|
Gjeografia Politike e Kohes Bashkehore
Gjeografine
politike e perbejne gjithcka ka te beje me
siperfaqet toksore, organizimet e shteteve dhe
ideologjite e popujve.
Qeverisjet
ose organizimet e njerezve (popujve) gjate
shekujve kane pesuar ndryshime te vazhdueshme,
mendoj se ia vlen t’i theksojme disa nga
orgnizimet me me peshe te madhe ne historine
e njerezimit, ato jane: organizimi primitiv,
fisnore, nacional, fetare, ideologjik dhe dhe
tani se fundi globalizimi. Ky I fundit eshte
ne rritje e siper por koha do te tregoje nese
eshte sisitem me i persosur ose jo.
Zhvillimet
e gjeografise politike
Ky
term lindi pas dy pyetesoreve:
-
Cilat jane praktikat e nje
shteti sipas percaktimeve gjeografike dhe
vecorite njerzore.
-
Cila eshte shkenca qe do te
merrej me kete teme
Dijetari gjerman
Ratsell eshte i pari i cili filloi te mirret me
kete hulumtim por fatkeqesisht nuk mundi t’a
perfundoje mendimin per shkak te perhapjes se
ideologjise naziste ne Gjermani. Pas tij ngeli
ne kujtimet tona thenja e Makinderit per
Gjeografine politike: shekullin 20 e udhehoqen
konfliktet politike nderkombetare e quajtur
teoria e “Zemres dhe
Kornizave” qe nenkupton zemren e
tokes dhe kornizat e saja. Zemra simbolizon
forcat tokesore (kembesorine) kjo perfaqesohej
nga Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania. Korniza
simbolizon forcat detare (marinen) kjo
perfaqesohej
nga Sh.B. te Amerikes dhe Anglia, kurse
tani keto dy te fundit perfaqesojne keto dy
forca.
Soli Kohen e
zgjeroi kete terminologji edhe me shume ne kohen
kur u bene zbulmet teknologjike te reja te kohes.
Pra, si rezultat i zhvillimit te teknologjise
dhe shpikjeve ajrore, raketave me largesi
tejkontinentale. Kohen nuk e sheh boten si nje
teresi, ashtu si e paraqet Makinderi. Ai veren
se bota eshte me shume njesi autonome rajonale,
ose me saktesisht ai paraqet nente njesi dhe ato:
-
Zemra dhe europa
lindore
-
Azia e larget
-
Azia juglindore
-
Lindja e afert
-
Vendet
shkretinore
-
Kufinjt ujore
europian dhe shtetet e atllasit.
-
Amerika jugore
-
Vendet aziatike
te cilat kane dalje ne dete
-
Kufinjt ndermjet
Amerikanoanglezve dhe Karibeve.
Perveç Amerikes dhe
Bashkimit Sovjetik ky veren edhe tre forca tjera
boterore siç jane Japonia, Kina dhe Europa,
pastaj forcat e rendit te dyte si: India,
Brazili, Nigeria etj, dhe se fundi shtetet e
rendit te trete e te katert.
Pas perfundimit te
luftes se ftohet, filloi nje radhitje e re ne
gjeografine politike.
Ketu do te veçojme
Pol Kenedin me librin e tij te viteve ’80-ta,
“Ramja e fuqive te medha”, ku i parasheh
ndryshimet e medha politike qe do te ndodhin ne
vitet 1989 - 91, vite te cilat do ta permbysin
Bashkimin Sovjetik ne nje ane, dhe bashkimin e
gjermanive ne anen tjeter. Ne kete kohe nuk
eshte menduar se kush do te jete ai qe do te
mbane rendin dhe paqen ne bote. Pretendent
kryesore pa dyshim kane qene Sh.B. te Amerikes.
Si duket edhe kjo nuk mund ta barte kete barre
ngase ne brendine e saj verehen ramje ekonomike.
Analistet politik qe nga viti 1992 deri ne ditet
tona e pranojne faktin se deri tani nuk jane
percaktuar per baraspeshat e forcave te mundshme
per nje te ardhme te afert.
Si mendim
gjeopolitik pas viteve ’90 - ta eshte shtruar
edhe mundesia e rikthimit te Bashkimit Sovjetik
ne skenen politike boterore si nje rival i
mundshem i ri i Sh.B.te Amerikes. Ne keto
analiza eshte perfshire edhe ngritja shume e
shpejte e shtetve islamike si fuqi e mundshme
boterore. Shtetet islamike kane nje shtrirje
shume te madhe ne kontinentin e Azise dhe
Afrikes prandaj ndikimi i tyre do te luante nje
rol te dukshem ne hartimin e rendit te ri
boterore.
Disa analiste si
per shembull Xhon Oluoflin paraqet dhjete
variantet e mundshme qe mund te ndodhin ne
ndryshimin e gjeopolitikes. Prej ketyre dhjete
varianteve, me kryesoret do te ishin:
-
Te mbeten Sh.B.te
Amerikes te vetmet ne mbikqyrjen e botes.
-
Perplasja e
aleances perendimore, ndermjet Sh.B.te
Amerikes
dhe Europes, mu ashtu siç ndodhi
perplasja ne kampin lindor ndermjet kinezeve
dhe Bashkimit Sovjetit ne vitin 1962. Po te
ndodhe kjo atehere Europa do te ishte
konkurenti i dyte i cili do te merrej me
rregullimin e sistemit boterore.
Ndryshimet shume te
medha gjeopolitike do ta pengonin ne mase te
dukshme strategjine qe e ka ndjekur politika e
globalizimit ne veçanti pas paraqitjes se
sfidave te reja nga antiglobalistet neper rajone
te ndryshme te botes. Prandaj keto variante edhe
mund te mos ishin te realizueshme.
Gjeografia okupuese
Gjeografia si lende
u zhvillua me se shumti ne kohen kur filluan
kolonite gjate shekullit 19. Keto koloni per t’u
zgjeruar edhe me shume duhej te
materializoheshin me teori te reja ideologjike.
Nje nga teorite e mundshme ne fillim te shekulit
20 ishte edhe ideja e Helfelridengut si marksist
nga Austria. Idene kolonialiste te tij e
paraqiti dhe njekohesisht e zbatoi Lenini gjate
luftes se pare boterore.
Lufta e pare
boterore qe shkaktar i nje
analize te thelle, dhe pas propozimeve te
shumta, perfundimisht u rezonua se lufterat
duhet t’i ndryshojne format dhe kahjet e
shteteve dhe popujve. Rezultat i ketij ndryshimi
ishte lufta e dyte boterore. Kjo lufte shkatrroi
te gjitha idete qe bartnin levizje me pretendime
okupuese dhe qe beheshin shkak i luftrave
klasike.
U paraqit ideja e
globalizimit, si nje ide e re per njerzimin e
cila eshte po ashtu me pretendime okupuese, por
qe stili i saj nryshon dukshem ndaj luftrave
klasike. Kjo ide filloi te zhvillohet shume
shpejt duke okupuar ekonomine e shteteve,
fillimisht duke blere fabrika dhe ndermarje, e
pastaj duke ndikuar ne sistemin monetar si dhe
ne buxhetin shteterore, programe te ndryshme te
stilit perendimore liberal duke perfshire ketu
sitemin ekonomik dhe kulturor. Vetem prej vitit
1983 –1991 nga Amerika Jugore jane barte per ne
SH.B.te Amerikes 200 miliard US$. Por edhe pas
gjithe ketij ndyshimi te madh dhe formes se re
te okupimit, lufterat klasike ne bote nuk u
eliminuan. Nga lufterat klasike qe edhe sot jane
ne process e siper ne bote mund te permenden:
konfliktet e shteteve (popujve) te ndare,
konflikti ndermjet Indise dhe muslimaneve,
konflikti ne Qipro ndermjet turqve dhe grekeve,
konflikti arabo çifut ne Palestine etj. Edhe pse
keto luftrera jane te karakterit lokal
ne vete bartin edhe karakterin tjeter,
sepse kane filluar te involvohen shume shtete te
tjera qe duan ta shtrijne ndikimin e tyre ne
bote.
Shtetet autonome
Autonomia e ketyre
shtetve mbeshtetet ne dy forca kryesore:
-
Forca
centrifugale, qe shperndane forcen e vet ne te
gjitha shtresat e shtetit. Kjo force bazohet
ne te mirat natyrore.
-
Forca
centripetale, eshte force e cila i terheq kah
vetja te gjitha rrymat. Kjo force karakterizon
filozofine e shtetit.
Popujt qe posedojne
shtetesine kane arritur t’i eliminojne shume nga
problemet e tyre te mireqenies. Do te veçoja
problemet qe mund te lindin si psh: problemin e
kufinjeve, ka stabilizim politik dhe social,
kane sistemin e organizimit qeverises qofte
federal ose tjeter, behen zgjedhjet (rizgjedhjet),
behen puçe, kane perleshje me karakter
konstruktiv ose destruktiv sa per te arritur ne
pushtet, kane kryeqenden, administrimin, kane
qendren e punesimit, kane arritur qe ta
organizojne sistemin ekonomik te vendit
etj. Kane arritur qe qeveritaret t’u spjegojne
ose paraqesin idene e globalizimit dhe
funksionimin e marredhenieve bilaterale dhe
multilaterale.
Ummeti dhe
kombetarizmi
Ne kohen tone
bashkohore si nje nga shtyllat kryesore te
organizimeve shoqerore, qe ze vend te veçante
eshte ideja e kombit. Shikuar ne prizmin
gjeografik kjo duket se ka perfshire çdo cep te
botes. Kjo ka lekundur emocionet e njerezve dhe
ka ngritur identitein e tyre. Shpesh here kjo
manifestohet edhe me mospajtime te shumta dhe
konflikte teritoriale. Kjo ka ngritur edhe
konkurencen ndernjerezore ne shume lemi te jetes
se njeriut.
Tifi Smith ka
paraqitur disa parametra te domosdoshme te
shtetit dhe popujve, sipas te cilave:
-
Bota perbehet nga
nje mozaik popujsh.
-
Popujt jane njesi
kompakte natyrore qe prezantohen ne shoqeri.
-
Sipas organizates
boterore te gjitha popujt qe kane sistem
stabil ne ate vend
gezojne
lirine e plote
-
Secili popull
vepron lirshem me kulturen e vet te cilen e ka
ngritur gjate historise .
-
Secili popull ka
nevoje per udheheqesine e tij me ane te cileve
prezanton kulturen e vet.
-
Secili popull (jo
secili shtet) ka te drejten apsolute ne
trollin dhe atdheun e vet.
-
Cdo njeri ose
individ patjeter duhet t’i takoje nje populli.
-
Nuk quhet liri
apsolute per njeriun i cili nuk ka shtetesi.
-
Shtetesia e pare
per secilin individ do te ishte shtetesia e
popullit qe i takon.
Ne esence shteti -
ummeti vepron per rritjen e vazhdueshme te
kerkesave elementare
per shtetasit dhe popullin e vet. Ai
duhet t’ju siguron atyre identitetin me poziten
gjeografike dhe kohore, ai duhet t’a
percaktoje dhe t’i parashikon vizionet e
ardhmerise se vendit.
Gjeografia e
zgjedhesve
Me fjalen
gjeografia e zgjedhesve nenkuptojme politikat e
pergjithshme te njerezve dhe pozitat e tyre.
Ketu verehen edhe ndikimet gjeografike te
zgjedhesve te cilat paraqesin nje analize
gjeografike nga fushata elektorale. Shikuar nga
ky prizem politikanet dhe partite politike me
paraqitjet e programeve te tyre zgjedhore kane
ndihmuar ne ruajtjen e konstruktivitetit ndaj
qeverisjes se vendit duke aluduar vazhdimisht ne
gjakftohtesise e programeve te tyre edhe pse te
kunderta por asesi te llogariten programeve
armiqesore.
Ne kete menyre ose
forme shume qarte veprojne forcat ose rrymat
boterore qofshin ato edhe levizje regjionale. Me
kete forme do te del ne pah statistika e qarte,
se cila nga rrymat boterore jane me me ndikim ne
ate regjion dhe cili eshte ndikimi I
kombetareve, fetareve ose ideologjive te tjera
etj.
Analizat e
zgjedhjeve nuk mjaftojne te vleresohen, te
studiohen programet dhe veprimet e rivaleve por
ato duhet te jane te qarta nder ne sidomos
vizionet e largeta te politikave te globalizimit
te cilat jane perqark nesh.
Por shtrohet pyetja,
çka do te ndodhte nese njerezit nuk dalin ne
votime?Cfare do te behej me partite ose
organiztatat te cilat jane ngusht te lidhura me
pjesemarrjen e njerezve ne zgjedhje. Cila eshte
alternativa e cila do t’a pranonte popullata.
Gjeografia politike
rajonale
Globalizmi nuk e
injoron pluralizmin, por ai ndikon ne
riqarkullim ose riradhitje ne kete pluralizem,
keshtuqe vazhdimisht mbetet per çdo rajon nje
gjendje si te thuash nje partiake. Qeverisja
rajonale (shteti) nuk konsiderohet vetem nje
agjencion i shtetit qendrore e as qe eshte nje
vegel opozitare e qeverise ne kryeqytet ajo mban
lidhjet rajonale me organizatat ekonomike
boterore. Bota nuk eshte si nje vegel mekanike e
thjeshte e cila do te dije te administroje aty
per aty, me nje te informuar per ndryshimet e
ndermara sipas disa vizioneve qe mund te lindin
tek ta. Ato duhet te jane shume te organizuara
ne vete, duhet te kane alternative, duhet te
japin prova, duhet t’i pranojne sfidat e
opozitareve, qe ne raste te krizave politike te
mund te pesojne politikanet, e jo politikat. Ne
kete situate gjeografia politike me kete
strategji duhet te jete e lidhur me rrjetin
rajonal, i cili edhe ai duhet te kete
alternativat e saja.
Nje nga format e
gjeografise bashkohore eshte perzierja e
specifikave ose veçorive rajoname me ato globale.
Me kete verejme: vendet e vogla iu bashkangjiten
vendeve te medha (metropoleve) me deshiren apo
padeshiren e tyre. Iu bashkangjiten zyreve te
biznesit me qarkullim
tregtar boteror, iu bashkangjiten tregut
te paligjshem, veprimtarive ekonomike te
korruptuara, iu bashkangjiten investimeve te
huaja dhe qendres monetare nderkombetare.
“Levizjet
kolonialiste edhe pse jane zhdukur gjurmet e
tyre jane prezente dhe shume te
shtriera ne bote. Shembull per kete do te
ishte ndarja e shteteve, krahinave ose zhvillimi
i disa shteteve ne nje ane dhe renia ose zhdukja
e disa te tjerave, perleshjet nacionale dhe
fetare vazhdojne mu ashtu sic eshte duke
vazhduar perleshja mes indianeve dhe muslimaneve
ose arabeve me çifutet ne Palestine.
Kolonializmi ngriti nacionalizmin por vazhdon
t’a percaje ose permbyse idene e shteteve”.
Prishtine : me 18.09.2002
|