Ne perkujtim te ekspedites se tij per çlirimin e Shamit – 7
Shaban, te vitit 12 Hixhri ose 17 tetor 633 (L.Isaut).
“Nuk gjen popull qe e beson All-llahun
dhe diten e Gjykimit, e ta doje ate qe kundershton All-llahun
dhe te Derguarin e Tij, edhe sikur ata te jane prinderit e tyre,
ose femijet e tyre, ose vellezerit e tyre, ose farefisi tyre.
Ata jane, qe ne zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka
forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjere ne
xhennete...” (58:22)
Muhammedi s.a.v.s. ka thene: secili ummet ka besnikun e vet,
ndersa besniku i ketij ummetit eshte Ebu Ubejde ibn al Xherrah.
Me kete date Ebu Ubejde Ibn al Xherrah ishte udheheqesi i nje
prej ushtrive te medha myslimane. Ai morri kete ekspedite me
vetedije te plote se do te ballafaqohej me ushtrine me te madhe
te kohes, pra me perandorine bizantine. Sipas gjitha
parallogaritjeve vendtakimi ose betejat me te medha do te
zhvilloheshin ne Sham ose Sirine e sotme. Ishte pra ky, ai qe
ngriti flamurin islam, shperndau gjithandej ne keto troje
mesazhin e lirise, fjales dhe vizionin ne binare te sigurte.
Ishte sherbyes i njerezimit, rrezatonte drejtesi dhe bindje te
thelle ne Njeshmerine, ne All-llahun Nje dhe te pa shoq.
Ebu Ubejde ose Amir bin Abdullah ibn al Xherrah r.a. ishte nje
prej personave qe ne mendje dhe ne menyre permanente kishte
garen per vepra te mira qe do ti sjellin sevape te njepasnjeshme
dhe keshtu njekohesisht i sherbente myslimaneve dhe islamit.
Pranoi islamin i ndikuar nga Ebu Bekri r.a. nje dite pas tij,
pra ne diten e dyte te shpalljes. Se bashku me te, ne ftesen qe
ua bente Ebu Bekri prezent ishin edhe Osman bin Madhun,
AbdurRahman bin Aufi, Ebu Selme Abdul Eses dhe Ubejde bin Harith.
Pasi perfunduan debatin dhe u njohen me gjithe ate qe tha Ebu
Bekri, te gjithe, ashtu siç ishin vajten tek Resulullahi s.a.v.s.,
per t’i treguar se ata ne parim perqafuan islamin por kishin
nevoje per njohuri te tjera shtese nga Muhammedi s.a.v.s. Ata e
kuptuan se feja nuk eshte shfaqje modeje ose reklame, prandaj
kerkuan qe Muhammedi s.a.v.s. t’ua mesonte islamin dhe t’ua
caktonte obligimet e tyre. Edhe pas qendrimit me predikuesin e
shkolles islame, ata pranuan te qendrojne ne islam. Kjo ngjarje
kishte ndodhur para se te hynte Resulullahi s.a.v.s.ne shtepine
e Arkamit.
Morali i Ebu Ubejdes
Ebu Ubejde kishte lidhje te gjakut me Muhammedin s.a.v.s. nga
gjyshi tij Fehr bin Malik bin al Nadri bin Kenan. Kishte nje
fytyre te çilter dhe moral te larte. Fiziku tij ishte plot
vitalitet, sipas burimeve mesojme se ishte me trup dhe fytyre
holle por shpatullgjere. Mjekren e kishte te ralle si dhe
dhembet – transmetohet se ne betejen e Uhudit dy dhembe e
perparshem i theu, ishte njeri me fytyre karakteristike. Ia vlen
te tregohet se dhembet i theu duke ia keputur dy hallkat e
parzmes se Muhammedit s.a.v.s. qe ia kishin kape mollezat e
syrit. Nga frika e demtimit te syrit dhe dhembjeve qe mund t’i
shkaktonin Resulullahit s.a.v.s. poqese ia largonin me dore, ai
preferoi qe t’ia kepuse ato me dhembe, Perfundimi, nje hallke i
kushtoi nje dhemb.
Ajo dite ishte nje prej diteve shume te veshtira te tij sepse
ishte njeri prej dhjete personave qe i kishte dale ne mbrojtje
Resulullahit s.a.v.s. ne kohen kur ai ishte i rrethuar nga
armiqte politeiste. Ky kolos shpesh here sprovohej, ai edhe ne
luften e Bedrit me pare ishte sprovuar kur babai tij ishte ne
radhet e politeisteve befas i doli ne prite dhe e pengonte qe te
depertonte ne brendi te pales kundershtare. Ai nuk kishte te
ndalur, sepse ecte shpejt dhe i sigurt. Ishte guximtar,
sypatrembur, kjo e bente shume te fuqishem. U perpoq t’i
shmangej atij, por ai vazhdonte t’ia mbyllte rruget. Edhe pse
ishte shume i shpejte nuk arriti t’i pervidhej dhe ne keto
momente shume delikate kur njeriu e ka shume te veshtire te merr
vendim te prere, ai nuk u hamed gjate[1] dhe vendosi qe kete
person mos t’ia linte tjeterkujt qe ta mbyste, dhe e mbyti vete.
Babai tij ishte ne palen armike dhe vendimi tij u vleresua shume
edhe nga All-llahu xh.sh. kur shpalli ajetin Kur’anor:
“ Nuk gjen popull qe e beson All-llahun dhe diten e Gjykimit, e
ta doje ate qe kundershton All-llahun dhe te Derguarin e Tij,
edhe sikur ata te jane prinderit e tyre, ose femijet e tyre, ose
vellezerit e tyre, ose farefisi tyre. Ata jane, qe ne zemrat e
tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana
e Tij dhe ata do t’i shpjere ne xhennete...” (58:22)
Pra, ai kishte gjykuar midis lidhjes aterore dhe vellazerise
fetare. Vendimi i shpejt i tij ne ato momente kishte anuar nga
fitorja e vellezerise fetare, e jo nga bashkimi ateror. S’do
mend se ky vendim ishte rezultat qe buronte nga besimi thelle ne
All-llahun xh.sh. dhe lidhjes se sinqerte me Pejgamberin s.a.v.s..
Muhammedi s.a.v.s. e quajti Besniku i Ummetit duke i thene se do
te jete shoqerues i tij ne xhenet. Transmetohet nga Enesi r.a.
se i Derguari All-llahut s.a.v.s. ka thene: Secili ummet ka
besnikun e vet, ndersa besniku i ketij ummetit eshte Ebu Ubejde
ibn al Xherrah. Gjithashtu ka thene s.a.v.s. “Askush nga
as’habet (shoket) e mi nuk do t’ia kalonte Ebu Ubejdes sikur te
garonte per ndonje gje”.
Ebu Ubejde dhe Kalifati
Ebu Ubejdi ishte prej atyre shume pak muslimaneve qe morren
rrugen e migracionit ne Abisini (Etiopi te sotme). Ai edhe pse
mirrte vendime te rendesishme ne jeten e tij, ai nuk mendonte
asnjehere te stabilizohej dhe te qendronte ne ate pozicion. Ai
do te kenaqej vetem atehere kur do te kenaqeshin shoket e tij.
Per kete arsye ai shume shpejt u kthye ne Mekke. Aty qendroi me
Pejgamberin dhe shoket te tjere derisa migruan te gjithe per ne
Medine. Ai gjithashtu ishte edhe njeri prej anetareve te
komisionit qe morren pjese ne permbledhjen e Kur’ani Kerimit
Pasi nderroi jete i derguari s.a.v.s. Ebu Ubejdi ishte personi
me i perfolur per te qene Kalif (zevendes i pejgamberit). Shume
prej shokeve prej tij kerkuan prej tij qe ai te behej Kalif,
nder shume ata ishte edhe Omeri ibn Hatabi qe ia besuan kete
post shume te rendesishem. Ai nuk pranoi kete post duke ju thene:
Po kerkoni nga une nje gje te tille kur ne mesin tone eshte Ebu
Bekri r.a.. Ate, e morri ai grup dhe e derguan deri tek ensaret
(banor vendas te Medines) ku ishin grumbulluar ne vendin e
quajtur Sekif dhe do te diskutonin per Kalifin e ardhshem. Ata e
bene kete gjest sa per te vendosur para se te kuptonin
muhaxhiret (emigruesit Mekkas qe jetonin ne Medine). Kete e
kuptuan muhaxhiret dhe me shpejtesi shkuan tek vendi ku ishin
ensaret nga frika se mos po shperthen ndonje konflikt midis
tyre.
U zhvillua nje debat shume i nxehte midis dy grupeve, saqe disa
menduan se do te plase sherri midis muhaxhireve dhe ensareve. Ne
momentin kur tensioni u rrit dhe konflikti po behej i
pashmangshem, nderhyri Ebu Ubejde dhe me qendrimin e tij i
ç’tensionoi zemrat e nxehta te besimtareve. Ai morri fjalen, por
nuk nxori asnje ze per nje kohe te gjate, aty mbreteroi heshtja,
qetesi e thelle dhe pasi u sigurua se zemrat pushuan ne fund tha:
“O ju prijes te familjeve vendase, ishit prijesit e fitoreve dhe
sukseseve, kerkoj qe te mos beheni prijesit e hutimeve dhe
ngaterresave”.
Kjo fjali e tij e shkurter por e sakte, sikur pushtoi ato zemra,
thuajse ishte nje cope akulli qe i freskoi zemrat e nxehta.
Sikur i dha drite atij kuvendi, kjo u verejt nga fytyrat e dy
paleve biseduese qe ishin te gatshem te ndiznin zjarrin.
Menjehere pas tij u degjua zeri i Beshir bin Sead perfaqesuesi i
Hazrexhit ( banore vendas), si duket kjo fjali e tij e preku
thelle ne zemer dhe tha: Ne pasha All-llahun, nese ishim
prijesit e miresise kur luftonim politeistet, dhe ishim
pishtaret e kesaj feje, nuk ishim motivuar nga asgje, nuk kishim
qellim asgje tjeter perveç pelqimit te Zotit tone. I ishim
bindur te Derguarit tone s.a.v.s., ishim sherbetor te shpirtrave
tone, prandaj neve nuk na ka endja te polemizojme gjate midis
nesh. Ne nuk kemi qellim kete bote, All-llahu eshte mbikeqyresi
yne dhe i miresive tona. A nuk ishte Muhammedi s.a.v.s. prej
Kurejshiteve? Mendoj se farefisi tij eshte me meritori qe ta
mban kete bare”.
Pastaj, duke ia zgjatur doren Ebu Bekrit, fjalen serish e mori
Ebu Ubejde dhe ia dha besen se ai e njeh ate si Kalif te
myslimaneve. Pas tij menjehere vepruan te gjithe te pranishmit
ne ate kuvend. Keshtu kishte deshiruar All-llahu qe ajo polemike
te shuhej qe ne fillim te saj. S’ka dyshim se me meritori i
kesaj ngjarje te madhe ishte njeriu me i sinqerite, me modest
dhe me i zgjuari qe kishte vizion te qarte. Ai ishte Ebu Ubejde
(kenaqesia e All-llahut qofte mbi te)
Ekspedita e tij per ne Sham
Kishte marre mbi vete shume pergjegjesi, ngase Ebu Bekri, Kalifi
mysliman e kishte ngarkuar me to, ai vazhdoi te njihet edhe me
tutje me nofken (Besniku i Ummetit) edhe pas vdekjes se
Muhammedit s.a.v.s. Ebu Bekri nuk gjeti njeri me te besueshem se
Ebu Ubejden. Keshtu e emeroi mbikeqyresi dhe pergjegjesin i
thesarit te shtetit. Ai gjithashtu ishte ngarkuar ne
grumbullimin e pasurise se zekatit, bashke me kete ai
kontrollonte edhe shperndarjen e asaj pasurie.
Ebu Ubejde ishte ai i cili i dha Kalifit sinjalin e pare per
betejen e Shamit pas vdekjes se Muhammedit s.a.v.s. dhe nevojat
imediate te shtetit islamik per te krijuar roje kufitare per t’i
siguruar kufijte e shtetit. Ky me vizionin e tij te prehte
parashikonte se tani e tutje vlerat e tyre duheshin t’i
mbroheshin, prandaj duhej qe fqinjeve te tyre t’ju prezantonin
forcen dhe njekohesisht te siguroheshin nga sulmet e befasishme
te shteteve kundershtare dhe armike te tyre.
Ebu Bekri – Kalifi mysliman, filloi te marre fryme lirshem
atehere kur u çlirua nga betejat kunder reaksionisteve dhe
intriganteve ne krye me genjeshtarin Museljeme qe pretendonte se
edhe ai ishte i derguari Perendise. Ai pasi u sigurua se u shuan
problemet edhe me ata qe refuzonin te jepnin zekatin pergatiti
ushtrine per ne Sham. Te zgjedhurit e kesaj ekspedite ishin: ne
krye Ebu Ubejde pastaj Jezid Ebi Sufjani, Amer Ibn As dhe
Sherhebil bin Hasne. Keta ishin ata qe kishin drejtuar ushtrine
per ne Sham.
Keta arriten qe te korrin fitore te njepasnjeshme, betejat me te
njohura ishin ajo e quajtura “Axhnadin”, ne afersi te Ramles,
pastaj ajo ne “Fihl”, pastaj ajo e quajtura “Ndarja e
shqiponjave”. Keto, dhe te tjerat beteja e kishin gezuar pa mase
Ebu Bekrin i cili ishte shtrire ne shtratin e vdekjes. Pas
ketyre betejave ushtria myslimane kishte ndaluar pran Shamit.
Ushtria e Ebu Ubejdes arriti ne tokat e Shamit dhe shkeli disa
fshatra. Kur hyri ne vendin e quajtur Meab, pati nje rezistence
te vogel nga bizantinet. Muslimanet shpejt e kuptuan se ishte
nje kurth i tyre sepse vete perandori Herakliu ishte ne krye te
ushtrise shume te madhe qe ishte duke ardhur nga nje rruge
tjeter.
Nen urdherat e Halidit
Ebu Ubejde i dergoi nje leter Ebu Bekrit, ne te kerkonte
keshillen e tij se si te vepronte me ushtrine e madhe qe
udhehiqej nga vete perandori bizantin. Ebu Bekri ia dergoi nje
ushtri te madhe per t’a ndihmuar Ubejden dhe me te ia dergon nje
leter ne te cilin i shkruan: une kam urdheruar qe Halid ibn
Velidi te jete komandant i ushtrise per ne Sham dhe mos me
kundershto, degjoje ate dhe iu bind urdhave te tij. Une e emrova
ate te jete mbi ty edhe pse jam shume i vetedijshem se ti je me
i mire se ai, them se lufterat jane perplot ngaterresa qe nuk te
perkasin ty. Deshiroj qe All-llahu te jete i kenaqur ne ne dhe
ne ty te jete rruga e drejte”.
Me shume modesti dhe duke qene i kenaqur ne urdherin e Kalifit
ia dorrezoi komanden Halid ibn Velidit. Ai u radhit ne radhet e
ushtareve te Halidit, dhe keshtu kjo ushtri arriti ne porten e
Damaskut. Halidi per te hyre ne kete qytet u pozicionua kah
porta lindore e qytetit, ndersa Ebu Ubejdi u pozicionua ne
porten e quajtur Xhabije, ndersa brigadat tjera te ushtrise
myslimane ishin pozicionuar ne hyrjet tjera.
Muslimanet hasen ne pengesa te medha neper qytet. Ata
sulmoheshin nga kullat e qytetit. Populli Damaskut po bente nje
rezistence te fuqishme ne mbrojtje te vendit te tyre. Ne keto
momente shume te veshtira qe po kalonte ushtria myslimane, Ebu
Ubejdes i arrin nje leter nga Omeri ibn Hatabi r.a. Ne ate leter
ishte lajmi per vdekjen e Ebu Bekrit, dhe njekohesisht kerkohej
nga ai qe Halidin ta spostoje nga detyra e komandantit te
ushtrise, ndersa per komandant e kishte emeruar serish Ebu
Ubejden.
Çlirimi Damaskut dhe pajtimi Ebu Ubejdes
Ebu Ubejde nuk e publikoi letren e Omerit r.a.nder ushtaret e
vet, ai vazhdoi te jete ushtar dhe nen urdherat e Halidit.
Keshtu vazhdoi derisa ushtaret filluan te shushuritnin midis
tyre. Ne momentin e duhur dhe pasi thuajse mbaroi çdo gje Ebu
Ubejde nga frika se mos po behet puç i brendshem, lajmin per
spostimin e Halidit e publikoi. Muslimanet edhe me tutje kishin
perpara nje armik qe ishte shume i fuqishem i cili as nuk
dorezohej e as nuk i linin te qete.
Ebu Ubejde arriti nje marreveshje me popullin e Damaskut dhe
keshtu hyri brenda ne qytet me ane paqesore. Ndersa ne anen
tjeter po ne te njejten kohe brigadat e Halidit ibn Velidit
kishin arrite qe me force te depertonin deri ne qytet. Ne qender
te qytetit u takuan te dy komandantet. Filloi nje debat qe i
priu nje mosmarreveshje midis tyre rreth emerimit te çlirimit.
Ata duhej te vendosin, nese fitorja erdhi si rezultat i
marreveshjes me popullin e Damaskut apo forces. Ebu Ubejde ishte
i mendimit qe vendasit te trajtohen sipas formes se çlirimit dhe
marreveshjes, ndersa Halidi kembengulte se ata duhej te
trajtohen sipas regullave te kapitullimit dhe te forces. Ne fund
pasi u bind Halidi se ata duhej te trajtoheshin sipas regullave
te luftes qe kishin arritur sipas marreveshjes paqesore, Ebu
Ubejde, e kishte publikuar lajmin e vdekjes se Ebu Bekrit dhe
urdherin e Omerit per spostimin e komandantit Halid ibn Velid.
Ebu Ubejde ne Medine
Kur Ebu Ubejde arriti ne Medine, Kalifi ia dergoi kater mije
dinar duke i thene derguesit: percille se çdo te beje me keto
para. Brenda nje kohe shume te shkurter ose sipas te dhenave
brenda nje ore Ebu Ubejde ato para ia shperndau te varferve. Kur
i derguari i Kalifit e informoi ate, Omeri u gezua pa mase dhe
menjehere falenderoi All-llahun qe ka bere qe me islamin te kemi
besimtare qe veprojne keshtu. Pastaj nuk vonoi pak Kalifi Omer,
shkoi tek ai, e perqafoi Ebu Ubejden, ia puthi duart, dhe nuk
permbahej duke qare.
Pas pak vitesh ne moshe tetedhjete e pese vjeçare nderroi jete
ne mesin e ushtrise muslimane nga nje semundje ngjitese (kolera)
ne fshatin Amvas qe gjendet midis qytetit Ramle dhe Kuds
(Jerusalem) ne vitin 18 Hixhri ose 619 .
Ai nuk kishte lene trashegimtar asnje djale.
Literatura:
Kur’ani Kerim
Fragmente nga jeta e sahaneve, perkthyer nga Qemal Morina-
Prishtine 1996
Al Istiab fi marifeti al ashab: Ebu Omer Jusuf ibn Abdullah bin
Muhammed bin Abdu al Bir – Redaktuar nga Muhammed al Bexhawi –
shtepia botuese Bejrut 1412 H ose 1992 )
Usudul gabe fi marifeti al Sahabe: Ebu Hasan Uzlud Din ali bin
Muhamed bina l ithri al Xhezri- Muhammed Ibrahim al Benna (dhe
te tjere), botuar nga shtepia botuese al Shab- Kairo
Al Isabetu fi temjizis Sahabe: Ahmed bin Ali bin Haxher al
Askalani- Redaktuar nga Ali Muhammed al Bexhawi. Botus Darul al
Xhejl- Bejrut 1412H ose 1992
Sire Salam al Nubela: Shemsud Din Muhammed bin Ahmed bin Osman
al Dhehebij- redaktuar nga Shuajb Arnauti – Botuar nga Shoqata
Risale- Bejrut 1412H ose 1992
Tabakatul al Kubra: Muhammed bin Sead- Botuar nga Daru Tahrir –
Kairo 1388H ose 1968
Al Mearif: Abdllah bin Muslim bin Kutejbe al Dinurij- Redaktuar
nga Dr. Thervet Ukashe- Darul Mearif ne Egjipt – Kairo 1389H ose
1969.
|