Miresevini ne net faqen e Mr Muhamed Jusufit Kajolli

 
 

A

L

B

A

N

U

R

Mr Muhamed Jusufi

Albanian folk HEROIC songs at "Oda e Tim Shkupit!

Salih Bajram Krasniqi
Rizah Bllaca
Dervish Shaqa
Augustin Ukaj
Tahir Drenica
Hashim Shala
Feriz Krasniqi
Fatime Sokoli

Ibish Mulaku
Arif Vladi
Liti dhe Biti
Bijt e Sefe Mleqanit
Perparim Brati
Lan Dobra
Isa Llapceva
Ilir Shaqiri

Mhill Krasniqi
Nikolle Nikeprelaj
Vellezerit Lamallari
Vellezerit Qetaj

Vellezerit Gashi & Gazi
Rifat Draga
Enver Batllava
Halit Gashi
Vellezerit Lleshi
Fehmi Kastrati
Grupi Dumoshi
Rrahman Hasani
Nysret Haxha
Rapsodet e Lumes
Kadri Ismaili
Abaz Aliu
Shaban Baksi
Shaqir Cervadiku
Rifat Berisha
Mahmut Ferati
Dida Qela Kovaqi
Shkelzen Jetishi Xeni

Me teper folklor nga Rapsodet, Ketu!
 

Njoftim

 

Të ndëruar miqë, mirë se vini në web faqen e pare Kajolli Homepage. Ju dëshirojmë qendrim të këndshem në të gjitha link-et e projektit shqiptar "AlbaNur"

 

 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!
Tema Aktuale nga Mr Muhamed Jusufit
Gjykates Komunale

Ne varrimin e Haxhi Jakup ef. Hasipit

C'duam dhe c'kerkojme

Paqja ose perplasja e civilizimeve

Vetvrasja ne Kosove

Historiku i xhamive ne Prishtine

Populli ka nevoje per Mesim Fetar

Edukata seksuale apo fetare

Seksualiteti neper Gjenerata

Problemet e prostitucionit nder Shqiptar

 

Me tepër shkrime nga Mr Muhamed Jusufi, Këtu!

PRISHTINE

 

Ne baze te nenit 64, alinea 2 dhe 3, te Ligjit Penal te Kosoves, lidhur me nenin 431 par. 1 alinea 3 te Ligjit te Procedures Penale, ushtroj:

 

P A D I     P R I V A T E

 

Kunder Isa Blumit i lindur ne Çekosllovaki, shqiptar, me profesion, historian, analist politik dhe Organizates Joqeveritare “KIPRED” me seli ne Prishtine, Kodra e Diellit, Rr 3, Lam. 39, per veper penale – Shpifje, e inkriminuar ne nenin 64 te Ligjit Penal te Kosoves.

 

SEPSE

 

Isa Blumi, duke perdorur internetin – vebfaqen e kesaj OJQ-je (www.kipred.org), si mjet te shperndarjes se lajmeve dhe informatave te paverteta, ne muajin korrik 2003, ka publikuar nje artikull – analize me titull, “Islami politik nder shqiptare: A  po vijne talibanet ne Ballkan”, ne te cilen ka paraqitur shume shpifje dhe te paverteta ndaj meje dhe identitetit tim personal, ku nder te tjera thuhet: “…kur u vendos Baliçi ne Shqiperi, (e ka fjalen per Numan Baliçin, ish – minister i Shendetesise) u njoh me nje shqiptar nga Shkupi i cili e kishte nderruar emrin ne Muhamed Jusufi…- Jusufi, “keshilltar politik” i Baliçit, derisa udhehiqte Ministrine e Shedetesise, kishte lidhje te ngushta me Arabine Saudite. Gjate luftes se vitit 1998-99, Jusufi ishte koordinator i agjensive humanitare Saudite ne Shqiperi dhe padyshim se me ndihmen e ketyre agjencive e mori kete rol te ri ne Kosove duke punuar per se afermi me Baliçin”.

“ …  Baliçi dhe Jusufi, qe te dy jokosovar mund te shihen si figura qendrore ne perpjekjen per integrimin e institucioneve prozelitive (qe kane nderruar fene) vehabiste ne rrjedhat politike dhe kulturore te Kosoves…”

 

Prove: Materiali i publikuar dhe i shperndar

 

1. Une, Muhamed Jusufi, shqiptar, i lindur me 12. 03. 1963 ne Shkup, prej babait Faikut i lindur ne Gjylekar te Vitise ne Kosove dhe nenes Hidushes, e lindur ne fsh. Nike te Kaçanikut. me profesion filozof-sociolog, jam i martuar ne vitin 1986 me Kimete Hajrrullahun, banore e Prishtines, kam 4 femije dhe jetoj ne Prishtine qe nga viti 1987, dhe emri e mbiemri im eshte i njejte qe nga lindja.

 

Prove: Certifikaten e lindjes, leternjoftimin kosovar

 

2. Gjate luftes 1998-99 kam qene kryetar i Fondacionit Bamires “Kosova”, me seli ne Tirane dhe njekohesisht edhe keshilletar ne Ministrine e Mbrojtjes ne ish - Qeverine e Kosoves me seli ne Tirane, deri me 6 prill 1999.

 

Prove: Dokumentacioni i Fondacionit, deshmitare, bashkepunetore te mi

 

3. Prej vitit 2000 kam qene Sekretar organizativ ne Partine Qendra Liberale e Kosoves deri ne shuarje te saj.

 

Prove: Deshmitare

 

4. Une nuk kam qene i ashtuquajtur keshilltar politik ne Ministrine e shendetesise, por vertete kam qene keshilltar i pare dhe e kam kryer detyren time profesionale, pa e ngaterruar asnjehere fene me punen time si keshilltar. Kjo eshte shume e qarte dhe mund te dokumentohet sa here dhe kushdo qe te deshiroj.

 

5. Une asnjehere as qe kam menduar qe ta nderroj fene, dhe ky nuk ka qene asnjehere preokupim i imi. Madje shpifja edhe me e rende behet ndaj meje ku thuhet se une jam nderlidhes i vehabizmit ne Kosove. Une ne çdo kohe e ne çdo vend mund ta kunderargumentoj nje thenie te tille te autorit ne fjlae.

Me  kete veprim, per mua i pa kuptuar, te lartepermendurit, z. Blumi dhe OJQ  “KIPRED”, kane kryer veper penale kunder nderit dhe prestigjit tim- shpifje sipas nenit 64, alinea 2 dhe 3, te Ligjit Penal te Kosoves, andaj:

 

PROPOZOJ

 

Qe prane Gjykaes Komunale te zhvillohet procedura per shqyrtimin e kesaj çeshtje ne te cilen do te ftohen:

 

Te pandehurit, Isa Blumi, autor i analizes ne fjale

Perfaqesuesi i OJQ-se, “KIPRED”, dhe

Une si padites

 

Te shikohet materiali i botuar, te kerkohen prova dhe argumente ne te cilat jane mbeshtetur burimet e te paditurit per nje analize te tille, por edhe te shqyrtohen edhe provat e propozuara nga une – paditesi..

 

Pas shqyrtimit te fakteve dhe provave te caktuara nga kjo seance, te pandehurit te shpallen fajtor dhe te denohen ne baze te ligjit.

 

Kerkoj qe te paditurit te me paguajne edhe demshperblimin per cenimin e nderit, humbjen e kohes, prestigjit dhe integritetit tim moral, si pasoje e ketyre shpifjeve dhe shperndarjes se te pavertetave te tilla, si forme me e rende e kesaj vepre penale.

 

ARSYETIM

 

Pas kesaj shpifje prestigji im tashme eshte rrenuar dhe pasojat nga kjo do te jene te pariparueshme. Une tashme kam pengesa te shumta edhe ne aspekte te punesimit, por edhe ne aktivitetet e mia shoqerore, por pse jo edhe politike, per te cilat kam synuar dhe ne te cilat kam qene drejtperdrejte i ingranuar.

 

Materialin e tille e kam hasur ne faqen e internetit ne muajin gusht, pasi qe jam njohtuar nga nje mik i imi. Nga materiali i publikuar shihet qarte se z. Blumi (i pandehuri) e ka shkruar ate material me porosi te OJQ-se ne fjale, pa hulumtuar dhe pa konsultuar burime te verteta, por duke perfituar shuma te medha parash per nje publikim te tille, apo per qellime te tjera te cilat une nuk mund t’i di, por qe duhet te zbardhen dhe te qartesohen ne shqyrtimin gjyqesor. Nga ky publikim te cilin e kane bere te pandehurit shihet qarte se ata kane kryer veper penale – shpifje sipas nenit 64 alinea 2 dhe 3 te Ligjit Penal te Kosoves.

 

Gjendja faktike e pershkruar ne dispozitiv te kesaj Padie private eshte mjafte e qarte dhe mund te vertetohet nga materiali i botuar ne te cilin eshte bere shpifja, andaj ne baze te kesaj konsideroj se padia eshte e arsyeshme dhe e bazuar ne ligj

 

Une nuk jam pergjigjur me kunderargumente dhe kunderakuza per shkak se kam menduar se me se miri pergjigje ne kete lloj shpifje do te jep gjykata ne nje shqyrtim gjyqesor. Por nje gje themeltare mund te konstatoj, personat e tille jo vetem qe mua me kane demtuar por edhe shumicen dermuese te popullit tone te varfer dhe jetimet. Keta  kerkojne qe shoqatat bamirese te largohen nga Kosova me preteks se gjoja çdo investim i tyre ka baze fundamentaliste.

 

Prishtine, 15. 09. 2003

 

MUHAMED  JUSUFI

 
Komente ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
 
 
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Albanian Hotels

Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat Humor | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare | Shitblerje

Regjistrohu FALAS ne AlbaNur Forum

copyright by AlbaNur / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker