Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Dr. Milazim Krasniqi
Suksesi i Garantuar (Keshille per te rinjte)
Synim i ēdo njeriu eshte qe te kete sukses ne jete. Prandaj, secili njeri ben perpjekje, qe te arrije sukses: ne shkolle, ne pune, ne dashuri, ne sport, ne studim, ne familje, ne jete pergjithesisht. Por, nuk mjafton te kemi deshira dhe te bejme perpjekje. Deshirat dhe perpjekjet tona duhet te jene te harmonizuara me qellimin e mire. Qellimi i mire eshte nese ato deshira dhe ato perpjekje behen duke pasur para sysh udhezimet dhe obligimet qe ka caktuar Zoti per njerezit.
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e islamit

Per me teper shkrime nga Dr. Milazim Krasniqi, kliko Ketu!

Jepe lajmin vet nė portalin e lidhjeve shqiptare nė AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Shkrim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi
Nje Levizje ushtarake - model per ndryshime

Ne diten e paraqitjes se pare publike te Ushtrise Ēlirimtare te Kosoves, ne nje varrim ne fshatin Llaushe te Drenices, jane nderlidhur disa nga elementet themelore te cilat i japin kuptim sublim historise me te re te Kosoves. E para, ishte 28 nentori, festa kombetare shqiptare, e cila ka fuqine te madhe integruese ne historine e ketij kombi. E dyta, pikerisht ne kete dite po paraqitej publikisht guerilja shqiptare qe do te shnderrohej ne nje ushtri ēlirimtare, e cila do te arrinte permasat kolosale te shnderrimit ne aleat te NATO-s dhe ne faktorin e ēlirimit te Kosoves nga pushtimi serb. E treta, ne ate varrim ishin mbledhur rreth 20.000 shqiptare per t’i bere nderimet e fundit nje mesuesi qe kishin vrare forcat pushtuese serbe ne shenje hakmarrjeje, per nje disfate qe kishin pesuar ne perballje me luftetaret shqiptare. Dhe e katerta, reagimi i pjesemarresve te atij varrimi, kur u paraqiten tre luftetaret e UĒK-se, ishte ēelesi i ngjarjeve te ardhshme: edhe pse nen nje rrethim te hekurt policoro-ushtarak serb, rreth 20.000 njerez u ngriten ne kembe dhe filluan te brohorasin  “UĒK”,  me nje vendosmeri fascinuese. Ishte nje mesazh i forte i tyre. Mesazhi ishte se aty e tutje do te rreshtoheshin pas kauzes se luftes, meqe te gjitha perpjekjet paqesore kishin shteruar. Jo se shqiptaret nuk kishin treguar devocion per zgjidhje paqesore, po ngase konflikti shqiptaro-serb per Kosoven nuk mund te zgjidhej pa lufte, aq me pare kur ne krye te Serbise ishte nje kriminel i permasave monstruoze, sikunder ishte Sllobodan Millosheviqi, i cili urdheronte edhe vrasjen e mesuesve dhe te femijeve.

 

Fillimi i daljes nga letargjia dhe nga narkoza e politikes kapitulluese

 

Tre luftetare  te rinj, njeri prej te cileve mbante nje maske ne fytyre, kishin arritur te nxitnin nje katarse fantastike te 20.000 njerez pernjehere, dhe te qindra mijera te tjereve me vone. Perceptimi dhe perjetimi aq dramatik ndodhi ngase zhgenjimi kishte prekur shtratin e gurte  te durimit dhe ishte ne te perenduar iluzioni se pavaresia do te arrihej me pazare nenēmuese te disejnuara nga organizata te dyshimta fetare si ajo e Shen Exhidios. Kufoma e sapovarrosur e mesuesit Halit Geci u kishte deshmuar te gjithe shqiptareve se ata vetem sa prisnin radhen e plumbave te vrasesve serbe, ndersa nga ana tjeter, tre luftetaret shqiptare me emblemat e UĒK-se ne krahe, u kishin treguar te vetmen rruge se si mund te shpetonin nga poshterimi per gjallje dhe nga vdekja, qe per ta ishte  planifikuar ne zyrat e sketerrshme te Dedinjes. Brohoritja instiktive e 20.000 pjesemarresve te varrimit te Halit Gecit, shenoi fillimin e daljes nga letargjia, nga narkoza e politikes kapitulluese.

 

Pas nje indoktrinimi dhjetevjeēar me politiken paqesore, fatkeqesisht ishte e domosdoshme nje tragjedi kolosale per te kthjelluar ndergjegjet e turbulluara te shumices se njerezve shqiptare. Deshira  e tyre per te pasur nje zgjidhje paqesore, pa viktima, ishte thellesisht njerezore. Por, edhe krejtesisht  iluzore. Pavaresia e Kosoves nga Serbia, me mjete paqesore, duke qene nje kriminel si Millosheviqi ne krye te saj, i cili i kishte vrare me nje plan sistematik rreth 250.000 boshnjake ne nje agresion te armatosur kunder Bosnje e Hercegovines vite me pare,  ishte nje deshire, por vertet edhe nje mashtrim i madh. Krijimin e nje projekti fisnik dhe atdhetar per pavaresine e Kosoves dhe arritjen e saj me mjete paqesore, e kishte idejuar dhe projektuar elita intelektuale e shqiptareve te Kosoves, por prej saj kishte dale nje psudoelite politike, qe ishte shnderruar ne uzurpator te projektit. Pra, nuk mund te mohohet se elita intelektuale kishte meritat e veta  per pergatitjen e popullit per te perqafuar projektin e pavaresise se Kosoves. Por, intelektualet ishin mjaftuar me proklamimin e projektit. Derisa intelektualet ishin terhequr ne “punet e veta”, per shkak te trysnive te projektuara te regjimit serb, ( i kishte lene pa pune e pa mjete per jetese), pseudoelita politike ishte gozhduar ne deklarata verbale, pa krijuar asnje mekanizem efikas per realizimin e politikes se proklamuar, e aq me pak per ndryshimin e saj ne drejtim te nje levizjeje qe perdor edhe luften per arritjen e objektivave te saj. Kishte ardhur deri te nje vetebllokim i shqiptareve, ku me nje propagande mazohiste, gjoja te denoncimit te krimeve serbe, ishte krijuar perfytyrimi i frikshem per pathyeshmerine e shtetit serb. Ne nje ambient te tille deprimues, edhe kishin filluar lojerat me marreveshje separate si ajo per arsimin ndermjet Millosheviqit e Rugoves ne vitin 1996, e cila do t’i hapte rruge riintegrimit neper dyer te vogla te  Kosoves ne Jugosllavine e mbetur.

 

Argumenti qe krijonin luftetaret e padukshem per shqiptaresine e Kosoves ishte me i madhi.

 

Mirepo, aksionet e luftetareve shqiptare qe ishin emertuar me nje emer shume ambicioz , Ushtria Ēlirimtare e Kosoves, filluan te thyejne klishene e ngurtesuar se armata dhe policia serbe jane te pathyeshme dhe nuk i merar plumbi. Skenat nga varrimet e policeve serbe, te cilat i transmetonte TV Beogradi per te mobilizuar kombin serb per qerimin definitiv te hesapeve me shqiptaret e Kosoves, megjithate tregonin se ne Kosove vepronte nje force guerile, e cila kishte per qellim debimin e Serbise nga Kosova dhe te promovonin shqiptaresine definitive te ketij vendi. E drejta, intelektualet e angazhuar dhe shumica e politikaneve shqiptare ishin munduar te argumentonin shqiptaresine e Kosoves me argumenta shkencore, duke perthekuar epokat, qe nga antika ilire e deri ne ditet tona, por argumenti qe krijonin luftetaret e padukshem per shqiptaresine e Kosoves ishte me i madhi, kryesori. Mund te relativizonin permasat e krizes organizatat nderkombetare deri ne nivelin te autorizonin nje organizate e dyshimte si Shen Exhidio qe te mirrej me Kosoven, por kishte nje force qe nuk pyeste per ato relativizime e falsifikime. Ne kete drite, perkrahja frenetike e 20.000 njerezve ne varrimin ne Llaushe, u dha sinjalin edhe kancelarive europiane se nuk mund te kishte nje zgjidhje me marreveshjet qesharake te Shen Exhidios.

 

Kater muaj pas paraqitjes publike te luftetareve te UĒK-se ne varrimin ne Llaushe, heroi kombetar Adem Jashari, me qendresen e tij legjendare,  vulosi fatin e luftes dhe fatin e Kosoves.. Renia heroike e tij dhe e shumices se anetareve te familjes Jashari,  krijoi homogjenizimin e papare deri atehere ne historine e kombit shqiptar. Nje komb i tere u shkund nga perhumbja dhe nga pergjumja dhe u vu ne gatishmeri per lufte kunder pushtuesit serb. Protestat e medha shqiptare tronditen letargjine e metropoleve europiane, protestat ne perkrahje ne UĒK-se  tranden edhe popullsine e gjere shqiptare, e cila kishte perjetuar dhembje deri ne palce.

 

Me 9 mars 1998 u mbajt Mbledhja e pare e Grupit ne Kontaktit ne Bon, ku filloi skicimi i politikes se Fuqive te Medha ne drejtim te Kosoves, e cila do te zhvillohej deri ne nivelin e Konferences Nderkombetare te Rambuje- Parisit, te intervenimit ushtarak te NATO-s dhe te instalimit te administrimit nderkombetar.

 

Vizionariteti dhe heroizmi i Adem Jasharit - unikal ne histori

 

Kur e kam pare bunkerin e Adem Jasharit  ne kodren perballe shtepive te Jashareve, e kam kuptuar se ai njeri e ka ndjere se eshte me mision te veēante ne jeten e ketij kombi. Adem Jashari eshte strehuar ne ate bunker plot tete vjet, prej vitit 1991, me durim e besim te cilin ne njerezit e zakonshem as qe mund ta imagjinojme. Njeriu qe ka zgjedhur te jetoje ne bunker, ka besuar absolutisht se nje dite do te dale fitimtar, perndryshe do te ishte e  pamundur qe te strehohej aty, vetem disa qindra metra larg shtepise, larg vatres. Prandaj, vepra e tij ka koherence te plote  vizionariteti dhe heroizmi. Permasa e saj eshte  me e madhja ne historine e derisotme te kombit shqiptar. Po mos t’i kishte ate permase, ajo nuk do te shkaktonte ate termet qe shkaktoi ne boten shqiptare dhe ate levizje radikale ne gjeopolitikat rajonale e globale. Protestat masive ne qytetet e Kosoves, krijuan imazhin se UĒK-ja kishte perkrahjen e mbare popullit shqiptar ne Kosove. Ngritja ne kembe e diaspores shqiptare, e cila u be epiqendra e ndihmes financiare dhe e rekrutimit te luftetareve , ishte nje moment pothuajse unikal ne histori. Ata shqiptare qe pushtuesi i kishte debuar nga atdheu me shprese  se po i hiqte qafe dhe po e  permiresonte “karten demografike” ne favor te Serbise, tash ishin shtylle  e luftes ēlirimtare dhe po i mbushnin radhet e Ushtrise Ēlirimtare te Kosove me  luftetare.  Solidariteti kishte perfshire edhe shqiptaret ne Shqiperi dhe ne viset shqiptare te mbetura nen pushtuesit sllave. Ishte nje levizje kolosale, e cila shpalosi permasat emocionale te kombit shqiptar. Por, kjo nuk la pa perfshire as boten demokratike dhe faktoret relevante nderkombetar, te cilet ishin te vetedijshem se ēfare trendesh destabilizuese mund t’i rezervoheshin rajonit dhe mbare kontinentit.

 

Lufta e UĒK-se ndihmoi edhe per rrenimin e skemes paralizuese te vendimmmarrjes ne Keshillin e Sigurimit

Lufta e intensifikuar e Ushtrise Ēlirimtare te Kosoves, e cila me nje shpejtesi te rrufeshme u be nje force e pazhdukshme ushtarake, shkaktoi levizje te medha edhe ne gjeopolitiken rajonale. U aktivizuan aleanca te vjetra e te reja ndermjet shteteve sllave, te udhehequra nga Rusia, per te mbrojtur politiken serbe te agresionit  gjenocidal kunder popullit shqiptar te Kosoves.  Jelcini e Millosheviqi nenshkruan marreveshje dypaleshe, me ē’rast presidenti rus pati deklaruar se ata nuk duhej te harronin se ishin “vellezer sllave”. Ajo marreveshje bllokoi per nje kohe edhe faktoret perendimore. Nga ana tjeter, Greqia u aktivizua ne rolin e Kalit te Trojes, duke futur huti e tradhti ne te kater anet, perfshire edhe segmente te politikes ne Shqiperi. U bene perpjekje qe te mbahej Kosova ne nje variant pushtimi, ne menyre qe te mos shfaqej si nje njesi gjeopolitike rajonale, e cila do te krijonte ekuilibra te rinj gjeopolitik, me prezencen e NATO-s ne truallin e saj. Mirepo, ishte e pamundur qe te ndodhte kjo, ngase perplasja ndemjet Serbise dhe Kosoves ishte per jete a vdekje. Pas heroizmit legjendar te Adem Jasharit dhe forcimit te ushtrise se tij, nuk kishte me force qe t’i bindte shqiptaret qe  te pranonin gjendjen e pushtimit, per hir te ruajtjes se ekuilibrave tradicionale gjeopolitike. Nga ky aspekt edhe mund te thuhet se lufta e Ushtrise Ēlirimtare te Kosoves ka krijuar realitete te reja gjeopolitike, duke legjitimuar prezencen e NATO-s ne kete rajon me mandat legjitim nderkombetar.

 

Intervenimi i NATO-s kunder caqeve ushtarake serbo-jugosllave cimentoi unitetin e Aleances, ne pesedhjetevjetorin e ekzistimit te saj, duke i dhene dimensione te reja. Perveē testimit te kohezionit te NATO-s dhe te Bashkimit Evropian, lufta e UĒK-se ndihmoi edhe per rrenimin e skemes paralizuese te vendimmmarrjes ne Keshillin e Sigurimit, ku ishin testuar skemat bllokuese me veto ne periudhen e Luftes se Ftohte. Kosova dha proven se intervenimi mund te behej edhe pa pyetur Rusine e Kinen, gje qe konfirmoi se pas mbarimit te Luftes se Ftohte, e vetmja superfuqi e botes ishin Shtetet e  Bashkuara te Amerikes.

 

Nje mesazh vellazeror

 

Krejt ne fund: lufta ēlirimtare e popullit shqiptar te Kosoves, e udhehequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosoves, eshte kapital  i pazhdukshem ne historine e ketij vendi, Njeheresh eshte argumenti me i fuqishem per pavaresine e tij. Rrjedhimisht, vlerat e kesaj lufte do te duhej te ishin mbrojtur tashme me rezoluta e me ligje, sepse duke i mbrojtur ato vlera, Kosova mbron te ardhmen e vet si vend i lire.

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
Tjera aktuale nga Dr. Milazim Krasniqi
Dy intervista nga Dr Milazim Krasniqi

Te nderuar miqe dhe lexues,

"AlbaNur" ne web faqen e Milazim Krasniqit per ju enkas risjelle dy intervistat e tij intersante ne lidhje me aktualitetin e politikes shqiptare...

 

Interviste me shkrimtarin kosovar Milazim Krasniqi

 

Intervista e Dr. Milazim Krasniqi per revisten Vepra

Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit

Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes

Pse i mbron Peterseni shperdoruesit e UNMIK-ut
A do te ndodh deklanizimi i politikes Kosovare?
Nje shoqeri qe po asfikohet nga letargjia
Pse nuk ekzistojne lexuesit shqiptare?
Nje Levizje ushtarake - model per ndryshime
Nacionalizmit serb i duhet terapi me efikase
Duhanxhinj te te gjitha vendeve - Mjaft
Shqiptaret vriten mes vete apo jo?
Varreza masive ne Batajnice
Si po fryen Koshava ne drejtim te Kosoves?
E ardhmja e Kosoves me eliten e vet te re politike

Cka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro

Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster