|
Deklarata e Hari Holkerit per
natyren klanore te politikes kosovare, duket se ka nxitur edhe
nje debat tjeter, ate te financimit te partive politike. Nga ajo
qe u tha deri tash, duket se edhe ne kete fushe te ndieshme
manifestohet po e njejta gje: prirja klanore dhe dominimi i
interesave partiake mbi interesat e pergjithshme te qytetareve
te Kosoves.
Deklarata e Perfaqesuesit Special, Hari Holkeri, se ne Kosove
behet politike e qarshise, ka prekur ne plagen e ndieshme te
kultures politike qe ekziston ne kete vend. Kjo deklarate e
Perfaqesuesit Special, tregon se ai tashme e njeh natyren e
politikes kosovare edhe ne pjesen e saj te rezervuar per
vendesit. Nga ana tjeter, kjo le te kuptohet se Holkeri eshte i
disponuar qe te ballafaqohet edhe me aspektet negative te
mendesise politike kosovare, sado te ndieshme qe te jene.
Per
qytetaret e Kosoves kjo natyre e politikes kosovare eshte shume
e njohur. Kete prirje ata e kane pare ne keto vitet e
konstitutimit te administrates dhe te pushtetit lokal neper
komuna. Ne shume raste zgjedhjet e zyrtareve neper drejtori e ne
administrate, jane bere mbi kriteret e lidhjeve familjare dhe
klanore. Po ato kritere kane mbizoteruar edhe ne zgjedhjen e
njerezve neper shume ministri dhe pergjithesisht ne
administraten qendrore. Sot eshte bere proverb thenia se prej
nga eshte ministri, prej asaj ane do te jene edhe sekretaret,
edhe zedhenesit, edhe keshilltaret edhe arkataret.
Mediat shpesh kane adresuar keso lidhjesh farefisnore, ne raste
te zgjedhjeve joadekuate te kuadrove ose te abuzimit me tendere.
Por, zbulimi i ketyre lidhjeve nga mediat, ka mbetur vetem si
tentative per vetedijesimin e opinionit publik per natyren
nepotiste te politikes kosovare.
Kultura politike qe anon drejt mbylljes ne grupe te ngushta te
interesit, te cilat jane te lidhura me lidhje familjare ose
klanore dhe e shumta partiake, ka tradite ne vete strukturat
sociale te shoqerise kosovare. Kjo shoqeri ka mbetur e mbyllur
ne korniza fisnore dhe klanore, per shkak te jetes se gjate nen
sisteme totalitare dhe ne roberi ngulfatese. Per pasoje, nuk ka
qene e mundshme te zhvillohet nje shoqeri e tipit te hapur, ku
institucionet e qeverisjes jane te detyruara te jene
transparente para zgjedhesve te vet. Poashtu nuk ka qene e
mundshme te krijohet nje opinion publik me vetedije te larte
qytetare, i cili di te organizohet dhe te mbroje interesat e
veta kundruall veprimeve eventuale abuzive te politikes dhe te
admninistrates.
Qyetetari mesatar i Kosevs as nuk e ka idene e qarte per rolin e
tij te mundshem ne kontrollin e pushtetit. Bindja e tij eshte
se roli i tij mbaron po ate dite kur ai e hedh voten e tij ne
kutine e votimit.
Ne
nje ambient te tille, ku edhe organizimi i partive politike ne
baze, shpesh here eshte mbi kritere farefisnore, te lagjeve ose
te fshatrave, politikanet ndihen me te relaksuar ne veprimet e
tyre abuzive. Shume prej tyre, te ashtuquajturat bastione
partiake, ne fakt i konsiderojne si feude te vetat, ku imponojne
vullnetin e vet, qe nga zgjedhja e kuadrove lojale e deri te
dhenia e tendereve.
Megjithese ne rastin e Kosoves, kjo eshte nje llogari e
gabueshme, per faktin se ketu pushteti real eshte ne duart e
administrates civile nderkombetare, e cila si koncept dhe si
organizim, eshte krejt e kunderta e organizimit te mbyllur
klanor. Kjo administrate do te duhej te sherbente si model, ne
aspektin e natyres plurale dhe madje heterogjene te saj. Ajo qe
eshte e veēante ne kete tregim, ka te beje me faktin se kjo
administrate, ka mundesi qe te ēdo moment te ngre procese
hetimore ndaj kujtdo qe dyshohet per abuzime. Fakti qe
administrata civile deri tash ka treguar tolerance te dukshme
ndaj kesaj dukurie te politikes vendore, nuk do te thote se ajo
nuk mund te reagoje nje dite dhe ne nje moment te pershtatshem.
Deklarata e Hari Holkerit per natyren klanore te politikes
kosovare, duket se ka nxitur edhe nje debat tjeter, ate te
financimit te partive politike. Nga ajo qe u tha deri tash,
duket se edhe ne kete fushe te ndieshme manifestohet po e njejta
gje: prirja klanore dhe dominimi i interesave partiake mbi
interesat e pergjithshme te qytetareve te Kosoves.
Paralajmerimi publik i nje zyrtari te UNMIK-ut se do te
zhvillohen hetime ne kete plan, gjithsesi paralajmeron
zhvillime interesante, te cilat mund te deshmojne se deklarata e
Holkerit nuk ka qene e rastesishme, po si hapje e nje procesi qe
do te mund te emertohej si procesi i deklanizimit e mbase edhe i
duarve te pastra ne politike.
15
janar 2004 |