Miresevini ne net faqen e Mr Muhamed Jusufit Kajolli

 
 

A

L

B

A

N

U

R

Mr Muhamed Jusufi
 

Kurani Shqip, Perkthimi Kuranit Shqip,

Faqe per Kur'anin (shqip) ne Internet (mund te kerkoni per fjale ose ajete te veçanta)

Kurani Shqip Online
 

Njoftim

 

Të ndëruar miqë, mirë se vini në web faqen e pare Kajolli Homepage. Ju dëshirojmë qendrim të këndshem në të gjitha link-et e projektit shqiptar "AlbaNur"

 

 

 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!
Me rastin e ceremonise mortore te Haxhi Jakup ef. Hasipit
Nga vdekja jote mesuam vellau yne i dashur Jakup Asipi
Jakup Asipi 1953 - 2006

Varrimi perpos ceremonise fetare duhej te behej edhe me pranine e nje strukture te bashkeluftetareve te tij ne krye me Ali Ahmetin, me deputetet dhe ministrat qe tani mburren me vepren e deshmoreve. Mburren me veprat e atyre qe i votuan per ne funksione qe tanime ata i gezojne. Keta te fundit jo qe nuk u moren me organizimin e varrimit te deshmorit te Allahut dhe kombit, por ata nuk u paraqiten fare ne foltore.
 

Me shume dhembje degjova lajmin e aksidentit dhe pas pak edhe per vdekjen e hoxhes se nderuar Jakup ef. Hasipit. Meqenese si besimtare e kemi ne nderdijen tone, se momenti i vdekjes eshte i caktuar dhe nje dite do ta dorezojme amanetin qe e kemi pranuar prej Allahut, e permbajta veten. U luta, duke shpresuar se na ka bere hallall per sa ishim se bashku dhe inshalla Allahu e ka pranuar si deshmor.

Jakup efendiun e njohim si hoxhe te devotshem dhe si guximtar. Ai keto cilesi, jo vetem qe i deshmoi me fjale por edhe me veper. Qendrimet e tij te pa luhatura e benin bindes perpara mases besimtare dhe jobesimtare. Secili qe e ka njohur ate, deshmon se ishte i papertueshem dhe i gatshem ne çdo kohe ta tregonte ne veper. Keshtu kur erdhi koha e deshmive fizike kunder padrejtesive qe ushtronin serbet ne Kosove dhe maqedonasit ne Maqedoni, ai veshi uniformen dhe u rreshtua me djelmoshat qe tronditen diplomacite lindore e perendimore.

Per vepren e tij do te flitet dhe shkruhet shume. Ishte njeri qe duhet kujtuar edhe per shume kohe dhe ate ia kane borxh bashkeveprimtaret e tij. Borxh ia kane kohaniket e tij te profesionit, xhemati dhe bashkeluftetaret. Faza e pare u deshmua si e suksesshme me prezencen e tyre gjate ceremonise se varrimit te tij. Kuptohet ketu ka pasur edhe perjashtime qe me kohe do te sqarohen arsyet, por prezenca prej 25-30 mije fillimisht mjafton per te vleresuar se faza e pare doli e suksesshme. Besimtaret nuk kishin pare ndonjehere numer kaq te madh individesh te tubuar per nje hoxhe. Jo vetem per hoxhe por edhe per ndonje aktivitet festiv tjeter nuk ka pasur tubim kaq masiv. Pjesemarrja e tyre jep sinjale te qarta per ata qe ndertojne vizione per te ardhmen e popullit. Jep sinjale per udheheqesit e partive politike te cilet ne nje menyre ose tjeter mundohen ta injorojne kontributin e faktorit fetar islam.

Mungoi organizimi i mirefillte

Oraganizimi ishte bere nga bashkefshataret e merhumit, Zoti e meshirofte ate. Gjithashtu i shperblefte Zoti organizatoret dhe te gjithe pjesemarresit qe u luten per te. Ishte mbi mundesite e organizatoreve qe t’i percillnin ashtu siç duhej dhe ashtu siç meritonte prezenca e atyre qe kishin shprehur deshiren per t’ia dhene lamtumiren e fundit nga kjo dynja hoxhes se tyre. Duke pasur parasysh mundesite e nje fshati, organizimi ishte ne formen me te mire te mundshme. Por ajo qe dua te them eshte: valle e kishin per detyre bashkefshataret e merhumit ta benin organizimin? Valle, i mbetet te organizoje fshatit, prezencen e dhjetera mije njerezve? Nese nje tubim i rastit behet ne nje qytet, mobilizohet i tere ekipi i rendit dhe organet tjera te pushtetit komunal. Nese nje qytet e ndien nevojen e organizimit, a thua çfare organizimi duhet te behet per fshatrat kur vershojne njerezit. Duke qene besimtare te mirefillte, u treguan nje veti e vetorganizimit te larte. Zoti i shperblefte.

Kush duhej te organizonte

Me kete pyetje nuk dua te fajesoj askend, por po mundohem te jap nje pasqyre me te qarte per te ardhmen. Besimtaret mysliman aktiv, nuk kane besuar se numri tyre eshte kaq i madh. Ata asnjehere nuk kane menduar se do te vinte dita te mendojne per nje mikpritje kaq masive. Pra, ka ardhur koha qe edhe ne duhet te mendojme per mikpritje te tilla siç ishte ceremonia mortore e efendiut nga Kumanova. Ne kete rast kush duhej ta bente organizimin e varrimit?
Mendoj se organizimin duhej ta benin organet ne te cilat merhumi ka qene i angazhuar dhe pushteti lokal. Jakup efendiu para se te ishte hoxhe i fshatit, ishte myfti i rrethit te Kumanoves. Me kete dua te them se organizimi i takonte myftinise se Kumanoves e jo bashkefshatareve. Perderisa merhumi ishte myfti i Kumanoves, ai drejtperdrejte ishte i angazhuar ne Bashkesine Islame te Maqedonise (BIM), dhe me kete rast organizimi do t’i takonte edhe BIM-it. Gjithashtu merhumi ishte pjesemarres aktiv ne luften maqedono-shqiptare te vitit 2001, dhe keshtu angazhimet e tij e benin ate qe me organizimin e varrimit te tij te merreshin edhe veteranet e UÇK-se e jo vetem BIM-i.

Varrimi perpos ceremonise fetare duhej te behej edhe me pranine e nje strukture te bashkeluftetareve te tij ne krye me Ali Ahmetin, me deputetet dhe ministrat qe tani mburren me vepren e deshmoreve. Mburren me veprat e atyre qe i votuan per ne funksione qe tanime ata i gezojne. Keta te fundit jo qe nuk u moren me organizimin e varrimit te deshmorit te Allahut dhe kombit, por ata nuk u paraqiten fare ne foltore. Meqenese ishte pjesemarrja shume e madhe nuk di nese kishin prezantuar fizikisht ose jo, por perderisa nuk u anashkaluan per te folur shume personalite nga Shqiperia, Kosova dhe BIM-i mendoj se edhe keta nuk do te ishin anashkaluar.

Kjo ceremoni mortore na mesoi shume gjera. Uroj qe All-llahu ta shperbleje me xhenetin Firdeus hoxhen e respektuar sepse vepra e tij na mundesoi qe edhe per se vdekuri te marrim mesim nga ai.

Kumanove, 8.01.2006
Autori tekstit eshte, Drejtor i Shoqates Kulturore “Zeri Yne”

 
Komente ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
 
 
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzike Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Shpallje Online | Radio Shqiptare

Regjistrohu FALAS ne AlbaNur Forum

copyright by AlbaNur / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker