|
Njeriu
ne qenjesine e vet eshte i barabarte me te gjithe njerezit. Nje
njeri ose popull nuk mund te jete me i mire se nje njeri ose
popull tjeter. Njeriu mund te ndahet ne qeniesine e vet ne grupe
si p.sh.: ne popuj, ne race, ne fe, ne intelektuale, ne
shkencetare, ne qeveritare etj, por assesi te thuhet se eshte
dikush me i priviligjuar ndaj njeri - tjetrit kur eshte fjala ne
qeniesine e vet njeriut.
Njeriu
qe nga lashtesia ka patur probleme per kete te drejte, gjithmone
dikush eshte munduar te dominon ose te jete me i priviligjuar se
tjetri. Kjo nuk eshte ndonje risi per ne, kete e ka deshmuar
historia dhe te gjithe ne jemi deshmitare te ketij realiteti te
hidhur njerezor. Te vritet, te masakrohet, malltretohet,
pengohet etj. per arsye vetanake, kesaj i thuhet çmenduri,
barbari ose veper e djallit.
Nje
njeri ose popull i nje ngjyre eshte demtuar shpeshhere nga
njeriu ose populli me ngjyre tjeter. Njeriu i nje perkatesie
fetare eshte demtuar nga njeriu tjeter me perkatesi tjeter
fetare. Intelektualet, dijetaret, shkencetaret etj. jane penguar
ose kane qene viktime shpeshhere e rrymave te ndryshme politike
gjate shekujve.
Pas te
gjitha ketyre pengesave problemeve ose luftrave lind pyetja:
Njerezimi a thua, ka ndermend te ndryshoje, deshiron qe te
qetesohet nga keto çmenduri ?
Te
bazuar nga e kaluara jone me siguri qe pergjigja do te ishte
negative sepse ende vazhdojme te bazohemi ne historine e
njerezimit. Shume kush e ka bere kete pyetje, para nesh jane
bere perpjekje per ta evituar kete pyetesor. Shpresoj se do te
me lejohet te jap edhe une pergjigjen time si nje pjestare i
ketij planeti.
Jane
bere shume luftra dhe jane penguar shume dijetare , por
megjithate njerezimi ka ec perpara sidomos do te veçoja kete
shekull i cili eshte shpresedhenes i nje te ardhme te mire, te
domosdoshme per njerezimin. Po shprehem keshtu ngase nuk kemi
rrugedalje tjeter, ne te kunderten do te shkaterohemi ashtu siç
mendohet te jete shkateruar nje civilizim i meparshem shume kohe
para nesh. Nuk dime se si dhe pse u shkaterua por si duket
virusi i vetem kishte per te qene egoja dhe xhelozia
Atlantida nje civilizim i lashte!?
Supozohet se Atlantida ka qene nje civilizim i lashte, tani i
zhdukur. Sipas te dhenave qe disponon njerzimi rreth ketij
civilizimi jane te pakta me perjashtim te disa shenjave
zbulimeve ose supozimeve qe disponojne arkeologet, gjeografet
dhe teologet
Teologet
Nese i
referohemi librave te shenjta mesojne per ekzistencen e Nuhit (Noas).
Me kete person perfundon nje civilizim (Atlantida) dhe fillon
nje etape e re. Perfundimi i popullit te ketij personi
pershkruhet te kete perfunduar me tufan (vershim uji i cili
morri boten). Kurani thekson se ky njeri parase te vie dita e
kataklizmes se pjeserishme ka ftuar njerezimin ne besim te nje
Zoti per 950 vjet. Nga kjo thenje e Kuranit nenkuptojme se
njerezit kane jetuar shume me gjate seç jetojme ne sot.
Supozohet te ken patur trup me te madh se njerezit tane. Te
bazuar edhe ne theniet e Muhammedit profetit te islamit mesojme
se ata kan qene shtatemedhenje. Kjo nuk eshte larg realitetit
sepse eshte dashur te ballafaqohen me kafshe gjigante spsh.
llojet e dinosaurusave. Anija e Nuhit eshte ndale ne kodren
Xhudij. Shume arkeolog mendojne se kjo koder duhet te jet ne nje
nga vargmalete Turqise.
Gjeografi
Gjeografet na mesojne, forma e tokes ne bote dikur mund te ket
qene e bashkuar (nje teresi). Ajo duhet te jet shkeputur nga
pjesa e saj nga ndonje presion i larte i levizjes tektonike.
Forma e tanishme e tokes jep te kupton se dikur vertete toka ka
qene nje teresi. Kjo forme jep te kuptohet dhe te verteton
thenjet e librave te shenjta per ekzisimin e tufanit te
pergjithshem. Nese ne te kaluaren kemi patur nje kontinent sdo
mend te ishte edhe nje civilizim.Uroj qe edhe ne te arijme ne
nje civilizim para se te ndodhe kataklizma e pergjithshme.
Muhamedi paralajmeron per shkatrimin e plote te kesaj forme te
te jetuarit, ai thene: Nuk do te vie dita e kataklizmes deri
atehere kur shkretetirat te kthehen ashtu siç ishin me pare toke
pjellore.
Arkeologji
Arkeologet na jepin te kuptojme se dikur kane ekzistuar njerez
qe kane arritur te edukohen ne nje civilizim. Disa zbulime
mahnisin arkeologet si dhe shume te interesuar. Pas atyre
zbulimeve ata kane ra ne perfundim se ato punime nuk do te
ngriteshin sikur mos te ishte i zbuluar lazeri. Nje argument
tjeter i cili verteton thenjet sa me siper qe thame jane gjetja
e eshtrave te disa kafsheve te medha gjigante qe sot ato nuk
ekzistojne. E kete ne mund ta nderlidhim me anijen e Nuhit (civilizimi
i Atlantides)i cili besohet se nuk ka mundur ti ket futur ne
anijen e tij.
Cila
eshte Bota jone sot
Sot
mund te themi se kemi gjashte apo shtate civilizime. Disa mijera
fe njerzore, tre fe qiellore dhe mijera parti politike, me
qindra ushtri te regullta me qindra miliona ushtare. Keto fe,
parti politike dhe ushtri veprojne nen umbrellat e ketyre shtate
civilizimeve.
Kah po
drejtohet bota
Pas
luftes se dyte boterore mbreteroi lufta e ftohet ishte nje paqe
e dhunshme. Pas perfundimit te kesaj politike bota sikur po e
humbe ekuilibrin. Dikush deshiron te thote se civilizimi
perndimore sot eshte i pamposhtur dhe se ai do te trijumfoje Sot
secili civilizim pretendon te jet me i forte se tjetri ne
menyren e vet. Dikush pretendon se eshte me i forte se tjetri ne
numer, tjetri pretendon ne teknike kurse tjetri pretendon ne
besim qe e ka etj.
Meqe
jetojme ne Kosove na jepet mundesia te japim edhe mendimin tone
ngase kjo ndjenje del nga ajo qe po e perjetojme.
Fjala
i pamposhtur duhet te shlyhet nga fjalori i qenies sone njerzore.
Ne kohen e sotme nuk mund te thuhet se eshte i pamposhtur .
Mendoj se ka ikur koha e te menduarit se dikush eshte i
pamposhtur . Sot fare lehte mund te mposhtet nje fuqi. I lutemi
Zotin qe njerezit te nje rendesie te veçante te cilet disponojne
qelsat e raketave berthamore te jane te vemendeshem ndaj
provokimeve te ndonje rryme ose sekti tjeter nder keta
civilizime. Tani jemi ne fillim te ruges se gjate e cila duhet
dhe do te kete synim shkrirjen e civilizimeve. Meqe eshte
fillimi i nje nismeje duhet te jane me te durueshem ata te cilet
po humbin imazhin ne nje fare menyre. Jo pse nuk munden por per
shkak se duhet te durohet nga me e keqja.
Logjika e njeriut po ndryshon ngadale, por me shpresa se ky
ndryshim eshte drejt rruges se mire. Duket se po i afrohemi
kohes se integrimit te civilizimeve si ajo e Atlantides dhe per
kete arsye duhet te jemi shume te kujdesshem. Integrimi i nje
civilizimi ne tjetrin do te sjell probleme te reja dhe te shumta
por njerzimi duhet ti perballojme keto, me maturi dhe mençuri.
Ne veçanti duhet te kemi propagande te madhe per ngritjen e
moralit. Mendoj se shpetimtari i vetem eshte morali i larte. Ai,
do ti bashkoje keta civilizime me nje kosto shume me te lehte.
Morali i larte eshte i vetmi sherues i çdo plageje te mundshme
qe mund ti qepet njeriut.
Bota
po integrohet ne nje civilizim. Para tre kater decenieve
rralle mund te shiheshin njerez te nje entiteti tjeter. Jetonin
popujt e nje gjuhe, tradite dhe vendi ne nje bashki, kurse tani
kudo te shkosh ke per te hasur ne njerez te ardhur te cilet
jetojne ne mes nje entiteti tjeter me tradita te atyre vendeve
nga kane ardhur. Gjenerata jone po perballet me dundjet dhe
perzierjet e mentalitetve nder popuj. Mendoj se ne gjeneraten
tone nuk ekziston te mos kete grupe etnish te etniteteve tjera
thuajse me te drejtat e barabarta. eshte pra Kosova ajo oaze e
eksperimentit te pare boterore e cila do te ndikoje shume ne
shembullin e mireqenies dhe harmonise ndernjerzore ose fillimi i
shkatrimit total. Me qellim ose pa qellim te caktuar u arrit kjo
do te mesohet me vone. Por ardhja ne Kosove e mese pesedhjete e
pese shtete te ndyshme eshte diçka e veqnte. Secili gezon te
drejten e gjykimeve te tyre secili mendon se ka te drejte. Por
me se shumti e vuajne Kosovaret. Kosoves iu dha flamuri i ketij
eksperimenti boterore, dhe uroj qe ky ezkperiment te jet me
qellime te mira ndernjerezore.
Pse
pikerisht Kosova?
Kosova
eshte nje vend shume i vogel , me nje siperfaqe rreth 10500 km2
, por vend me nje interes te veçante per fuçite e medha.
- Eshte nje vend qe mund te eksperimentohet integrimi i
te gjitha civilizimeve ne nje hapsire shume te vogel.
- Eshte nje vend ose popull ku bashkejetojne tre
civilizimet:
1. Civilizimi Islamik .
2. Civilizimi Perendimore ( katolik ) .
3. Civilizimi Lindore ( ortodoks ) .
Ne te
kaluaren e afert Kosova ishte vend i zhvillimeve te luftrave ne
mes ketyre civilizimeve. Uroj qe mos te kthehet politika e se
kaluares. Populli shqiptare per hire te intereseve te ketyre
civilizimeve gjithnje ka qene i demtuar si popull, ai pa te
drejte u nda ne shume shtete, dhe pa te drejte e akuzojne si
popull i pa organizuar. Mendoj dhe duhet te jete ashtu sepse
popullin shqiptare e diktojne interesat e ketyre tre
civilizimeve dhe ato dine te behen shpeshhere lemsh. Nese ardhja
e ketyre shteteve vertete eshte humane dhe, beje eksperimentin e
shume pritur te mbare njerzimit ai duhet te integrohet se pari
ne shtetin e vet e pastaj te mendohet te eksperimentohet ne nje
integrim me te madh.Ai ka te drejten e vet te jetoje si gjithe
popujt tjere ne liri. Per hire te ketij eksperimenti ky popull
duhet te bashkohet dhe te jetoje ne nje hapesire. Nese nuk do te
kete sukses eksperimenti i filluar atehere, do te jete vone te
kerkohet fajtori . Nese sot nuk arrime ta bashkojme (bashkojne)
kete popull atehere kot flasim per integrimin e kosovareve ne
nje vend demokratik dhe multietnik. Nuk ka demokraci nese anohet
ne nje fuqi e, pengohet tjetra . Jemi deshmitare te gjithe se
popullit iu eshte nxanur fryma nga numri i tej popullur per km2
. Do te jete edhe me e veshtire jetesa kur te arrijne kosovaret
te tjere nga diaspora. Numri i kontigjene te tjera me te huaj te
dikastereve te ndryshme administrative dhe ushtarake nuk kane te
ndalur.
Shqiptaret shpresa e njerezimit
Duke
jetuar shqiptaret mbase do te jetoje edhe njerezimi (e them kete
sepse sikur te ndjell ndonje kob i zi e te ndizen armet
berthamore atehere mund te themi se eshte teper vone). Le te
behen Shqiptaret shembulli dhe shpresa e njerezimit. Integrimi
eshte i domosdoshem per njerezimin. Ai duhet te njihet si nje
qenie ashtu siç eshte ose ashtu siç e krijoi Zoti, se cili nga
keto civilizime do te trijumfoje do te shifet me vone por, ai
duhet te jet i pranishem nder ne per ta shpetuar njerezimin
mbare. Ishte evidente politika e civilizimit krishtero katolik
ne perpjekjet e tyre per nryshimin e mentalitetit ndaj
civilizimit krishtero ortodoks, ata me ne fundi e kuptuan se
duhet te jane me te hapur ndaj njerezimit dhe duhet te jane
tolernte ndaj races tjeter dhe fese tjeter . Keta u detyruan te
perdorin edhe forcen kunder te padrejtes , kunder nje civilizimi
tjeter. Ishte nje prove e rezikshme por shpresojme qe kjo prove
te mbaron me sukses . Urojme qe Kosova te behet shprese e
arritjes ne nje civilizim. Po ashtu tani kemi shenjat e para te
ndryshimeve ne mentalitetin e krishtereve ortodoks . Islami si
sistem eshte i mirenjohur nga dijetaret per paqen dhe
tolerancen nder popujt te tjere jo islam. Islamistet ne kete
shekull paten ngecje ne teknologji por ata sot jane kudo dhe ne
çdo vend te botes dhe po japin kontributin e tyre per ta
ndihmuar tolerancen nder etnike. Ata tani jane faktor te
rendesishem ne zhvillimin dhe perparimin e njerezimit.
Ne
emer te ketij integrimi kisha lute te gjithe personat qe jane
kompetente nga politikanet dhe qeveritaret te mos behen pengese
e ketij integrimi. Ata duan apo nuk duan nuk do te jane ne
gjendje te ndryshojne asgje, ata mund ta vonojne procesin e
integrimit por, ata nuk mund ta ndalojne shkencen dhe
shkencetarin te mos shpike mjete per lehtesimin e jeteses se
njeriut .Ata nuk mund ta ndalojne perzierjen e popujve. Zbulimet
e kohes se fundit po e shpejtojne ne permasa te medha kete
integrim njerezor. Bota po behet nje qytet i madh ku do te
jetojne te gjithe pa dallim ngjyre , gjuhe dhe feje . Nese para
pak vitesh per te shkuar p.sh. nga Nee Yorku per ne Mekke,
largesi e disa mija kilometrave nevojiteshin disa dite(muaj)
tani nevojiten vetem disa ore , thujase po shkon nga Prishtina
per ne Shkup, largesi e njejte bazuar ne kohe te tanishme me te
dikurshmen e afert. Çdo te ndodhe me vone me zhvillimin
njerezor do ta perjetojne gjeneratat tjera. Nese ne u japim baze
te shendoshe dhe shanse atyre, ata, me siguri do te perparojne
edhe me teper. Perparimi i tyre do te jete shkak i pershpejtimit
te integrimit njerzor. Ata do te jetojne ne nje legjslativ, ne
nje gjygjesor dhe, ne nje ekzekutiv. Por nese ndodhe qe ne nuk
iu japim shansen atyre ata, do te mund ta rezikojne shume
shpejte kete te arritur tone shkencore.
Uroj
te mos perseritet Atlantida e dikurshme por duke jetuar sa me
gjate do te mahnitemi si qenie njerzore nga mrekullite e Zotit
per njerzimin. Uroj qe ti gezojme dhe ti shijojme te mirat e
kesaj bote deri sa te jemi protagonist ne kete bote.
Prishtine 1999 |