|
Temat Aktuale nga Mr. Muhamed Jusufi |
|
 |
|
Ndikimi i fjales Fundamentalizem ne Psikologjine e
Njeriut |
Nje ideologji do te pranohej nga njerezimi atehere kur ajo vjen
nga te papasionuarit, e te tille ne bote nuk ka sepse bota nuk
linde te tille. U shpenzuan miliarda dollare per te ndihmuar
rritjen e tensioneve ndermjet popujve, ndersa tani hargjohen
edhe miliarda dollare te tjere per t’i ulur tensionet
Kohe me pare kisha rastin te lexoja “Nata e kristalte ne
Gjermani”. Tani thujase çdo jave mos edhe çdo dite degjoj per
aktet terroriste te organizates baske ETA, dhe te asaj irlandeze
IRA. Gjate ceremonive festive te protestanteve per fitoren e
tyre ndaj katolikeve per çdo vite vriten, plagosen apo
keqtrajtohen me mijera njerez. Çuditerisht te gjitha keto
veprime terroriste nuk pasohen me propaganda te mvshura me
prapavije politike, e as terroristet e tille nuk etiketohen si
fundamentaliste religjioze, ashtu siç veprohet me grupet e
ndryshme te muslimaneve dhe veprimet e ngjashme te tyre.
Kjo hyrje eshte paralajmerim i shkoqitjes se temes e cila eshte
aq brengosese per te ardhmen e njerezimit, sepse komunikimi
elektronik beri qe nje dukuri problematike qe ndodh ne nje skaj
te botes barte pasojat dhe refleksionet e saja ne skajin tjeter
te botes. Mediat veprojne dhe fale Zotit qe veprojne. Po sikur
te veprojne te lira dhe t’i perkushtoheshin 24 ore mireqenies
njerzore do te ishte nje e arritur e madhe. Fatkeqesisht mediat
jane te dirigjuara nga individe dhe grupime te ndryshme te cilet
e shfytezojne kete segment per ç’harmonizimin e jetes se njeriut
dhe nenshtrimin e tij. Ata armiqesojne civilizimet per perfitime
te tyre vetanake, duke minimizuar veprimet e grupeve krishtere,
kurse ne anen tjeter i ekzagjerojne veprimet e grupeve muslimane.
Kjo fushate e mediave len pasoja shume te medha ne psiqiken e
njerezve te cilet nuk jane mire te informuar me kulturen islame,
krishtere dhe me rrymat e ndryshme politike. Me vija te trasha
kjo e sinjalizon opinionin e painformuar se çdo musliman eshte
terrorist dhe çdo i krishtere eshte viktime. Keto veprime te
qellimta nga dirigjuesit e mediave jane rezultat i shoqervie ne
te cilat sistemi gjyqesor nuk funksionon si duhet, dhe ku
politika ditore qendron mbi ligjet dhe mbi kodet e gazetarise
moderne. Qellimkqinjte e tille mbeshteten ne “forcen” e tyre,
dhe fushata e ketille duket gjithnje me e rrezikshme dhe me
pasoja te paparashikueshme.
Jemi deshmitare okulare te projektit dhe strategjise serbe ndaj
popujve jo serb ne ish - Jugosllavi. Minimizohej çfaredo veprimi
serb, ndersa maksimizoheshin veprimet e komuniteteve joserbe.
Serbet edhe ne te kaluaren e luanin rolin e viktimes, kurse
joserbet gjithmone trajtoheshin si destabilizues te politikes
ditore. Ne perfundim te nje simpoziumi te mbajtur dite me pare
ne Prishtine ne te cilin morren pjese perfaqesues shqiptare e
joshqiptare, pjesemarresit serbe ankoheshin me teper se
shqiptaret per te “padrejtat” qe ia ka bere serbeve regjimi i
cili ishte pjelle tyre.
Cila ideologji do te ishte e pranuar per njerezimin?
Kush fiton e kush humbe ne keso fushata? Nese merret problemi i
ish - Jugosllavise si problem lokal ndersa problemi i nocionit
fundamentalizem si problem boterore, atehere do te na mjaftonte
te rikujtojme pasojat e “problemit lokal” derisa te kuptojme se
çdo te ndodhte me problemin, te cilin, ndoshta ne menyre
artificiale e kane kualifikuar si problem boterore.
Ne Jugosllavi u vrane e masakruan me qindra mijera njerez, u
keqtrajtuan miliona te tjere, mbeten te pa strehe shume prej
tyre dhe u traumatizuan te gjithe shtetasit e saj, u ngateruan
shume popuj ne bote, perparimi shoqerore u kthye prapa disa
decenie... Por para se gjithash kur perfundoi (me urrejtje te
popujve) ky problem “lokal” i cili kishte filluar njezet vjet me
pare, u kuptua se nuk fitoi askush. U shpenzuan miliarda dollare
per te ndihmuar rritjen e tensionit ndermjet popujve, ndersa
tani hargjohen edhe miliarda dollare te tjere per t’i ulur
tensionet. Nese kohe me pare lufterat lokale trajtoheshin si
luftera lokale e lufterat boterore si lufta boterore, tani
lufterat lokale sipas logjikes aktuale dhe te arriturave mediale
duhet te kualifikohen si luftera boterore, kurse lufterat
boterore duhej te konsiderohen si lufta shkatrrimtare te llojit
te njeriut. Ne Kur’an Zoti thote: ”dhe veç e krijuam njeriun ne
formen me te persosur dhe, pastaj e zbritem ate ne me te ultin e
te ulteve” .Kjo ishte dhurate per njeriun, por njeriu eshte
shkaktare per uljen drastike te llojit tone njerezore, sepse per
qellime vetanake dhe pasione te semura mbjellim urrejtje
nderetnike e nderkonfesionale.
Bota perendimore (amerikane dhe europerendimore) pas fitores se
tyre ndaj inkuzicionit e sheh çdo tentative ose levizje fetare
si kthim ne fundamentalizmin religjioz. Nje fillim te nje
inkuzicioni te ri ne te ardhmen! Levizjet e tilla konsiderohen
si te rrezikshme dhe ato pengojne modernizimin, shekullarizmin,
liberalizmin dhe civilizimin bashkohore. Vertete, si rrjedhoje e
ideologjise krishtere lindi inkuzicioni, dhe jane per çdo
levdate veprimet e shekullaristeve per te penguar lindjen e
fundamentalizmit nder krishtere. Konkluzionet e tilla nuk duhej
te ishin edhe ndaj islamit. Muslimanet nuk mund ta kuptojne
nocionin fundamentalist dhe nuk pranojne te barazohen me
religjionin krishter per shume arsye. Nese inkuzicioni eshte
pjelle e krishterimit, ajo nuk ka te beje fare me islamin.
Islami eshte gjenerator i perparimit dhe modernizimit te jetes
njerezore e asesi pengues i perparimit njerezor. Bota
perendimore duke luftuar inkuzicionin me ideologjite laike vetem
ne shekullin njezet perjetoi ideologjite ose rrymat politike si
komunizmin, nacizmin, fashizmin dhe tani se fundi demokracine,
dhe vetem per nje shekull shkaktoi dy luftera boterore, me
qindra milliona njerez te vdekur, milione te tjere te mjeruar
etj. Nese njerezimi vazhdon te provoje rryma te ndryshme
politike si dhe ideologji te cilat me nje veprim te vogel
antiideologjik behen shkaktare i ndryshimit te parimeve e
ideologjive te tyre, atehere kataklizma eshte shume afer.Valle
cili eshte motivi i cili me udheheq te jem demokrat, t’i besoj
nje grupi i cili udhehiqet nga pasionet dhe nderron mendje nga
çasti ne çast. Te gjitha keto ndryshime vijne ngase truri i nje
individi ose nje grupi te vogel, nuk mund t’i pergjithesoje dhe
unifikoje idete. Perderisa ndryshojne pasionet, doemos duhet te
ndryshojne edhe idete. Nje ideologji do te pranohej nga
njerezimi atehere kur ajo vjen nga te papasionuarit, e te tille
ne bote nuk ka sepse bota nuk linde te tille.
Fenomeni dhe nocioni “fundamentalizem”
Para shkoqitjes se fenomenit “fundamentalizem” eshte e arsyeshme
dhe e domosdoshme shpjegimi i termit fundamentalizem, terrorizem
dhe fryme.
Nese i referohemi fjaloreve nuk do te gjejme ndonje spjegim te
drejteperdrejte te fjales fundamentalizem ngase eshte terme i ri.
Kjo fjale duhet te rrjedh nga fjala fundament, diçka bazore, pra,
kthim ne origjine ne baze etj. Me fjale tjera fundamentalizmi
mund te kuptohet, te mbeshteturit ne shtyllat themelore te nje
ideje, feje ose doktrine dhe si e tille ajo nuk pranon
alternativa tjera si shtylla te drejta, perveç ideologjise e te
pareve te tyre.
Kurse fjalen terrorizem e shpjegojne te gjithe fjaloret, e ajo
nenkupton tiranine, dhunen e eger ose shtypjen e pameshirshme.
Fryme, ka shume kuptime. Ajo na paraqitet ne kuptimin e
frymemarjes, shpirtit, jetes, gjallerise, vetedijes, esences,
thelbit etj.
Meqe u shpjeguan keto terma eshte me interes te paraqitet edhe
nje pyetesor i cili lindi si domosdoshmeri e temes. Jane pyetur
njerez te shtresave te ndryshme te shoqerise sone duke filluar
nga bujqit, zejtaret, njerezit me arsim te mesem si dhe me arsim
te larte, “ç’eshte fundamentalizmi”? Perafersisht 80 per qind
nga personat me arsim te mesem e te ulet jane pergjigjur: “Ata
jane arabet”! Nje numer jo i vogel pergjigjet se ata jane
“terroristet musliman” te botes arabe. Shtresa me arsim te larte
pergjigjet pak me afer kuptimit por shume prej tyre aludojne ne
fundametalizmin islamik, e me pak prej tyre aludojne ne
fundamentalizmin krishter.
“Fundamentalizmi eshte i providences kristiane – protestante
amerikane, i lindur ne shekullin XIX si proteste, si reaksion ne
paraqitjen ne skenen boterore te liberalizmit dhe modernizimit
ekstrem, e veçanerisht si reaksion ndaj pozitivizmit dhe
evolucionizmit, si reaksion ndaj te kuptuarit dhe te komentuarit
te dokumenteve themelore te Kristianizmit. Se shpejti kjo
levizje u zgjerua ne Angli e me gjere nder protestantet (ungjillistet).
Me kete rast, brenda disa bashkesive kishtare ungjilliste (protestante)
u organizuan konferenca biblike, qe me ane te tyre ne menyre
unike te pergjigjen ne problemet dhe pyetjet rishtazi te dalura
ne skene. Perveç asaj se fundamentalizmi ishte reaksion ndaj
aksioneve te faktoreve te jashtem si kundrejt modernizimit,
liberalizmit dhe shekullarizmit, ai ishte reaksion edhe ndaj
aksioneve te faktoreve te brendshem kundrejt levizjes
kundershtare “Social Gospel”(Ungjilli social), levizje kjo qe
angazhohej per harmonizimin sa me te madh te Ungjillit me
rrethanat shoqerore te Perendimit”, citohen burime nga libri
Fundamentalizmi i krishter”, nga Franjo Topiq. Nga i njejti
burim thuhet se perkunder dallimeve e kundershtimeve ndermjet
veti, e veçanarisht ndermjet bashkesive protestante te
baptisteve, prezbetarianeve dhe “Nxenesve te Krishtit”, grupet
fundamentaliste e kane te perbashket percaktimit antikumenik dhe
antidialogist. Keshtu per shembull, kur me 1948 ne Amsterdam te
holandes u formua Keshilli boteror ekumenik i kishave,
fundamentalistet per te krijuar baraspeshe formuan Keshillin
nderkombetare te kishave kristiane (ICCC). Mendohet se sot
fundamentalizmi eshte me i pranishem ne SHBA ku numeron rreth 10
milion pjestare, kurse disa shkojne me tej e pohojne se sot se
paku simpatizues te kesaj levizjeje jane 50 miliona njerez.
Per t’u sheruar nga traumat e shumta te fundshekullit qe lame
pas dhe traumave te reja qe po na percjellin ne kete milenium te
ri, dhe per te marre “fryme” njerezimi duhet te lirohet nga
izmat e shumta. Ai duhet ta njohe dhe studioje njeriun sa me
mire. Te del me spjegime te burimeve te shendosha te cilat jane
per te miren njerezimit, e tu thote jo pasioneve te grupeve te
ndryshme. Duhet te kuptohet se njeriu eshte nje qenie qe ne
brendine ose psiqiken e tij nuk eshte i njejte me tjetrin.
Njeriu vepron ne saje te orientimeve te udhehequra nga fryma e
cila eshte e kanalizuar per nje jete te qete - me shpirt te
bindur plotesisht; te qortuar – i cili fajeson veten gjithmone;
te orientuar pas pasioneve dhe epsheve– i cili eshte nxites i se
keqes.
Perfundimisht, mendoj se populli duhet te udhehiqet nga fryma e
qete dhe ajo e qortuar, nga mendja analitike e cila vepron pasi
ka analizuar mire mendjen reaktive dhe psikosomatike. Fryma e
pasioneve dhe e epsheve eshte ndjellakeqe dhe pa perspektive tek
ne dhe per ne. |
|
Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke
klikuar Ketu! |
|
|