The Official Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

 

Dr. Milazim Krasniqi

Per cdo artikull te Dr Milazim Krasniqit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN E Dr. MILAZIM KRASNIQIT

Tema Islame
SUKSESI I GARANTUAR
(Keshille per te rinjte)
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e  islamit
 
Polemika & Reagime
Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit
Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes
 
Tema Interesante
Shtresimet e identitetit Kulturor e Kombetar Shqiptar:  Cka me tutje?
Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
 
Nje lekcion per Menduh Thaci
Reagim ndaj nje shkrimi partiak te Vehbi Bexhetit
Shpifjet e Menduh thaqit ndaj meje do t'i kishin lakmi edhe udbashet e Serbise
Me falsifikime te reja nuk evitohen pasojat e politikave te vjetra
Humbesi ka te drejte te ankohet, por nuk duhet te behet i padrejte
 
Studime Letrare
Poezia e Pashko Vases Mori  Shqypni
Sonetet e Zef Serembes
Perse mundohen keto male - Ismail Kadare
Funksioni i rimes ne vepren "LAHUTA E MALCIS"
Basri Çapriqi: Frutat bizare, Rilindja, 1996, Prishtine
Diskursi ideologjik ne poezine shqipe te gjysmes se dyte te shekullit XX
 
Ese
Çka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Te nderuar miqe dhe lexues,

Milazim Krasniqi u lind me 25 tetor 1955 ne Breznice, nje lokalitet afer Prishtines.

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa shkollen e mesme te mjekesise ne Prishtine.

Studimet per letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtines, ku magjistroi ne vitin 1988, me temen “Struktura e vargut te Ndre Mjedjes”. Po ne Universitetin e Prishtines, ka fituar graden e doktorit te shkencave filologjike me tezen e disertacionit “Soneti ne poezine shqipe” me 15 shtator 2004.

 

POEZIA E DILEMAVE TE MEDHA
 

Poezia e Pashko Vases Mori Shqypni

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
 

Poezia e Pashko Vases Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e  ka fokusuar gjendjen faktike dhe deshperimin autorial per shkak te asaj gjendjeje, dhe ka dhene nje alternative te shpejte, revolucionare. Por, ajo qe i ka munguar sensit te Pashko Vases, ka qene mungesa e vetedijes per rolin e madh, te jashtezakonshem qe do te mund te luante feja ose fete ne projektin e çlirimit kombetar. Natyrisht, me kusht qe ato te viheshin edhe ne nje funksion te gjithanshem mobilizues, emancipues  dhe ndergjegjesues kombetar.

 

Poezia qe mbart te nderthurur ne vete per me shume se nje shekull nje figure poetike nbreselenese dhe nje kocept ideologjik per identitetin kombetar, te emertuar si Shqyptaria, nuk ka si te mos jete vazhdimisht objekt analize dhe rivleresimi. E tille eshte poezia Mori Shqypni, e mjera Shqypni (1880) e Pashko Vases, e cila edhe pas njeqind e njezet vjeteve, me vleren e saj qendrore ka ruajtur nje fuqi komunikimi dhe identifikimi me lexuesit e vet. Me ka rene te shoh jo pak njerez, qe nuk dine shume ose madje nuk dine asgje per autorin e poezise Mori Shqypni, e mjera Shqypni, por sapo te permenden vargjet e saj, jane ne gjendje qe se paku te shprehin nje emocion, qe shkaktohet nga perjetimi i idese se saj. Perveç se eshte ne nje fare dore si nje vazhdim i tradites se receptimit oral te vlerave poetike, kjo menyre reagimi me duket se ka te beje me shume me vleren qendrore te poezise se Vases, per shqyptarine si legjitimim i identitetit kombetar.

 

Nje sakrifice autoriale... 

 

Figura poetike dhe koncepti ideologjik shqyptaria, krijohen ne poezine Mori Shqypni, e mjera Shqypni, ne finalizimin e nje angazhimi poetik, per ringritje kombetare, per rimarrje te vetes, per zgjim nga gjendja e mjere:

 

çonju, o shqyptare, prej gjumit çoniu,,

te gjithe si vllazen ne nji bese shtrengoniu       

edhe mos shikoni kisha e xhamia,

fe e shqyptarit asht Shqyptaria.

 

Urdheri autorial ne dy vargjet e para eshte se zgjimi nga gjumi dhe  lidhja ne nje bese vellazerore, jane kerkesat paraprake, pa te cilat nuk eshte i mundshem asnje veprim i metejshem. Ndersa, si finalizim te rikthimit te identitet, te rimarrjes se vetes, Pashko Vasa e sheh lenien menjane te feve dhe krijimin e nje feje te re, te emertuar po prej tij si shqyptaria. Ky eshte nje apel poetik dhe atdhetar, i cili buron nga nje vetedije per gjendjen katastrofike te kombit, dhe si nje alternative per te dale nga humnera. Ndjenjat e  fuqishme atdhetare ne keto vargje kane fituar perparesi te plote ndaj ndjenjave te thella morale, edhe te vete Pashko Vases, te misheruara me besimin ne Zot. eshte nje sakrifice autoriale dhe morale  e njeriut qe eshte i angazhuar me tere qenien per ringjalljen e kombit te vet.

 

Nga shenimet e shumta te Pashko Vases dhe nga vepra e plote e tij, nuk mund te nxirret ndonje hipoteze per te qenit e tij si ateist. Pashko Vasa eshte nje njeri me bindje te thella humaniste po edhe fetare. Mirepo, angazhimi ne frymen e zgjimit kombetar, e ben qe se paku ne nje çast te krijoje nje rend te ri te vlerave shpirterore, duke e nxjerre kauzen e kombit, me shqyptarine si emertim te saj, si nje ndjenje me  perparesi mbi te gjitha te tjerat. Figura e krijuar prej tij ne vargjet e sipercituara, e ka gjithe fuqine emocionale dhe gjuhesore, per te qene vepruese ne ndergjegjen e recepientit. Por, ne nivelin  e tyre si krijuese te nje koncepti, vargjet bartin ne vete nje kunderthenie me moralin dhe me nje arsenal potencial te ndjenave te njeriut shqiptar. Duke u nisur nga nje gjendje aktuale politike shqiptare, Pashko Vasa nxjerre perfundimin se kombit i duhet nje ideologji revolucionare e rrenimit te lidhjeve te njeriut shqiptar me fe. Kemi te bejme me nje bartje te fajit per gjendjen deshperuese, nga fusha objektive ne ate subjektive. Ngushtimi i kuadrit te shkaqeve per gjendjen e mjere te shqiptareve ne nivelin e besimeve fetare, eshte nje ideologeme agresive poetike dhe politike.

 

E drejta, poeti ne tere poezine e vet ben eksplikimin e gjendjes se te kaluares se madherishme ne nivelin e moralit dhe te frymes luftarake, qe eshte ne kuadrin e nje frymezimi romantik:

 

Kur kriste pushka, si shkrepet moti,

Zogu i Shqyptarit gjithmon i zoti

 

Nga ana tjeter, shpalosja e gjendjes aktuale te kombit e te atdheut behet me nje pershkrim emotiv, por shume racional, sa mund te shikohet si nje lloj ligjerimi me shkalle te larte te frymezimit.  Perkunder ketyre alternimeve harmonike, vjen konkluzioni pothuajse revolucionar, sipas te cilit zgjidhja eshte te heqja dore nga "kisha e xhamia" dhe te perqafimi i nje feje te re, qe ne kete rast eshte e pagezuar shqyptaria. E thame me heret se ne rastin e Pashko Vases, nuk mund te behet fjale per nje shfryrje ateiste, sepse ai nuk ishte i atille. Por, ky koncept nuk eshte as romantik, sepse dihet se poetet romantike ishin mjaft te frymezuar edhe nga vlerat fetare. 

 

Zgjidhja do te ishte te integrimi dhe jo te perjashtimi

 

"Gjetja" e Pashko Vases ka te beje me dilemat shqiptare te identifikimit, qe nga koha e formimit te kombit e deri ne ditet tona. Ne rastin e shqiptareve, per faktin se ne nje proces teper te veshtire te mbijeteses dhe te formimit kombetar, jane perqafuar tri fe te ndryshme, nuk ka qene e mundshme qe feja te luaje rolin integrues ne nivel kombetar, sikunder ka ndodhur te kombe te tjera, te cilat ne procesin e formimit kombetar,  kane arritur nje unifikim edhe ne planin fetar. Pra, me shume se te roli perçares i klerit dhe te dobesimi i kombit per shkak te konvertimeve ne kombe te tjere,  ne rastin shqiptar duhet te shikohet pasoja e mungeses  se rolit integrues te fese ne formimin kombetar dhe ne luften  e tij te veshtire per pavaresi dhe jete te lire. Duke mos e inkuadruar kete force shpirterore mobilizuese ne projektin e çlirimit kombetar dhe te krijimit te shtetit kombetar, shqiptaret kane luftuar pa mundur ta shfrytezojne njeren nga armet me te fuqishme. Rastet me markante ne historine shqiptare flasin edhe per shembuju jo te paket te mobilizimit te personaliteteve fetare ne projektin nacional shqiptar, nga te tri fete ekszistuese. Por, eshte fjala per angazhimin e njerezve konkrete,  te bartese te funksioneve fetare, e jo te fese ose te feve eksizuese si teresi.

 

Poezia e Pashko Vases Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e  ka fokusuar gjendjen faktike dhe deshperimin autorial per shkak te asaj gjendjeje, dhe ka dhene nje alternative te shpejte, revolucionare. Por, ajo qe i ka munguar sensit te Pashko Vases, ka qene mungesa e vetedijes per rolin e madh, te jashtezakonshem qe do te mund te luante feja dhe fete ne projektin e çlirimit kombetar. Natyrisht, me kusht qe ato te viheshin edhe ne nje funksion te gjithanshem mobilizues, emancipues  dhe ndergjegjesues kombetar. Konkretizimi i kesaj teze do te thoshte se do te duhej te  promovohej ideja dhe koncepti se kishat dhe xhamiat e shqiptareve ishin dhe duhej te ishin objekte te frymes se shqyptarise. Pra, integrimi i tyre ne projektin kombetar dhe jo perjashtimi ose zevendesimi i tyre.

 

Poezia e vetme e Pashko Vases, vertet edhe pas njeqind e njezet vjeteve na shkakton perjetime emocionale dhe estetike, sepse ka nje teresi vlerash. Nje poezi e shkruar me qellimin e qarte qe te ndikoje fort ne ndergjegjen e bashkekombasve, ( poezia eshte perhapur ne forme letrash dhe eshte transmetuar edhe goje me goje dhe eshte tejshkruar nga miqte dhe adhuruesit e Vases), ka mjaft elemente poetike qe e bejne me te depertueshem mesazhin e saj. Poezia eshte e shkruar ne dhjeterrokesh, nje varg i njohur shqiptar qe ne fushen e poezise gojore ka prodhuar kryevepra te verteta. Poashtu rima e puthur, karakteristike per poezine gojore historike shqiptare, eshte nje element i vargut qe e ben me te komunikueshem vargun poetik. Leksiku i aktivizuar eshte i arealit social dhe kulturor shqiptar, qe e ben poashtu me te lehte ngulitjen e figurave poetike te kesj poezie.

 

Por, poezia Mori Shqypini, e mjera Shqypni, me duket se mbetet e paharrueshme dhe aktuale e aktualizuese, para se gjithash per shkak se dilemat shpirterore te shqiptareve nuk jane zgjidhur as sot e kesaj dite.

 

Histori | Studime | Opinione | Meditime Islame | Drame | Roman | Intervista | Proze | Polemike

 

Muzika Shqip | Albanian News | Radio Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture Shitblerje | Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

eXTReMe Tracker