Menduh Thaçi, ne traktin e tij te shperndare me siklet te madh
neper gazetat kryesore te hapesirave shqiptare, ngre nje akuze
te rende ndaj Perendimit per islamofobi. Ai propagandon se nese
mer vesh se ketu po behen aktivitete per ramazan, Perendimi do
te pranoje tezat serbe per transverzalen e gjelber nga Turqia
ne Bosnje dhe do te pranohet se do te rrezikohet paqja ne rajon.
Edhe pas leximit te tekstit Pse gjithe ky siklet, i cili ne
forme trakti eshte shperndare neper disa gazeta, konsideratat e
mia ndaj angazhimeve politike e patriotike te Menduh Thaçit
mbeten te palekunduara, edhe pse me brengos vazhdimisht
agresiviteti i fjaleve te tij ne adresa te kundershtareve
politike, qofte reale, qofte te imagjinuar, veçmas ndaj atyre
brenda skenes politike shqiptare ne Maqedoni. Nuk kam si te mos
e them se poashtu kam kondiderata per kryetarin/mentorin e tij,
Arben Xhaferin dhe Partine Demokratike Shqiptare, qe ka dhene
kontribut te forte per emancipimin politik te shqiptareve ne
Maqedoni, per menagjimin e katastrofes humanitare te Kosoves ne
vitin 1999 dhe per perkrahjen e fuqishme qe i ka dhene luftes
çlirimtare te Kosoves. Me kete dua te sugjeroj se ne çfaredo
diskutimesh dhe kontestimesh per çeshtje te caktuara, nuk duhet
te behemi te padrejte dhe nuk duhet te themi te paverteta.
Nese politika partiake merr kompetencat e shkences, kthehemi
te ideologjia totalitare
Lidhur me traktinPse gjithe ky siklet, poashtu ka gjera qe
mund te diskutohen e te sheshohen me nje diskutim korrekt e te
qete. Por, se pari duhet bere nje dallim i qarte ndermjet
politikes perkatesisht politikes partiake dhe argumentave
shkencore, te cilet jane te pavarur nga politikat e tilla dhe
nga çfaredo politikash. Fillimisht dua te saktesoj se sa u
perket politikave partiake ne Maqedoni, rivaliteteve te tyre qe
shtrihen nga fushat e sportit e deri te manifestimet fetare, nuk
kam ndermend te perzihem dhe as qe jam perzier ndonjehere. Nuk
ka nje rast te vetem qe te jem shprehur publikisht ne favor te
ndonjeres nga partite shqiptare ne Maqedoni, edhe pse kjo do te
ishte krejt legjitime per nje analist politik. Prandaj, edhe ne
kete rast, nuk do te komentoj nga prizmi politik, me asnje fjale,
as iftarin ne qender te Tetoves, i cili eshte shkaku i sikletit
politico-partiak te Menduhit. Kesaj radhe do te diskutoj vetem
disa teza te tij, te cilat nen petkun e politikes partiake, jane
servirur si shkence, si e vertete. Kjo duhet te sqarohet, sepse
nese politika partiake merr kompetencat e shkences, kthehemi
atje ku kemi qene para pesembedhjete vjetesh, te ideologjia
totalitare.
Teza e Menduhit se kur flitet per identitet fetar nuk ka pse
flitet per identiteti fetar, barte rrezikun qe te puçet poashtu
me tezat e mehershme ideologjike, te cilat ne Shqiperi madje e
paten ndaluar fene krejt. Atdhetaret dhe intelektualet, edhe ata
shqiptare, perveç ateisteve, bartin ne vete nje identitet te
ngjizur fetaro-kombetar dhe ai nuk mund te ndahet me bisturine e
politikes aktuale. Por, edhe nese e pranojme si te mireqene
tezen e Menduhit, kur eshte fjala per kulturen dhe historjne
tone kombetare, ku po u dashka te ndahen identiteti fetar nga ai
kombetar, shtrohen disa pyetje logjike: nese nuk duhet te ndodh
kjo perzierje, atehere pse ne disa raste perzihet aq shume?
Fjala vjen, pse Meshari i Gjon Buzukut dhe veprat e autoreve
si Pjeter Budi e Pjeter Bogdani, konsiderohen vepra kombetare,
kur jane teresisht vepra fetare? Pse Nena Tereze, qe eshte nje
aktiviste me angazhim teresisht fetar, trajtohet si simbol
kombetar? E verteta eshte se perdoren kute te dyfishta ne keto
pune. Kur eshte fjala per veprimtare dhe intelektuale te
proviniences krishtere, pa asnje rezerve pranohet se veprimtaria
fetare eshte veprimtari kombetare, madje pavaresisht rezultateve
qe ka prodhuar per kulturen, shtetin dhe kombin shqiptar. Si
argument i kuteve te dyfishta, mund te perkujtohet me kete rast
vetem trajtimi i poetit alamiadist shqiptar, Nezim Frakulles.
Poezia e tij eshte e shkruar shqip, ka tema dhe motive laike dhe
ka tone shume kritike ndaj sundimit osman. Nezimi madje ka
vdekur ne burgjet e sulltanit, ndersa deri sot nuk eshte
trajtuar me asnje fjale si poet kombetar.
Ne gjykimet shkencore te ketyre deformimeve qe u jane bere
vlerave tona kulturore dhe kombetare, nuk ka vend per politikat
ditore te partive. Partite me te drejte shqetesohen nga humbjet
ne zgjedhje, por kjo nuk ju jep te drejte te behen arrogante
ndaj studimit krtik te trashegimise kombetare dhe ndaj studiusve
qe kane qasje kritike ndaj falsifikimeve te patentuara. Menduhi
dhe bashkemendimtaret e tij duken naive kur kerkojne qe te mos
diskutohen ne rrafshin studimor temat e tilla, me rendesi per
identitetin kombetar, ku kontibuti i dijetareve islame eshte
injoruar jashte mase, per shkak te interesave kombetare! Dija
albanologjike po çlirohet nga prangat e metodave pozitiviste e
marksiste dhe nga ideologjia patriotike me esence totalitare,
dhe po arrine ne perfundime te tjera nga ato qe ishin patentuar
dhunshem nga ana e politikes zyrtare si te verteta te
pakontestueshme. Cak legjitim i studimeve te reja, jane edhe
personalitetet dhe ngjarjet e medha kombetare, qe nga Skenderbeu
e kendej, sepse perdite po zbulohen dokumente te reja dhe te
dhena te reja. Prandaj, sado e konservuar qe te jete, e kaluara
jone kulturore dhe historike, do ti nenshtrohet vleresimit
kritik dhe do te ridimensionohet ne baze te fakteve shkencore,
duke flakur tej ideologjine e rreme patriotike, pas se ciles
jane fshehur e po fshehn edhe demagoget dhe matrapazet politike.
Dija e vertete, ua heq maskat demagogeve dhe matrapazeveve. Per
kete shkak edhe jane aq alergjike ndaj saj dhe duan ta mbajne
peng te politikes.
Abstenimi nga iftari dhe Komisioni i Badenterit
Sa i perket statusit te Kosoves, konsideratat e mia jane te
plota per angazhimin e PDSH-se se Arben Xhaferit e Menduh
Thaççit, si edhe te BDI-se se Ali Ahmetit dhe te partive te
tjera shqiptare ne Maqedoni. Por, statusi i Kosoves nuk varet
prej tyre dhe as nga iftaret qe mbahen ose nuk mbahen ne sheshin
e Tetoves, e pra as nga tezat qe thuhen ne tirbunat publike ne
Tetove dhe gjithanej hapesirave shqiptare. Edhe sikur askush nga
shqiptaret te mos mbaje ramazan, e lere me te beje iftar ne nje
shesh publik te Tetoves, fati i saj nuk varet prej kesaj pune.
Statusi i Kosoves po percaktohet ne nje process te tejzgjatur
politik e diplomatik, ne te cilin vullneti i popullit te Kosoves
per vetevendosje nuk po mirret si duhet ne konsiderate. Ne kohen
kur komisioni i Badenterit e injoroi te drejten e Kosoves per
shkeputje nga ish federata e Jugosllavise, nuk eshte organizuar
asnje iftar ne sheshin e Tetoves, por ja qe as ky abstenim nuk
pati ndihmuar. As kur u mbajt Konferenca e Rambujese/Parisit nuk
u mbajten tribuna pas iftarit, por ja qe vullneti i popullit te
Kosoves per pavaresi, nuk u pranua as si parim i negocueshem.
Prandaj, sajimi i preteksteve me Kosoven, per rivalitetet
partiake shqiptare brenda Maqedonise, nuk eshte nje pune e
ndershme.
Akuza ndaj Perendimit per islamofobi
Menduh Thaçi, ne traktin e tij te shperndare me siklet te madh
neper gazetat kryesore te hapesirave shqiptare, ngre nje akuze
te rende ndaj Perendimit per islamofobi. Ai propagandon se nese
mer vesh se ketu po behen aktivitete per ramazan, Perendimi do
te pranoje tezat serbe per transverzalen e gjelber nga Turqia
ne Bosnje dhe do te pranohet se do te rrezikohet paqja ne rajon.
O Menduh! Tezat serbe per transverzalen e gjelber kane qene
edhe me te zeshme para vitit 1999, por Perendimi ka ndjekur
kursin e vet gjeopolitik e gjeostrategjik. Meqe ra fjala per
kete kurs, duhet permendur dy gjera, e para se keto shtete te
transverzales se gjelber, Turqia, Shqiperia, Kosova, Bosnje e
Hercegovina, jane aleatet me te zeshem te SHBA-ve dhe te
Perendimit ne rajon dhe ne Europe. Ne anketat e bera, ka
rezultuar se shqiptaret, edhe pse popull me shumice muslimane,
jane pakrahasimisht me entuziastet me Ameriken. As ne iftare, as
ne tribuna qe mbahen gjate Ramazanit nuk eshte prishur kjo idile
shqiptare me Ameriken nga askush. Ndersa, fituesi i çmimit Nobel
per letersi, Harold Pinter, citohet gjithandej keto dite
ramazani, duke akuzuar Ameriken dhe Britanine per agresion, per
dhune e per banditizem. Bile, duke mbrojtur Serbine, ai ka
deklaruar se Klintoni dhe Bleri do te duhej te akuzoheshin si
kriminel lufte, sepse jo vetem qe e kane bere kete jolegalisht,
(bombardimin e Serbise, nenvizimi im), ne menyre jolegjitime,
dhe sipas mendimit tim jomoralisht, ne menyre kriminale si çdo
akti banditesk, por edhe e kane arsyetuar ate me intervenim
humanitar. E pra, bash ketij shkrimtari iu dha çmimi Nobel
sivjet per letersi. Siç po shihet, po me duhet ta mbroj
Perendimin nga akuzat e Menduhit per islamofobi, sepse nje akuze
e tille e pergjithesuar, vertet eshte e padrejte. Nese
islamofobia eshte pjese e te menduarit dhe e te vepruarit te se
djathtes ekstreme dhe e disa qarqeve neokonservative, ajo nuk
eshte pjese e te menduarit e Perendimit liberal. Menduhi bashke
me koautorin e tekstit te tij, (terminologjia dhe tezat e
zbulojne lehtesisht koautorin), duken shume te preokupuar me
teorine e konspiracionit, prandaj u rezulton se nga nje iftar i
organizuar ne sheshin e Tetoves, varet edhe lufta e qyteterimeve.
Menduhi nenshkruan ne menyrev dramatike: Shtrohet pyetja: pse
pikeirsht ne kete moment (pra pse u mbajt ai iftar, nenvizimi im),
kur hapet dilema, frika nga perplasja planetare mbi baza
qyteteruese
O Perendi, si eshte e mundur qe nje politikan i
rryer, te mendoje ne menyre kaq infantile? Por, fajin e ka
vertet teoria e konspiracionit, e cila i ka preokupuar gjate
Menduhin dhe liderin e tij, aq sa edhe disfatat partiake ne fakt
i kane peshqesh nga perpjekjet per ta zgjidhur çeshtjen
kombetare te shqiptareve ne Maqedoni dhe ne rajon me teorite e
konspiracionit. Pjesemarrja e tyre ne perpjeket per ndarjen e
Maqedonsie, eshte brenda ketij preokupimi, bile duke qene ne
kundershtim flagrant me konceptin dhe me strategjine e Shteteve
te Bashkuara te Amerikes per te ardhmen e Maqedonise dhe te
rajonit. Gabimet trashanike qe jane bere me keto lloj aventurash
te rrezikshme, e qe kane rezultuar me humbjen e zgjedhjeve dhe
me humbjen e kredibiliettit para aleateve perendimore, nuk mund
ti korrigjoni duke u munduar te fitoni pike duke bere me dore
ndaj konspiracionit islamiste. Bota e njeh dhe e sheh me sy
karakterin paqesor dhe tolerante te Islamit nder shqiptare. Dhe
siç thame me lart, Perendimi liberal nuk e ka te patentuar ne
veten e vet islamofobine.
Interesat e veçanta individuale
Per shkak te dioptrise se caktuar nga teoria e konspiracionit,
Menduh Thaçit i duket se ne ligjerimin e mirefillte shkencor,
jane perzier mollat dhe dardhat dhe se ne tere kete mesele ka
interesa te veçanta individuale. Ne rastin tim, kjo puna me
interesat e veçanta individuale, eshte e vertete. Une kam
interesa te veçanta individuale si studiues i letersise, i
kultures dhe i historise sone kombetare, qe te promovoj nje
metodologji te studimit, qe eshte jomarsksiste, jopatriotike,
por ne sherbim te se vertetes. E ne sfondin e te vertetes bie
edhe korrigjimi i pamjeve te deformuara per Islamin nder
shqiptare dhe per Islamin si Shpallje Hyjnore ne pergjithesi.
Ndersa, per interesa te tjera, aso qe le te nenkuptohen Menduh
Thaçi ne traktin e tij, me duhet te perkujtoj ketu se une kam
qene i angazhuar ne politike para Menduh Thaçit dhe para Arben
Xhaferit. Kam ikur prej saj kur e kam kuptuar se nuk mund te
mbroj te verteten. Po te doja te mbetesha atje, vertet do te
kisha interesa te veçanta, para se gjithash materiale. Me bollek.
Por, i kam braktisur vete. Se paku Arben Xhaferi, kryetari dhe
mentori i Menduhit e di te verteten e angazhimit dhe te rolit
tim ne politiken e LDK-se, veçmas ne muajt prill-qershor 1999 te
tragjedise se Kosoves, po edhe pas kthimit ne Kosove, deri ne
vitin 2000. Nuk kam mbrojtur interesa e veçanta personale, por
kam punuar per kauzen e perbashtet te pajtimit, te
bashkerendimit e te bashkeqeverisjes, e cila po te fitonte ashtu
si e kam konceptuar une dhe disa kolege te mi ate atehershem, pa
dyshim edhe me ndihmen e pakursyer te Arben Xhaferin, Kosova nuk
do te kalonte neper vuajtjet e tmerrshme te pasçlirimit ashtu si
kaloi dhe sot statusi i saj do te ishte me i qarte se sa eshte.
Sigurisht qe as Menduhi nuk do te dilte kaq qesharak sa del kur
pohon se nje iftar ne sheshin e Tetoves e rrezikuaka statusin e
saj!
Thone se ata qe humbin, kane te drejte te ankohen. Edhe Menduhi
ka te drejte ta beje kete, por i sugjeroj njerezisht qe te mos e
ngarkoje shpirtin e vet duke thene te paverteta per ata qe nuk i
kane faj. Nese i keni humbur zgjedhjet si parti, analizoni
shkaqet e verteta, e mos u bini ne qafe atyre qe nuk u kane faj.
Dhe mos u beni aq ambicioze e tu shkoje mendja se mund ta
nderroni popullin, qe me shumice absolute i perket Islamit. Dhe
mos shpifni ndaj atyre qe e gjurmojne te verteten.
Jemi agjerueshem bashke dhe duhet te ruhemi edhe me shume nga
fjalet e paverteta, o Menduh vellai!
|