Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Dr. Milazim Krasniqi
Suksesi i Garantuar (Keshille per te rinjte)
Synim i ēdo njeriu eshte qe te kete sukses ne jete. Prandaj, secili njeri ben perpjekje, qe te arrije sukses: ne shkolle, ne pune, ne dashuri, ne sport, ne studim, ne familje, ne jete pergjithesisht. Por, nuk mjafton te kemi deshira dhe te bejme perpjekje. Deshirat dhe perpjekjet tona duhet te jene te harmonizuara me qellimin e mire. Qellimi i mire eshte nese ato deshira dhe ato perpjekje behen duke pasur para sysh udhezimet dhe obligimet qe ka caktuar Zoti per njerezit.
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e islamit

Per me teper shkrime nga Dr. Milazim Krasniqi, kliko Ketu!

Jepe lajmin vet nė portalin e lidhjeve shqiptare nė AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Shkrim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi
Reagim: Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes

LIRIA, FEJA DHE TRADITA JANE UNIKE

 

Liria, o Mehmet, nese eshte liri, perfshin edhe te drejten e praktikimt te lire te besimit fetar. Nese liria keqperdoret, prej kujdoqofte, shteti ka mekanizma te ndeshkoje abuzuesit. Por, paragjykimi se kushdo qe mban shami ose mjeker eshte shperdorues i lirise, eshte nje problem yti per te cilin do te te lutesha  te gjesh kohe qe te mendosh pak me thelle.

 

Perdorimi i  pasakte i nocioneve dhe konfrontimi i kuptimeve te tyre, e ben te zorshem komunikimin ndermjet njerezve, pavaresisht se a jane miq a jo dhe per ēfare teme flasin. Fatkeqesisht, ky shpernderrim paraqet themelet e diskursit te nje pjese jo te vogel te intelektualeve shqiptare. Ndoshta eshte pasoje e jetes se gjate nen censure, ku eshte dashur te fshehen  mendimet dhe kuptimet e verteta, e ku loja me asociacione ka qene themeli i komunikimit.

 

Mehmet Kraja me te shumten e teksteve te veta publicistike ka arritur te del nga balta e atij komunikimi te panatyrshem, por ne tekstin e tij polemik me titull “ Mbi lirine, fene, traditen dhe mercenarizmin”, nuk ka pasur sukses. Shpernderrimet dhe ngaterrimet e kuptimeve ne kete tekst jane shqetesuese.

 

Nga teksti i Mehmetit del se mercenarizmi paraqet boshtin e te gjitha ndodhive te jetes sone, me ēka ai u bashkangjitet ithtareve  te teorise se konspiracionit qe plaken duke qene te shqetesuar nga komplotet qe sajohen kunder nesh nate e dite neper dynja. Edhe kjo prirje mund te na kete mbetur si pasoje e jetes se gjate ne nje sistem e me shume nen nje propaganda nacionalkomuniste, qe pati injektuar teorine e konspiracionit deri ne kapilaret me te imet te kombit shqiptar. Perpjekja per te shpjeguar edhe bindjet fetare me kete sheme ideologjike te te menduarit,  eshte e dhimbshme, vertet. eshte edhe fyese per te gjithe besimtaret. Sepse Mehmeti le te kuptohet se kushdo qe shpreh identitetin e vet fetar islam, duke mbajtur mjeker ose shami, ai  pa nje pa dy eshte mercenar, vahabist  dhe i rrezikshem. Po te ishte kaq e thjeshte puna, o Mehmet, nuk do te kishte fare nevoje per gjithe ato lloje policish kombetare e nderkombeatre, per gjithe ato sherbime te zbulimit, qe e rrotullojne boten si nje gogel, ne kerkim te keqberesve, esktremisteve dhe terroristeve te te gjitha ngjyrave. Po te ishin mercenare te rrezikshem te gjithe ata qe mbajne mjekra dhe te gjitha ato qe mbajne shamia, puna do te ishte fort e kollajte: do te arrestoheshin te gjithe nje dite te bukur e ashtu  te pastrohej dynjaja nga njerezit e rrezikshem. E ne ate rast Kosova  jone e dashur do te ishte europiane- atlantike- perendimore-demokratike dhe zavalli yne do te perfundonte me nje hepyy end. 

 

Por, keto mund te jene perralla vetem per te shurdher. Kosoven nuk e rrezikojne njerezit besimtare, as muslimanet, as katoliket, as ortodokset, qe e kane frike Zotin dhe ruhen nga te keqiat, po e rrezikojne strukturat e korruptuara ne administrate, rrjetet e trafikimit te droges e te qenieve njerezore, rritja enorme e narkomanise dhe e prostitucionit, si dhe indiferenca  e pushtetit dhe e qytetareve ndaj  ketyre trendeve negative. Merrini dhe lexojini me kujdes standardet qe kerkohen per shoqerine kosovare dhe do te shihni se cilat jane prioriotetet e kesaj shoqerie. Lerini te qete njerezit qe nuk jane pjese e problemit ne asnje segment te kesaj shoqerie, perveē ne zjarrmite patriotike dhe paranojat konspirative. Rrjedhimisht, edhe mercenaret duhet t’i kerkoni, nese kjo eshte detyra juaj, ne adresa te tjera.

 

Edhe dy fjale per shpernderrimet dhe deformimet e kuptimeve te nocioneve liri, fe dhe tradite ne polemiken e Mehmetit. Liria, o Mehmet, nese eshte liri, perfshin edhe te drejten e praktikimt te lire te besimit fetar. Nese liria keqperdoret, prej kujdoqofte, shteti ka mekanizma te ndeshkoje abuzuesit. Por, paragjykimi se kushdo qe mban shami ose mjeker eshte shperdorues i lirise, eshte nje problem yti per te cilin do te te lutesha  te gjesh kohe qe te mendosh pak me thelle. Nese lirine e tjetrit e dozojme dhe ia caktojme menyrat se si ajo duhet te funksionon, atehere nuk eshte fjala per liri po per diktat. E ju ne polemiken tuaj urdheroni qe njeriu ta mbaje fene pasdite, ndersa paradite (kur eshte ne pune, madje edhe ne nje organizate nderkombetare si OSBE-ja, ku duket sheshit se kane respekt me shume  per besimtaret) jo! A nuk te duket kjo fare “fiskulture me fene” pak si arrogante?

 

 Ne fakt, kjo ka te beje me te kuptuarit e fese. Kuptimi i vertete i besimit fetar eshte se njeriu ka obligim para Krijuesit. Ata qe besojne, u permbahen udhezimeve dhe urdherave te zbritur nga Zoti, e te cilat nuk jane te negociueshme dhe te revokueshme, qe te perdoren pasdite e te mos perdoren para dite. Pra, besimi fetar nuk eshte nje kontrate politike ose sociale e arritur ndermjet besimtarit dhe shtetit. Tjeter gje eshte abuzimi me lirite fetare. Ne rast se feja perdoret si instrument politik ose si ideologji e dhunshme, ne ate rast shteti ka te drejte legjitime te pengoje abuzimet dhe te ndeshkoje fajtoret. Ne Kur’an eshte shpallur tekstualisht: Ne fe nuk ka dhune. Kjo do te thote se ēdo besimtar musliman e ka te ndaluar ushtrimin e dhunes per qellime fetare.

 

Fatkeqesisht, ne bote ka nje  keqperdorim te emrit te fese islame nga grupe ekstremiste dhe terroriste, te cilat i bejne dem te jashtezakonshem Islamit te vertete thellesisht paqesor dhe muslimaneve besimdrejte. Keto praktika terroriste te shperndara gjithandej globit, paraqesin themelin e dyshimeve dhe te sulmeve qe behen pa asnje logjike edhe mbi besimtaret muslimane ne Kosove, te cilet me asgje nuk kane manifestuar prirje te asaj natyre.

 

Ndersa, sa i perket mbuleses se femres muslimane, (menyra e mbulimit eshte e larmishme dhe nuk ka te beje me temen) ajo eshte e urdheruar, si mbrojtese nga provokimet dhe yshtja e meshkujve. Prandaj, ne rast te ndalimit administrativ te saj, do te behej fjale direkt per shkelje te se drejtes dhe lirise fetare islame. Na pelqen a nuk na pelqen kjo pune eshte tjeter gje, ndersa gjendja faktike eshte kjo.Edhe grate shqiptare, sidomos ne fshatra, e bartin shamine per shkak te perkatesise se tyre ne fene islame, e jo te traditave ilire. Ndryshimi i ngjyrave dhe i formave te shamive, nuk paraqet baze per te nxjerre perfundime per ndonjefare konfrontimi ndermjet tradites dhe aktualitetit. Per sa e njoh une Kosoven dhe nuk e njoh pak, shumica e grave shqiptare qe bajne shami ne koke, e pohojne se jane muslimane, ne baze te tradites dhe ne baze te aktualitetit. Paēka se nuk ua kane idene sterhollimeve per mercenarizem e vahabizem, per ēka dikush mbase mund  t’i akuzoje nje dite! Perfundimisht, liria, feja dhe tradita ne kete rast jane unike.

 

Sa per femijet e manipuluar, besoj se jemi dakord qe kjo eshte nje teme me vete dhe duhet te trajtohet ne ndonje rast tjeter. Nese eshte manipulim pjesemarrja e femijeve ne aktivitete politike dhe publike, manipulimin e tille e  kemi pare edhe ne fushata elektorale e ne aktivitete te llojllojshme politike. Por, femijet marrin pjese masivisht (edhe muslimane) ne Krishtilindje dhe ne festa te tjera te krishtera.

 

Edhe ne tekstin e mehershem kam bere apel per nje diskutim me tolerance dhe me fakte. Kesaj thirrjeje i permbahem edhe me tutje, sepse tema  vete kerkon qe ne ēdo ēast te ruhet dinjiteti i besimtareve. Etiketimi i tyre per mercenarizem e vahabizem, me te vertete nuk i sherben nje diskutimi korrekt. 

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
Tjera aktuale nga Dr. Milazim Krasniqi
Dy intervista nga Dr Milazim Krasniqi

Te nderuar miqe dhe lexues,

"AlbaNur" ne web faqen e Milazim Krasniqit per ju enkas risjelle dy intervistat e tij intersante ne lidhje me aktualitetin e politikes shqiptare...

 

Interviste me shkrimtarin kosovar Milazim Krasniqi

 

Intervista e Dr. Milazim Krasniqi per revisten Vepra

Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit

Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes

Pse i mbron Peterseni shperdoruesit e UNMIK-ut
A do te ndodh deklanizimi i politikes Kosovare?
Nje shoqeri qe po asfikohet nga letargjia
Pse nuk ekzistojne lexuesit shqiptare?
Nje Levizje ushtarake - model per ndryshime
Nacionalizmit serb i duhet terapi me efikase
Duhanxhinj te te gjitha vendeve - Mjaft
Shqiptaret vriten mes vete apo jo?
Varreza masive ne Batajnice
Si po fryen Koshava ne drejtim te Kosoves?
E ardhmja e Kosoves me eliten e vet te re politike

Cka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro

Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster