|
Diskursi
ideologjik ne poezine shqipe te gjysmes se dyte te shekullit XX
Gjema qe iu pergatit poezise shqipe te gjysmes se dyte te
shekullit XX, ne fillim u shfaq ne forme te kenges. Kenget
partizane, te cilat me te shumten kishin per autore edhe poete
qe i ishin bashkuar rezistences antifashiste, paraqesin
berthamen e realizmit socialist, qe do te inaugurohej me vone si
doktrine zyrtare dhe qe do te perpiqej te realizonte nje
diskontinuitet sa me te forte ndermjet vetes dhe tradites
poetike shqipe dhe nje izolim te letersise shqipe nga rrjedhat e
tjera letrare ne bote.
Meqe ishin intonim i nje kauze ēlirimtare, e cila doli fitimtare
ne fund te luftes, kenget partizane u nguliten me efekte
psikologjike dhe propagandistike ne receptimin masiv te publikut,
duke thyer refuzimin e natyrshem te pjeses kritike te publikut
ndaj diskursit ideologjik qe po e atakonte traditen dhe shijet e
saj.Tekstet e kengeve partizane te shkruara nga Andrea Varfi,
Fatmir Gjata, Kole Jakova, Qamil Buxheli, Shefqet Musaraj, e
madje edhe Mehmet Shehu e Shefqet Peēi1, e filluan procesin e
ndryshimit te funksionit estetik te tekstit dhe e promovuan ate
si funksion ekskluzivisht ideologjik. Natyrisht, thyerja e
rezistences ndaj ketij funksioni te ri te poezise, u shoqerua
edhe me kanosje per thyerjes kafkash te atyre qe tregonin me
shume vendosmeri ne refuzimin e diskontinuitetit artistik dhe te
izolimit qe po promovohej zhurmeshem dhe dhunshem.
Ketu nuk do te bejme historine e ketij procesi. Ketu vetem do te
identifikojme disa manifestime konkrete poetike te krijuara me
synimin qe te dominonte diskursi ideologjik, e qe mund te
konsiderohen si perftesa legjitimuese te krejt doktrines.
Sa per ilustrimin fillestar, po kujtojme ketu se poezia e Ismail
Kadarese, Shpjegim per librat Besianes se vogeleshte potuajse
e paperseritshme pernga plasimi me efektivitet ne tabelen e
mundesive letrare2 qe ofron doktrina e realizmit socialist.
Poezia Shpjegim per librat Besianes se vogel, spikate nje
opozicion interesant sa u takon menyrave te perdorimit te
fjaleve, me nenkuptim per vete ambientin letrar, social dhe
politik shqiptar te gjysmes se dyte te shekullit XX. Referenca
thote se poetet hermetike i harrojne fjalet perdite e me shume,
krejt ne kundershtim me natyren njerezore. Ndersa ne ambientin
shqiptar kjo harrese e fjaleve vinte nga autecensura dhe nga
dhuna qe rrinte pezull mbi perdoruesit e fjaleve jashte normave
te ngurtesuara ideologjike.
E kunderta e perdorimit me ngurrim dhe gati afazik te fjaleve,
ishte poezia e realizmit socialist, e cila synonte te shkaktonte
sa me shume zhurme dhe te plasonte sa me shume fjale, madje
fjale sa me te pagdhendura, sikunder le te kuptohet poezia
programatike e Dritero Agollit, Poeteve qe vijne. Kjo poezi e
Agollit ka nje perfundim qe ia vlen gjithsesi te mbahet mend si
nje argument i paluajtshem i diskursit ideologjik ndaj natyres
se vete poezie, ku vlera e saj kundrohet si antipod i fjaleve te
bukura:
Te na kishit pare si digjeshim prane vajzave qe donim!
Ēfjale te bukura u thoshim mbremjeve te arta!
Po ne skishim kohe qe fjalet e bukura ti botonim
Dhe shtypshkronjat i kishim per gjera me te larta
3
Diskursi ideologjik i poezise se realizmit socialist ka futur ne
vargun poetik shqiptar shfytyrime pothuajse ne te gjitha idete,
ne motivet dhe temat e trajtuara dhe ka perdorur mjetet
gjuhesore te shprehjes me nje arbitraritet te skajshem. Po ta
shohim sot se si trajtohet brenda ketij diskursi ideologjik
ideja e lirise, mund te mbetemi te ēuditur. Ajo barazohet me
revolucionin komunist, duke e trajtuar tere pjesen tjeter
shumeshekullore te historise kombetare si nje pritje te epilogut
te lindjes se komunizmit:
Karvan i gjate i maleve priste
Priste me vite, kish pritur me shekuj,
Ta printe perpara nje udheheqees,
Priste Shqiperia
Partine Komuniste. 4
Liria kombetare si revolucion social, partia komuniste si
sublimacion i te gjitha vlerave pozitive nacionale dhe Enver
Hoxha si prijes i pagabueshem dhe me permasa mitologjike, jane
ne qender te shume poeteve te gjysmes se dyte te shekullit XX,
qe nga Dhimiter Shuteriqi, Llazar Siliqi, Dritero Agolli, Ismail
Kadare, Moikom Zeqo, Muzafer Xhaxhiu, e shume e shume te tjere,
me ēka ata kane kodifikuar kete diskurs ne pjesen me te
zhurmshme dhe me jopoetike te poezise shqipe.
eshte krejt normale qe kjo menyre e ideologjizimt te motiveve
dhe te temave, ku theksi bie mbi emrin e partise, te udheheqesit,
ose te armiqve te klases, duke i dhene poezise orientim semantik
njedimensional, detyrimisht u orientua drejt poemes, drejt
vargjeve te gjata, e me thyerje te forta, jo sipas organizimit
semantik te vargut poetik, po sipas logjikes se nje fjalimi para
publikut. Poema me vargje te gjata e te thyera, me fragmentime
te shumta, mbetet model i preferuar ne rastet kur mesazhi
adresohet me shume si mesazh ideologjik se artistik. Nga kjo ane,
si edhe nga nivele te shumta te tematikes dhe te ideve, poezia
shqipe e realizmit socialist, nderlidhet me poezine sovjetike qe
ishte paradigma ideologjike e saj.
Nga ana tjeter, ne kete lloj poezie, ndodhi edhe nje hibridizim
me tematiken atdhetare, qe i kishte rrenjet ne poezine shqipe te
Rilindjes. Shenjat e historise kombetare, qe nga humbetirat e
shekujve, shpalosen si evokime te lavdishme, por gjithnje ne
funksion te konfirmimit te lavdise finale qe kishte ardhur me
fitoren e revolucionit. Kjo menyre e krijimit letrar, mundesoi
komunikim masiv te poeteve me publikun, per faktin se publiku
nuk e verente qarte diskontinuitetin stilistik dhe ideor nga
poezia e meparshme shqipe. Por, ajo qe eshte me vendimtare ne
kete pune, ka te beje me kushtet e izolimit te plote dhe te
presionit propagadistik e te represionit politik, qe praktikohej
gjithandej shoqerise shqiptare. Ne keto rrethana, lexuesi e
shihte poezine e tille si forme me te zbutur te propagandes
ideologjike zyrtare dhe vete poetet si nje pjese me humane dhe
me legjitime te nomenklatures politike.
Diskutimi i kesaj pervoje ne poezise shqipe te gjysmes se dyte
te shekullit XX, ne kontekstin e pasojave qe ka shkaktuar ne
deformimin e natyres se artit poetik, ne deformimin e shijeve
dhe ne mosbesimin e sotem te lexuesve ndaj poezise, ende eshte i
veshtire. Ne njeren ane jane vete autoret qe bejne avokati ne
favor te pervojes se vet, duke vu ne spikame rrethanat kritike
ne te cilat kaje krijuar leetrsi, ndersa ne tjetren
kundershtaret e tyre. Keta te dytet synojne qe diskutimin ta
nxjerrin nga shtrati shkencor dhe ta shnderrojne ne mjet per
krijimin e nje pamjeje te re te vlerave te letersise shqipe, por
me kritere poashtu ideologjike, ku te qenet disidente, vetvetiu
trajtohet si vlere estetike. Kesisoj, ata duan qe te mohojne an
bllok vlerat e poeteve qe kane shkruar siaps metodes se
realizmit socialist, madje edhe ne rastet kur kane krijuar vlera
te mirefillta estetike.
Diskutimi i pervojes gati gjysmeshekullore te poezise se
realizmit socialist ne letersine shqipe, besoj se eshte i
rendesishem sepse hap nje mundesi te rishikimit te vlerave e
antivlerave te saj, ku literariteti duket te jete pala me e
demtuar. Besoj se gjurmimi pas kesaj shkalle te demtimit, eshte
pikenisja me korrekte e diskutimit. Pra, kjo metodologji studimi
nuk ka te beje me autoret, as per mire as per keq. Ata i kane
pasur arsyet e veta pse kane shkruar ashtu, qofte si nje lloj
vaksine imunizuese ndaj diktatures, qofte nga bindjet e tyre.
Metodologjia qe propozojme ne ka te beje me poezine konkrete, e
cila inkuadrohet ne tabelen e realizmit socialist, me
kontekstin e saj social dhe me funksionin ideologjik po edhe
estetik.
Ne poezine shqipe ne Kosove, ka pasur nje pervoje te realizmit
socialist ne vitet e pesedhjeta, por ajo ia ka leshuar hapesiren
pluralizmit stilistik, qe erdhi ne kuader te proceseve politike
dhe letrare qe ndodhen ne ish Jugosllavi. Megjithate, mbeti nje
pervoje e poezive perkushtime ndaj te reneve partizane dhe ndaj
udheheqesve politike te kohes. Edhe ketu pati nje aktivizim te
diskursit ideologjik, ne ndonje rast me qellim te imunizimit
politik, e ne raste te tjera edhe si bindje politike, ose si
synim per perfitim politik te vete autoreve. Ne kete kontekst,
po edhe ne permasa me te gjera, mbetet qe te identifikohet dhe
te vleresohet ne te ardhmen shkalla e ndikimit te poezise
jugosllave mbi poezine shqipe te Kosoves dhe pasojat e mundshme
mbi identitetin estetik te saj.
Poezia shqipe e viteve te shtatedhjeta ne Kosove duke nderruar
shtratin, faktikisht e shmangu realizmin socialist , perveē te
rastet e disa poeteve, qe mbeten te lidhur me poezine e
realizmit socialist, per shkak te motiveve
ideologjike-patriotike, ose te epigonizmit.
Shenime
1. Mosha e lirise, (Antologji e poezise shqipe, pergatitur nga
Dalan Shapllo),Dita, Tirane, 1999,
2. Cvetan Todorov, Poetika strukturale, Nolit, Beograd, 1978, fq.
52
3. Dritero Agolli, Te pagjumet, Rilindja, Prishtine, 1980, fq.
209
4. Ismail Kadare, Perse mendohen keto male, (te Motive me diell),
Rilindja, Prishtine, 1978, fq.171
5. Ismail Kadare, Pashallaret e kuq, eee.groups.yahoo.com/
group/bota-letrare/
Ne Prishtine, 18 nentor 2003
Pas publikimit te deshmise se pare per kete rast, vertet nuk do
te duhej te pasonte heshtja dhe injorimi. |