|
Nuk eshte
faji i nje gjenerate te tanishme te nje populli qe shumica
dermuese eshte muslimane ose krishtere
Para se
te fillojme te japim disa udhezime rreth menyres se edukimit te
femijeve kisha per t’u ndalur tek shkaktaret, pra tek mashkulljt
dhe femrat qe i sjellin ata ne jete. Nje prej kushteve me te
rendesishme te krijimit te familjes se shendoshe eshte
parapergaditja per martese. Nje shoqeri nese nuk ka themele te
shendosha per bashkimin e dy te rinjeve, atehere ajo shoqeri
eshte ne krize te vertete. Shoqeria e cila nuk jep programe dhe
nuk i motivon te rinjte te qendrojne ne lidhje martesore ajo ka
gjasa te zhduket.
Problemet
e shoqerive dhe administrimi tyre
Sot ne
bote kemi shtete qe regullimin shteterore e kane fetare,
jofetare dhe te perzier. Administrimi i shteteve jofetare
(laike) datojne qe prej me shume se dy shekuj, por kemi edhe
prej tyre qe administrohen qe prej nje shekulli e me pak. Shtete
me administrim teist, ne bote kane ngelur shume pak. Nje
perberje e madhe e populjve ne shikim te jashtem e kane
adrministrimin laik por qe ne thelb ata ndikohet nga zakonet
(ish administratat fetare).
Nese i
hedhim nje veshtrim te shkurter Europes verejme se:
Kemi qe administrohen me ligje fetare, si Vatikani
- Shtetet perndimore si Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Shtetet
e Beneluksit, Skandinavise etj. qe j ndara plotesisht
nga ndikimi i administrimit fetare.
- Shtetet lindore dhe juglindore si Polonia, Ballkani, Turqia etj.
sipas kesaj parallogaritje dalin si shtete te perziera. Ne fakt
administra tyre eshte laike por qe feja ka ndikim te madh.
Europa ne
brendine e saj ka popuj qe i perkasin besimeve shumice si atij
krishter- (ortodoks, katolik, protestant) dhe te besimit
musliman.
Rreth
administrimeve do te ndalem me kaq, sepse tema jone nuk ka te
beje me kete problematike. Ajo qe neve na intereson eshte se si
ti edukojme femijet tane. Cilat jane format me te mira qe do t’i
kenaqte prindin si edukator ne njeren ane dhe femijen si
falenderues ose mosfaenderues ne anen tjeter. E tere kjo
konsideroj te jete nje parathenje e temes ne vijim.
Nga kjo
sa me siper thame del se, kemi dy menyra te edukimit te
femijeve, atij fetare dhe jofetare.
Edukimi
sipas sistemi laik ka deshtuar
Laicistet
perendimore kane te drejte te mohojne kategorikisht
administrimin dhe edukimin fetare kishtare per shume fakte. Ata
nuk mund t’i harrojne format dhe sjelljet mizore te
administrimit te tyre. Ata e kane ne mendje perfundimin e jetes
se shkencetareve dhe vizionareve te tyre. Ata nuk e harrojne
lehte kohen e inkuzicionit. Duke i patur parasyshe keto dhe
shume fakte te tjera, perendimoret hoqen dore definitivisht nga
forma e administrimit dhe edukimit fetare.
Por
shtrohet pyetja, a jane te kenaqur sot perendimoret pas
shkeputjes definitive te fese.
Pergjigja
tyre do te jete jo. Ata vete po deshmojne per marredheniet e
liga nderfamiljare, dhe kjo i beri ata qe te hulumtojne dhe ta
gjejne sheruesin e kesaj ligesie. Si rezultat i ketyre raporteve
ne jemi deshmitare te sotmes se perendimi po plaket dita dites.
Prandaj duhet urgjentisht te gjendet rrugedalja. Sjellja e
milona te rinjeve nga shtetet me natalitet te larte nuk eshte
zgjidhje edhe pse kjo ne shikim te pare duket se i sheron plaget
per defiçitin e tyre. Kjo nuk i ben te kenaqur, kjo iniciative
inercioni do t’ju sjelle probleme te reja ne hapsiren e tyre.
Prandaj
duhet te gjendet nje zgjidhje tjeter, e kjo deri me tani eshte e
pa zbuluar tek ta. Deri ne gjetjen e zgjidhjes sociologet,
psikologet perendimore lejuan edukimin fetare ne shkolla sa per
ta zbutur gjendjen qe ju eshte krijuar.
Por, a
thua a ndertohet nje shoqeri solide me harnime ose me parcela!?
Edukimi
sipas sistemit fetare
Ne fillim
theksuam se Europa ne gjiun e saj ka edhe muliman. Keta
pretendojne se feja e fundit qiellore pas ebreizmit dhe
krishtenizmit eshte islami. Ky administrim fetare kohe me pare
kishte arritur gjeografikisht deri ne porten e Europes Qendrore.
Nuk e di shkakun e paraardhesve tane te (mos) pranimit te kesaj
feje te re. Kjo eshte nje teme ne vehte dhe tjeter kush duhet te
mirret me kete lemi. Per ne, muslimanet jane nje realitet. Ata
jane autokton dhe numri tyre eshte me miliona si ne Europe ashtu
edhe Amerike. Fatkeqsiaht ata asnjehere nuk u ndegjuar, e as nuk
iu eshte dhene rasti te flasin mbi formen dhe te kuptuarit e
jetes, sipas tyre. Muslimanet ne perendim jetojme ne nje sistem
laik, por me tradite fetare krishtere. Nese perkujtojme
historine ajo eshte shume e hidhet per ta, por ne nuk do te
ndalemi ketu per hire te qellimit te perbashket. Synimi yne
eshte t’i ofrojme edhe ne tezat tona per te miren e gjeneratave
qe do te na pasojne.
Nese
laiket kane marre frike nga edukimi fetare krishter per aresyet
te theksuara me siper, atehere ata duhet te mos paraqiten
rebelues ndaj muslimaneve. Ata duhet ta degjojne zerin e
bashkebanoreve te tyre musliman per ato qe i ofrojne shoqerise.
Muslimanet kane verejtur se shoqeria perendimore ka keto kriza:
-
Kriza ne lidhje
martesore
-
Kriza ne atesi
-
Kriza ne biresim
Duke i
patur para vete keto kriza do te sjellim ne vijim edhe ilaçin e
tyre.
Si te
arrijme ne martesa te sukseshme
Para se
te sjellim menyren e spjegimit te islamit mbi edukimin e
femijeve tane mendojme te paraqesim shkurtimisht cila eshte
gjendja aktuale ne perendim, ne trojet shqiptare dhe cilat jane
motivet qe e shtyejne njerine te martohet sipas islamit.
Gjendja
ne pernedim
Perendimi
siç theksuam edhe me larte eshte ne krize te njemende dhe e tera
kjo eshte si rezultat i çthurrjes ne moral. Sikur t’ishte
udhehequr nga nje administrate e cila i kalon interesat
materialiste me siguri nuk do te vinte deri ne kete gjendje. Se
si eshte gjendja ne perendim do te mundohemi qe shkurtimisht te
sjellim disa shembuj.
1.Gjendja
ne kishat katolike,
rreth
murgjeve mendoj se nuk kemi se çfare te themi, realitetin e tyre
me se miri na tregoi vendimi i gjykates ne shtetin e Kintakit te
Sh.B. Amerikes e cila diteve te fundit detyroi kishen katolike
te paguaj denimin prej 25.7 milion Euro, per 243 murgjet te
cilet ishin marre me pedofili. Kurse sa u perket ruajtjes se
pastertise, dhe sjelljeve te tyre brenda kishave mundet vetem te
supozohet marredhenia ndermjet murgjeve dhe mugeshave. Kete
realitet mund ta dine pak njerez dhe Zoti.
2.Gjendja
holivud,
perendimi
pa dyshim se e ka kinematografine me te zhvilluar ne bote. Ajo
udhehiqet nga artistet me te shquar per kah profesioni, por kjo
nuk i ben superiore edhe ne jeten e tyre private. Jeta tyre
private eshte pa kritere, ata jetojne me nje moral te shfrenuar
ose ne nje anarki te vertete. Kete e themi duke u bazuar ne
deklaratat e tyre te perditshme. Nga deklaratat e fundit qe ka
arritur tek ne eshte ajo e Britni Spirsit e cila si duket ka
filluar te pendohet por qe nuk mund te largohet prej rruges te
cilen e ka filluar dhe thote: nuk do te lejoja kurre qe femia im
te zhvishet si une etj. Kemi edhe shume e shume deklarata nga me
perverset qe degjohen prej tyre.
3.Gjendja
shoqerore,
per kete
pike me sillet ndermend romani i Izabella Adelane. Ajo
pershkruan menyren e revolucionit seksual, formen, organizimet
dhe perfundimet e darkave te tyre. Njekohesisht kisha theksuar
edhe rastin e princesesh Diana. Ajo si nje grua qe jetonte ne
pallatin mbreterore Anglez shfaqe haptaz marredheniet me meshkuj
tjere. Homoseksualet dhe leizbejkat ne perendim lejohen te
martohen me ligj. Keto vepra te shumtuara nuk konsiderohet
çmenduri por perkundrazi atyre ju jepet mundesia edhe te
kandidohen ne vende udheheqese ne shoqeri. Shume shembuj tjere
qe lexojme nga mediat e perditshme, japin te kuptohet se ne
perendim ralle kush mund te qendroje te jetoje ne mardhenie
martesore me teper se 5 vjet.
Nese
perendimi ka nje teknologji shume te zhvilluar, ajo eshte pa
ndjenja shpirterore dhe morale. Nese njeriut i humben cilesite
elementare te qeniesise se tij nuk mbetet gje tjeter jashta te
jetoje jeten e roborit.
Gjendja
ne trojet shqiptare
Natyrisht
se edhe tek ne kjo dukuri ka filluar te prishet. Tranzicioni tek
shqiptaret e shqiperise filloi pas viteve 1990, pastaj Kosove me
te mbaruar lufta kurse ne Maqedoni ende nuk ka filluar nje
tranzicion i mirefillte tek shqiptaret.
Raste
shume te renda po perjetojme si popull ne kete tranzicion. Nje
prej dokeve te keqia jane edhe prostituimi i femrave tona.
Ato qe me
se shumti na preokupojne pos semundjeve jane:
a.
Nga
gjendja civile e bashkise se Tiranes mesojme se vetem ne Tirane
martohen me shume se 2000 femra me te huaj. Ata kryesisht jane
greke, italiane, angleze etj.
b.
Shume prej femrave qe miren me prostitucion jane mbajtesit e
familjeve.
c.
Shfaqja e filmave porno ka bere qe rinia te largohet nga tradia
dhe morali.
d.
Kerkesa e pernedimoreve qe Shqipria duhet ta pranoje martesen e
homoseksualeve dhe leizbejkave me ligj. Fale Zotit qe Kroacia e
refuzoi kete kerkese te perendimoreve.
e.
Ka filluar te rritet numri i çkurorizimeve.
f.
Femijet po edukohen ne duart e edukatoreve pa ndjenja kombetare
e fetare.
Gjendja
ne Kosove dhe Maqedoni nuk eshte si ne Shqipri, por kjo nuk do
te thote se edhe ketu mos te ndikohen nga keto ndryshime, e
sidomos me arrdhjen e te huajve ne kete vend shume te vogel. Te
gjitha keto jane shenjat e para per shthurjen e familjes. Ne
krahasim me perendimoret ne jemi shume me larte me moral, kete e
verteton gjendja familjare dhe koheygjastja e çifteve nen
kunore.
Martesa
sipas fese islame
Islami ka
dhene udhezimete per natyrshmerine e qenies njerezore. Per ta
ruajtur qenjesine, identitetin dhe moralin e vet, njeriu duhet
te martohet per keto tri arsye:
a.
Sepse eshte ne natyren e njerezimit.
b.
Sepse eshte ne interesin shoqerore
c.
Sepse eshte pasterti, dhe i mundesohet te zgjedhurit
Çdo
veprim i kundert nga keto tri arsye te do te sjelle deme ne
shoqeri. Tri lloj martesat e lartepermendura e bejne njeriun te
pergjegjshem para familjeve, shoqerise dhe femijeve. Keto
martesa e ruajne moralin shoqerore dhe organizmin trupore, si
atij mashkullor dhe atij femeror. Keto bejne afrimin dhe
harmonine familjare.
a.
Martesa eshte natyrshmeri njerezore
E themi
kete sepse sipas burimeve te islamit njerezimit iu eshte ndaluar
murgjerimi. Ai gjithashtu ndalon martesen e homoseksualeve dhe
leizbejkave. Keto cilesi jane jashte natyrshmerise njerezore. I
lartesuari ne suren Rrum, 30 thote:
“Ti
perqendro vetveten ne fene e pastert (Hanif)[1],
qe krijoi natyrshmerine njerezore nga ekzistenca e All-llahut,
s’ka ndryshim (prandaj mos tentoni te ndryshoni) ne
krijimtarine e All-llahut, ajo eshte feja e drejte e
qendrueshme, porse shumica e njerezve nuk e dine”.
Ky
ajet Kur’anor na obligon qe udheheqesve t’ia perkujtojme se nuk
ka ndryshim ne natyrshmerine e qenies njerezore. Si t’i lejojme
qe te martohen meshkujt me meshkuj dhe femrat me femra!? Ata qe
pretendojne se kane nevoje biologjike per keso lloj martesash
ata jane
vetem genjeshtare, prandaj udheheqesit kane pergjegjesine ndaj
gjeneratave tjera per (mos) ç’thurrjen e shoqerise.
Nuk ka
shkence e as institut njerezore qe mund t’i vertetoje
genjeshtrat e tyre. Nese ka prej tyre, atehehere nuk do te ishte
bindese tek populli pa miratimin e me shume se tri institucione
shkencore dhe bashkesise fetare. Te vertetuarit vetem nga njera
pale eshte e pa pranueshme.
Njeriu
nuk duhet t’i ike natyrshmerise se tij per shkak te xhelozise,
ndaj fese se pastert. Ne, qe te gjithe jemi bijte dhe bijat e
Ademit ose Adamit, kete e themi ne, çifutet dhe te krishteret.
Perendimoret u njohen me fene çifute dhe krishtere por nuk u
njohen me islamin. Atehere le te behet nje takim mes dijetreve
musliman dhe laikeve perendimore[2].
Mendojme qe nuk duhet patur frike nga feja e vertete, sepse ne
kete e shohim se duhet te behet per te miren e shoqerise mbare,
ajo dite do te vie por kisha deshiruar qe ne te jemi ajo
gjenerate fatlume e cila e inicoi kete. Laiket e verejten se
njeriu ka nevoje per fe, prandaj edhe e futen kete lende ne
shkollat e tyre. Por fatkeqesiaht ata e kane marre me dro kete
nga frika e perseritjes se historise. Per kete aresye ju ofrojme
islamit[3].
Muhammedi
s.a.v.s. eshte shembulli jone, ai na spjegoi natyrshmerine
njerezore sipas Kur’anit. Nese dikush deshiron te dije se kush
eshte Muhammedi s.a.v.s. le ta lexoje Kur’anin, shpreheshin
grate e tij. Thenjet e tija perputhet plotesisht me Kur’anin
prandaj ne e marrim si shembull te natyrshmerise sone njerezore.
Ai ne nje rast i edukoi shoket e tij duke ju thene: “Ai qe ka
mundesi te martohet e nuk martohet nuk eshte prej radheve te
mia”[4]
Ne nje rast tjeter tregohet: “Arriten tre persona ne shtepine e
grave te pejgamberit s.a.v.s. dhe i pyeten per adhurimin e tij.
Kur ato ju treguan atyre (si duket kane gjykuar se ata jane
shume te manget kundrejt praktikes se pejgamberit) thane: ku
qenkemi ne prej Muhammedit s.a.v.s. Atij ju eshte falur çdo gje,
dhe nuk ndalet se adhuruari. Njeri prej tyre tha: Une do te
falem tere naten pa nderprerje. Tjetri tha: Une do te agjeroj
çdo dite tere jeten, kurse i treti tha: une do te largohem
perfundimisht nga grate {(ketij i dukej se grate jane njera
nga pengesat e adhurimit te tij te manget). (Ne
ato fjale, ja mbrini pejgamberi dhe i pyeti pasi u informua per
çfare ishin betuar)} A ju keni thene keshte e keshte?
Vall-llahi, une i frikohem All-llahut dhe i kam drone Atij me
shume se ju, por une here agjeroj e here jo. Falem dhe pushoj,
si dhe martohem me gra. Ai i cili largohet nga vepra ime, ai nuk
eshte prej meje”[5]
.
Ajeti
Kur’anor dhe keto hadithe do te na mjaftojne sa per te treguar
se cila eshte natyrshmeria njerezore.
Kemi
shume ajete dhe hadithe qe tregojne per veprat e shumtuara te
popujve para zbritjes se Kur’anit. Per t’a njohur edhe me mire
natyrshmerine e njeriut duhet te lexohet Kur’ani sepse aty
gjenden format e denimit ose shkaterimit te popujve te tere per
arsye te veprave te tyre te liga dhe jonjerezore. Me te drejte
All-llahu njerine e here e ngrite mbi melaqet e here e zbret nen
nivelin e kafsheve.
Muhamed
Jusufi – Kajolli, autori eshte Drejtor i Sh.K.”Zeri Yne”,
Prishtine
|