rastet, jane deshmi se nuk eshte e mjaftueshem qe te funksionoje vetem nje segment i sigurise. Per te shpetuar jetet e njerezve dhe pronat e qytetareve, kerkohet reagim i shpejte i te gjitha strukturave te sherbimeve emergjente.

Per shkak te pakujdesise se disave prej tyre, ne kete rast KEK-ut dhe zjarrfikesve, vdekja e zonjes Ragbete Mehmeti tashme paraqte nje numer me shume ne tabelat statistikore te tragjedive te tilla.


Mgjithate, emertimi nga shumica e mediave shqipe, i te ndjeres si “plaka Ragbete Mehmeti” vetem sa provon ate imunizim me te keqen qe tashme eshte shnderruar ne menyre te te menduari. Kjo prirje per ta relativizuar te keqen dhe per ta zbutur, eshte pasoje e mendjelehtesise, sepse pavaresisht nga mosha, nje viktime e çrregullimeve drastike te furnizimit me energji elektrike, eshte emerues i perbashket i nje gjendjeje potencialisht te rrezikshme per te gjithe banoret e te gjitha moshave. Autori i ketij teksti ka pare me syte e vet, ne zjarrin qe shpertheu ne Ulpiane te marten, femije te alivanosur, gra te reja te asfiksuara dhe burra qe mezi kane pershkuar gjalle korridorin e hyrjes se baneses. Pra, te qene e te ndjeres ne moshen shtatedhjetevjeçare, nuk mund te perdoret si eufemizem per vdekjen e saj te dhunshme.

Sipas te dhenave qe u publikuan pas tragjedise, zjarri ne banesen e familjes Mehmeti ka shperthyer nga qiriri dhe stufa e gazit. Fatkeqesisht, qiriri dhe stufat e gazit, jane bere te pashmangshme ne familjet qytetse kosovare. Mungesa disa oreshe e energjise elektrike, ne kete dimer te ashper, i detyron shume familje qe te perdorin qirinj dhe stufa gazi, per te luftuar terrin dhe te ftoftin. Logjikisht, shpethimet e zjarreve neper banesa dhe avarite neper instalime, jane pasoja e çrregullimeve te Korporates Energjetike te Kosoves.

Edhe pse deri ne rastin me te ri te tragjedise se familjes Mehmeti ne Prishtine, kane nddohur shume raste te tilla, askush nga KEK-u nuk ka luajtur gishtine vogel per te ndrequr çkadoqofte. Aq me pak i ka shkuar kujt mendja qe te kerkoje ndjese ose te merr persiper nje pergjegjesi morale.

Nuk eshte e kuptueshme ne kete rast as heshtja e asociacioneve te shumta te grave dhe e asociacioneve qe angazhohen ne lemin e mbrojtjes se te drejtave te njeriut. Nese ne raste te tilla nuk ka nje angazhim te ketyre asociacioneve, vertet piketat e angazhimit te tyre me vorkshope e seminare, ne sallat e hoteveve luksoze, mbeten moralisht te dyshimta.


Ne fakt e tere shoqeria kosovare, mbetet edhe me tutje e topitur ndaj tragjedive qe ndodhin gjithandej nga çrregullime e furnizimit me energji elektrike. Dalja nga kjo topitje dhe nga kjo letargji asfiksuese, si dioksidi qe i mori jeten zonjes Ragbete Mehmeti, eshte standardi i pare qe duhet te permbush nje shoqeri qe ka synim veterespektin dhe dinjitetin.


Ne Prishtine, 9 janar 2004

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
Tjera aktuale nga Dr. Milazim Krasniqi
Dy intervista nga Dr Milazim Krasniqi

Te nderuar miqe dhe lexues,

"AlbaNur" ne web faqen e Milazim Krasniqit per ju enkas risjelle dy intervistat e tij intersante ne lidhje me aktualitetin e politikes shqiptare...

 

Interviste me shkrimtarin kosovar Milazim Krasniqi

 

Intervista e Dr. Milazim Krasniqi per revisten Vepra

Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit

Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes

Pse i mbron Peterseni shperdoruesit e UNMIK-ut
A do te ndodh deklanizimi i politikes Kosovare?
Nje shoqeri qe po asfikohet nga letargjia
Pse nuk ekzistojne lexuesit shqiptare?
Nje Levizje ushtarake - model per ndryshime
Nacionalizmit serb i duhet terapi me efikase
Duhanxhinj te te gjitha vendeve - Mjaft
Shqiptaret vriten mes vete apo jo?
Varreza masive ne Batajnice
Si po fryen Koshava ne drejtim te Kosoves?
E ardhmja e Kosoves me eliten e vet te re politike

Cka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro

Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster