Miresevini ne net faqen e Muhamed Jusufit Kajolli

Me emrin e Allahut hyme dhe me emrin e Allahut dalim dhe te Zoti yne mbeshtetemi!

 
Kurani Shqip Online

Faqe per Kur'anin (shqip) ne Internet

(mund te kerkoni per fjale ose ajete te veçanta)

 

Forumi Muhamedit
Forumi Muhamed Jusufit ne AlbaNur, ku mund te merrni pjese me shkrimet dhe komentet e juaj!

 

 

Chelsea Point

Banesa te stilit Anglez ne Prishtine

 

Rapsodet Shqiptar

Albanian folk HEROIC songs at "Oda e Tim Shkupit!

Sali Bajram Krasniqi
Bijte e Sefes
Tahir Drenica
Hashim Shala
Riza Bllaca
Dervish Shaqa
Augustin Ukaj
Ibish Mulaku
Rifat Draga
Liti dhe Biti
Vellezerit Lamallari
Vellezerit Cetaj
Fatime Sokoli
Arif Vladi
Shaban Baksi
Isa Llapceva
Perparim Brati
Ilir Shaqiri
Hamit Kastrati
Shqipe Kastrati
Shaqir Cervadiku

Me teper folklor Ketu!

 

Albanian Hotels

Kontakti

Ju mund te kontaktoni Muhamed Jusufin dhe te pyetni per aktivitet e Shoqates Kulturore "ZERI YNE" ne Kosove!

kajolli5@hotmail.com

 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

 

Te nderuar miqe, miresevini ne web faqen e pare Kajolli Homepage. Ju deshirojme qendrim te kendshem ne te gjitha link-et e projektit shqiptar "AlbaNur". Si surprize kemi per ju librin "Mrekullia e Kuran-it" te perkthyer ne shqip nga imam Sharavi. Lexonie Librin e Sharavit

 

VIDEO ILAHI SHQIP

Muhamed Jusufi Kajolli

 
 

 
Temat Aktuale te Muhamed Jusufit
Historiku i Xhamive ne Prishtine
 

Shpeshhere degjoj te flitet ne vende publike, por edhe te lexoj ne gazeta per xhamite dhe per formen e xhamive. Sipas ketyre opinioneve xhamite qe po ndertohen qenkan te traditave jo kosovare (te stilit turk) ose diçka tjeter. Nuk e kam te qarte se pse njerezit kane deshire te behen mjet i manipulimeve te disa interesave te cileve nuk ua dime fillet. Me shume keqardhje e them se shumica e atyre qe “iu vie keq” per stilin i xhamive ne Kosove nuk jane fetare ose nuk jane fare shqiptare. Nuk kam ndermend te komentoj keto opinione sepse ato jane shume te qarta dhe tendencioze. Para se te futem ne teme do t’ishte e udhes te njihemi me domethenien e  fjales xhami.

 

Sipas kuptimit terminologjik fjala xhami rrjedh prej fjales arabe “xhemea”, qe ka kuptimin e tubimit. Kurse sipas kuptimit etimologjik kjo fjale ka kuptimin e vend - tubimit te besimtareve musliman te cilet kryejne namazin gjegjesisht faljen ditore, javore etj.

Cilat ishin tri xhamite e para

Kur’ani na meson se mbi themelet ekzistuese te Qabes Ibrahimi u autorizua nga Zoti per ngritjen e mureve te faltores e cila ishte rrenuar prej kohesh. Muhammedi i derguari i Zotit na meson se Qabja ishte ndertuar ne toke nga melaiket para se te krijohet njeriu i pare. Po ashtu sipas thenjeve te Muhammedit, xhamia e dyte eshte me emrin Aksa. Kjo gjendet ne Jerusalemin e sotem. Xhamia e trete, u ndertua pas shume shekujsh mileniumesh, e ajo eshte xhamia e pejgamberit ne Medinen e sotme. Pastaj pasojne xhamite tjera te shumta.

Cilat jane kriteret e ndertimit te xhamise

Zoti na kushtezon te falemi vetem ne vend te pastert. Kete namaz mund ta bejme ne çdo cep te tokes pa marre parasyshe formen e vendit. Duke u nisur me kete baze, besimtari   nuk kushtezohet me ndertimin e objekteve te kultit. Por per aresyera objektive besimtaret muslimane jane percaktuar per ndertimin e xhamive, sepse lutja me xhemat (lutje e perbashket) eshte me e vlefshme. Sot shohim  stile te ndryshme te tyre, por secila ka per baze sallen e faljes e cila eshte e sheshte, pa interier dhe pa dekor. Ajo mund te  shtrohet me qylym (tepison ose diçka tjeter) sa per te treguar se vendi ku falemi eshte i pastert. Nese i kthehemi historise, xhamia e Muhammedit u ngrit vetem ne kater mure rrethuese, ne mes tyre kishte nje trup te hurmes e cila ju sherbente per hije. Per arsye te degjimit te ezanit, muezini ngritej ne nje vend sa me te larte qe ishte e mundur, tani kete lartesi e yevendesoi minarja.

 

Muslimaneve te asaj kohe ju mjaftonte qe vendi ku faleshin t’ishte i paster dhe i mbrojtur nga kafshet. Nga besimtaret kerkohet te hyne ne lutje duke qene te paster ne trup, ne zemer dhe te kane sinqeritet. Pra, per muslimanin nuk ka rendesi pamja e jashtme e xhamise. Me kalimin e kohes muslimanet arabe, u perballen me popuj tjere jo arabe te cilet kishin historik te gjate dhe kultura te ndryshme. Islami, eshte ngritur mbi baza shume te shendosha, ai i pershtatet natyrshmerise se njeriut, pa marre parasyshe se ne cilen vend dhe kohe jeton ai. Xhamite ndertoheshin sipas numrit te besimtareve, shijes dhe mundesive materiale te vendasve. Mjaftonte qe ne te, te ket nje salle (vend faljeje), nje mihrab qe tregon drejtimin e kibles dhe nje ose dy minare te cilat sherbenin per thirrjen e ezanit. Stili i tyre tani kaloi modestine arabe. Xhamite filluan te ndertohen nga nje grup njerezish  te cilet e kishin bere profesion te tyre kete veprimtari. Para se te ndertojne xhamite u detyruan te sjellin arqitekt te vendeve te ndryshme vetem e vetem per t’iu pershate shijes se vendasve. 

 

Verejme se stili i xhamive te turqve eshte i perafert me stilin bizantin. Konsideroj se, turqit qe ne fillim ishin ne rruge te gabuar, sepse kopjuan me endje stilin bizantin. eshte e njohur arqitektura bizantine tek analistet. Ajo demostronte fuqine e shtypjes se madhe. Pos kishave dhe pallateve te medha te udheheqesve, dhe shume te kushtueshme shohim edhe ndertimin shume te veçante te gjykatoreve. Keto ndertime kishin ndikim shume te madh ne psiqiken e qytetarit te rendomte. Ato ne hyrje te saj kishin shkalle shume te gjera dhe te larta. Ky ndertim psikologjik ishte bere per nje arsye te vetme psh. ai qe kishte vendosur te ankohej per nje padrejtesi deri sa te arrinte tek zyrtaret e caktuar duhej te kalonte neper shkalle shume te gjera, te larta, dhe nje labirinth korridoresh. Praktika ka treguar se shume persona deri sa kane arritur tek zyrtari e kane terhequr ankesen, nga  ndikimi psiqik dhe frika qe kane perjetuar duke kaluar gjithe ate rruge.

 

Kishat e tyre ishin perplot ikona, ato ndikonin thelle ne psikiken e besimtareve, te besonin se Isau ishte kryqezuar dhe ishte biri i vetem qe ka perberje te qenies se Zotit.

 

Kopjimi i ketij stili, (turqit) muslimanet vetem sa i dobesoi edhe me teper. Te pasionuar nga forma, turqit harruan esencen e tyre. Njerezit qe nuk kane esence mundohen te paraqesin forma sa me terheqese qe do te ndikojne ne afrimin dhe bindjen e te tjereve. Muslimanet nuk kane nevoje per forma te cilat demostrojne jorealen. Ata esencen e kane te shendoshe dhe nuk i frikohen çfaredo lloj sulmi a rreziku qe mund t’i kanoset nga forma te caktuara.

 

Tani kur bota eshte perzier me multikultura dhe multicivilizime, pak rendesi ka stili arab, turk, iranian ose indonezian i xhamive. Muslimanet duhet te gjejne nje ose shume modele te arqitektures bashkohore. Stile te reja qe i pershtaten kohes. Sot o kurre, mundesite jane qe me pak shpenzime te behen konstrukcione te mira dhe te pranueshme per syrin e besimtareve. Qyteterimi tanishem i ka tejkaluar te gjitha koherat e meparshme. Xhamite e sotme duhet t’i pershtaten arqitektures se realizmit te fese islame. Te paraqet brendine e ndjenjave, besimit dhe kulturen e muslimanit.

 

Nese arabet jane munduar te na ndihmojne ne ndertimin dhe rindertimin e xhamive te shkateruara nga barbaret serb, ata jane munduar te sjellin stilin e xhamive qe i kerkon koha. Ky stil nuk njihet si stil arab, wehabist ose ndonje stil tjeter. Xhamite nuk dallohen tek muslimanet, siç dallohen kishat tek besimtaret krishter. Ata qe duan te fusin perçarje mes muslimaneve sajojne llojlloj intrigash. Nese ne shqiptaret pranuam qe kullat t’i zevendesojme me ndertesa te cilat ne vete bartin shume banesa, atehere pse e njejta logjike nuk do te pranoje ndryshimin e pamjes se xhamive. Cilin e pengon ky ndryshim qe njeriu besimtare te jete pedant dhe te kete paraqitje te qyteterimit ne te cilen ai jeton? 

 

Prishtine 04.08.2003

Muhamed Jusufi – Kajolli

Drejtor i Sh.K. "Zeri Yne"

 
Nese ke koment per kete artikull, atehere regjistrohu ne Albanur Forum!
 
 
 
 

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

 

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker