Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Dr. Milazim Krasniqi
Suksesi i Garantuar (Keshille per te rinjte)
Synim i çdo njeriu eshte qe te kete sukses ne jete. Prandaj, secili njeri ben perpjekje, qe te arrije sukses: ne shkolle, ne pune, ne dashuri, ne sport, ne studim, ne familje, ne jete pergjithesisht. Por, nuk mjafton te kemi deshira dhe te bejme perpjekje. Deshirat dhe perpjekjet tona duhet te jene te harmonizuara me qellimin e mire. Qellimi i mire eshte nese ato deshira dhe ato perpjekje behen duke pasur para sysh udhezimet dhe obligimet qe ka caktuar Zoti per njerezit.
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e islamit

Per me teper shkrime nga Dr. Milazim Krasniqi, kliko Ketu!

Jepe lajmin vet në portalin e lidhjeve shqiptare në AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Shkrim i derguar nga Dr. Milazim Krasniqi
Sesioni shkencor: Letersia arbereshe  Prishtine / 31 gusht 2002
SEMINARI XXI NDERKOMBETAR PER GJUHEN, LETERSINE DHE KULTUREN SHQIPTARE

SONETET E ZEF SEREMBES
 

Zef Serembe (1844-1901), ne opusin poetik te krijuar ne gjuhen shqipe, sonetin e ka krijuar me nje prirje dhe sens te dukshem, duke e bere kete forme poetike si nje nga shenjat identifikuese te artit poetik te tij.

 

Po te kihet para sysh menyra e krijimit te poezise nga Zef Serembe, pra, krijimi edhe ad hoc i poezive, me improvizim te atyperatyshem te vargjeve, me shumezimin e varianteve te se njejtes vjershe nga rasti ne rast, prirja e tij drejt sonetit duket e habitshme. Kjo per arsye se soneti eshte nje forme shume precize nga pikepamja metrike, qe do te thote se kerkon nje organizim shume specifik te vargut. Krijuesit e sonetit rendom njihen si autore te disiplinuar, me prirje per te punuar gjate ne skalitjen e vargjeve dhe ne persosmerine e shprehjes poetike. Ndersa, Zef Serembe ishte nje autor me nje dinamike jetesore larg prehjes e disiplines, larg rehatise e perqendrimit. Duket se ishte vete karakteri i tij  ambicioz, shkaku themelor i veshtiresive te jashtme, qe ia  nxinin jeten. Zef Serembe nuk kenaqej brenda nje konvence sociale e intelektuale, e cila i ofronte  mundesi te kufizuara per t’u afirmuar si personalitet dhe si krijues. Hapesira e ngushte e komunitetit arberesh, izolimi i ketij komuniteti, prapambetja sociale dhe kulturore, prej Zef Serembes perjetohesin si pranga, edhe ne kohen kur ai nuk arrinte ta artikulonte racionalisht pakenaqesine dhe revolten e vet. Perjetimi i detajeve te ambientit te vendlindjes se vet me ritme dramatike, eshte shprehje e shqetesimit dhe e pakenaqesise, me shume se e identifikimit te fuqishem me ate ambient, edhe pse as kjo lidhje nuk mungon.

………….

Nga kjo shperputhje evidente e jetes dhe e krijimtarise se tij, po ku soneti ishte nje forme e preferueshme poetike, behet e qarte se Zef Serembe kishte nje talent jashteserik, i cili edhe ne fushen e krijimtarise poetike thyente konvencat, ngase ai arrinte te krijonte  sonetin, ne formen e tij te komplikuar, edhe ne nje bashkebisedim rasti, ne nje darke miqsh, me lehtesi te jashtezakonshme. Fjala vjen, sonetin “Dhuninke Maurit”, poeti e krijoi ne prani te vete Maurit, si nje shenje nderimi per personalitetin e shquar te botes arbereshe. Nese nuk e ka lexuesi kete informacion lidhur me menyren e krijimit te  sonetit  “Dhuninke Maurit”, e ka te pamundur te vereje ndonje disnivel esencial te ketij krijimi poetik me krijimet e tjera te Zef Serembes. Organizimi metrik i sonetit “Dhuninke Maurit”, eshte krejt brenda skemes se njembedhjeterrokeshit. Poashtu skema rimore ne katrena :abba/ abba dhe ne terceta: cde/edc, eshte precize, si ne shumicen derrmuese te soneteve te tjera te poetit. Disa nga elementet e skicuara ne kete sonet, si portretimi moral i heroit lirik, vleresimi i vepres se ketij heroi nga pikepamja morale dhe nacionale, vleresimi i diturise si nje nga kulmet e arritjes se intelektit njerezor, ne fakt jane  nga ato elemente qe perseriten edhe ne krijime te tjera te Zef Serembes, si qendra te ideve poetike te tij. Me nje fjale, qe ne vitin 1860, kur e improvizoi kete sonet, ne nje ndeje rasti, Zef Serembe, ishte krijues me botekuptime te formuara, aq sa ato arrinte t’i artikulonte me nje lehtesi evidente edhe ne formen e rafinuar te  sonetit, si te ishin korpus i poezise gojore.

………….

Sonetet e Zef Serembes ne gjuhen shqipe, jane ne koherence te plote me prirjet dhe me realizimet e tjera poetike te ketij autori. Nga kjo pikepamje, Zef Serembe eshte nje poet me origjinalitet te dallueshem qarte, pavaresisht se ne çfare forme poetike shprehet. Rrjedhimisht, sonetet e tij jane brenda qarkut te poetikes serembiane, te ngjizjes se shperthimit momental e impovizimit dhe synimit qe te arrihet pesosmeria e formes poetike, e jo produkt i analogjive apo i shfrytezimit te modeleve te gatshme te poeteve te tjere. Madje as bashkekombesit e tij te famshem, Jeronim De Rada dhe Gavrill i Riu, nuk jane modele per Zef Seremben, sepse ata nuk kane krijuar fare sonetin. Ndersa, poemat  narrative te ketyre dy koloseve te poezise shqiptare, nuk ndiqen nga ana e Zef Serembes, as ne kompozicion, as ne ide. Poezia e Zef Serembes pergjithesisht eshte me lirike, me ekspresive, me e shkurter dhe me pak narrative, se poezia e De Rades dhe e Gavrill Dares se Ri.

 

Nga ana tjeter, as krijimet sonetike te poeteve te medhenj italiane, si Dante Aligieri e Francesko Petrarka, nuk jane ndjekur si modele. Zef Serembe nuk ka krijuar teresi me te medha sonetike, me personazhe te afishuara si shembellim i Beatriçes se Dante Aligierit apo i Laures se Françesko Petrarkes. Konceptimet poetike te  Zef Serembes ne krijimet sonetike, nuk jane produkt i koncepcioneve dhe konstruksioneve filozofiko-morale, i procedurave te nderlikuara kompozicionale dhe ideore. Edhe kur nuk jane krijime ad hoc siç eshte  soneti kushtuar Domenike Maurit, sonetet e Zef Serembes jane me shume shperthime spontane poetike, qe evidencojne ndonje detaj ose ndonje perjetim konkret intim, ne korelacion me ambientin e jashtem, po qe mbyllet ne nje kornize te reaksionit personal apo te nje vleresimi moral.

 

Sonetet - perkushtime: ballafaqimi i vlerave te vetes me te tjeret

  

Ne nivelin e tematizimeve poetike, Zef Serembe ka krijuar sonetet-perkushtime, ndaj disa figurave konkrete te komunitetit arberesh, ose edhe me gjere. Perveç sonetitDhuninke Maurit”, sonete-perkushtime  jane edhe: “Aliut Tepelenasit”, “Koroneut”, “Shen Merise Virgjer”, “Shen Kozmait e Shen Damjanit” dhe “Zep De Rades”. Koncepti inicues i ketyre perkushtimeve duket te jete impulsiviteti i perjetimeve personale dhe i nevojes se shqiptimit te atyre perjetimeve intensive, pastaj mahnitja me figurat e caktuara dhe iritimi me disa te tjera. Po ne te dyja rastet, poeti veten e sheh ne qender te perjetimit e te vleresimit poetik, moral e njerezor, qofte  ne rolin e adhuruesit,  ndaj Dhuninke Maurit, Koroneut, Shen Kozmajt e Shen Damjanit,  Zep De Rades, qofte ne rolin e gjykatesit, ndaj Aliut Tepelenasit, Shen Meris Virgjer.)

  

Kontrollimi rigoroz i shprehjes dashurore - deshmi e moralitetit

  

Motivi  dashurise, qe eshte nje nga motivet qendrore te poezise se Zef Serembes, eshte  perjetesuar edhe ne nje sonet te poetit ne gjuhen shqipe, “Fitirja e asana”. Soneti fillon me konstatimin e subjektit poetik per bukurine e vashes dhe vazhdon me pershkrimin e bukurise se saj fizike. eshte nje pershkrim gradual, i qete dhe solemn, deri sa arrin piken kulmore ne vargun e fundit, (“ E nde se kjeshen te Mbiereu te kjelle”), duke e bere bukurine e saj nje fuqi qe i kundervihet edhe ligjit te gravitacionit. Po e tera eshte e realizuar me nje drojtje, me kursim dhe me kujdes te theksuar, thua se poeti ka droje se mos e lendon subjektin e poezise se tij. Po ky kursim ndihet edhe ne sonetin “Zonjes lule”. Ky kontrollim rigoroz i shprehjes, mund  te jete deshmi e moralitetit te poetit, perkatesisht e vetedijes se tij per vleresimin moral te  komunitetit.

 

Veterrefimi i sinqerte

  

Soneti “Fitirja ime”, i perbere nga dy njesi, eshte portetimi me autentik i pamjes fizike dhe i karakterit te poetit Zef Serembe, me vlera edhe per sa i takon autobiografise se poetit. Keto dy njesi sonetike duket se e kane fillesen te nje nevoje e poetit qe te argumentoje shendetin dhe moralitetin e tij faqe te tjereve, o per faktin se vetedija per posedimin e ketyre vlerave e bente krenar, o per faktin tjeter se kishte nevoje qe te fitonte edhe miratimin e te tjereve per ate qe thoshte vete per veten. Pra, me shume se nje nxitje e paster krijuese, per te shpalosur ide e mesazhe poetike, keto dy krijime poetike  jane perpjekje per te legjitimuar veten ne ne nje edicion te vleres kulminante konkrete jetesore. Perdorimi i figures se efiksionit per te pershkruar ne detaje pamjen e vet fizike, eshte nje moment interesant ne vepren e poetit Zef Serembe. Ne prapavije te kesaj nevoje  personale te argumentimt te shendetit e te moralitetit personal, mund te qendronte ndoshta dyshimi i fshehte  i ndokujt ose i shumekujt, megjithese poeti nuk ka fryme polemike ne vargjet e tij. Ka vetem argumentim te shtresuar, te shnderruar ne argument perfundimtar, te panegocueshem, (“ Si jam mire e kodine tas nganjeri”)  Pozicionimi i vetes ne poezi, here konkretisht e here si hero imagjinar, eshte nje prirje e natyrshme e romantikeve, prandaj po te shikohet nga kjo ane, Zef Serembe vetem ndjek rrymen e madhe romantike. Por, shikuar nga fati jetesor qe me vone iu rezervua, kjo poezi eshte nje paralajmerim i atij fati te ngjizur ne kunderthenie e ne fatkeqesi, sepse ndarja ndermjet shendetit fizik dhe atij shpirteror, eshte evident.

  

Struktura metrike e soneteve te Zef Serembes

  

Sonetet e Zef Serembes te shkruara ne gjuhen shqipe, jane te paramenduara prej poetit brenda natyres strandarde te kesaj forme poetike, pra ne njembeshdhjeterrokesh dhe me nje kombinim te caktuar te rimave. Edhe ne rastet kur sonetin e krijon  ad hoc, si sonetin  kushtuar Dhuninke Maurit, Zef Serembe manifeston dijen dhe ndjeshmerine qe te respektoje strukturen e kesaj forme poetike. Ne kete sonet te Zef Serembes, dominon si tendence njembedhjeterrokeshi, megjithese haset ndonje oscilim metrik, pra nje pasaktesi ne disa vargje:  2, 6, 8. Skema e rimave eshte: abba/abba per katrenat dhe cde/edc per tercetat, qe do te thote eshte krijuar brenda nje modeli te njohur te sonetit.

Ne katrenat Zef Serembe krijoi sipas skemes se rimes se alternuar abab/abab ne pesembedhjete sonete, ndersa sipas skemes se rimes se kryqezuar ne kater sonete. Ndersa, ne nje sonet ka perdorur nje skeme krejtesisht te çrregullt, abba/cccc, e cila nuk eshte ne pajtim me skemat e kesaj forme.

Sa u perket tercetave, ato jane krijuar ne forme  kombinimesh shume te larmishme, gje qe eshte ne pajtim me praktikat e shumices se poeteve qe kane krijuar sonete.

Po ne pergjithesi mund te thuhet se rimat e soneteve te Zef Serembes nuk jane gjetje shume mjeshterore, nuk jane rezultat i ndonje perfeksioni me te forte poetik, i cili do te synonte qe koncentrimin e ngarkeses semantike ta barte ne rima.

Zef Serembe eshte poeti i shperthimeve te forta emocionale, i ligjerimit qe synon transmetimin e informates per ndjenjat e tij personale, per oscilimet dramatike te disponimit te tij. Kjo qasje e ben qe te mos koncentrohet me shume ne menyren e transmetimit, po ne vete transmetimin e informates poetike. Prandaj, poezia e tij, ku perfshihen edhe sonetet, shquhet per nje komunikativitet me te larte.

Po te shikohen brenda vepres poetike te Zef Serembes, sonetet ne gjuhen shqipe, te botuara qofte nga ai per gjallje qofte nga Kozmo Serembe ne vellimin “Vjershe”, nuk paraqesin majat e vlerave artistike te Zef Serembes. Ne planin tematik, ato paraqesin nje intimitet me te thelle, me te dukshem te poetit, qe do te thote se zgjedhja e kesaj forme poetike eshte bere per te shprehur ndjenja me fine, me personale.

Krijimi i sonetit prej tij sot ka nje vleresim te dukshem ne mendimin historiko-letrar shqiptar, sepse sonetet e Zef Serembes ne fakt e konsitutojne nje praktike te krijimit te kesaj forme dhe i krijojne nje nivel solid, i cili edhe ne ditet tona mbetet i admirueshem.

Duhet te theksohet edhe nje vlere e veçante e poezise se Zef Serembes: edhe me mjete te kufizuara gjuhesore, (nje e folme e izoluar, pa zhvillim normal per shekuj te tere), mund te krijohen vepra poetike solide, kur eshte fjala per talente te medhenj.

  

Sonetet ne italishte

 

Zef Serembe shkroi nje numer te madh sonetesh ne gjuhen italishte, ose i botoi ne kete gjuhe sonetet qe paraprakisht i kishte shkruar ne gjuhen shqipe. Ne parathenien e vellimit  “Canti originali tradotti dall’ albanes” te vitit 1883, Zef Serembe, nder tje tjera shkruan: “ E ky eshte motivi per te cilin, o Rini e shkelqyeshme Italiane, vendosa me zemer te thyer te jap per botim kete vellimth ku, se bashku me perkthimmin fjale per fjale te disa kengeve te mia origjinale shqipe, kam future edhe disa poezi te miat italisht, te diktuara pothuaj ne menyre te improvizuar, sipas kerkeses se miqve, me shprese qe me te hollat nga shitja e ketyre te mund t’i grumbulloj mjetet qe me jane te nevojshme per t’ia arritur qellimit qe i kam caktuar vetes.” 8

 

Pra, vete autori e ben te qarte se keto sonete jane botuar ne gjuhen italishte, ndersa origjinali ne shqip nuk eshte publikuar.

 

Edhe Alberto Stratiko, i cili ishte nje njohes i mire i vepres se poetit, ne shkrimin e tij “Manuali di litteratura albanese”, ne vitin 1896, nder  te tjera shprehej: “Poezite shqipe, qe jane 32, nuk u publikuan ne origjinal, por u kthyen fjale per fjale prej vete autorit ne nje italishte te paperpunuar dhe jo te perpikte…”9 Ndersa, perkthimet qe jane bere nga studiues te poezise se Zef Serembes, nuk mund te mirren si objekt studimi, sepse ato jane perkthime dhe jo krijimet origjinale te poetit. nuk eshte i Zef Serembes.

 

Ajo qe eshte e rendesishme per studimin tone, ka te beje me faktin se Zef Serembe e manifestoi prirjen e tij ndaj sonetit edhe ne krijimet ne italishte, dhe se ne fazen e vonshme te krijimtarise se tij, kete prirje e misheroi edhe drejt krijimit te teresive poetike sonetike, si ne rastin e krijimeve “Nje zoti kalabrez”, “Nje fshatarak tagrambledhesit te …cilitdo vis te Italise”, “Ideali im”, “Nje vasheze”, etj. Keto krijime jane konfirmim i prirjes se tij ndaj sonetit dhe i aftesise se tij qe te shqiptoje idete dhe ndjenjat e veta ne kete forme delikate dhe komplekse poetike.

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
Tjera aktuale nga Dr. Milazim Krasniqi
Dy intervista nga Dr Milazim Krasniqi

Te nderuar miqe dhe lexues,

"AlbaNur" ne web faqen e Milazim Krasniqit per ju enkas risjelle dy intervistat e tij intersante ne lidhje me aktualitetin e politikes shqiptare...

 

Interviste me shkrimtarin kosovar Milazim Krasniqi

 

Intervista e Dr. Milazim Krasniqi per revisten Vepra

Historia False e Ibrahim Rugoves
Apel: Te respektohet liria dhe e drejta e Besa Ismajlit

Nje pergjigje mikut tim Mehmet Krajes

Pse i mbron Peterseni shperdoruesit e UNMIK-ut
A do te ndodh deklanizimi i politikes Kosovare?
Nje shoqeri qe po asfikohet nga letargjia
Pse nuk ekzistojne lexuesit shqiptare?
Nje Levizje ushtarake - model per ndryshime
Nacionalizmit serb i duhet terapi me efikase
Duhanxhinj te te gjitha vendeve - Mjaft
Shqiptaret vriten mes vete apo jo?
Varreza masive ne Batajnice
Si po fryen Koshava ne drejtim te Kosoves?
E ardhmja e Kosoves me eliten e vet te re politike

Cka na meson shembulli i ushtarit Teruo Nakamuro

Lufta e armatosur shqiptare per Kosoven ka filluar ne vitin 1912!
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster