Quhet ngjarje globale sepse ngjarja lekundi te gjitha kufinjt,
dhe la gjurme aq sa menjehere u hamenden aleancat qe ishin midis
tyre. Me 11 shtator reflekset ndryshuan me shpejtesi
maramendese. Ngjarja e 11 shtatorit ishte nje rast briljant i
Amerikes per t’u rikthyer ne ranglisten e perjetaeve ne bote.
Pse konsiderohet 11 shtatori ngjarje globale?
Fred
Halliday thote se kjo ngjarje nuk ishte aspak e pritur. Nuk
ishte menduar as madhesia e as menyra e zbatimit si dhe as
rezultatet shkaterruese qe dolen. Kjo ngjarje cilesohet si nje
nga ngjarjet me te medha ne historine boterore, mu ashtu siç
ishte e pa pritur lufta ne mes gjermaneve dhe ruseve me 1941.
Okupimet gjermane ne luften e dyte boterore ne Europe
vazhdimisht kercnonin ushtarakisht kontinentin derisa i erdhi
fundi edhe kesaj force shkateruese naziste. E llojit te tille
ishte edhe surpriza e arabeve ndaj izraeliteve me 1973. Keto
akoma vazhdojne ta rrisin forcen ushtarake dhe te mbajne nje barazpeshe
te focave te tyre. E gjithe kjo parapergaditje behet per ne nje
perleshje tjeter te mundshme ndermjet arabeve dhe izrailiteve.
Po keshtu ishte edhe shfaqja e luftes se Irakut me Kuvajtin ne
1990. Ky qe edhe shkaku kryesor i shkaterrimit te forces arabe
ne rajon, pastaj pasoi kthimi i aleances ne rajonin e lindjes se
mesme ne samitin e Madridit. Plotesimi i gjithe kesaj, ishte
elementi shume befasues ashtu siç shprehet Fred Halliday data 11
shtatorit. Kjo ngjarje cilesohet si ndodhi globale ose problem
boterore global.
Quhet
ngjarje globale sepse ngjarja lekundi te gjitha kufinjt, dhe la
gjurme aq sa menjehere u hamenden aleancat qe ishin midis tyre.
Me 11 shtator reflekset ndryshuan me shpejtesi maramendese.
U konkludua se kete veper e beri organizata al Kaida, me
kete veprim synoheshin Sh.B.A-te.
Keto
lekundje lane gjurme aq te medha, sa qe filluan te lekunden edhe
aleancat ne permasa boterore. Fred Halliday sjell shume shembuj
te tjere qe ishin me karakter boteror ose global.
Atentati i princ Ferdinandit dhe gruas se tij ne Sarajeve me
1914 ishte nje ngjarje tronditese ate kohe, dhe kjo ngjarje
shkaktoi luften e pare botrore. Ngjarje tjeter e ketij karakteri
ishte edhe bombardimi japonez ndaj flotes amerikane ne Perl
Harber ne 1941. Ky qe shkaku kryesor qe Sh.B.A-te te futen ne
luften e dyte boterore. Kjo force iu bashkangjit aleances Anglo-Franceze
dhe Ruse. Siç dihet kjo aleance me Ameriken arriti te korre
fitore. Ngjarje tjeter tronditese do te ishte edhe kriza e
raketave ne Kube me 1962 e cila shtoi friken e nje lufte te pare
nukleare me permasa katastrofale.
Halliday konsideron se eksplodimet e 11 shtatorit ishin nje nga
ngjarjet e veçanta ngase keto lekunden boten me permasa me te
thella. E quaj globale sepse kjo se pari permbysi instruksionet
e politikes se jashtme amerikane. Ajo dukej vazhdimisht se
izolohej nga bota, sepse viteve te fundit udhehiqej nga nje
politike e brendshme. Ne periudhen e demokrateve duke qene
president Klintoni, republikanet benin nje politike shume te
kujdesshme, sepse kongresi ishte ne duart e tyre. Pas ndyshimeve
ne presidence me fitoren e George W. Bushit duhej te ishin shume
me te vemendshem ne politiken e jashtme.
Kjo u
konfirmua ne praktike meqe kishin projektuar disa arme raketore.
Me pas u kuptua edhe me mire meqe Amerika u terhoq nga
marreveshtja e Kjotos, e cila kishte te bente per nje mjedis dhe
ambientim me te paster. Me pas ishte edhe mosbesimi ndaj
Konventes per prodhimin e armatimit biologjik dhe se fundi
anulimi i Konventes per prodhimin e raketave tejkontinentale.
Ishte
e ditur se kjo politike e njeanshme ose individuale amerikane do
te zgjonte edhe shtetet e medha kunder tyre edhe para ngjarjes
se shtatorit. Kjo shkaktoi perplasje edhe ne mardheniet
Washington – Bruksel, duke mos e anashkaluar tensionin Rus dhe
Kinez. Shtaori duhet t’i pranoje te mundshme te gjitha keto
mundesi.
Kjo
ngjarje e futi Ameriken edhe nje here ne qender te vemendjes ne
politiken nderkombetare. Jo si subjekt kryesore dhe dominant por
si operator dhe udheheqes i nje forme te re, te aleancave
nderkombetare.
Se
dyti para ngjarjes se 11 shtatorit Rusia kishte paralajmeruar
nje kercenim, si dhe kishte sinjalizuar Sh.B.A-te, se do te
perballet me terorizem nderkombetare.
Se
treti, perplasja mes Amerikes dhe Europes riktheu aleancen
atlantike.
Se
katerti, 11 shtatori e futi ne kornize nje ndryshim te thelle ne
Azi, e cila bashkoi Indine ne nje krah me “nderkombetaret” per
te qene udheheqese Washingtoni kunder luftes se terorizmit.
Dhe e
pesta, ngjarja e 11 shtaorit ishte nje rast briljant i amerikes
per t’u rikthyer ne ranglisten e perparesive ne bote duke
e emruar ate“ Lufte terrorizmit boterore” duke qene kryesuese e
kesaj liste ajo, do te shfrytezoje nga rasti te avansohet edhe
me tutje ne bote.
Duke
denuar krimin e Nju Yorkut ajo kalon kapituj te shumte, dhe pa
ndonje lodhje, lehteson veprimet e saja ne nderhyrje te puneve
te brendshme, qofshin ato edhe shtete te medha. Si keto lekundje
ashtu edhe te tjera qe po verehen veçojne ngjarjen e shtatorit
dhe me te drejte e kemi emertuar ngjarje globale.
Ngjarjet tjera, si Çeçenia, lufta e Bosnes dhe Palestina jane
çeshtje te rendesive te veçanta por si te tilla nuk ndikojne ne
prishjen e aleancave nderkombetare, ose t’a ndryshojne listen e
perparesive boterore. Kurse 11 shtatori i dha nje forme tjeter
historise ne natyren e mardhenieve nderkombetare.
Sfondet historike te ngjarjes se shtatorit
Fred
Holliday sheh shkaqet dhe sfondet te cilat qendrojne ne
prapavije te ngjarjeve te 11 shtatorit. Ato jane rezultat i
akumulimit te veprimeve dhe rrethanave historike te cila rrenjet
i kane te thella. Keto veprime dhe shkaqe, ne do t’i kuptonim si
ngjarje qe spostojne motivacionet dhe si te tilla do te mbeten
te keputura.
Holliday veçon dy faktor:
1.
Historike te pergjithshme, konsiderohen te cilesise se
marredhenieve nderkombetare dhe,
2.
Bashkohore dhe te drejteperdrejta, ku jane perfshire disa shtete
dhe grupe.
Shkaqet e se pares Holliday i sheh te jane nga koha kolonialiste
ose shume me te hershme. Koha e tejzgjatur e luftes se ftohte ka
sjelle nje sfond historik kryesor e cila ka lindur rrethana te
cilat kane sjellur anesime dhe ngjarjen e shtatorit dhe zbatimin
e tij. Ketyre dy shkaqeve Holliday ia shton edhe nje shkak
tjeter. Ai konsideron se globalizimi eshte kapur peng, dhe kjo e
ka perfshire boten mbare. Gjithashtu keto dy faktore te
siperpermendur sollen rrezultate jo te barabarta , si ne
eksportimin e prohimit ashtu edhe ne perfitime.
Faktori i pare, kolonializmi eshte pergjegjes sipas Holliday
sepse ekzistimi i shume shfytyrimeve politike dhe sociologjike
paraqiten ne sfondet e kesaj epoke te zhvillimit te botes se
trete. Kolonizuesit i lane keto shtete te zhytyra ne probleme te
thella, ne veçanti shtet e lindjes se mesme. Kolonizuesit
konsiderohen si te akuzuarit kryesore per “ rrezultatin e
terrorizmit te botes se zene peng”. Ato kishin lene probleme te
njemendta, si te natyres politike, qe do te veçonim problemin
Kurd, pastaj lindjen e shtetit Kuvajtian dhe problemin
Palestinez qe tani eshte ne vigjilje te problemeve qe
vazhdimisht lindin urrejtje dhe ngrite tensionesh.
Atyre
sociale, sepse sistemi klasifikimit nga brenda, ngateroi
shoqerite. Zgjedhja e qeveritareve behej pasi te ishin propozuar
nga jashte ( prej perendimoreve -ver. e perkthyesit) politikanet
e devotshem prej shtresave te pasura. Veprimet e tilla, te tyre
i argumentonin pa fakte bindese, e kjo behej vetem sa per te
fituar ne kohe.
Atyre
kulturore, sepse nderlidhet me identitetin dhe krizen e
ngjarjeve. Ndodhite vinin pasi dihej se kishin lidhje dhe
marredhenive te drejteperdrejta me perendimoret. Keto probleme
dhe zemerime deponoheshin vazhdimisht dhe me plot kuptimin e
fjales kesaj do t’i themi hakmarrje ndaj perendimoreve.Qofshin
ato shprehje qe dalin nga botkuptimet kombetare, marksiste ose
tani fetare.
Faktori
dyte, lufta e ftohte. Kjo edhe me tutje vazhdon te tajite
rrezultate qe ngritin tensionet dhe problemet politike.
Vazhdojne lidhjet e aleancave ne mbare boten, dhe ne shume
profile te ndryshme. Pershembull, ne lindje te mesme
(Palestina), ne Afrike (Angola), ne Azi (Afganistani) etj. Tani
do te veçojme Afganistanin. Jane te argumentuara lidhjet e ketij
shteti me ngjarjet e 11 shtaorit. Me pare shkaku kryesor i
vazhdimit te lufterave civile dhe anarkise gjate dy dekadave e
me teper ishte konflikti i perhershem dhe violent ne mes
Bashkimit Sovjetik dhe Sh.B.A-ve. Qe te dyjat ishin prezent dhe
luftonin ne aleanca me ndonjeren nga grupet rajonale gjate ketij
konflikti.
Sipas
survejimit te Fred Holliday i cili na jep te dhena edhe me te
shumta eshte terheqia e
Sovjetikeve nga Afganistani. Kjo terhekje ishte bere sipas
marreveshjes se 1988 ne mes Sovjetikeve dhe Amerikaneve e cila
perfundoi me nje kusht te vetem. Amerikanet vune kushtin se
kryengritesit (Muxhahidinet) nuk duhej te çarmatosen. Kjo ishte
ideja e Reganit, sepse ai deshironte te vazhdoje politika e
armatimit derisa te debonte qeverine e Nexhibullahit.
Amerikanet i ndihmuan levizjet e “Muxhahidineve” si ne politike,
ashtu edhe ne diplomaci, derisa u rrezua qeveria ne 1992. Pas
nje kohe te shkurter sigurimi afgan pesoi ndyshime. Pa keture
ndryshimeve ndihma amerikane u zevendesua me ndihmen
Pakistaneze. Nga mesi vitit 1994 Pakistani ndihmoi levizjen
Talibane derisa keta te fundit ngadhjyen ndaj kundershtareve te
tyre dhe morren Kabulin ne duart e tyre.
Faktori
trete, mosbarazia. Kjo damkosi globalizmin bashkohore duke
zgjeruar edhe me shume humneren ne mes pasanikeve dhe te
varferve. Kjo bare e tepert sipas Frred Holliday eshte
rreshqitja e globalizmit dhe kjo shkaktoi deme dhe ankesa te
shumta ne bote. Vete globalizimi barte ne brendine e vet
devotshmerine dhe gjendjen ekzistuese te shtrirjes se ketyre
rrethanave te egra. Jeta e ashper ne korriz te qindra miliona
njerezve te varfer iu eshte shtuar dhe ambientuar edhe violenca
ekstreme.
Kurse sa
i perket shkaqeve te drejperdrejta qe i veçon shtetet islamike
Fred Holliday sheh se atje eshte nje krize e cila quhet “Kriza e
Azise perendimore”. Ne kete krize perfshihen shtetet arabe,
Irani, Pakistani dhe Afganistani. Kjo krize vazhdon te
materializohet edhe me tutje per disa arsyera ose realitete te
ketyre shteteve: a. Perleshjet dhe krizat te cilat i kane
kapluar keto shtete jane rezultat i ndarjes se kesaj shoqertie.
Keto perleshje dhe kriza ndikojne shume ne mes tyre, pothujase
jane te nje forme.
b.Brishtesia e shteteve pas mevetesise se tyre dhe vazhdimi i
krizes ligjore ne keto shoqeri.c.Emetimi i “fundamentalizmit”
islamik dhe ekstrmizmit brenda dhe jashte kufijve.
Te gjitha
keto lidhen ngusht me sfondin historik qe u perball shoqeria e
faktorit te pare. Detyrimisht kjo situate do ta zmadhonte edhe
me tej armiqesine ndaj Sh.B.A-ve dhe politikes se saj. Ky
normalitet krijoi frymen e cila nxorri shprehjen ekstremizem dhe
gradualisht ky normalitet u materializua me eksplodimet ne Nju
Jork dhe Washington. Kjo edhepse na ndihmoi ne te kuptuarit e
sfondit te ketij krimi, kjo nuk duhej te ndodhte.
Kjo nuk
arsyeton kete ngjarje ashtu si edhe nuk e zvoglon anen tjeter te
krimit, dhe egersine e cila kishte perqellim arritjen e
qellimeve te mehershme.
Shprehja
e me hershme “Kriza e Azise Perendimore” te cilen e nxjerre
Holliday, e veçon prej shprehjes “Harku i krizave islame” qe kjo
perfshine prej Pakistanit deri ne Marok. Kjo shprehje e ngriti
tensionin edhe me shume, saqe mbeshtetesit kryesor te kesaj
ideje per iluzionin e tyre “ rreziku komunist” e zevendesuan me
“rrezikun islam”.
Ato qe
nxjerre ne pah Holliday qofshin te lidhjeve me Azine Perendimore
ose me çfardo vend tjeter, thote ai, do te vazhdoje te
mbeshteten me rrenjet e politikes, ekonomise dhe sociologjise.
Kjo eshte analiza kryesore e te gjitha krizave dhe ngjarjeve ne
bote. Ai i jep perparesi dallimit kulturor dhe civilizues. Nese
mendohet keshtu, kjo do te konsiderohej si nje ndeshje mes “
Rivalesh”. Me kete mentalitet, nuk do te ishte shkak i krizave
as politika, e as ekonomija, e gjithe kjo ka
rrugezgjidhje.Gjithmone krizat vijne nga urrejtjas ndaj kultures
dhe civilizimit tjeter, e kjo nuk ka zgjidhje.
E shohim
te udhes te shtojme ketu ate disa vleresime tona te cilat
Holliday nuk i ka te qarta kur ai flet per “Krizen e Azise
Perendimore”. Ai na numron disa shtete te botes qe emetojne
kriza dhe gjithnje sipas tij ato jane rezultat i shtetit te
dobet, ose pakujdesit te shtevet te brishta dhe ekstremizmit.
Keto shtete qe emetojne kriza ne i shohim se ato jane disa
shtete ne Afriken dhe Azise qendrore, ne Ameriken Latine dhe ne
Karaibe. A thua edhe keto kriza lindin nga ekstremizmi islamik!?
A thua nuk veprojne te njejtat kriza edhe atje te cilat e linden
ekstremizmin krishter ose ideologjik?
Holliday
ai vet nuk na perkujtoje se “fundamentalizmi” nuk eshte prodhim
i botes islame dhe ai nuk eshte ngritur tek muslimanet, por ai
kete e sjelle gjate spjegimeve rreth “fundamentalizmeve” tjera
si pershembull fundamentalizmin çifut, krishter dhe atij indian.
“Konflikti i civilizimeve”: iluzion
Holliday
verteton se rrenjet e krizes ne botes islame jane politike,
ekonomike dhe sociale te klasit te pare. Kjo nenkupton se atje
eshte nje krize e cila eshte percaktuar dhe eshte e pranueshme
per analiza politike e kursesi ndonje sfide per t’i çerruar
hesapet kulturore dhe fetare. Kjo eshte shume e rendesishme,
sepse kjo eshte edhe esenca e polemikes se Haningtonit rreth
konflikteve te civilizimeve.
Holliday
edhe pse veçoi nje kaptire te plote rreth paraqitjeve te
Haningtonit, ai kundershtoi te gjitha kapitujt e librit te tij,
qofshin ato ne forma direkte ose indirekte, ne menyre
perkdhelese, me mospergjigjeje ose disi ashtu duke e refuzuar
nese i duhej.
Ajo qe e
preokupon Holliday ketu eshte 11 shtatori, argument qe nuk
hidhet poshte ne vertetesine e teorise se konfliktit se
civilizimeve. Per ta vertetuar ne “Kufiri i gjakosur”nje pjese
te globit, dhe botes islame ashtu siç thote Haningtoni. Ky i
fundit sinjalizon vazhdimin e krizes ne Kashmir, Palestine,
Çeçeni, Bosne, Kosove derisa te dihet se kufiri i kerkuar me
islamin do te jete kufi i lare me gjak. Konflikti mes perendimit
dhe islamit sipas te gjitha gjasave eshte i mundur. Keto jane dy
civilizime dhe kultura te cilat jane te kunderta njera me
tjetren dhe njekohesisht te dy keto civilizime jane ne rritje.
Holliday
sheh se Konflikti mes ketyre civilizimeve eshte “iluzion” dhe
ate per shume arsyera te cilat i veçon ne nje kapitull ku ben
debat rreth kaesaj paraqitje. Ai e sheh konfliktin shume te
pergjakur por brenda vete civilizimeve.
Pershembull nese marrim tri shekujt e fundit do te shohim se ne
europe jane bere luftra fetare, luftera pozitash shume te medha,
te demshme dhe me perulje te shumta. Keto konflikte perfunduan
me dy luftra boterore te cilat qene shkaktare e dhjetra
milionave te mbytur. E gjithe kjo ndodhi ne nje rreth dhe ne nje
civilizim. Ne Azi gjithashtu kemi nje histori te pergjakur ne
mes japonezve dhe kinezeve. Lufta e fundit ne mes ketyre ishte
ne qerekshekullin e pare te shekullit njezet. Po ashtu konflikti
mes Indise dhe Kines. Ky konflikt mund te parallogaritet si
konflikt i civilizimi te lindjes (Konfuçionizmi, budizmi e te
tjera te kesaj natyre). Po ashtu edhe bota islame kishte luftra
te brendshme te cilat nuk ishin edhe aq te pergjakura ne keto
shekuj te fundit te kaluar. Lufta e fundit ne shekullin njezet
mes Irakut dhe Iranit ishte e pergjakshme, urrejtja dhe egersia
njerezore i percolli per tete vjet.
Ne anen
tjeter, konfliktet e nje rrethi me permasa me te gjera Halliday
nuk i sheh si ato te Haningtonit edhepse kemi te bejme me
ngjarjen e 11 shtatorit. Ai paraqet nje konflikt te llojit
tjeter, atij kulturor. Ky konflikt eshte real dhe peng i
brendshem mes te gjitha civilizimeve, mes kulturave te tashme
dhe me te hershme, mes risive dhe traditave, mes shekullarizmit
dhe fundamentalizmit.
Ngjarja e
11 shtaorit mund te nxite konflikt brenda shoqerise arabe dhe
islame mes laicikeve dhe islamikeve. Ky konflikt edhe pse sillet
rreth botes, kufinjte ika brenda shoqerise islame. Kriza atje
eshte shume e nxehte prandaj shohim eksplodime jashte kufijve te
saj. Ai thote nese nuk nderpritet kjo krize brenda perbrenda ne
turnin e pare rezultat i tyre do te jete perballja me ekplodime
te reja.
Armiqesia
perendimore eshte kunder islamit apo muslimaneve
Holliday
i kushton nje kapitull te tere armiqesise se perendimoreve ndaj
muslimaneve. Ai refuzon te thote “Islamofobia” ose frike nga
armiqet e perendimoreve eshte islami. Ne vend te thenjes islam
ai perdore thenjen Anti-Musliman. Armiqesia e perendimoreve nuk
eshte ndaj islamit si fe, si kuptimini i mehershem i
kryqezatave. Ai ka ekzistuar dhe si pasoje e tyre jane disa
rrjedha historike dhe parafytyrime po ashtu te trashiguara. Por
ajo qe eshte kryesore tani, jane valet e armiqeve te muslimaneve
si individe, e jo si islam ne cilesine e fese. Keto vale
armiqesie here ngritet e here ulet nga ana e musliamneve. Keto
armiqesi kane rrenje politike e sociologjike e kursesi te thuhet
kulturo- fetare. Shumica e ketyre armiqeve jane emigrant te
cilet kane probleme ekonomike. Deri diku ekziston injorimi dhe
injoranca e cila e linde teorine e“Reziku islamik eshte
zevendesuar me rrezikun komunist”, por ne keto rrjedha Holiday i
fajeson dhe i pergjegjeson edhe vet muslimanet te cilet krijojne
pamje negative, kundrejt te tjereve. Holliday sjell shembullin e
Klim Sadiki ish kryetar i organizates islamike radikale ne
Britani i cili vazhdimisht e perseriste thenjen se shekulli i
ardhshem (21) do te jet shekulli fitores se islamit ndaj
perendimit.
Armiqesia e islamit ndaj perendimit
Per
perballje, Holliday tani sjell armiqesite e arabeve dhe
islamisteve ndaj perendimit. Nje nga sfondet me kryesore qe ai
sinjalizon eshte zhvillimi dhe perparimi i madh i levizjeve
ekstremiste. Rrjedhe e ketyre grupeve eshte prezentimi i shume
shkrimeve te perhapura arabe ose islame. Disa nga shkrimet edhe
kane ndikuar ne bindjen e individeve ose shumices se tyre. Por
ne anen tjeter ai refuzon duke thene se veprat e arabeve dhe
islamisteve te kane lidhje me ngjarjet, ai per kete i qorton
perendimoret.
Nje nga
shkaqet kryesore eshte Palestina. Holliday vazhdon te thekson se
ky problem do te deponoje urrejtje te metutjeshme dhe do te kemi
eksplodime tjera. Shkak i ketyre ndodhive sipas muslimaneve jane
perendimoret. Shkaku i dyte qe e beri armiqesine historike ndaj
perendimoreve ne mesin e muslimaneve jane te trashiguara nga
okupimi dhe coptimi i tyre ne shtete te vogla arabe dhe islame.
Perendimi
do te konsiderohet vazhdimisht si çerdhe e shtypjes ne moral,
kulture sepse kercenon vlerat e fese islame. Ketu nuk
perjashtohen as marredheniet ekonomike, ato duken jo te
barabarta, ose me afer mendesh konsiderohen si plaçkites te
pasurise. Ketu hujne edhe ndihmat e vazhdueshme perendimore ne
favor te qeveritareve despotik te arabeve dhe muslimaneve ne
keto shtete. Ky kuptohet si okupim i perendimoreve qofte ai ne
menyre direkte ose indirekte ndaj botes islame.
Ky ndikim
valavit shtypjen dhe rezistencen, urrejtjen dhe deshiren per
ndryshim ndaj mevehtesise se tyre nga perendimi dhe nga
qeveritaret e nenshtruar prej tyre.
Perspektiva boterore dhe roli i inelektualeve
Holliday
ngjarjen e 11 shtatorit e ngrite si ngjarje universale ose
globale. Shikuar ne spektrin njerezor ai beson se secila kulture
ose fe do te pajtohet me kete. Ai eshte shume i kujdesshem kur
mendon se kjo i perket vetem kultures perendimore. I bllokuar me
trashigimi te ndodhive,nuk duket te jete luhatur, ai eshte kapur
fort, dhe i pazemruar nga ngjarja e hakmarrja.
Duke
konpensuar perspektivat kombetare, veçon secilen kulture. Ai e
sheh se perspektiva universale njerezore eshte e perbashket. Ajo
do te dukej e perbashket pasi te ishin bashkuar vlerat nder
kulturore. Kjo forme do te kishte nje taban me te forte, dhe
ngjarja do te kuptohej me mire. Krimit do t’i tejkaloheshin
gjurmet negative, ose se paku do t’ia ngushtonim rrethin.
Ai
paralajmeron nje analize te domosdoshme nder politikane dhe
intelektuale, te cilet duhet te mendojne qe mos te bijne pre e
vizioneve te tyre utopike. E gjithe kjo te behet per hire te
kembimit real dhe njerezores duke i sfiduar mizoret kudo qe
paraqiten. Kjo ne vet qenjesine nuk e largon as çerekun e
teresise se reales e cila i njohu kufinjte e mundshem. Duke u
mbeshtetur ne kete pike ai sqaroi realen dhe shpresen.
Per ta
ndihmuar vizionin boterore ekzistimin dhe preokupimin e
rruzullit tone Holliday i jep nje ndihmese shume te madhe
marreveshtjeve dhe konventave boterore per te drejtat e njeriut.
Ideve dhe rolin e OKB si dhe qindra premtimeve dhe pajtimeve te
shteteve te cilat jane pjesemarrese ne te. Sipas tij ketu nuk do
te kishte rendesi kultura dhe feja qe ata do t’i perkasin.
Prioritet do te jete ajo qe eshte me e rendesishme. Holliday
nxit te gjitha organizatat qe mirren me vlerat njerezore te
cilat kane ndikim boteror. Vlera qe kerkohen ne mbare boten, do
te konsiderohen aleate, dhe qe ia vlen te sakrifikohet: psh. Te
drejtat e njeriut, lirite politike dhe individuale, demokracia,
transparenca dhe kontnumrat bankare.
Holliday
anon tek roli i intelektualeve, ne shkrimet, ne ndihmen e
vizioneve njerezore dhe universale per llogari te vizioneve
kombetare dhe pak fetare. Ai flet per intelektualet qe u
perkasin dy kendeve: Qe i perkasin kendit perendimor dhe atij
arabo islamik. Sipas tij dalin kater lloj intelektuale si me
kryesore:
1.
Historianet, te cilet rendesia e tyre eshte qe te sjellin sa me
teper deshmi historike dhe t’a ndihmojne vizionin fundament per
t’i kuptuar gjerat ose se paku per t’a bindur vizionin
njerezore.
2.
Mediat,
te cilet me punen e tyre do te sjellin realitetin ashtu siç
eshte, duke paraqitur sa me shume opinione per çdo ngjarje ne
ekrane ose te shkruara. Apo te shkohet ne ekstrem duke injoruar
njerezit te tjere t’i intervistojne me perjashtim te nje
individi ose nje grupi per nje ngjarje. Kjo e fundit jep rast
falsifikimi te ngjarjes. Holliday eshte i njohur si kritik
radiosh, sidomos i atyre perendimore. Ai vazhdimisht perpiqet
t’i sheroje ato procese te pa zgjidhura.
3.
Poetet,
te cilet posedojne dhunti dhe qe goditjet i kane simpatike dhe
te pranueshme nder lexuesit. Ne veçanti ata qe parapelqejne
shkrimet e problemeve ndermjet civilizime dhe kulturave. Ata
duke paraqitur pamje terheqese ose se paku t’i permbahen
vizioneve te tyre rajonale, qe fitorja t’iu vie ne qetesi dhe ne
forme te thjeshte.
4.
Personeli
fetare, Holliday keta i ngarkon me pergjegjesi te madhe. Ata
duhet ta paraqesin tolerances nderfetare e cila eshte prezente
dhe te cilat kane themele tek te gjitha fete. Holliday eshte
perkrahes i idese per debate ndercivilizuese. Nje gje te tille e
ka paraqitur Irani ne OKB gjate mbledhjes te milenumit te
njohur. Ne referatin e kryetarit te Muhammed Khatemi si
burreshtas i nje shteti shume te rendesishem, konsideron se
fundamentalizmi i perket perendimoreve. Referati paraqet nje
vizionin ndercivilizues qe se bashku do te hulumtojne per te
miren e njerezimit. Ajo do te plotesohej duke debatuar me
civilizimet tjera e asesi me konflikte. Holliday thote, meqe ky
referat del nga “Irani fundamentalist” atehere do t’ishte i
mundur realizimi ne arritjen e nje tubimi te perbashket
njerezore te nivelit te mesem dhe te perbashket boterore.
Fred
Holliday eshte professor i marredhenieve nderkombetare ne
fakultetin ekonomik dhe fakultetin e shkencave politike te
Londres. Ka specializuar historine e lindjes se mesme bashkohore.
Ishte i pari qe nxjerri liber akademik te ketij lloji, duke qene
shume i permbajtur rreth ngjarjes se 11 shtatorit 2001 .
Ky
liber u promovua ne kanalin televiziv al jazeera, teksti I ketij
promovimi eshte perkthyer ne:
Prishtine 05.12.2001
Perktheu : Muhamed Jusufi
|