The Official Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

 

Dr. Milazim Krasniqi

Per cdo artikull te Dr Milazim Krasniqit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN E Dr. MILAZIM KRASNIQIT

Tema Islame
SUKSESI I GARANTUAR
(Keshille per te rinjte)
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e  islamit
 
Polemika & Reagime
Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit
Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes
 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Te nderuar miqe dhe lexues,

Milazim Krasniqi u lind me 25 tetor 1955 ne Breznice, nje lokalitet afer Prishtines.

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa shkollen e mesme te mjekesise ne Prishtine.

Studimet per letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtines, ku magjistroi ne vitin 1988, me temen “Struktura e vargut te Ndre Mjedjes”. Po ne Universitetin e Prishtines, ka fituar graden e doktorit te shkencave filologjike me tezen e disertacionit “Soneti ne poezine shqipe” me 15 shtator 2004.

 

Ballkanoskopia
 

PSE I MBRON PETERSENI SHPERDORUESIT E UNMIK-ut

 

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

 

Zyrtaret e rangjeve me te uleta te administrates se UNMIK-ut, ata qe jane shperdoruesit e mikpritjes se Kosoves, shfrytezuesit e eger te mjerimit te ketij vendi dhe perdhunuesit e lirise se paket te tij, mund te ikin dhe mund te fshehen, por shefi i tyre, Perfaqesuesi Special, Soren Jesen Peterseni, gjithmone do te mbetet i zbuluar para publikut dhe para drejtesise, sepse eshte pergjegjesi faktik i tere misionit, pra edhe i gabimeve dhe i shperdorimeve qe behen ne emer te tij.

Akuzat e leshuara ne adrese te UNMIK-ut per korrupsion, per abuzime seksuale dhe dhenie te ryshfeteve, qe u ben te ditura nga nje raport i Autoritet Mbikeqyres te Kombeve te Bashkuara ( OIOS), jane alarmante. Gjithnje sipas ketij raporti, rezulton se zyrtare te OKB-se qe jane te perfshire ne misionin paqeruajtes ne Kosove, kane bere shkelje te renda te detyrave dhe kane shkaktuar deme te konsiderueshme ne ndermarrjet publike dhe ne shoqerine e re te Kosoves. Edhe pa nje raport te tille te Autoritetit Mbikqeryes te OKB-se, i cili gjithsesi eshte i rendesishem, qytetaret e Kosoves e dine se shperdorimet e nderkombetareve ne Kosove kane tejkaluar edhe parashikimet me pesimiste. Se pari, perhapja e prostitucionit gjithandej neper Kosove, eshte nje fatkeqesi qe ka ardhur me kete mision. Dukurine e shtepive publike Kosova nuk e ka njohur as ne kohen me te erret te Millosheviqit, ndersa ne keto vite te administirmit nderkombetar, Kosova eshte bere nje vend me shkalle te larte te prostitucionit, te trafikimit te krijesave njerezore dhe te perdhunimeve seksuale. Edhe vershimi i femrave nga Moldavia, nga Ukraina, nga Rumania e vende te tjera te Lindjes, ka ndodhur per shkak te kerkesave ne rritje te klienteve nderkombetare, qe kane shume para dhe qe nuk i kane familjet me vete ne Kosove. Ne nje tribune publike qe u mbajt ne Gjakove keto dite, u permenden rreth njeqindepesedhjete femra nga keto shtete qe maskohen gjoja si kameriere e valltare neper klubet e ndryshme, ndersa e verteta eshte se ato ofrojne sherbime seksuale per klientet e pasur, qe zakonisht jane pjesetare te misionit paqeruajtes te OKB-se. Mbjellja e kesaj fare te felligeshtise ne Kosove, eshte njera nga gjerat me te peshtira qe do t’i mbeten trashegim ketij vendi nga misioni nderkombetar, sepse tashme Kosova llogaritet ne listen e zeze te vendeve ku trafikohen krijesat njerezore. Krijimi i rrjeteve te trafikanteve, bashkepunimi i tyre me zyrtare nderkombetare dhe me rrjetet kriminale ne rajon, do te mbetet nje plage kanceroze per Kosoven.


Se dyti, vetem pak dite pas publikimit te te dhenave alarmante te Autoritetit Mbikeqyres te OKB-se, per shperdorimet ne ndermarrjet publike qe menaxhohen nga stafe nderkombetare, plasi afera lidhur me korrupsionin ne Aeroportin e Prishtines. Gazeta “Koha Ditore”, qe zakonisht eshte e mirinformuar, ka publikuar te dhena per rrjetin e ngritur nga drejtori nderkombetar i aeroportit, Ian Vollet, i cili ka marre prej 2500 deri ne 5000 euro per punesimin e njerezve ne kete ndermarrje publike. Por, ne kete rrjet ka pasur edhe viktima. I riu Kastriot Zogiani, qe nga raporti ne kete gazete rezulton te kete qene ndermjetes, eshte vrare nga persona te perfshire ne kete rrjet kriminal te korrupsionit, te drejtuar nga Ian Vollet. Ne fillim te misionit ka qene vrare edhe i riu Benet Rexhepi, qe poashtu eshte thene se ishte viktime e nje perpjekje per te fshehur gjurmet e korrupsionit.


Ajo qe çuditi me se shumti ne kete histori tragjike te publikuar nga nje instance zyrtare e vete OKB-se, eshte reagimi i ashper i Perfaqesuesit Special, Soren Jesen Petersen. Reagimi i tij mund te kuptohej po te fliste vetem per veten e vet, pra, po te deklaronte se ai vete nuk eshte i perfshire ne afera korrupsioni dhe abuzimi seksual. Por, mbrojtja me aq zjarr prej tij e mijera zyrtareve, shumicen prej te cileve ai me siguri as nuk i njeh dhe as nuk e di se çfare bejne, eshte nje sjellje e pamoralshme. Ndoshta per here te pare Peterseni duket se i ka humbur nervat kaq fort, sa eshte pozicionuar qarte ne anen e gabueshme. Qellimi i tij mund te jete qe te mbroje imazhin e misionit qe drejton edhe per kete periudhe, mbase te fundit qe i ka mbetur para definimit te statusit final te vendit. Por, asnje qellim i mire, nuk arsyeton perpjekjen per ta fshehur te verteten. Per mendimin tone, bash Peterseni do te duhej te ishte me i zeshmi ne denoncimin dhe ne luftimin e dukurive te shemtuara, qe e kane kapluar misionin nderkombetar qe ai drejton ne Kosove. Kjo per arsye se nje dite te gjitha keto do te zbulohen dhe atehere mund te ndodhe qe i tere faji t’i faturohet Petersenit, per tolerance ndaj korrupsionit, prostitucionit dhe krimit te organizuar. Zyrtaret e rangjeve me te uleta te administrates se UNMIK-ut, ata qe jane shperdoruesit e mikpritjes se Kosoves, shfrytezuesit e eger te mjerimit te ketij vendi dhe perdhunuesit e lirise se paket te tij, mund te ikin dhe mund te fshehen, por shefi i tyre, Perfaqesuesi Special, Soren Jesen Peterseni, gjithmone do te mbetet i zbuluar para publikut dhe para drejtesise, sepse eshte pergjegjesi faktik i tere misionit, pra edhe i gabimeve dhe i shperdorimeve qe behen ne emer te tij.


Ngutia me te cilen u mundua vete Peterseni dhe vartesit e tij per ta fshehur te verteten e raportit te Autoritet Mbikeqyres te OKB-se, nuk u ben nder. Perkundrazi, eshte linja qe mund te zbuloje pandershmerine e instaluar si politike korruptive dhe abuzive, ose “peterseniane” edhe ne nivelet e larta te insitucioneve te Kosoves.

 

Histori | Studime | Opinione | Meditime Islame | Drame | Roman | Intervista | Proze | Polemike

 

Muzika Shqip | Albanian News | Radio Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture Shitblerje | Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

eXTReMe Tracker