|
Afera e madhe e shitjes se armeve Irakut, nga ana e Republika
Serpskes, permes Jugosllavise (Serbise) e riktheu ne skenen e
politikes boterore temen mbi arrogancen dhe megallomanine e
nacionalizmit serb, i cili edhe me tutje vazhdon te sfidoje
rendin nderkombetar. Thyerja e embargos se vendosur nga
Keshillii Sigurimit, nga ana e Banjallukes dhe e Beogradit,
eshte vazhdimesi e asaj politike arrogante dhe megallomane serbe,
e cila preferon aleanca e bashkepunim me regjimet me kriminale
ne bote, sikunder jane regjimi i Lukashenkos, i Sadam Husejnit e
i Moamer Gadafit.
Nje shtet i disejnuar per te qene destabilizues
Vazhdimi i furnizimit me arme per regjimin e Sadam Husejnit, ne
kohen kur Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe komunitetit
nderkombetar i kane intensifikuar presionet mbi regjimin e
Bagdadit, qe te respektoje rezolutat e Keshillit te Sigurtimit
per inspektimin e armeve, tregon se Beogradi dhe filialat e tij,
ende mbeten prodhues i krizave dhe i destabilizimit te rendit
boteror si ne dhjetevjeteshin e kaluar. Ne kete kontekst duhet
shikuar edhe mosbashkepunimi me Tribunalin e Hages, per çka u
ankua Karla Del Ponte dhe per çka tashme ankesa eshte depozituar
edhe ne Keshillin e Sigurimit.
Mbajtja ne krye te shtetit serb e te akuzuarit per krime lufte,
Millan Mullutinoviqit, dhe mbajtja ne Serbi e kriminelit
mostruoz Ratko Mlladiq, dhe e te akuzuarve te tjere, eshte nje
tjeter deshmi e forte e vazhdimit te asaj politike arrogante dhe
destabilizues serbe.
E
tera kjo tregon se Beogradi ne fakt ende nuk ka hequr dore nga
projekti i Serbise se Madhe, e cila do te ishte xhandar ne
Ballkan dhe si e atille do te sillej me arrogance ndaj
obligimeve nderkombetare, si ne te kaluaren, kur shfrytezimi i
kontradiktave te Fuqive te Medha, dhe mosrespektimi i obligimeve
dhe i marreveshjeve nderkombetare, ka qene baze e politikave
serbe.
Kjo
strategji shteterore serbe e mosrespektimit te obligimeve dhe te
mareveshjeve, e perforcuar nga ideologjia nacionalsocialiste
ne dhjetevjeteshin e kaluar, ishte me rol percaktues edhe ne
shperberjen e ish-Jugosllavise se AVNOJ-it. Edhe kesaj here
nacionalizmi serbomadh u perpoq te shfrytezonte kontradiktat e
Perendimit me ish Bashkimin Sovjetik dhe ne kete hapesire te
krijonte Serbine e Madhe. Ardhja e Gorbaçovit ne Beograd ne
vitin 1990 dhe inkurajimi prej tij i politikes se Millosheviqit
dhe i establishmentit ushtarak serb te komanduar nga Kadijeviqi
e Axhiqi, ishte sinjal i mjaftueshem per te filluar sulmi i
sinkronizuar propagandistik, politik dhe ushtarak kunder
Sllovenise, Kroacise dhe Kosoves, ne te cilat manifestoheshin
prirje indipendentiste dhe properendimore. Qellimi themelor rus
ne rastin e perkrahjes se atehershme per kursin nacionalist te
Millosheviqit, duket te kene qene qe te frikesohej Perendimi nga
krizat, qe do te prodhoheshin ne rast te shperberjes se
Bashkimit Sovjetik. Mirepo, politika nacionaliste serbe, duke
qene e verber nga apetitet e shfrenuara nacionaliste, nuk arriti
te lexonte as kalkulimet ruse dhe as rreziqet qe e prisnin
projektin e Serbise se Madhe, pas zhvillimeve dramatike ne vete
Bashkimin Sovjetik, me renien e komunizmit, me shperberjen e
BRSS dhe te Paktit te Varshaves, si dhe me Bashkimin e
Gjermanise. Ka mbetur i njohur si rast i papresedece perkrahja e
hapet dhe e flaket e regjimit te Milloshevqit ( me gojen e
Mihajllo Markoviqit) per puçin ushtarak kunder Gorbaçovit ne
vitin 1991, kur ishte e qarte se ky i fundit kishte tradhtuar
politiken tradicionale pansllaviste ruse dhe kishte marre
pakthyeshem nje kurs reformist.
Edhe ne rastin e furnizimit me arme per Irakun Jugosllavia (ne
fakt Serbia) i ka mbetur besnike strategjise se vet tradicionale
te shfrytezimit te kontadiktave ndermjet paleve. Nuk ka si
kuptohet ndryshe tere ajo arrogance e politikes shteterore, e
cila shkel mbi rezolutat e Keshillit te Sigurimit dhe mbi
kerkesat decidive amerikane, qe te izolohet regjimi kriminal i
Sadam Husejnit.
Deshtimi i "transformimit te kundershtarit"
Por,
perveç kesaj prirjeje tradicionale serbe, per veprimin me te ri
arrogant te Jugoslavise( Serbise), ka edhe nje shkak te forte ne
vete realpolitiken aktuale perendimore.
Qasja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe e aleateve te saj
ndaj nacionalizmit agresiv serbomadh, qe nga viti 1989 (
Gazimestani) e kendej, ka qene e bazuar ne doktrinen e
“transformimit te kundershtarit”. Pra, jane bere perpjekje te
gjata qe Millosheviqi i keq, i cili ishte kundershtar i rendit
te ri boteror dhe kundershtar i ligjit nderkombetar, te
shnderrohej ne nje “Millosheviq te mire”, me anen e negociatave,
me anen e preferencave financiare dhe me anen e konferencave
nderkombetare. Perligjja e gjenocidit serb ne Bosnje e
Hercegovine, me krijimin e Republika Srpskes, ne Konferencen e
Dejtonit ne vitin 1995, esencialisht eshte brenda kesaj doktrine.
Permbushja e kerkesave territoriale serbe ne truallin e Bosnje e
Hercegovines, beri qe nacionalizmi agresiv serb te perseriste te
njejten politike spastrimi etnik e gjenocidi edhe ne Kosove.
Konferenca e Rambujese serish ishte nje projekt per
“transformimin e kundershtarit” ne nje partner te mire. Por,
egersia e Millosheviqit kishte arritur permasa çmendurie,
sigurisht edhe me sigurine qe i jipte politika ruse dhe disa
segmente te politikave ne disa shteteve perendimore, si Franca e
Greqia. Kur ndodhi spastrimni etnik dhe gjenocidi ne mars-prill
1999, Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj ne NATO, serish iu
qasen frenimit selektiv te agresionit serbomadh, qe rezultoi me
rezoluten 11244 te Keshillit te Sigurimit dhe me Marreveshjen
Tekniko-Ushtarake te Kumanoves. Meqe kundershtari nuk u
transormua kurrsesi ne nje “Millosheviq te mire” ai u akuzua per
krime lufte dhe u dergua ne Hage, ku po gjykohet tani edhe per
krimet e komanduara ne Kroaci dhe ne Bosnje e Hervegovine, te
cilat faktikisht me Marreveshjen e Dejtonit i qene falur.
Pas
rrezimit te Millosheviqit, Shtetet e Bashkuara me aleatet e saj
dhe mbare komuniteti nderkombetar, i intensifikuan perpjekjet
per “transformimin e kundershtarit”, me anen e privilegjeve te
panumerta per Jugosllavine (Serbine). Pranimi ne OKB, ne OSBE
dhe ne institucionet financiare nderkombetare, u be me procedura
te pershpejtuara dhe me arsyetimein se kjo behej per te nxitur
demokratizimin dhe integrimin ne strukturat europiane. Mirepo,
rritja enorme e popullaritetit te Sheshelit dhe te esktremisteve
te tjere serbe ne zgjedhjet presidenciale te Serbise ne tetor
2002, tregon se keto jane perpjekje te pasuksesshme. Dhe veçmas
afera me e re e zbuluar e shitjes se armeve Irakut, eshte
deshmia me e forte se ne sjelljen politike e shteterore serbe,
nuk kane ndodhur ndryshime esenciale pozitive. Prirja
antiperendsimore mbetet e fuqishme deri ne nivel te arrogances
se hapet, dhe perkrahja per ideologjine nacionalsocialiste
mbetet ne kuota te larta. Fjala vjen, do te mjaftonte nje pakt
ndermjet Koshtunices dhe Sheshelit, per te ardhur ne krye te
Serbise ose vete Shesheli, ose ndonjeri nga pasuesit e tij. Kjo
do te thote se Perendimi ende nuk ka nje pergjigje per gjendjen
ne Serbi.
Arsyeja themelore e mungeses se nje pergjigjeje adekuate te
Perendimit per sjelljet e Serbise, gjendet ne faktin se krahas
terapise deri diku adekuate ushtarake kunder potencialeve
ushtarake (megjithese shitja e armeve serbe provon se as kjo nuk
ka qene plotesisht adekuate), nuk eshte perdorur terapi
adekuate politike per frenimin e nacionalizmit serbomadh.
“Doktrina e frenimit” dhe krijimi i shteteve ne dialize
“Doktrina e frenimit” te nacionalizmit militarist serbomadh ne
Bosnje e Hercegovine dhe ne Kosove, ne planin politik nuk ka
arritur te thyeje apetitet per Serbine e Madhe. Slogani “Aty ku
ka nje varr serb, aty eshte Serbi”, nuk eshte nje figure poetike,
po eshte nje projekt politik e nacional serb. Rrjedhimisht,
Bosnja e Hercegovina e Dejtonit eshte jofunksionale, per faktin
se Republika Serpska ka mbetur shtet ne shtet, me armate dhe
madje me industri te armeve, e cila mund te sfidoje edhe
rezolutat e Keshillit te Sigurimit. Bosnja e Hercegovina ne fakt
eshte shtet qe i ngjet njeriut qe mbahet ne jete me dialize.
Mjafton te largohet prezenca nderkombetare, civile dhe ushtarake,
qe Bosnja e Hercegovina te perjetoje kollaps te menjehershem
politik dhe zhytje ne kaos e lufte te re. Mbetja e saj ne kete
gjendje, pra si shtet jofunksional, ku nga serbet varet fati i
saj, ushqen nacionalizmin serb qe te mbetet ne kuotat e veta te
larta te aspiratave per copetimin e Bosnje e Hercegovines, gje
qe e konfirmoi edhe Vojisllav Koshtunica ne fushaten elektorale
per president te Serbise.
“Doktrina e frenimit” te nacionalizmit serb, nuk ka bere qe te
terhiqet as per nje milimeter nacionalizmi serb nga synimet e
veta te spastrimit entik te Kosoves dhe te rikthimit te saj ne
perqafiminn e hekurt sdhteteror serb. Fitorja enorme e Sheshelit
si kandidat per president te Serbise ne mesin e votuesve serbe
te Kosoves, eshte shenje e qarte se çfare potencialesh te
konfliktit ka nacionalizmi serb ne Kosove. Rezoluta 1244 e
Keshillit te Sigurimit si nje manifest i kompiluar i doktrines
se frenimit, siguron mbajtjen ne gjendje mobile te nacionalizmit
agresiv serbomadh ne drejtim te Kosoves. Dhe vetem prezenca e
fuqishme ushtarake e civile nderkombetare e siguron paqen
aktuale, e cila do te rezikohej ne çastin kur do te jipen shenja
te terheqjes eventuale te bashkesise nderkombetare nga Kosova.
Pra, edhe Kosova, njesoj si Bosnje e Hercegovina, e ka statusin
e ngjashem me te nje njeriu me dialize.
Duke mbetur i inkurajuar per restaurim te idese se vet
shtetomadhe, ne rastin e afrees se arnmeve derguarv Irakut u pa
se nacionalizmi serb ka ruajtur arrogancen edhe ne nivelet e
politikes nderkombetare.
eshte e qarte se per frenimin e politikave agresive serbe duhet
terapi tjeter, shume me efikase. Denazifikimi i plote (jo vetem
demillosheviqizimi e desheshelizimi) dhe pranimi i realiteteve
te reja ne rajon me Kosoven si entitet i pavarur dhje me Malin e
Zi europian, poashtu te pavarur, jane elemente te nje terapie te
vertete per arrogancen kronike serbe ndaj rendit nderkombetar.
Vetem atehere ka gjasa per nje Serbi europiane, e cila do te
respektonte rregullat dhe ligjet nderkombetare. |