|
Muhamedi, a.s.nuk ishte perandor, si Herakliu, i cili edhe pse i
veshur me pushtetin me absolut qe mund te uzurpohet nga nje
njeri, ishte i mjere per shkak te fatkeqesive familjare, te
fobive dhe traumave te renda, dhe qe fatalisht u trashegua nga
pasardhes mizore, te cilet lemeriten boten me mizorite e tyre.
Muhamedi a.s. nuk ishte as si mbreterit e pangopshem persiane,
te cilet arin e kishin ideal te jetes se tyre.
Muhamedi a.s. ishte nje i derguar i Krijuesit te Boterave, per
te ndriçuar udhen e njerezimit me mesazhin Hyjnor dhe i tille
mbeti tash katrembedhjete shekuj. Dhe pa asnje dyshim, i tille
do te mbetet deri ne fundin e ekzistences njerezore ne Toke,
sepse ai eshte nje person tejhistorik. Pra, eshte vule e
pejgambereve, qe u dergua me mesazhin perfundimtar per te gjitha
koherat dhe per te gjithe njerezimin.
----------------------------------------------------------
Ngjarjet qe ndodhen ne skenen e madhe te historise, ne periudhen
ndermjet viteve 571- 632 dhe veçmas ndermjet viteve 611-632, me
shume u zhvilluan ne baze te nje rrjedhe qe erdhi si rezultat i
parashikimit hyjnor, i cili e relativizon konceptin tradicional
te intrerpretimit siperfaqesor te ngjarjeve historike, sipas te
ashtuquajtures “logjike historike”. Zhvillimet dramatike te asaj
periudhe historike, veçmas lufterat e gjata dhe rraskapitese
ndermjet Persise dhe Bizantit, si dhe konstituimi e fuqizimi i
rrufeshem i shtetit Islam, nen udheheqjen e Muhamedit, a.s., kur
shikohen ne permasat e tyre dhe ne driten e efekteve qe prodhuan
per fatet e popujve dhe te njerezimit ne pergjithesi, na e bejne
te qarte se eshte fjala per zhvillime te programuara nga
Krijuesi i Boterave, e jo nga spontaniteti, ose nga
gjeopolitikat e kohes. Spontaniteti nuk mund te ishte as element
percjelles i atyre ngjarjeve dhe zhvillimeve, sepse ato ishin
perplasje ndermjet dy perandorive te medha te asaj kohe, sipas
planifikimit dhe vullneti hyjnor. Nga ana tjeter, asfare
gjeopolitike nuk arrin te shpjegoje kompleksitetin e atyre
ngjarjeve dhe efektet direkte dhe afatgjata, qe prodhuan per
fatet e njerezimit neper shekuj e deri ne ditet tona.
Defektet e logjikes historike
Ne siperfaqen e historise, sipas nje interpretimi a posteriori,
ballafaqimi duket i logjikshem: pushtimi nga ana e Persise i
territoreve qe sundoheshin nga Bizanti, kishte motiv zgjerimin e
perandorise perse dhe perhapjen e qyteterimit te saj ne
hapesirat e medha te gadishullit arabik dhe te Palestines. Sfida
perse i adresohej pa dyshim edhe Jerusalemit, si simbol i
krishterimit. Ndersa, lufta mbrojtese e Bizantit,ne rastin e
pare dhe lufta sulmuese ne rastin e dyte, ishte e planifikuar
brenda legjitimitetit perandorak dhe mbrojtjes se vlerave te
qyteterimit krishtere.
Por, intrepretimi dhe vleresimi siperfaqesor i atyre ngjarjeve
te medha, behet ne baze te fakteve dhe te materialeve te njohura
pjeserisht, ashtu qe ato te radhiten sipas nje “logjike” te
parapelqyer nga shkruesit e historise. Ky nuk eshte rasti i pare
dhe as i vetem qe e ashtuquajtura logjike historike konstrukton
vleresimin e saj.
eshte e sigurt se ne rast se do te ndodhnin ngjarjet ndryshe,
fjala vjen ne rast se fitorja e Persise do te ishte
perfundimtare, dhe Perandoria e Bizantit do te dekompozohej,
logjika historike do te konstruktonte nje rend tjeter te
interpretimit dhe te vleresimit te tyre, duke i afirmuar disa
faktore qe do te llogariteshin si percaktues te zhvillimit te
ngjarjeve dhe te epilogut te tyre. Do te mund te theksohej
trimeria e mbretit pers dhe e ushtrise se tij, fuqia ekonomike,
thyerja psikologjike e te krishtereve pas humbjes se Jerusalemit,
sulmet avare e sllave ne pjesen perendimore te Bizantit, dobesia
e brendshme e Perendorise per shkak te konflikteve fetare. Pra,
do te radhiteshin ne menyre arbitrare dhe spekulative faktoret
qe do te arsyetonin fitoren perse ndaj Bizantit.
Ne fund te fundit, kjo eshte njerezore, sepse kufizimet e
njeriut ne parashikimin e ngjarjeve, dhe ne gjetjen e shkaqeve
te verteta te ndodhjes se tyre, jane evidente. Praktikisht per
asnje ngjarje qe ka ndodhur dhe qe ka ndikuar ne fatet e popujve
dhe te njerezimit, studimet nuk mund te krijojne nje tablo te
plote, pavaresisht materialeve qe kane ne dispozicion. Asnje
historian dhe asnje histori nuk mund te jep pergjigje perse vdiq
Alekandri i madh ne kulmin e fames se tij dhe ne moshe te re, ne
mes te ekspeditave te tij spektakulare, dhe si do te dukej
historia e njerezimit ne rast se kjo nuk do te ndodhte. Pra, jo
vetem qe nuk arrin te zbuloje shkakun e vertete te ngjarjes, ne
kete rast te vdekjes se Aleksandrit te Madh, por aq me pak
pasojat qe jane shkaktuar ne rrjedhimet dhe fatet e popujve e te
vendeve. Po e njejta gje mund te thuhet edhe per vrasjen e Gjon
Kenedit, ne kohen e re. Cili ka qene shkaku i nderprerjes se
jetes se ketij presidenti dinamik dhe cilat kane qene pasojat
per Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe cilat kane qene
rrjedhimet ne konfrontimin bipolar te Luftes se Ftofte, eshte
nje çeshtje qe ansjehere nuk mund te merr pergjigje te plote.
Nese duam ta zgjerojme tezen edhe me shume, mund te kujtojme se
asfare logjike historike nuk arrine te vleresoje realisht
shkakun perse jane zhdukur sa e sa popuj nga faqja e dheut, disa
prej te cileve jane zhdukur bash ne kulmin e fuqise se tyre.
Mjafton te kujtojme ketu Adin, Themudin, Pompein dhe Inket.
Perfundimisht, duhet te thuhet se mplekjsa dhe rrjedhat e
ngjarjeve historike, si edhe te atyre te secilit individ,
mbartin ne vete nje faktor vendimtar, qe ne fakt eshte vullneti
i Krijuesit. Historia e njerezimit, qe nga vendosja e njeriut te
pare ne Toke, Ademit, a.s., zhvillohet brenda ligjesive natyrore
dhe sociale, te cilat i ka vendosur vete Krijuesi dhe sipas
sprovave qe ben njeriu, ne pajtim me mundesite e zgjedhjes
ndermjet te mires dhe te keqes, ndermjet te vertetes dhe te
kotes, e qe i jane lene ne dispozicion. Logjika historike nuk
arrin ta depertoje perden e misterit te shkaqeve dhe te pasojave
qe shkaktohen nga ngjarje dhe nga zhvillime konkrete, sepse
Krijuesi i Boterave ka krijuar ligje qe jane mbi parashikimet me
hamendje, dhe mbi ambiciet e paekuilibruara me vete urdherin
Hyjnor. Zoti ka shpallur qarte:
“ E sikur te perputhej e verteta me ambiciet e tyre, do te
shkaterroheshin qiejt dhe toka dhe çdo gje qe gjendet ne to” (
Mu’minun:71)
Rrjedhimisht, e verteta buron nga ligjet qe zoterojne ne
gjithesi dhe ne shoqeri, dhe ajo e vertete eshte e fshehte per
mendjen njerezore, derisa te ndodh e te njihet si e tille dhe
ajo nuk i pershtatet ambicieve te njerezve qe do ta shperdoronin
deri ne shkaterrim te jetes e te gjithesise.
Por, Krijuesi ka derguar shpallje te vazhdueshme per njerezit,
ne menyre qe ata te orientohen ne kohe e ne hapesire dhe te
gjejne pergjigjet e duhura per problemte e ekzistences se
shoqerive te tyre. Ka raste kur e ka shpallur edhe epilogun e
ndonje ngjarjeve ne Librin e Shenjte, si argument dhe si mesim
per njerezit, qe kane arsye.
Parashikimi i sures Er Rrum
Nje parashikim i tille i ngjarjeve qe do te ndodhnin pas disa
viteve, e qe bie ne periudhen e pejgamberise se Muhamedit, a.s.,
gjendet ne suren Er Rrum. Ajetet fillestare te kesaj sureje,
vertet jane çeles per te interpretuar varganin e jashtezakonshem
te ngjarjeve qe ndodhen ne ate periudhe, po edhe historine
njerezore ne pergjithesi:
2. Bizantinet (rumet) u munden
3. Ne token afer(tokes se arabeve), po pas disfates se tyre, ata
do te ngadhnjejne,
4. Brenda pak viteve.Çeshtja eshte vendim i Allahut, fillim e
mbarim (per disfate e per fitore). E ate dite (kur do te
ngadhnjejne bizantinet) besimtaret do te gezohen.
5.per ndihmen e Allahut. Ai ndihmon ate qe do dhe ai eshte i
gjithfuqishem, meshirues.
6.Premtim i Allahut eshte (Ky), Allahu nuk e thyen premtimin e
Vet, por shumica e njerezve nuk po e dine. (Er Rrum:2,3,4,5,6)
Humbja e Bizantit ne lufte me Persine ndodhi ne vitet 612-614,
ne territoret e Palestines dhe te Arabise. Perset arriten qe te
pushtonin Armenine e Sirine me 612, Jerusalemin me 614 dhe
Aleksandrine me 618. Me rastin e pushtimit te Jerusalemit,
arriten te merrnin edhe”Kryqin e Shenjte”, qe ishte simbol i
krishterimit. Kjo ishte nje goditje e rende per Bizantin dhe per
te krishteret, ngase persianet e asaj kohe ishin pagane. Sipas
disa deshmive*, vetem ne rruget e Jerusalemit te pushtuar prej
perseve, mbeten te vrare rreth 60. 000 te krishtere.1 Ne kohen
kur ndodhen keto pushtime perse ndaj zoterimeve te Bizantit,
ishte viti i dyte dhe i trete i fillimit te shpalljes se hapet
te Kur’anit hyjnor nga ana e Muhamedit a.s.
Dhe derisa ende po vajtohej humbja e rende e bizantineve te
krishtere, u shpallen ajetet e sures Er Rrum, qe u citua me lart
dhe qe me siguri te plote parashikonin fitoren e bizantineve.
Shpallja parashikonte se “ata do te ngadhnjejne brenda pak
viteve”, dhe se fitorja e tyre do te ishte nje gezim per
besimtaret. Dhe e verteta doli ne shesh brenda pak viteve. Ne
vitet 622-628 perandori bizantin Herakliu, me ane luftimesh
rraskapitese, i deboi perset nga tokat e pushtuara. Madje ai
arriti qe ne vitin 627 te pushtonte edhe territorin pers, e te
shkaktoi nje revolte te brendshme, e cila rezultoi me rrezimin e
mbretit nga froni dhe me kthimin e “Kryqit te Shenjte”ne
Jerusalem ne vitin 630. Kesisoj, parashikimi i shpalljes
kur’anore u realizua plotesisht.
Ne kete rast “logjika historike”, lidhur me fitoren e
bizantineve mund te kontstruktoje lloj lloj arsyetimesh, por ato
nuk i qendrojne faktit se ajo fitore u shpall ne Kur’an disa
vite para se te ndodhte. Pra, ajo ishte nje fitore e
paralajmeruar, e shpallur ne menyre te qarte dhe aksiomatike.
Motivi i perandorit te Bizantit, Herakliut, qe te koncentrohej
ashtu si u koncentrua me te gjitha energjite e shtetit te vet ne
luften kunder Persise, ne fakt ka te beje me ate fitore te
paralajmeruar bizantine, qe do te ndodhte domosdoshmerisht. Per
ta fuqizuar motivin e luftes mund te sherbentin nje varg
elementesjh si puna e “Kryqit te Shenjte” qe ishte plaçkitur nga
Jerusalemi, ose deshira per hakmarrje ndaj mizorive qe kishin
kryer perset ndaj te krishtereve ne Jerusalem dhe gjithandej
tokave te pushtuara te perandorie se Bizantit. Mund te kete edhe
nje varg motivesh qe kane mbetur te fshehura pergjithmone ne
koken e perandorit dhe te keshilltareve te tij eventuale. Por,
ajo qe dihet eshte se perandori kishte si prioritet te jetes se
tij rikthimin e pushtetit te vet ne ato territore.
Ndersa, kur te analizohen ne kompleksitetin e tyre ngjarjet e
atyre viteve dhe rreziqet reale per fatet e Bizantit, shihet se
lufta kunder Persise mund te mos ishte prioritet. Atje
perandoria e Bizantit kishte humbur territore dhe madje edhe
simbolin e krishterimit, por ne pjesen perendimore te saj,
rreziku per Bizantin ishte edhe me i madh. Ekspeditat pushtuese
avare e slave ne ato vite po e shkaterronin pjesen perendimore
te Perendorise se Bizantit dhe po e rrezikonin edhe vete
Kostandinopojen. Megjithe ndonje perpjekje te flashket per
zbrapsjen e ketyre sulmeve, Herakliu u tregua pothuajse tolerant
ndaj invadimeve avare e slave ne territoret perendimore te
Bizantit. Ai u koncentrua ne luften kunder Persise, ne nje lufte
te gjate e rraskapitese, ne nje lufte e cila e derrmoi jo vetem
humbesin, po edhe fitimtarin, duke i hapur ashtu udhen daljes ne
skenen e madhe te historise te shtetit Islam te themeluar nga
Muhamedi, a.s.
Nje digresion i vogel per argumentim sa me te plote
Perveç saktesise se realizimit te parashikimit lidhur me fitoren
e bizantineve mbi perset, keto ajete kane edhe disa aksioma qe
vlejne per mbare historine njerezore, e qe ia vlen te afirmohen
ketu, duke bere nje digresion te vogel.
Ne ajetin 4 pame se thuhet:
Çeshtja eshte vendim i Allahut, fillim e mbarim (per disfate e
per fitore).
Kjo do te thote se vargani i ngjarjeve ne skenen historike dhe
te fateve te protagonisteve te tyre dhe te njerezve ne
pergjithesi, ndodh sipas vullnetit te Krijuesit te Boterave,
fillim e mbarim. Pra, nuk ka rastesi e stihi ne jeten dhe ne
historine njerezore. Ne fakt, logjika historike i nenshtrohet
vullnetit te Krijuesit, vullnet qe mbetet i paarritshem per
mendjen njerezore, dhe shpallet vetem kur do Vete Krijuesi.
Vetem brenda kuptimit te kesaj aksiome, qe na eshte shpallur me
kete ajet kur’anor, mund te kuptohet drejt edhe krijimi, ngritja
dhe rrenimi i perandorive te medha, te cilat shpesh here bash ne
kohen kur e arrijne nje epersi te jashtezakonshme ekonomike,
ushtarake dhe politike ndaj rivaleve, fillojne e rrenohen dhe
per nje kohe shperbehen si te kishin qene keshtjella prej rere.
Mund te sillen shume shembuj, po ne po mjaftohemi vetem te
sjellim ne kujtese te lexuesit emrat e Mesopotamise, te Egjiptit,
te Trojes, te Mikenes, te Spartes, te Kartagjenise, te Ilirise,
te Romes, te Bizantit, te Persise, qe te jete e qarte se neper
shekuj e mijevjeçare, ka ndodhur nje proces i pandaleshem i
ngritjeve dhe i renieve te perandorive e te shteteve, e qe jo
rralle renia e tyre nuk mund te shpjegohet me interpretimin
siperfaqesor te fakteve parciale nga e ashtuquajtura “logjike
historike”.
Fragmenti i ajetit 5, qe thote : “Ai ndihmon ate qe do”, eshte
plotesisht ne koherence me ajetin pararendes, dhe ne fakt e
argumenton shkakun e renies e te ngritjes se perandorive dhe te
ndodhive jetesore e historike.
Ndersa, ne ajetin 6 thuhet se “Allahu nuk e thyen premtimin e
Vet”, qe i referohet fitores se parashikuar te bizantineve, po
edhe mbare jetes ne pergjithesi, duke konstatuar se edhe pse ka
argumente te plota, shumica e njerezve mbeten injorante dhe nuk
arrijne ta kuptojne kete te vertete.
Pergatitja e fitores se Islamit
Lufta e gjate ndermjet Persise dhe Bizantit ne vitet 612-630,
bie ne kohen kur Muhamedi a.s. po e pranonte shpalljen e
Krijuesit dhe po e perhapte Islamin. Shpallja publike e Islamit
filloi ne vitin 613, deri sa vazhdonte lufta e ashper ndermjet
dy perandorive te medha, Persise e Bizantit. Ne vitin 614 perset
pushtuan Jerusalemin, ndersa bashkesia e vogel muslimane ne Meke,
perballej me presionin kurejshit, per çka ne vitin pasues nje
pjese e tyre emigruan ne Abisini. Ne vitin 622, Bizanti e
rifilloi ofensiven per te rikthyer territoret e pushtuara nga
perset, ndersa Muhamedi, a.s. po ate vit emigroi nga Meka ne
Medine, dhe atje e filloi projektin e madh te krijimit te
bashkesise islame. Deri sa dy perandorite po luftonin per vdekje
ne vitet 624- 628, bashkesia islame dhe shteti islam u forcua
edhe me fitoren e luftes se Bedrit, (624), Betejes se Uhudit
(625) dhe Luftes se Hendekut (626).
Bash ne vitin kur perandori pers ra nga froni, ndersa Herakliu
kremtonte fitoren e shtetit te derrmuar, shteti musliman i
udhehequr nga Muhamedi, a.s. ishte shnderruar ne nje faktor te
pashmangshem te realitetit politik te kohes ne ate rajon, gje qe
konfirmohet nga letrat, qe ai u dergoi ne ate vit perandorit te
Persise, perandorit te Bizantit, si dhe mbretit te Abisinise dhe
te Egjiptit.
Rrjedhimet e tilla te ngjarjeve jane argumenti i qarte se
lufterat perso-bizantine ose bizantino-perse, e pergatiten
terrenin per fitoren e Islamit ne ato hapesira te medha.
Fillimisht, fitorja e perseve mbi bizantinet, i liroi fiset
arabe nga kontrolli i Bizantit, ndersa fitorja e mevonshme e
Bizantit mbi Persine, i shkallmoi te dy perandorite deri ne
masen sa ato u bene te pushtueshme nga shteti i ri Islam qe
lindi.
Por, ajo qe eshte simbolike, ka te beje me faktin se lufta e
pare, (612-618) kur perset fituan, ishte nga fillimi i shpalljes
se pejgamberise, ndersa revanshi bizantin (622-628) po ndodhte
ne kohen kur Muhamedi a.s. e kishte stabilizuar shtetin e ri
islam.
Shikuar nga pikepamja e interesit te fiseve arabe dhe te vete
bashkesise se re muslimane, lufta perso-bizantine dhe
bizantino-perse, i dha mundesi edhe Muhamedit a.s. qe te veproje
ne nje ambient me te lire nga aspekti i presioneve te jashtme.
Kesisoj, ai kishte barren e pengesave te brendshme, pra te
komunitetit te vet, por ishte me i lire sa u takon pengesave te
dy perandorive te medha, te cilat luftonin per vdekje njera
kunder tjeteres.
Vertet, sipas “logjikes historike”, nuk mund te interpretohet
kjo situate e lehtesimit te pejgamberise dhe shpalljes islame
nga nje lufte e pergjakshme qe behej ndermjet te krishtereve
bizantine dhe zjarrputisteve persiane. Ishte nje shkak suprem,
qe i kishte shkaktuar ne ate forme e ne ate permbajtje ato
zhvillime, qe ishin lehtesim per perhapjen e Islamit dhe per
forcimin e muslimaneve.
Ndryshe nuk ka si te shpjegohet qe muslimanet, nga nje enklave e
vogel ne Medine, arriten te forcohen e te mposhtin te dy
perandorite e medha, Persine dhe Bizantin. Me nje sere lufterash
ku u shqua guximi islam, i papare deri atehere ne histori,
muslimanet moren nga sundimi i Bizantit Sirine me 636,
Jerusalemin me 638, ndersa Egjiptin gjate viteve 640-650.
Poashtu muslimanet, te udhehequr nga Umeri r. a., mposhten
Persine ne vitin 642.
Uragani musliman kesisoj arriti qe te mposhte dy perandorite me
te medha te botes se atehershme. (Perandoria Romake e Perendimit
kishte pushuar se ekzistuari ne vitin 476).
Po te mbetej interpetimi i ketyre ndodhive te medha, duke
perfshire ketu edhe renien e e Perandorise Romake te Perendimit,
vetem brenda interpretimit siperfaqesor te se ashtuqajtures
“logjike historike” do te ishte e pakuptueshme si ka qene e
mundshme qe fiset arabe te mposhtin dy perandori ne te njejten
periudhe historike. Por, kete e shpjegon qarte dhe plotesisht
shpallja e Zotit ne ajetet qe jane cituar me heret.
Lufterat e pergjakshme te doktrinave krishtere
Nga shkaqet konkrete qe kane krijuar nje ambient te pershtatshem
per fitoret spektakulare te muslimaneve kunder zorerimeve te
Bizantit, ka qene çeshtja e doktrines se krishtere, e cila te
krishteret i ka konfrontuar ndermjet tyre, deri ne gjakderdhje
te tmerrshme, sikunder ka ndodhur ne viset lindore te sundimit
te Bizantit, ne Siri, ne Egjipt dhe ne Palestine. Arianizmi si
doktrine qe mohonte karakterin unik te Jezu Krishtit me te Zotit,
(Krishtin e trajtonte si profet dhe jo si Zot), lindi nga nje
prift i Aleksandrise dhe u perhap ne territoret lindore te
Perandorise se Bizantit. Kjo doktrine u shpall si herezi ne
Koncilin e Nikese ne vitin 325, edhe me pelqimin e perandorit
Kostandini i Madh. Doktrina zyrtare qe u miratua ne Koncilin e
Nikese, krijoi bazat per perndjekjen e ithtareve te arianizmit
si heretike dhe per dhe lufterat e tmerrshme qe u zhvilluan me
shekuj ne ato territore.
Mesimi i ngulitur i arianizmit se Jezu Krishti nuk kishte natyre
hyjnore po ishte vetem profet, u shnderrua ne terren te
pershtatshem per pranimin e Islamit, i cili shpallte poashtu
natyren njerezore te Isait, a.s. dhe te te gjithe profeteve,
duke perfshire edhe vete Muhamedin a.s. Islami per keta popuj
erdhi si nje lehtesim nga lufterat e dogmave kishtare dhe ne
fakt ishte nje çlirim nga pushtimi dhe persekutimi i Bizantit qe
praktikonte doktrinen monofiziste.
Herakliu ndermjet incestit dhe fobise se lemerishme
Fati i protagonisteve kryesore te skenes historike te periudhes
ndermjet viteve 611-634 e pak me tej, eshte poashtu nje çeles
per te kuptuar shume nga misteret me te cilat Krijuesi ka dashur
te na e paraqet historine njerezore. Keta protagoniste jane
Herakliu, dhe Muhamdi a.s.
Herakliu ishte perandor i Bizantit ne vitet 610-641, pra nje vit
para se te shpallej pejgamberia e Muhamedit a.s. dhe shtate vjet
pas kalimit te Muhamedit a.s. ne Ahiret.
Herakliu si perandor njohu renie dhe ngritje te sundimit te tij:
pushtimet e zoterimeve te tij lindore nga perset, dhe lufterat e
gjata per kthimin e atyre territoreve nen sundimin e vet.
Pati sukses te shpetonte Kostandinopojen nga sulmet avare e
sllave, mirepo ne lufterat e egra me ta ne pjeset perendimore te
Perandorise, nuk arriti te pengonte vershimin e tyre ne
Gadishullin Ilirik. Sidoqofte, fitorja e tij kunder Persse ishte
vertet e madhe.
Megjithate, nga fundi i sundimit te tij, ai ishte deshmitar i
topitur i humbjes se po atyre territoreve lindore te Perandorise,
per te cilat kishte luftuar me shume energji dhe trimeri, dhe
kalimin e tyre spektakular nen sundimin e muslimaneve.
Ne vitin 636 humbi Sirine, ne vitin 638 Jerusalemin dhe ne vitin
640, nje vit para vdekjes, muslimanet filluan operacionet e
marrjes se Egjiptit..Ne keto ngjarje, Herakliu me nuk e kishte
vendosmerine e dikurshme, te treguar ne lufterat me perset per
Jerusalemin.
Indikative eshte veçanerisht jeta personale dhe familjare e
Herakliut per te kuptuar fatin tragjik te tij dhe te Perandorise
qe sundonte, jashte klisheve te “logjikes historike”. Herakliu
pati nje martese incestioze (u martua me te bijen e motres se
vet), dhe pati dy djem te gjymte. Nga fundi i jetes iu shfaq nje
fobi e tmerrshme nga uji, aq sa nuk guxonte as ta shikonte ujin.
Madje beri perpjekje edhe te arratisej nga froni, po u pengua
nga patriarku Sergius. Me nje fjale, jeta e tij familjare ishte
e zymte dhe tragjike, sikunder edhe fundi i jetes se tij qe
ishte me fobira dhe çrregullime psikike.
Edhe pse perandoret bizantine veten praktikisht e llogaritnin si
zotera ne Toke, edhe mbi patriarkun dhe mbi Kishen, dobesia e
brendshme i shkermoqte dhe i bente te mjere e tragjike, ashtu
sikunder ndodhi edhe me Herakliun, i cili nga nje fitimtar i
madh, per gjallje te veten u katandis ne njerin nga humbesit me
tragjike te historise njerezore.
Mizorite e pasardhesve te Herakliut
Pas vdekjes se Herakliut, pasoi nje periudhe e tmerrshme e
dhunes dhe e masakrave ne ndermjet pasardhesve e pasuesve te tij,
qe eshte nga me te trishtueshmet ne mbare historine e njerezimit.
Ja si eshte pershkruar ai degradim i pushtetit bizantin, nga
bizantinologu i njohur Ogyst Baj, (te dhenat faktografike te te
cilit jane perdorur me edhe me lart ne kete veshtrim): “Mendohet
se ai, (Kostandini, nenv.yne) vdiq i helmuar nga Herakloni, i
nenshtuar me shume perulesi ndaj se emes, Martines, i cili mbeti
i vetem ne pushtet. Por, mbreterimi i tij nuk do te vazhdoje
gjate. Qysh ne muajitn tetor trupat ngriten krye dhe, me
mbeshtetjen e senatit, kerkuan qe ne qeverisjen e perandorise te
merrte pjese edhe djali i vpogel i Kostandinit, Kostanti II. Kjo
s’ishte veçse nje etape kalimtare drejt rrezimit te Heraklonit.
Kater muaj me vone, Martina dhe djali i saj u debuan nga
Kostantinopoja, pasi u gjymtua mizorisht: Martines i prene
gjuhen, Heraklonit hunden.” 2
“Dy uzurpatoret, Tiberi dhe Leontisui, i ofruan popullit
spektaklin e nje torture te gjate e teatrore. Ashtu te lidhur me
zingjire, qene te detyruar te vraponin neper rruget e qytetit,
ndermjet radheve te vegjelsie qe ulerinte e shante. I
vershellenin, i qellonin me lloj lloj gjerash. (…) Pastaj dy
uzurpatoreve u prene koken, dhe xhelati i nxori syte patriarkut
Kalinikos, qe kishte marre pjese ne grushtin ushtarak te shtetit
te vitit 695”. 3
“Egersia e Justinianti II, gjate mbreterimit 705-711, do te
shnderrohej ne nje delir te vertete. Shprehja “lare ne gjak” tek
ai do te gjente nje zbatim konkret: ai ndiente çdo dite nevojen
e ekzaltimit te brydhet qe i transmetonte pamja e torturave.
Viktimat nuk mungonin. Gjithe ata qe i qene nenshtruar sundimit
te Leontiusit e Tiberit ishin te dyshimte. Ndersa, priste koka,
mbyste, varte, gjymtonte, i mbyllte tradhtaret ne thes, qe i
hidhnin pastaj ne Bosfor, ose i vriste sa ngriheshin nga
tavolina ata qe kishte ftuar per te ngrene me te, bazileu nuk
harronte te organizonte festa me nje salltanet te
paimagjinueshem per te kremtuar kthimin e Teodores e per ta
lidhur me perandorine femijen qe kishte me te e qe mbante emrin
e Tiberit.
Justinianit II, pasi e burgosen i prernekoken. Pastaj e shetiten
koken neper qytet, e derguan ne Itali de e ekspozuan
triumfalisht ne rrugte e Romes e te Ravenes. Keshtu perfundoi me
711 ekzistenca ekstravagante dhe e eger e perbindeshit me hunde
te prere dhe kjo periudhe e gjate tmerresh mbetet nje nga
tablote me te hidhura e me te çuditshme ne gjithe historine
bizantine. 4.
Njohesi i sterholluar i historise se Bizantit, Ogyst baji, e
ndjen se eshte fjala per “tablo te çuditshme”, kur numeron
degjenerimin qe ka katandisur perandorine ne kohen e pasardhesve
te Herakliut. Por, kjo “tablo e çuditshme” e ka burimin te
refuzimi arrogant qe i ishte bere nga Herakliu dhe perandoria e
tij ndaj Shpalljes Hyjnore te Islamit. Alternativa e refuzimit
te se Vertetes se shpallur nga Krijuesi i Boterave, ishte
degjenerimi dhe krimi.
Pastertia e te derguarit te Allahut
Muhamedi a.s. pati nje jete mjaft te trazuar ne vitet e para te
pejgamberise, qe ishin sprova per skalitjen e tij dhe te
bashkeluftetareve te tij ne perhapjen e mesazhit hyjnor.
Pas perhapjes se fshehte te Islamit ne vitet 610-612, ai filloi
ne vitin 613 edhe perhapjen haptas te fese se re, pavaresisht se
ishte mjaft i rrezikuar nga menia e politeisteve mekas. Por,
Muhamedi, a.s, u shqua per vendosmneri dhe trimeri te pashoqe,
sepse nuk u ndalua as nga kercenimet,as nga presionet e shumta
qe iu bene. Krahas publikimit te Shpalljes Hyjnore, ai punoi me
energji te madhe ne perhapjen e fese se re, ne forcimin e
bashkesise se re dhe ne ruajtjen e saj nga demtimi i menise se
politeisteve. Aftesia e tij e pashoqe u deshmua ne arritjen e
marreveshjeve me fiset e ndryshme, duke perfshire edhe disa fise
hebreje, pastaj ne udheheqjen ushtarake dhe sociale te shtetit
te ri.
Mbetet si deshmi e mrekullueshme e vizionit te tij ligjerata ne
haxhin lamtumires ne vitin 632 ne Meke, e cila edhe sot eshte
shembull i nje gjenialiteti te paarritshem. E mira eshte qe ajo
te sillet e plote, po per shkaqe praktike, pra vetem per te
argumentuar tezen themelore te ketij teksti se ai ishte persona
tejhistorik, me mesahzh er te gjithe njerezimin dhe epr te
gjitha kohet, deri ne Ditene Gjykimit, do te perfshihen vetem
disa ide te asaj ligjerate te haxhit lamtumires:
- “ Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni vleren e personalitetit
dhe dinjitetit njerezor.
- Njeriu eshte veper madheshtore e Allahut dhe mjere ai qe
nençmon nderin dhe dinjitetin e vepres se Allahut.(…)
- Gjakmarrja eshte e ndaluar.Te gjitha akuzat e ketilla qe
rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen…(…)
- Ruajuni nga prostitucioni, tradhtia bashkeshortore dhe
xhelozia. Prostitucioni dhe tradhtia bashkeshortore jane mekate
te renda, nderkaq xhelozia mund te shkaktoje prishjen e
bashkeshortesise.
- Martohuni me ato qe i doni, e kur vullneti i Zotit t’ju
bashkoje, atehere respektojeni dhe duajeni njeri-tjetrin dhe
jetoni ne dashuri dhe harmnoni te vertete.
- O bashkeshorte! Silluni ndaj grave tuaja me shume miresi e
dashuri.
O besimdrejte! Largohuni nga ngaterresat e pergojimet! (…)
- O besimdrejte! Thuajeni gjithnje te verteten e paster.
Urrejtja asnjehere le te mos ju largoje nga rruga e te drejtave
dhe drejtesise. Drejtesia eshte motra e devotshmerise.
Frikesohuni nga Allahu! Ai e sheh punen tuaj.” 5.
Mesazhi qe la pas vetes per pasuesit e tij, jo vetem ne kete
ligjerate te haxhit lamtumires, po me tere jeten dhe vepren e
tij te papersiritshme sa i pekret devotshmerise, pastertise dhe
vizionaritetit te nje krijese njerezore, edhe sot rrezaton
njerezi, moralitet, drejtesi dhe vizion per jete me te mire te
njeriut.
Keto vlera shihen edhe ne letrat qe ua dergoi kundershtareve dhe
mohuesve te Islamit, mbreterve dhe sundimtareve te krishtere te
asaj kohe. Muhamedi a.s. i perfundonte letrat me kete ajet
kur’anor:
“ Thuaj ( Muhamed): O ithtare te librave te pare! Ejani te nje
fjale qe eshte e drejte dhe e perbashket mes nesh dhe jush, qe
te mos adhurojme askend pos Allahut, qe te mos i veme shoke atij
ne adhurim dhe qe asnje prej nesh te mos marre te tjere per zot
perveç All-llahut. Pastaj ne qofte se ata largohen, thuaju:
deshmoni per ne se jemi muslimane. (Ali Imran: 64).
Ne kete menyre ai perjetesoi me fjalen dhe me vepren e tij
perparesine dhe perjetesine e Islamit mbi faqe te dheut.
Kalimi ne Ahiret i Muhamedit a.s. ne vitin 632, nuk e ndali
rritjen e shtetit te ri islam. Per me teper, pergatitjet qe
ishin bere me vite, rezultuan me shtrirjen e rrufeshme te
shtetit islam ne vitet qe pasuan. Keshtu., ne vitin 636,
muslimanet çliruan Sirine, ne vitin 638 Jerusalemin e ne vitet
640-650 edhe Egjiptin, Afriken e Veriut, Qipron, Kreten dhe
Siçiline.
Muhamedi, a.s. la pas vetes nje ymet unik dhe te motivuar qe te
perhape mesazhin hyjnor ne te kater anet e botes. Atdheu i
shpalljes se Islamit u be vendi me i vizituar dhe vendi qe
rrezaton mesazhin me te fuqishem fetar dhe moral te botes edhe
ne ditet tona.
Edhe ne planin personal dhe familjar, Muhamedi a. s, ishte i
lumtur. Ai kishte nje familje te paster dhe shoke te ndershem,
te cilet e verifikuan ne praktike shteterore
Mundesite qe jep Shpallja Islame.
Feja islame, te cilen e kumtoi Muhamedi a.s. sot ka rreth 1.5
miliarde besimtare ne te kater anet e planetit (duke perfshire
ketu edhe seline e dikurshme te perandorise se Bizantit dhe
shumicen e territoreve te perandorise se dikurshme te Herakliut
dhe te pasardhesve te tij mizore, duke perfshire edhe qendren e
perandorise se Herakliut dhe te pasardhesve te tij bizantine, e
cila u mor nga muslimanet pas perpjekjeve disashekulore.
Sot dhe ne te ardhmen, as qe mund te merret me mend historia
njerezore dhe vlerat e njerezimit pa personalitetin dhe vepren e
Muhamedit, a.s. Ndersa, traditat qe kane mbetur nga sundimi i
Herakliut dhe pasardhesve te tij, jane vetem nje kujtimi erret
dhe i frikshem i historise njerezore.
Prandaj, edhe nga kjo pikepamje e fateve qe paten keta dy
protagoniste kryesore te asaj periudhe historike, eshte e qarte
se Muhamedi a.s. ishte personalitet i vlerave te tjera
perkatesisht i derguar i Allahut, me mision te qarte qe te
shpallte dhe te inauguronte te Verteten Hyjnore. Pra, Muhamedi,
a.s.nuk ishte perandor, si Herakliu, i cili edhe pse i veshur me
pushtetin me absolut qe mund te uzurpohet nga nje njeri, ishte i
mjere per shkak te fatkeqesive familjare, te fobive dhe traumave
te renda psikike dhe te trashegimise nga pasardhes mizore, te
cilet lemeriten boten me mizorite e tyre.
Muhamedi a.s. nuk ishte as si mbreterit e pangopshem persiane,
te cilet arin dhe dhunen i kishin ideal te jetes se tyre.
Muhamedi a.s. ishte nje i derguar i Krijuesit te Boterave, per
te ndriçuar udhen e njerezimit me mesazhin Hyjnor dhe i tille
mbeti tash katrembedhjete shekuj. Dhe pa asnje dyshim, i tille
do te mbetet deri ne fundin e ekzistences njerezore ne Toke,
sepse eshte nje person tejhistorik. Pra, ai eshte vule e
pejgambereve, qe u dergua me mesazhin perfundimtar per te gjitha
koherat dhe per te gjithe njerezimin.
--------------------------------
Shenime
1.Ogyst Baji, Perandoria e Bizantit, Ora, Tirane, pa date botimi)
2. Po aty, fq. 83.)
3.Po aty, fq, 89.
5.Po aty, fq. 92-93
5. Hutbeja lamtmirese, Zeri Islam, Prizren
* Ky tekst pati marre forme te plote kur me sugjerimin e te
nderuarit Husamedin Abazit, (te cilit ia dhashe tekstin per te
verifikuar saktesine e disa dative historike), me ra ne dore
libri i Hasan Ejubit, Kater halifet e drejte, (Furkan ISM, Shkup,
20003), ku autori ka disa konstatime te ngjashme me tonat. Nuk e
pashe te domosdoshme te bej ndonje ridizajnim te tekstit, duke e
lene idene qe edhe ate ngjashmeri te vleresimeve ta shohim si
nje fakt me shume per vertetesine e argumenteve te paraqitura.
Ne Prishtine, 4 nentor 2003
|