|
Ne nje
nga shkrimet e mia te me hershme kam theksuar se feja eshte
ndihme plotesuese e mendjes se njeriut. Njeriu kishte nevoje per
fene, e kerkoi, dhe kjo iu mundesua. Feja e vertete nuk eshte
produkt i njeriut, ajo eshte dhurate e meshires se Zotit.
Regjisori i njohur Ekrem Kryeziu si dhe shume intelektuale te
tjere i kam ndegjuar duke thene se “gomaria me e madhe e njeriut
eshte te pyet: a ekziston Zoti”? Fatkeqesisht shume nga ne
jetojne ne medyshje. Sipas fese secili njeri ka autonomine e
vet, ai eshte i lire ne veprimet dhe mendimet e tij. Kjo liri
nuk nenkupton anarkine, kjo ka ligjet e saja, ku njeriun e
ngarkon me pergjegjesi ndaj programit hyjnor. Perendimoret nuk e
zbuluan lirine e te shprehurit, ajo ishte e njohur qe nga
krijimi i njeriut te pare. Me fjale tjera, kjo eshte natyra e
brendshme e qenies njerezore. Qe me krijimin e njeriut, u
servuan alternativat e perzgjedhjes. Po mos ta ndiente njeriu
veten te lire, njerezimi nuk do te luftonte kurre ndermjet veti.
Ai noton sipas deshires se vet, deri ne kohen e caktuar.
Duke u
bazuar ne ate qe u tha me siper, shoqeria jone tani eshte ne
dileme te “madhe”, te rendesishme, kah te shkoje. Futja ose
mosfutja e mesimit fetar neper shkollat laike eshte nje provim
shume serioz per kete gjenerate.
Kosova
multietnike
Sipas
strukturave te tanishme politike, Kosova numrohet si nje pjese e
rruzullit toksor me politike multietnike. Mazhoranca e ketij
trualli eshte e banuar me shqiptare te konfesionit musliman.
- 88% e perbejne shqiptaret, me 98% musliamn dhe 2%
krishter.
- 10% e perbejne serbet, romet, malazezet, etj. te
krishter - ortodoks dhe 2% e perbejne turqit,
ashkalinjte, egjiptasit etj, te konfesionit musliman.
Keto
shifra jane te peraferta. Ne nuk do te merremi shume keto
shifra, sepse qellimi i temes sone eshte tek analiza e
arsyeshmerise se futjes se lendes se edukimit fetar ne shkolla.
Kosova nuk eshte vendi i pare ne bote, i cili po sprovohet me
futjen e edukimit fetar ne shkolla. Ajo nuk ka qene dhe nuk mund
te behet gjenerator i nismave te ndryshimeve njerezore.
Shqiptaret ne pergjithesi, jane vetem zbatues te projekteve dhe
iniciativave te cilat dalin nga popujt me te medhenj se ne, dhe
qe kane ndikim ne bote.
Praktika
e vendeve fqinje
Kosova
kufizohet me shtetet qe me pare kishin te njejtin problem si
edhe ne. Te gjithe fqinjet tane i perkisnin sistemit socialist
dhe kishin te njejten qasje ndaj ketij problemi.
Serbia
dhe Mali i Zi,
keto dy popuj jane deklaruar pro edukimit fetar. Perqindja
minoritare e muslimaneve ne kete vend eshte e perafert me
perqindjen e minoritareve tane te krishtere.
Maqedonia
perqindja
e se ciles eshte pothuaj e barabarte ne mes krishtereve dhe
muslimaneve, jane deklaruar pro edukimit fetar.
Shqipria
perqindja
e se ciles eshte 75% muslimane, e 25 % krishtere, ende nuk eshte
deklaruar per edukimin fetar ne shkolla!?
Bullgaria
eshte deklaruar pro edukimit fetar, edhe pse ne kete shtet
jetojne mbi 18% musliman.
Turqia
kahere e ka futur edukimin fetar ne shkolla. Struktura fetare
eshte mbi 99% musliman.
Kroacia
edhe kjo eshte deklaruar pro edukimit fetar, perqindja e se
ciles eshte 99% krishtere
Shtetet perendimore
Duke u
bazuar ne konveten e OKB te gjitha shtetet e BE-se jane pro
edukimit fetar.
Mohuesit e edukimit fetar dhe arsyetimet e tyre
Ja vetem
disa arsye dhe argumente te cilat i paraqesin palet mohuese, ne
mesin e shqiptareve:
-
Shkollat laike nuk
duhet te kene program fetar, ne asnje menyre.
-
Nuk eshte koha t’i
çasemi ketij problemi tani, sepse kemi probleme shume me te
medha.
-
Ekspertet e arsimit
jane duke perpiluar argumente per integrimin e lendeve
mesimore, keshtu nuk mendohet asesi per shtimin e tyre.
Edukata fetare mund te mesohet ne njeren nga lendet si te asaj
edukates qytetare.
-
Perqarje ne mes
nxenesve.
Arsyeshmeria e futjes se lendes se edukimit fetar ne shkolla
Ja si
do tu pergjigjem ketyre argumenteve te mohuesve per edukimin
fetare
1.
Zhvillimi teknik i kohes beri qe njerezimi te jetoje ne shoqeri
me multicivilizime, multikultura, mulientitete, multireligjione
etj. Fale ketij zhvillimi keto shoqeri po jetojne thujase ne nje
qytet. Njerezimi per kah organizimi shoqerore ndahet ne fetare
dhe jofetare. Ne shume vende te botes mesohej sipas
planprogrameve te edukimit laik (jofetare). Per te mos patur
probleme te natyrave te sipertheksuara, gjeneratat para nesh e
krijuan OKB. Kjo Organizate ka konventat e saja dhe te gjithe
popujt do te detyrohen t’i zbatojne ato. Kjo Organizate ka
parapare qe edukimi i gjeneratave te reja neper shkolla te jete
i lire e i plote edhe per mesimin laik dhe ate fetar. Kjo e
drejte dhe liri iu ka mundesuar secilit prind me ligj, qe te
zgjedhe dhe te deklarohet per edukimin e femise se vet. Nuk e
shoh te arsyeshme te spjegojme arsyet se pse OKB e lejoi nje nen
“famoz” kunder ateisteve. Por ketu ia kisha perkujtuar ateisteve
vetem nje fakt te vogel, me peshe shume te madhe per shoqerite.
Secili prind jep kontributet e veta per ta zhvilluar mireqenien
e shtetit gjegjesisht kultures se vet. Kur vilen kontributet,
shteti nuk pyet taksapaguesin a je fetare ose jo. Te gjithe i
japin kontributet e veta pa kurfar dallimi. Tani i pyes
ateistet, perse valle fetaret duhet te kontribuojne arsimin
ateist - jofetar? Pse duhet t’i besojne projekteve te tyre ne
emer te “harmonise gjithepopullore”. A nuk ju duket kjo sjellje
e tyre si teper vullgare kundrejt bashkekombasve te tyre fetar?
2. Nuk ka
kurfare arsye te mendohet se nuk eshte koha t’i çasemi ketij
problemi. Ne gjithmone kemi probleme dhe ato nuk do te
perfundojne perderisa te jemi gjalle. Problemet gjithnje trashen
perderisa ato nuk zgjidhen me kohe. Rezultat i moszgjidhjes se
problemeve, duke thene se “nuk eshte koha”, eshte pasqyre e
qarte e identitetin te brisht qe kemi. Vete ne shqiptaret “si me
te menqurit e botes”, ishim deklaruar si shteti i vetm ateist ne
bote. Tani kur te gjithe fqinjet dhe fqinjet e fqinjeve tane, i
lene te lire gjeneratat e tyre, qe te mesojne edukimin fetare,
ne si populli me i “mençur“, serish mundohemi te dominojme ne
bote, duke u arsyetuar se nuk qenka koha, ose se ne jemi nje
rast “specifik ne bote”, e keshtu me radhe. Mos valle ne duhet
ende te heshtim para pseudointelektualeve te cilet, kur u iku
gjella komuniste, mbeten pa ide? Jemi deshmitare te gjalle qe
keta nuk jane dukur neper mediat shqipe si edukatore te kesaj
gjenerate qe prej pesembedhjete viteve te fundit. Keta dine
vetem te kritikojne dhe te paraqesin pralla dhe trillime te
llojit te tyre. Te tille si Qerim Ujkani, Kadri Meta, Agim
Vinca, Teki Devishi..., idete e tyre u vdiqen me ikjen e
komunizmit, por ne kete kor jane edhe disa antiislamiste te
tjere si, Don Lush Gjergji, Nosh Gjolaj, Don Shan Zefi etj.
3. Ideja
e disa pseudointelektualeve se mesimi po shkon kah integrimi i
lendeve eshte shume banal dhe nuk meriton te komentohet.
4. Mendoj
se nuk qendron ideja se mesimi fetar do te sjell perçarje. Une e
shoh te kunderten. Shqiperia eshte shtet i njohur per nga
konfesionet fetare, dhe, deri tani, historia jone nuk ka
regjistruar nje perçarje fetare ndermjet tyre. Shembulli i
bashkjeteses se shkodraneve, lezhjaneve, korçareve, fierakeve
etj, vertetojme te kunderten e asaj qe thuhet se feja eshte
perçarese mes nxenesve. Pjesemarja e korit te perzier musliman e
krishter, per pashket e bajramat, tek shkodranet, besoj se jane
shembuj te mjaftueshem te tolerances fetare mes shqiptareve.
Shembulli tjeter vie nga praktika e edukimit fetar ne Evropen
Perendimore. Ajo ka treguar se nuk ka kurfare urrejtje
nderfetare mes nje belgut musliman dhe atij krishter. Kur eshte
koha e mesimit te fese, nxenesit muslimane shkojne ne klasen e
tyre te edukimit musliman, kurse ata te krishteret ne klasen e
edukimit krishter. Nuk ka perzierje dhe percarje mes tyre, kjo
percarje ekziston vetem ne mendjet e pseudointelektualeve tane
te cilet jane profesioniste te trillimeve dhe ngaterresave
prapshtane.
Problem
politik
Pas
gjithe kesaj qe thash me siper, mendoj se problemi ne fjale po
anon me teper ne fushen politike. Ne shqiptaret ne Ballkan jemi
shumice muslimane, rreth 82 % . Nese i veshtrojme shtetet
perreth nesh, te gjitha jane me shumice krishtere. Te gjitha
keto shtete nuk i paskan keto “probleme te siperpermendura”, pos
ne shqiptareve?! Atehere, cila eshte forca penguese e cila
argumenton se edukimi fetare qenka element perçares ne trojet
shqiptare e nuk qenka element perqares ne te gjitha keto shtete
krishtere, si dhe gjithashtu nuk qenka perçarese ne shtetin
turk(me shumice muslimane)? Shtetet krishtere perreth nesh nuk
kane perçarje sepse jane te kufizuara gjeografikisht me shtetet
tjera krishtere. Turqia ne anen tjeter eshte e kufizuar
gjeografikisht me shtetet krishtere dhe muslimane, por edhe kjo
nuk i ka keto probleme. Problemi ngelet vetem me shqiptaret,
sepse gjeografikisht jemi brenda teritoreve krishtere, prandaj
ketu duhet te ket vend fusheveprimtaria politike e asimilimit te
muslimaneve. Nese serbet u munduan te bejne spastrimin etnik,
tani si duket krishteret shqiptare, te ndihmuar nga
institucionet e ndryshme perendimore po mundohen ta bejne
spastrim religjioz. Nese shqiptareve nuk u jipet e drejta e
edukimit fetar, konsideroj se perendimoret kane ardhe ne trojet
shqiptare si okupues te kutures dhe identitetit tone fetar, duke
“detyruar” edhe te parin tone (presidentin Rugova - si “musliman”)
te behet nismetar i ndertimit te katedrales politike. Nese nuk
zbatohet karta e kombeve te bashkuara per te gjithe njesoj,
atehere mendoj se paska ardhur koha e perçarjeve te reja, te
medha, te cilave nuk u dihet fundi. Shqiptaret jane te
pafuqishem, prandaj le te deshmoje koha se krishteret shqiptare
dhe pseudointelektualet jane atdhetare. Nese shqiptaret duhet te
ndryshojne le te jete ai ndyshim i natyrshem pa dhunime dhe pa
imponime.
DEBATI
Tema e
pare ne serine e temave per analize dhe debat qe ka filluar
Shoqata Kulturore “Zeri yne” t’i paraqes gjate muajit qershor
eshte referuar nga z. Muhamed Jusufi, me titull: “Arsyeshmeria e
futjes se lendes se edukimit fetar ne shkolle”.
Pas
fjales se hyrjes nga ana e z. Jusufi u zhvillua nje diskutim i
thukte ku u paraqiten teza dhe qendrime qe ne te ardhmen do te
jene si qendrijm dhe platforme e shoqates lidhur me kete
problematike.
Milazim Krasniqi:
- Kjo teme, pas nje nderhyrje redaktoriale dhe pas
konkluzioneve mendoj se duhet te mbetet edhe si qendrim i
pergjithshem i Shoqates lidhur me kete çeshtje.
- eshte e qarte se vete shpirti i njeriut ka nevoje per
mesim dhe edukim fetar dhe kjo eshte e pashmangshme, dhe eshte
çeshtje kohe se kur deo te arrihet. Kjo nevoje vjen vete nga
Zoti, dhe ne momentin kur kemi nje shkeputje nga kjo nevoje
atehere kemi te bejme me humbjen e identitetit te personalitetit
te caktuar. Ne fund te fundit, njeriu ka navoje ta mbush nje
boshllek qe i shfaqet ne mungese te fese dhe mesimit fetar.
- Kjo eshte edhe nevoje familjare, sepse me aplikimin e
ketij edukimi do te kete edhe harmoni me te madhe brenda
familjes, do te kete harmoni Brenda vetvetes. Familja qe
akcepton fene, aty ka harmoni me te madhe ne relacionin
bashkeshorte dhe patjeter edhe ne relacionin prinde – femije dhe
anasjelltas.
- Aspekti negativ – mungesa e edukates fetare per 50
vjet ne Shqiperi eshte pasqyruar me pasojat e saja tmerruese ne
fazen e tranzicionit. Jemi deshmitar te ndodhive me te ndyera
Brenda familjes kur burri e detyron bashkshorten ne prostitucion,
kur prindi nuk brengoset per femijen e mitur se merret me gjerat
e ndaluara dhe te pista, kur raportet prind-femije dhe
anasjelltas teresisht jane rrenuar, kur dhuna ne familje eshte
alarmante dhe shume efekte çmoralizuese si pasoje e largimit nga
feja dhe nga Zoti.
- Edhe shoqeria jone ka nevoje per fe. Nuk eshte i
rastit aplikimi i edukimit fetar gati ne te gjitha vendet
evropiane dhe ato fqinje. Nuk eshte e rastit qe kjo e drejte
sanksionohet edhe ne te gjitha konventat nderkombetare per te
drejtat dhe lirite e njeriut. Iniciativa e tille edhe te ne
synon nje ane pozitive te jetes se njerezve, duke eliminuar ato
shemti dhe veprime degraduese per shoqerine.
- Rast i veçante i refuzimit te idese se edukimit fetar
eshte Kosova. Ne shoqerine tone veshtire pranohet kjo ide. Pjesa
me arrogante e kesaj rezistence eshte pjesa e intelegjencise qe
ka prejardhje komuniste – ateiste, dhe kjo pjese arrogante dhe
injorance duhet te denoncohet si e tille.
- Si dhe çfare duhet te jete projekti i Bashkesise
Islame lidhur me kete çeshtje, ky duhet te jete preokupim i te
gjithe neve. Propozuesi, ne kete rast BI, a i ka parapare
organet apo strukturat percjellese qe ta shtyej perpara kete
propozim? Nje komision ad hoc do te duhej te merrej me kete
çeshtje dhe ne te do te duhej te kishte ekip te specializuar, do
te duhej ta kishte zedhenesin, i cili do te kishte nje komunikim
te drejteperdrejte, profesional dhe me kohe me opinionin.
Sabri
Halili:
Pasi
qe diskutimi dhe tezat qe i paraqiti z. Krasniqi jane qendrime
qe i perkrah edhe vet, une do te ndalesha vetem te nje pjese e
fjales hyrese te z. Jusufi ku ka te beje me arsyetimet e
refuzuesve te idese per futjen e lendes se edukimit islam ne
shkolla, ku nder te tjera permendet fakti i integrimit te
sistemit arsimor dhe redukimin e lendeve neper shkolla.
- Une
do te thoja se kj arsye nuk qendron per faktin se ende nuk dihet
se a do te hiqen dhe cilat lende do te hiqen nga sistemi i
shkollimit fillor. Jemi te ndergjegjshem se ne sistemin arsimor
kemi pasur lende te ideologjive partiako-politike dhe domosdo
shkollat tona duhet te zhveshen nga ato lende, sepse edhe ashti
ato jane treguar shume kontraproduktive per edukimin e brezave,
ndersa lenda e edukimin fetar nuk ka qene asnjehere ne sistemin
arsimor. Mu per kete ktahas heqjes se lendeve te tilla te
demshme per shoqerine tone, duhet te futen lende te reja, te
tilla qe jane ne interes te shoqerise, ne interes te brezave te
rinj, per te cilet themi se jane ardhmeria e jone, e te cilet
jane ne rrezik te perhershem per shkak te mungese se nje edukimi
te drejte e njerezor, ashtu si kerkon Zoti nga krijesat e tij.
E enjte. 19 qershor 2003 |