|
U lind me 12.03.1963 ne Shkup. Rrjedh prej
nje familje atdhetare te deshmuar qe prej vitit 1913, kur
dygjushi i tij Shabi Kaja (Kajolli) i I - re me te birin e tij
ekzekutohet nga serbet. Me 1918 vritet Jusufi, djali i Shabiut
te I - re. Me 1945 vritet Shabiu i II - te kurse me 1950 nga
plaget e marra prej policise ushtarake serbe, vdes Jusufi i II-
te. Me 1999 ne malesine e Gjakoves, ne Rase te Koshares vritet
Shabiu i III te, kurse Jusufi i III (qe te dy vellezer te
Muhamedit) i shpetoi kesaj katrahure te fundit. Ne ēdo lufte qe
eshte zhvilluar me serbet, kjo familje ka qene aktive dhe ka
dhene per kete vend nga 10 deri ne 15 anetare te familjes.
Shkollen fillore Muhamedi e kreu ne vendlindje, te mesmen ne
Prishtine, kurse Fakultetin Filozofi- sociologji e kreu ne Kairo,
me 1989. Si student ne Kairo, Muhamedi se bashku me shoket, ne
veēanti Zijane dhe Dhulkarnejnin ishin shume aktiv ne informimin
e opinionit egjiptian rreth ndodhive ne Kosove e Maqedoni.
Menjehere pas diplomimit valet e detit e derguan ne New Yourk.
Duke qene se ishte i lidhur ngusht me atdheun, Muhamedi refuzon
te qendroje atje, edhe pse iu dha mundesia qe brenda gjashte
muajve te mer green card (qendrim i perhershem ne Amerike).
Pas Nju Jorkut u punesua ne Bruksel si imam i Xhamise shqiptare
dhe njeherit si kryetar i Shoqates Bamirese Sami Frasheri. Kur
u pyet pse erdhe ne Bruksel e nuk qendrove ne Amerike, ai u
pergjigj- Belgjika me duket me afer vendit tim!
Pas dy vitesh aktivitet te bujshem ne Beneluks dhe France, ne
shtatore te vitit 1991 Muhamedin e gjejme si aktivist ne
bamiresi edhe ne Tirane, ku qendroi gjer me 1999. Ēfare te solli
ne Shqipri u pyet edhe kesaj radhe. Nuk di nese eshte e sakt
motoja e koheve te fundit, sa me e forte Shqipria me lehte
zgjidhet problemi kosovar, shprehej Muhamedi. Gjate aktivitetit
te tij bamires ne Shqiperi u njoh me shume atdhetare te denje te
kauzes shqiptare. Ne vitin 1997 Muhamedin e gjejme si kryetare
te Fondacionit Bamires Kosova, qe u njoh ne mbare diasporen
shqiptare ne Evrope, Amerike, Turqi e Australi.
Si anetar ne kryesine e KMK (Keshilli i Mbrojtjes Kombetare),
Muhamedin gjate luftes 1998 e gjejme edhe si keshilltare te
ministrit ne Ministrine e Mbrojtjes te Kosoves me seli ne Tirane
deri me 6 prill 1999.
Pas kthimit te tij ne Kosove, ne vitin 2000, Muhamedi ishte
Sekretare organizativ ne Partine Qendra Liberale e Kosoves deri
ne shuarjen e saj, nentor 2001. Ne mars 2002 Muhamedin e gjejme
si Keshilltare i Pare (Zevendes minister) ne Ministrine e
Shendetesise, gjere ne mars te vitit 2003.
Tani Muhamedi eshte kryetar i shoqates kuturore Zeri Yne me
seli ne Prishtine, eshte i martuar dhe ka kater femije.
|