|
Tagri i vlersimeve te deformuara
Tendenca qe ka dale nga sulmet
qe me jane bere keto dite nga zogoria partiake PDSH-iste eshte
qe te mos studiohet as Nezim Frakulla dhe asgje nga tradita
peseshekullore e periudhes otomane. Mesazhi eshte i prere: ne e
kemi cimetuar te verteten per kombin, kulturen e letersine
kombetare, sipas hesapeve tona politike e patriotike, dhe me nuk
lejojme as hulumtim, as dilema as rezultate te reja. Kushdo qe
do te provoje te beje diçka te tille, do te shpallet tradhtar,
mercenar, terrorist, kolobarocionist.
Pas pergjigjeve perfundimtare qe i dhashe ne polemiken me Menduh
Thaçin, e kisha vendosur te mos mirresha me reagimet e tij dhe
aq me pak me reagimet anesore, sepse vertet nuk ia vlen te
mirrem me te gjithe funksionaret, aktivistet, anetaret dhe
simpatizantet e nje partie, qe shprehin me kete rast lojalitetin
qe u kerkojne shefat e vet. Por, reagimi i Dr. Vebi Bexhetit,
eshte tjeter pune, edhe pse eshte i te njejtes sere partiake me
te tjeret. Per dallim nga disa reagime injorante, ku jane
perdorur edhe terma qesharak si terrorizem kombetar, reagimit
te Prof. Dr. Vebi Bexhetit ne nje pjese te tij nuk i mungon
korrektesia elementare profesionale dhe njerezore. Me te mund te
diskutoj pa pertese, sepse ne fund te fundit asgje qe them une e
akecili studiues, nuk eshte fjala e fundit dhe nuk mund te jete
qind per qind e plote dhe as qind per qind e vertete, sepse kjo
mundesi nuk i eshte dhene asnje njeriu. Perpjekjet qe ne bejme
per ndriçimin e fakteve te caktuara nga e kaluara jone kulturore
dhe historike, jane ne vazhden e perpjekjeve te mehershme, por
duke i plotesuar ato me te dhena te reja qe zbulohen here as
here dhe me interpretime te reja, qe mundesohen nga perparimi i
metodologjive te studimeve shkencore.
Ajo qe eshte letersi, te trajtohet si letersi
Por, edhe Prof. dr. Vebi Bexheti e nderton reagimin e tij mbi
disa imputime qe i jane bere mendimit tim, duke e marre si te
mireqene ate qe me eshte ndajmbathur, pa e thene fare. Ketu
shkurtimisht do ti ekspozoj disa pasaktesi te tilla. E para,
une kam pohuar dhe pohoj edhe tash se Meshari i Gjon Buzukut,
si dhe veprat e Pjeter Budit e te Pjeter Bogdanit, (per keto do
te sqaroj me vone) nuk jane letersi. Por, konstatimi se Meshari
nuk eshte veper letrare, nuk do te thote me automatizem gjithe
ato thenie qe ka provuar te me mvesh Prof. Dr. Vebi Bexheti.
Vlera gjuhesore e Mesharit te Gjon Buzukut eshte kolosale. Kjo
veper eshte shume e rendesishme edhe per sociologjine e fese dhe
per kulturen shqipe ne teresi. Rrjedhimisht, nuk eshte e
domosdoshme qe te emertohet veper letrare, per tia atribuuar te
gjitha ato vlera gjuhesore, historike e sociologjiko-fetare.
Dijetari i madh, Eqrem Çabej, Mesharin e Buzukut e ka studiuar
nga ana gjuhesore dhe nuk e ka cilesuar si veper letrare. Çabej
thote: Te studiosh Buzukun do te thote ti shkosh gjuhes
shqipe ne themel. Me te mund te niset mirefilli nje histori e
shqipes, nese me histori te nje gjuhe do te kuptohet paraqitja e
shtjellimi i zhvillimit te saj i bazuar ne deshmine e formes se
shkruar, pra te siguruar ne menyre dokumentare. Rendesia
themelore e Buzukut ne studimin e shqipes qendron ketu, qe gjuha
e ketij autori ndihmon ne nje shkalle te nalte per te pare me
qarte lidhjet e pergjithshme ne zhvillimin e gjuhes. (Çabej,14)
eshte e qarte se Çabej vazhdimisht flet per gjuhen shqipe,
historine e shqipes, e askund nuk flet per vlera artistike te
Mesharit. Nga ana tjeter, dihet se Meshari eshte nje liber i
perkthyer, pra nuk eshte veper orgjinale. Vete Çabej thote:
Kur nisim te hetojme ne keto drejtime, perpara se gjithave do te
kemi para sysh qe, me perjashtim te ndonje fraze vetiake
tautorit hedhur tek-tuk neper tekst, ky liber eshte fund e krye
nje perkthim (Çabej:222). Por, as ky fakt nuk ia ule vleren
gjuhesore, sociologjiko-fetare dhe historike Mesharit.
Mirepo, perfundimisht duhet te pajtohemi te gjithe pjesemarresit
ne kete debat se Meshari nuk eshte nje veper letrare dhe as nuk
eshte nje veper origjinale. Nese Mesharin do te trajtonim si
veper letrare, atehere do te duhej te nderronim definimin e
natyres, te funksionit dhe te vleres se tekstit letrar. Po e
njejta gje vlen edhe per veprat e Budit e te Pjeter Bogdanit,
perveç disa poezive te Budit (te cilat jane te ngaterruara me te
Pal Hasit dhe disa poezi qe jane ne vepren e Bogdanit). Ndersa,
poezia e Leke Matrenges, poashtu eshte nje poezi fetare dhe e
perkthyer. Veprat e autoreve te vjeter, ne pergjithesi jane
vepra fetare dhe kjo nuk mund te nderrohet me asgje dhe nuk ka
nevoje te nderrohet me asgje. Por, as ketyre nuk u zvogelohet
vlera gjuhesore, historike dhe sociologjiko-fetare nga fakti qe
nuk jane letersi e mirefillte. Ama, hilja e vleresimeve te
ketilla te deformuara e ka tagrin e vet, sepse vepra si Çeta e
profetesve e Bogdanit eshte lektyre e obligueshme per nxenesit
ne shkollat tona. Se paku ne Kosove po. Nuk eshte zor te nxirret
konkluzioni se çfare pamje te deformuar per letersine, po edhe
per besimin, krijon kjo perzgjedhje te te rinjte qe jane ne
formim te shijes e te dijes per letersine e per besimin.
Prof. Dr. Vebi Bexheti ne menyre arbitrare e nxjerre konstatimin
e tij se une u angazhuakam qe letersia shqipe te nis me vone
perkatesisht me letersine e bejtexhinjve. Ne fakt, une
angazhohem vetem qe te respektohet realiteti i fakteve, pra, ajo
qe eshte letersi te trajtohet si letersi, ndersa ajo qe nuk
eshte letersi, te trajtohet brenda statusit perkates. Nuk eshte
faji im qe nuk ka lindur letersia shqipe ne periudhat e sundimit
romak, as te atij bizantin, as te atij mesjetar bullgar, as serb,
as azhunin, por ka vonuar deri ne mesin e shekullit XVI. Pra,
nje shekull e gjysme pas instalimit te sundimit osman ne trojet
shqiptare. Por, mungesat e dokumenteve te shkrimit shqip,
mungesa e letersise antike shqipe, mungesa e rrymave letrare te
periudhave te Renesanses e te Klasicizmit, fjala vjen, nuk mund
te kompensohen me shpernderrime te statusit te teksteve
ekzistuese.
Dhe tjetra, nuk duhet te perdoren kute te ndryshme per
vleresimin e kontributeve ekzistuese ne letersine dhe kulturen
tone, sipas kritereve te shpallura politike.
Mendimi shkencor duhet ti nenshtrohet patriotizmit ateist?
E verteta eshte se une as ne shkrimin e pare nuk i kam
kontestuar rendesine e Buzukut e te autoreve te tjere te vjeter,
po kam shprehur shqetesimin per injorimin e krahut tjeter, te
letersise alamiadiste ne gjuhen shqipe. Prof. Dr.Vebi Bexheti me
thote se pse nuk e kam studiuar une Nezim Frakullen! Po une kete
pune po e bej tash sa kohe, por ja qe ka tendenca qe te me
mbyllet goja me argumenta politike dhe me etiketime te uleta
ideologjike, nga pozitat e patriotizmit totalitar partiak
PDSH-ist. Pra, tendenca qe ka dale nga sulmet qe me jane bere
keto dite nga zogoria partiake e PDSH-iste eshte qe te mos
studiohet as Nezim Frakulla dhe asgje nga tradita peseshekullore
e periudhes otomane. Mesazhi eshte i prere: ne e kemi cimetuar
te verteten per kombin, kulturen e letersine kombetare, sipas
hesapave tona politike e patriotike, dhe me nuk lejojme as
hulumtim, as dilema as rezultate te reja. Kushdo qe do te
provoje te beje diçka te tille, do te shpallet tradhtar,
mercenar, terrorist, kolobarocionist. Kete mesazh e kane bartur
veçmas disa reagime anesore, te mbushura me patriotizem
revolucionar, te dhunshem e ateist. Prandaj, kjo polemike e ka
zbuluar edhe nje aspekt te totalitarizmit qe e mban peng
mendimin e lire shkencor nder ne. Ideja eshte qe mendimi
shkencor duhet ti nenshtrohet patriotizmit totalitar ateist dhe
gjendjeve aktuale politike. Pra, studimi i kultures dhe i
historise sone duhet te prese sa te pavaresohet Kosova, mandej
integrimin e tere Ballkanit Perendimor ne strukturat euro-atlantike
e pastaj deri sa te behet bashkimi kombetar. Deri atehere duhet
te themi se eshte letersi diçka qe nuk eshte letersi dhe duhet
te fshehim nje shtrese te fuqishme e aktive te identitetin tone
shumeshekullor.
Ku eshte mbajtur Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit?
Prof. Dr. Vebi Bexheti fillon dhe e humbet korrektesine
elementare, kur flet per Lidhjen e Prizrenit. Behet tamam
revolucionar, njeri qe flet me detyre partie. Me te vertet me
vjen keq per ate ngritje te tensionit, qe eshte e panevojshme.
Nese ka diçka te turpshme ne kete kontekst, e turpshme eshte
fshehja e fakteve relevante te Lidhjes se Prizrenit, duke
perfshire edhe fshehjen qe i behet vendit ku eshte mbajtur
Kuvendi i saj. Une e pyes publikisht Prof. Dr.Vebi Bexhetin se a
e di ku eshte mbajtur Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit? Besoj se
nuk eshte aq naiv sa te kujtoje se eshte mbajtur ne ate godinen
e vogel, qe mbahet si muze i Lidhjes! E verteta, eshte se
Kuvendi eshte mbajtur ne xhamine Bajrakli, edhe pse ende nuk
eshte vu nje pllake perkujtimore, qe do te shenjonte ate xhami
si vendin ku eshte mbajtur Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit me 10
qershor 1878. Jam i bindur se ngurrimi per ta perjetesuar kete
ngjarje te madhe, qofte dhe vetem me nje pllake pekujtimore ne
muret e xhamise Bajrakli, e ka burimin te sforcimi i fshehjes se
kesaj shtrese te identitetit tone. Une as me kete rast nuk po
bej perpjekje ta bind Vebi Bexhetin dhe askend tjeter. Une flas
ne emrin tim dhe ne baze te interpretimit logjik te fakteve. Ne
fund te fundit, po ju ftoj te mendojme bashkerisht dhe te
zgjidhim dilemat e tilla qe e ngarkojne kujtesen tone historike
dhe kulturore. Mendoj se edhe perpjekja qe behet qe autoreve te
vjeter dhe Rilindasve tu mvishen kriteret tona, patriotizmi
ateist, ose orientimi euro-atlantik, eshte e padrejte, sepse
ata kane vepruar ne nje realitet social, fetar e gjeopolitik
tjeter nga ky yni. Veprat dhe bemat fetare dhe atdhetare te tyre
duhet te pranohen brenda standardeve sociale, fetare e kombetare
te kohes se tyre, dhe te integrohen ne identiteetin tone
kompleks, e jo te dizajnohen sipas nevojave tona te sotme.
Dizajnimi i tille eshte vertet pune e turpshme dhe padrejtesi e
madhe qe u behet. Nese nje lider i asaj Levizjeje ka qene
myderriz, kjo nuk ka pse te fshehet. Nese nje kuvend i tille
eshte mbajtur ne nje xhami, as kjo nuk ka pse te fshehet. Mirepo,
kjo fshehje e fakteve nuk eshte pa sherr. Ajo prodhon edhe
fshirjen e gjurmeve te historise. Vetem para dy javesh ndodhi qe
ne Prizren u rrenua me bulldozher shtepia e Ymer Prizrenit!!!
Nuk besoj se mendoni qe rrenimi shtepise se tij paraqet
respektin e shqiptareve ndaj vepres se tij madhore. Po ta
respektonin ashtu si e meriton, ate shtepi do te benin muze, e
jo te lejonin rrenimin e saj me bulldozher ne pike te dites,
shtate vjet pas çlirimit te Kosoves. Nuk e di si qendron puna ne
Maqedoni me perjetesimin e figurave te medha te Lidhjes se
Prizrenit e te luftes shqiptare per pavaresi, por e di si
qendron puna ne Kosove. Nuk ka asnje permendore te Abdyl
Frasherit, as te Sami Frasherit, as te Naim Frasherit, as te
Mehmet Deralles, as te Isa Boletinit, as te Hasan Prishtines, as
te Ismail Qemalit dhe te asnje tjetri. (Perveç ne ndonje oborr
te ndonje shkolle fillore.) eshte nje histori e fshire ne pjeset
e ndieshme te saj, nje histori e retushuar dhe e injoruar.
Ndoshta te ju eshte gjendja me e mire!
Shpifjet e zogorise partiake
Dhe e fundit ne kete polemike me dr. Vebi Bexhetin: mos perdorni
kritere te pamoralshme, kur flisni me mua per probleme letrare e
kulturore. Nuk eshte korrekte te me tregoni per vepren
patriotike te Pashko Vases e te Gjergj Fishtes, apo te ciles do
figure tjeter atdhetare, pavaresisht nga perkatesia fetare. Une
kam bere studime me shume se per kendo tjeter per poezine e Ndre
Mjedjes, po edhe te Gjergj Fishtes, pastaj te Zef Serembes, te
Pjeter Zarishit, te Leonardo de Martinos, te Ndue Bytyçit, te
Adrenit, te Pashko Vases, te Mark Ndojes, te Hile Mosit, te
Luigj Gurakuqit, te Ernest Koliqit e te shume autoreve te tjere.
Duhet te jete njeriu shume jokorrekt e te me akuzoje per injorim
te vlerave kulturore e kombetare, ose per perçarje kombetare a
intolerance ndaj besimeve te tjera. Une jam larg nga ato
etiketime qe me ka vene kori perkatesisht zogoria partiake e
PDSH-se. Une angazhohem per te afirmuar vlerat e verteta ne
kulturen dhe historine kombetare, duke mos fshehur e fshire
faktet, duke mos nxire kontributet e gjeneratave te shkuara,
veçmas te atyre qe veten e kane ndjere dhe kane vepruar duke
qene ne te njejten kohe atdhetare shqiptare e edhe besimtare.
Pra edhe besimtare muslimane. Sepse une nuk shoh kunderthenie
ndermjet te qenit ne te njejten kohe atdhetar shqiptar dhe
muslimane i devotshem.
Ndersa, shpifjet qe jane ngritur gjate ketyre diteve nga zogoria
partiake e PDSH-se ndaj meje, nuk kane bere gje tjeter veçse e
kane zbuluar fytyren totalitare te liderit te saj, sado tinezare
qe ka qene. Nuk i ben nder kjo dhune mediale dhe propagandistike
ndaj nje njeriu, te cilin e njeh mire dhe per te cilin mire e di
qe tere jeten e vet e ka vu ne sherbim te kultures shqipe e te
shqiptarise. Ndoshta duke bere nje gabim, qe shume eshte
koncentruar ne luften kunder shperdoruesve te pushtetit e kunder
dhunuesve te lirise e te mendimit te lire. Por, fytyra nuk eshte
sallon i mobiljeve, qe leshohet me qira.
6-7 nentor 2005
|