Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Aktuale nga Mr. Muhamed Jusufi
Mr Muhamed Jusufi

Ju tani mund të postoni komente dhe sugjerime tjera kryetarit të Shoqatës ZERI YNE në Prishtinë... KU E LAM E KU NA MBETI VAJ VATANI E VAJ MILETI....

C'duam dhe c'kerkojme
Vetvrasja ne Kosove
Historiku i xhamive ne Prishtine
Populli ka nevoje per Mesim Fetar
Edukata seksuale apo fetare
Seksualiteti neper Gjenerata
Problemet e prostitucionit nder Shqiptar
Ndikimi i fjales fundamentalizem Islamik
Gjeografia politike e kohes Bashkekohore
Agjerimi Ligj i Zotit
Ebu Ubejde Ibn al Xherrah
Cfare fare po hedh katedralja ne Prishtinë

Per me teper shkrime nga Mr. Muhamed Jusufi, kliko Ketu!

Jepe lajmin vet në portalin e lidhjeve shqiptare në AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Temat Aktuale nga Mr Muhamed Jusufi
Agjerimi Ligj i Zotit

Me fjalen agjerim nenkuptojme te ndaluarit e vetes ne disa veprime te cilat njeriu i ben gjate dites se perditshme. Vendosja e njeriut per te mos folur ose per te mos ngrene ose diçka tjeter per tri dite ose me gjate quhet agjerim.

 

Agjerimi eshte nje veper shume e vjeter e njeriut. Historia njerezore nuk ka argumente te sakta per fillimin e agjerimit. Njeriu e njohu kete dukuri qe prej kohes kur kerkoi nga Krijuesi ndihme per udhezim. Per te miren e njeriut Ai e obligoi edhe me kete lloj lutje. Njeriu e kuptoi kete mesazh Hyjnor dhe ju permbajt ketij obligimi deri ne ditet tona. Njerezimi duke formuluar shkrime te veta ne emer te Hyjnise i lejoi vetes te beje ndryshime ne kete lutje. Ashtu si dallohet sot besimi nder njerez ashtu ndyshon edhe forma e agjerimit. Ne esence te gjitha fete qiellore e kane agjerimin ne agjenden e tyre vjetore. Kjo le te kuptojme se zanafilla e agjerimit nuk eshte pjelle e ideve njerezore por  udhezim i Krijuesit.

Historia islame na meson se edhe neve (ithtareve te Muhamedit s.a.v.s.) na eshte bere obligim agjerimi sikurse edhe popujve te me hershem.

 

Lartemadheria thote: “ O ju qe besuat! Agjerimi ju eshte bere juve obligim, mu ashtu siç ju kishte bere obligim (edhe popujve) para jush. Mbase do te jeni me te devotshem” (e nuk do te beni ndryshime si ata para jush). Bekare 183.

 

All-llahu e ka caktuar edhe kohen e agjerimit “ Dite te caktuara....” Bekare 184, Po ne kete urdherese ne ajetin 185 e thekson edhe muajin “ Muaji i Ramazanit eshte (muaj ku filloi ) te shpallet Kur’ani...” pra ne kete muaj te agjerimit.

 

Nga theniet e Muhammedit s.a.v.s.

 

Transmeton Muslimi, se i Derguari All-llahut ka thene: Pese faljet e namazit si dhe falja prej xhumase deri ne xhumane tjeter dhe agjerimi Ramazanit deri ne Ramazanin tjeter jane falje per mekatet e medha (qe eventualisht mund te behen ndermjet ketij  intervali). 

 

Transmeton Muslimi, se i Derguari All-llahut ka thene: Tri personave nuk ju perjashtohet lutja: Agjeruesit deri sa te ben iftare, Kryetarit te drejte dhe lutja e te pafajshmit...”

 

Transmeton Muslimi, se i Derguari All-llahut ka thene: “Kur t’a shikoni Henen e Re agjeroni deri ne ate kohe kur ta shikoni (pas nje muaji) e pastaj hani. Por nese eshte kohe e lige dhe me mjegull plotesoni (muajin Ramazan) ne 30 dite”.

 

Mbeshtetjet tona ne Kur’an dhe thenjet e Muhammedit s.a.v.s. na jane shume te nevojshme sepse njeriu duke u bazuar ne keto, do te kuptoje se ka te beje me nje urdher qe nuk i perket qenies njerezore. Kete obligim njeriu se pari duhet t’a marre si lutje dhe adhurim ndaj Krijuesit e pastaj mund te mirret me te mirat e tij.

 

Praktika e agjerimit

 

Zakonisht besimtari fillon diten e tij me faljen e mengjesit. Por ne muajin e Ramazanit besimtari duhet te zgjohet pak me heret se zakonisht dhe para se te agoje dita, pra, ne kohen e vegimit ai vendose te agjeroje diten e neserme. Ky zgjim i hershem nuk eshte obligativ por ishte praktike e Muhammedit s.a.v.s. i cili eshte zgjuar para agimit, qofte edhe per te pire nje gote uje.

 

Kur besimtari thote se jam agjerueshem ajo aludon ne ndalimin e tij nga ngrenja pirja dhe marredhenia seksuale nga vegimi deri ne perendim te diellit. Nga agjerimi lirohen pleqte te semuret, shtatezanat, gjidheneset, femrat gjate mentsruacioneve dhe lehonise dhe udhetaret. Por nese keta e ndiejne veten te fuqishem dhe verejne se agjerimi nuk i pengon fare nga perditshmeria e tyre atehere keta mund te agjerojne sepse agjerimi tyre do te ishte me i dobishem.

 

Pse agjerojme?

 

  1. Para se gjithash besimtari agjeron per shkak te urdherit te All-llahut. Ai ka besuar ne Te, prandaj ai obligohet t’i bindet urdherit te Tij. Çdo urdher qe vie ne emer te Zotit konsiderohet nga besimtari se eshte per te miren e tij. Ne kete kontekst agjerimi konsiderohet nje nder lutjet kryesore te njerezimit.
  2. Agjerojme per ta tejkaluar graden e melekeve. “ Vetete, Ne e krijuam njerine ne formen me te mire (nga gjitha krijesat). Pastaj Ne e kthyem ate prej me te ulterve” Tine, 4-5. Njeriu shpesh here del nga kontrolli dhe humbet ne jete, prandaj edhe i Lartesuari ka theksuar ne Kur’an se njeriu mund te jete edhe krijesa me e ulet. Njeriu ka nevoje qe t’ia rikujtoje vetes shume gjera. Nese do t’a ndaloje veten me mosngenje dhe mos berje seks gjate nje kohe te caktuar, ai shnderohet ne shembull para gjitha krijesave tjera ne natyre. Nje veprim i tille ate e ben te meditoje me thelle dhe me mire, sepse ne esence ai ka te lejuara shume veprime dhe ato i ndalon per nje kohe vetem per hire te urdherit te All-llahut xh.sh.. Nese ndalesa e tij eshte vetem si shenje adhurimi ai do t’i tejkaloje edhe meleket. Ato, as nuk hane e as nuk shumohen, duke qene te tilla ato nuk e kane idene e kenaqesive te atyre veprave qe njeriu me vetedeshire ia ndaloi vetes per nje kohe te caktuar. Prandaj kete sakrifice te madhe All-llahu e shperblen pa mase.
  3. Agjerimi e ben njeriun edhe me te paster ne shpirt, atij ia perforcon vullnetin e miresise dhe e largon nga veprat e liga dhe te shemtuara. Ne nje hadith Muhammedi s.a.v.s. thote: “ Agjerimi eshte mbrojtje, ai qe agjeron nuk e lejon veten te bertase e as te flet fjale te ndyta. Por nese dikush e ofendon, e shane ose e ben te fjaloset me dike le t’i thote: Une jam agjerueshem”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
  4. Solidarizimi i shoqerise ne kete muaj eshte me i madh se ne muajt tjere. Prej solidarizimeve me te forta njihet ndjenja e urise. Me kete veprim te pasurit hyjne ne brendine e formes se jeteses te skamnoreve, prandaj ne fund te muajit jepet zekatul fitri por edhe mundet ai vjetore. Ky solidaritet ne esence e ka ndjenjen e bashkimit ndernjerezore, gjegjesisht mes popujve. Njerezit e varfer e ndiejne veten te barabarte dhe shume te lire. Ata pa ndrotje kerkojne hakun e tyre para te pasurve, shoqatave ose institucioneve qe merren me grumbullimin e zekatit sepse sistemi i ngritur nga All-llahu xh.sh. ka bere qe edhe te pasurit ta kuptojne se shuma e zekatit eshte prone e skamnoreve. Kete do te ilustoj me nje shembull. Popujt musliman e kane per obligim qe zekatin ta shperndajne ne rrethin ku ata jetojne. Nese rrethi tyre nuk ka nevoje per zekate atehere ajo shume grumbullohet dhe iu jepet popujve qe kane nevoje imediate. Ndihmat qe vijne nga bota arabe tek ne ne Kosove konsierohet si pasuri e jona e deponuar ne boten islame sepse eshte haku jone. Me kete pasuri nuk mund te manipulon askush, ajo i jepet ne forme shume rigoroze skamnoreve. 
  5. Agjerimi pastron trupin. Ashtu siç pastrohen ose rigjenerohen mjetet ose veglat motorike njeashtu behet edhe  pastrimi i trupit te njeriut. Kete lloj pastrimi do ta kishte spjeguar shume me mire personi i cili ka studijuar mjeksine ose biokimine.

 

 

Çfare agjeruesish kemi?

 

Agjeruesit nuk duhet t’a nderpresin punen e tyre te perditshme, ata ne kete muaj falin  namaze shtese, si te duhase, namazin e teravive dhe namazet e nates. 

 

Fatkeqesisht kemi agjerues qe planifikojne te marrin pushim gjate ketij muaji. Çuditerisht ky muaj ju kalon ne gjume, ose ne forma te ndryshme. Te tilleve ju ndodh qe edhe namazet e regullta t’ju kalojne pa i falur. Por kemi edhe te atille ashtu siç i cileson Muhammedi s.a.v.s.: “ Ka agjerues qe prej tij nuk i ka ngelur asgje perveç urise, dhe gjithashtu ka adhurues qe prej tij nuk i ka ngelur asgje me perveç mosfjetjes”. Transmeton Nisai, Ibn Maxhe dhe Hakimi.

 

Besimtari duhet ta shfytezoje muajin e agjerimit deri ne maksimum sepse ato dite nuk kthehen. Ne keto dite ai perfiton aq shume saqe nuk mund ta marre me mend. Ate do ta kuptoje kur te shperblehet pas ringjalljes.

 

Çka (nuk) e prishe agjerimin

 

Çdo gje qe behet pa qellim nuk e prishe agjerimin, kurse e kunderta e saj e prishe. Harresa nuk llogaritet gabim, prandaj nese harrojme gjate dites duke qene agjerueshem nuk e prishim ate. Por nese behen me qellim atehere juristet musliman kane spjeguar  masat e denimit te parapara me Kur’an dhe hadithe te Muhammedit s.a.v.s..

 

Statusi i semurit u spjegua me ajet Kur’anor por nese dikush mundet, dhe deshiron te agjeroje ai duhet te dije se cilat barera e prishin e cilat jo. Per t’u pergjigjur kesaj, duhet nje liber i tere prandaj do te preferoja qe te mirren librat e fikut ose pergjigjet t’i marrin  nga persona te njohur ne lokalitetet e tyre per probleme fetare. 

 

Agjerimet e preferuara jashta muajit Ramazan

 

Muhammedi s.a.v.s. e ka vleresuar shume kete lloj lutje, nese ju permbahemi ketyre do te jemi te shpetuar dhe me krenare ne ahiret.

 

Transmeton Ibni Maxhe, ka thene i Derguari All-llahut: “Çdo gje ka zekate,  zekati i trupit eshte agjerimi kurse agjerimi eshte gjysma e durimit”

 

Transmeton Muslimi, ka thene i Derguari All-llahut s.a.v.s. “ Agjerimi me i mire pas Ramazanit eshte ne muajin Muharrem, kurse namazi me i mire pas atyre obligative eshte namazi i nates”

 

Agjerimet e preferuara te Muhammedit s.a.v.s. ishin.

 

-         Ka agjeruar shume nga muaji Shaban. 

-         Dhjete ditet e para te muajit Muharrem

-         Diten e Arafatit.

-         Tri dite per çdo muaj

-         Çdo te hene dhe te enjte

-         Gjashte dite te shevalit ( muaji pas Ramazanit)

 

 Prishtine, 23.10.2003

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

Kurani Shqip, Perkthimi Kuranit Shqip,

Faqe per Kur'anin (shqip) ne Internet (mund te kerkoni per fjale ose ajete te veëanta)

Kurani Shqip Online

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster