Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Dr. Milazim Krasniqi
Suksesi i Garantuar (Keshille per te rinjte)
Synim i çdo njeriu eshte qe te kete sukses ne jete. Prandaj, secili njeri ben perpjekje, qe te arrije sukses: ne shkolle, ne pune, ne dashuri, ne sport, ne studim, ne familje, ne jete pergjithesisht. Por, nuk mjafton te kemi deshira dhe te bejme perpjekje. Deshirat dhe perpjekjet tona duhet te jene te harmonizuara me qellimin e mire. Qellimi i mire eshte nese ato deshira dhe ato perpjekje behen duke pasur para sysh udhezimet dhe obligimet qe ka caktuar Zoti per njerezit.
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e islamit

Per me teper shkrime nga Dr. Milazim Krasniqi, kliko Ketu!

Jepe lajmin vet në portalin e lidhjeve shqiptare në AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Shkrim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi
Pse nuk ekzistojne lexuesit shqiptare?

Duke i shikuar neper plazhet shqiptare krahet e shume djemve dhe burrave me tatuazhet qe simbolizojne djallin dhe gjerat e tjera te frikshme, me rezulton se po te kishte nje letersi me permbajtje per djajte, per fantazmat, per vampiret dhe per kriminelet e llojllojshem qe nuk lene gje pa bere, (kidnapim femijesh, trafik femrash, trafik droge, kontrabande me arme, vrasje per hakmarrje te vjetra e te reja, lidhje te krimineleve me politikane te profileve te larta), do te kishim lexues te pasionuar te atyre veprave.

 

Prandaj, u bej nje apel kolegeve e mi shkrimtare: o burra, yrysh e te shkruajne vepra  per shijet e lexuesve, e t’i leme perrallat per heroizmat shqiptare te se kaluares, se na mori lumi! Me honoraret qe marim tash per veprat e botuara, te cilat nuk na i lexon askush, nuk mund te perterijme as breket e vjeteruara!

 

eshte nje pune shume e hidhur mungesa e lexuesit nder shqiptare, aq sa tematizimi i kesaj mungese duket anakronike dhe kote. Vertet, te gjithe e dime se libri letrar shqip botohet ne 500 ose me se shumti 1000 ekzemplare, prej te cilit gati gjysma shkon falas ne duart e miqve te autoreve, ndersa nje pjese ne sirtaret e bibliotekave, ku me kohe i mbulojne shtresat e pluhurit dhe ku pashmangshem fillon edhe procesi i grimcimit te tyre nga banoret me te rregullt te bibliotekave shqiptare- nga minjte.

 

Libri shqip, se paku ne keto dhjete vitet e kaosit dhe te anarksie, qe me eufemizem, po emertohet si tranzicion, shkruhet per vete tekat e autoreve, e jo per nevojat e lexuesve. Edhe autorit me te lexuar shqiptar, Ismail Kadarese, ne keto vite veprat i botohen ne tirazhe nga 1000 kopje, qe do te thote njesoj si edhe te shume shkrimtareve medioker, ose te disa “talenteve”te reja, te cilave baballaret pasanike ua financojne botimin e librave sa per imixh.

 

Sidoqofte, do te ishte e padrejte te mos analizohej me seriozisht shkaku i mungeses se nevojes per lexim te librit shqip te njeriut shqiptar. Ne ate rast, akuza ndaj tij do te dukej arbitrare. Pra, hajde ta analizojme pse njeriu shqiptar nuk ka nevoje per letersine qe krijohet nga shkrimtaret shqiptare?

 

Argumentat qe njohim te gjithe: varferia e qytetareve, çmimet e larta e librave, mungesa e rrjetit te shitjes se librit, botimet pa kriter, mungesa e kritikes letrare, kualiteti i ulet i mesimit te letersise ne shkollat fillore dhe te mesme, etj., vertet shpjegojne disa aspekte te kesaj forme te re te analfabetizmit te shqiptareve. Por, prape se prape, per secilen nga keto aspekte, ka kunderargumente te forta. Ta zeme, cilat jane kunderargumentet per varferine e qytetareve si shkak per moslexim? Varferia e qytetareve vertet eshte evidente, ne shume raste ekstreme, por nuk jane te varfer te gjithe shqiptaret. Po te behet nje projeksion ne shkalle kombetare, mund te shihet se se paku  100. 000 familje shqiptare jane ne gjendje solide materiale, e cila u mundeson te blejne te gjitha botimet shqipe, te cilat ne pergjithesi nuk kane çmime aspak te larta. (Ketu hyjne familjet shqiptare qe jetojne dhe punojne ne diaspore dhe familjet e kamura ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe ne viset e tjera shqiptare). Ne nje rrethane normaliteti kulturor, pra, libri shqip do te mund te gjente bleres te sigurte se paku deri ne 100. 000 ekzemplare. Madje edhe ne kete rast numri i lexuesve do te ishte nen standardet europiane, ngase ne shtate milione foles te shqipes, vetem çdo i shtatedhjeti do te ishte lexues! 

Mund te mirret edhe nje kriter tjeter: edhe pse nuk ka statistika te sigurta, nga intensiteti qe shihet me sy, eshte e qarte se se paku çdo i treti shqiptar i moshes madhore eshte duhanxhi. Po te ndanin te hollat e duhanit per libra, ata brenda nje viti do te mund te mburreshin me bibliotekat personale.

 

Qe edhe nje kunderargument tjeter poaq i forte: ne verime shkojne se paku nje milion shqiptare, ndersa secili prej tyre harxhon se paku treqind euro. Po te hiqte secili nga kjo shume vetem dy dite pushimi, do te mund te pasuronte biblioteken personale me disa tituj librash shqip. Pra, merre nga ta marresh, varferia vertet nuk rezulton si faktor percaktues i mungeses se lexuesit.

 

Se paku po kaq shume kunderargumenta mund te gjenden  edhe per aspektet e tjera qe llogariten si shkaktar te mungeses se lexuesve.

 

Ne rastin e dilemave te mia mbi kete teme, mund te them se ate qe nuk ma ka mundesuar vetem studimi teorik i fenomeneve social-kulturore, ne menyre te habitshme ma ka zbuluar vezhgimi pothuajse spontan i preokupimeve dhe sjelljeve te njeriut shqiptar ne kryeqytetin e Koosves dhe gjate diteve te plazhit ne Durres. Takimet dhe “biznesi” me kameriere,  me taksiste, me shites ambulante, me pronare hotelesh, me fotografe, bisedat me te rinj, etj., me ka zbuluar te verteten se keta njerez qe ne start e kane si qellim fitimin pa pasur nje norme morale. Ata ta rrisin çmimin nga ora ne ore, nga rasti ne rast,  nuk ta kthejne kusurin, te genjejne per vleren e mallit, e dredhi muhabetin gjithandej vetem per te te vene ne lajthitje e per te te zhvatur para…

 

Ndersa, kur flasin per ndonje detaj te idealeve se tyre, zbulojne se me se shumti u pelqejne “njerezit e forte”, qe ne fakt jane trafikante dhe pjesetare te krimit te organizuar. Lakmia e tyre bie mbi parate qe ata kane grumbulluar, mbi veturat e tyre dhe mbi luksin qe i rrethon. Nga ana tjeter, sipas shijes se tyre, me te shumten i adhurojne kengetaret, aktoret dhe sportistet e huaj, bile ata qe jane te njohur per afera dhe perversione morale.

 

Me nje fjale, kjo dore njerezish, me se shumti e pelqejne senzacionin, te panatyrshmen dhe te pamoralshmen.

Ndersa, pikerisht keto permbajtje ata nuk kane ku t’i gjejne ne letersine shqipe! Kjo letersi ne pjesen me te madhe te saj eshte moralizuese, edukative, emancipuese, didaktike. Edhe ne veprat e saj me te mira, ajo I glorifikon me parashenje ideologjike vlerat e kombit shqiptar, e rrite trimerine dhe guximin e njeriut shqiptar, ia shpalos vlerat njeriut te rendomte, aq sa e ben te jete si bashkeqytetar me dragojte dhe me kreshniket. 

Mirepo, me keto permbajtje glorifikuese dhe moralizuese, ajo nuk i jep asnje pergjigje prirjes per aventure, per hakmarrje, per abuzim, per krim dhe per permbysje te rendit te vlerave te ketij soji njeriu. Prandaj, ky nuk gjen pergjigjet adekuate per preokupimet e veta ne letersine shqipe. Dhe ky eshte shkaku themelor qe ai nuk e honeps kete letersi. Madje e urren, sepse ajo i kujton diçka te larget, qe mund te kumboje si vrasje e turbullt e ndergjegjes.

 

Duke i shikuar neper plazhet shqiptare krahet e shume djemve dhe burrave me tatuazhet qe simbolizojne djallin dhe gjerat e tjera te frikshme, me rezulton se po te kishte nje letersi me permbajtje per djajte, per fantazmat, per vampiret dhe per kriminelet e llojllojshem qe nuk lene gje pa bere, (kidnapim femijesh, trafik femrash, trafik droge, kontrabande me arme, vrasje per hakmarrje te vjetra e te reja, lidhje te krimineleve me politikane te profileve te larta), do te kishim lexues te pasionuar te atyre veprave.

 

Prandaj, u bej nje apel kolegeve te mi shkrimtare: o burra, yrysh e te shkruajne vepra  per shijet e lexuesve, e t’i leme perralllat per heroizmat shqiptare te se kaluares, se na moti lumi! Me honoraret qe marrim tash per veprat e botuara, te cilat nuk na i lexon askush, nuk mund te perterijme as breket e vjeteruara!

 

P. S. Lexojeni me vemendje poezine e Pano Taçit, “Eja ne Shqiperi”, para se ta refuzoni apelin tim!

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
Tjera aktuale nga Dr. Milazim Krasniqi
Dy intervista nga Dr Milazim Krasniqi

Te nderuar miqe dhe lexues,

"AlbaNur" ne web faqen e Milazim Krasniqit per ju enkas risjelle dy intervistat e tij intersante ne lidhje me aktualitetin e politikes shqiptare...

 

Interviste me shkrimtarin kosovar Milazim Krasniqi

 

Intervista e Dr. Milazim Krasniqi per revisten Vepra

Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit

Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes

Pse i mbron Peterseni shperdoruesit e UNMIK-ut
A do te ndodh deklanizimi i politikes Kosovare?
Nje shoqeri qe po asfikohet nga letargjia
Pse nuk ekzistojne lexuesit shqiptare?
Nje Levizje ushtarake - model per ndryshime
Nacionalizmit serb i duhet terapi me efikase
Duhanxhinj te te gjitha vendeve - Mjaft
Shqiptaret vriten mes vete apo jo?
Varreza masive ne Batajnice
Si po fryen Koshava ne drejtim te Kosoves?
E ardhmja e Kosoves me eliten e vet te re politike

Cka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro

Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster