Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Aktuale nga Mr. Muhamed Jusufi
Mr Muhamed Jusufi

Ju tani mund të postoni komente dhe sugjerime tjera kryetarit të Shoqatës ZERI YNE në Prishtinë... KU E LAM E KU NA MBETI VAJ VATANI E VAJ MILETI....

C'duam dhe c'kerkojme
Vetvrasja ne Kosove
Historiku i xhamive ne Prishtine
Populli ka nevoje per Mesim Fetar
Edukata seksuale apo fetare
Seksualiteti neper Gjenerata
Problemet e prostitucionit nder Shqiptar
Ndikimi i fjales fundamentalizem Islamik
Gjeografia politike e kohes Bashkekohore
Agjerimi Ligj i Zotit
Ebu Ubejde Ibn al Xherrah
Cfare fare po hedh katedralja ne Prishtinë

Per me teper shkrime nga Mr. Muhamed Jusufi, kliko Ketu!

Jepe lajmin vet në portalin e lidhjeve shqiptare në AlbaNur
Lajme nga Shqiperia

Lajme nga Kosova

Lajme nga Maqedonia

Temat Aktuale nga Mr. Muhamed Jusufi
Paqja ose perplasja e civilizimeve
Duke qene i bindur se do te ndodhe vetem ajo qe ka parapare Krijuesi yne, lutemi qe njerezimi te mos behet pre e se keqes, urrejtjes dhe perdorimit te forces. Njerezimi, çdo dite e me shume eshte duke e kuptuar se drejtesia qendron tek islami, ate duhet kultivuar dhe ruajtur si vleren e vetme qe e ka njerezimi nga shpallja Hyjnore.

 

Teorite dhe izmat te tjere duhet vleresuar, nese jane per te miren dhe perparimin njerezor. Ne te kunderten duhet eliminuar. Jam plotesisht i bindur se paqja do te ngadhenjeje, por uroj te mos arrihet ashtu sikur qe fitoi Pirroja.

Pa dyshim se kjo teme ka nevoje per nje hulumtim te gjere, por sa per fillim do te na mjaftonte t’i etiketonim pikat vrojtuese. Opinioni gjere duhet ta dije, se njerezimit i kane ngelur vetem dy rrugica te ngushta. Jemi duke jetuar nje kohe te veshtire, prandaj duhet te dime se çfare po zgjedhim. Ai duhet te vendose midis paqes se ngulfatur dhe luftes se madhe. Ai nuk ka hapesire manovrimi, nuk premton koha te paraqese ide te reja. Ndersa ne (si myslimane) orvatemi te paraqesim opinionin tone, dhe njerezi pastaj le te zgjedhe.

Dy fronte


Per Evropen viti 1989 ishte nje thyerje, e cila mund te konsiderohet viti fitores se madhe. Blloku krishtero-katoliket dhe protestant ngadhenjyen ndaj bllokut krishtero-ortodoks, por lufta ideologjike ende nuk ka perfunduar. Ajo do te marre fund vetem atehere kur do te qetesohet teresisht Ballkani. Pas kesaj fitore, bllokut ngadhenjimtar nuk i mbeti rival serioz ne mbare rruzullin tokesor. Ai se bashku me SHBA-ne po marshon drejt “çlirimit” te tokave te pa bindura. Caku ri eshte bota islame.

Myslimanet jetojne ne zemren e planetit Toke. Pikat gjeostrategjike te globit jane ne duar jo te “sigurta”, dikush mendon keshtu. Por, ata qe mendojne keshtu numri tyre ne bote eshte shume vogel. Per shkak te tyre valle duhet te pasojne miliarda njerez! Njerezimi eshte mesuar te jetoje i trazuar, por shekulli njezet e nje nuk eshte si çdo shekull tjeter i kaluar. Pasojat jane te paparashikueshme. Nje konflikt i permasave te medha do ta nderronte pamjen e planetit. Zemra e globit nese patjeter duhet te pushtohet, duhet te behet me metoda ideologjike e jo me ushtri. Asnje ushtri nuk mund te qendroje ne nje vend ku shumica dermuese nuk e parapelqen ate ushtri. Prandaj ushtria aleate ne Irak çdo dite vritet.

Shekuj me pare kur çifutet e pane drejtesine e ushtrise myslimane ia dorezuan çelesat e Kudsit ose Jerusalemit dhe jetuan ne paqe per shume shekuj. Sikur presidenti Amerikan ta kishte lexuar biografine e Omerit r.a. nuk do te sulmonte aq ashper Irakun. Ai dhe aleatet duhej te paraqitnin ideologji me te arsyeshme se isalmi. Sikur te ndodhte kjo, pa dyshim se myslimanet do ta perqafonin dhe do te integroheshin ne ato struktura. Por njerezimi nje ideologji me te larte se islami nuk mund ta shpike.


Keshtu kishte vepruar Aleksandi Madh, Cezari e Xhingis’hani..., por pasi lane shume te vrare, kuptuan se forca nuk i nenshtron popujt. Ideologjia e shteteve Evro-amerikane eshte e perzier, ndersa sulmet ushtarake i ben te motivuar ne emer te krishterimit. Disa here Presidenti Bush ka theksuar se eshte i motivuar nga Kisha Evangjeliste. Por kjo nuk do te sjell rezultat.

Turqit sfiduan Ideologjine ndersa Irani teknologjine

“O Robi im, ti parapelqen dhe Une parapelqej, do te ndodhe
vetem ajo qe Une parapelqej”

Keshtu nje rast citoi i derguari Zotit Muhamedi flalen e Zotit.

Turqia eshte nder shtetet e para qe u pranua si vend i tregut evropian. Ne vitin 1963 ishte anetarja e barabarte me shtetet tjera te Evropes. Por e fundit ne radhitjen per bashkim ndershteteror. Turqia ne perberje te qeverise aktuale, sfidoi kete bashkepunim, dhe para BE-se u paraqit me nje politike shume te qarte. Topi ngeli ne duart e evropianeve, ata tani duhej te vendosnin. Çdo orvatje diplomatike kishte perfunduar. Me qeverine e re turke sikur te vazhdohej me avazin e vjeter do te perfundonte çdo gje. Prandaj evropianet duhej te percaktoheshin. Turqit ia bene te qarte evropianeve, ose te jetonin me nje politike qe ne perberje kane bashkesine krishtere, ose ate globale. Turqit nuk pranojne te futen ne nje bashkesi qe udhehiqet prej dy burimeve dhe te thuhet se eshte njemendesi. Ne kete rast fatmiresisht edhe pse eshte fillimi i negociatave, ngadhenjeu arseja.

Ne anen tjeter Republika Islamike e Iranit vazhdon ta sfidoje perendimin ne fushen e teknologjise. Kjo fushe eshte shume me e rrezikshme se ajo e para, prandaj ende po zhvillohen debate te ashpra. Diplomacia dhe lufta politike nuk ka perfunduar. Ka vend per me shume diplomaci. Urojme qe edhe ne kete fushe njerezimi te gjeje rrugen e duhur. Duhet durim dhe maturi, njerezimi ka nevoje per nje urtesi te larte. Fatkeqesisht SHBA-te jane duke u perballur me nje udheheqesi qe keto dite ka nje mbeshtetje vetem prej 39%, kjo perqindje eshte ne ramje e siper. Politika e Bushit çdo dite e me shume eshte duke hase ne pengesa nga vete bashkekombesit e vet, e si te pranohet si politike globale ne zemren e planetit.

Paqja do te ngadhenjeje

Populli shqiptare e di me mire se çdo popull tjeter se çdo te thote te vuash, per shkak te historise dhe politikes se mbuluar me plote genjeshtra. Tani se fundi bota e ka kuptuar se politika serbe ishte e bazuar ne historine e falsifikuar. Heret a vone genjeshtrat dalin ne shesh. Keshtu eshte edhe me politiken e z. Bush ndaj myslimaneve. Nje dite njerezimi do ta kuptoje se terrorizmi islamik nuk paska qene burim i mesimeve te islamit ose te myslimaneve. Gjeneza e ketij terrorizmi eshte larg, shume larg nga njemendesia e myslimaneve.

Duke qene i bindur se do te ndodhe vetem ajo qe ka parapare Krijuesi yne, lutemi qe njerezimi te mos behet pre e se keqes, urrejtjes dhe perdorimit te forces. Njerezimi, çdo dite e me shume eshte duke e kuptuar se drejtesia qendron tek islami, ate duhet kultivuar dhe ruajtur si vleren e vetme qe e ka njerezimi nga shpallja Hyjnore. Teorite dhe izmat te tjere duhet vleresuar, nese jane per te miren dhe perparimin njerezor. Ne te kunderten duhet eliminuar. Jam plotesisht i bindur se paqja do te ngadhenjeje, por uroj te mos arrihet ashtu sikur qe fitoi Pirroja.

Autori tekstit eshte drejtor i SH.K.“Zeri Yne”

Ju mund te shkruani koment per kete Tekst, duke klikuar Ketu!
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

Kurani Shqip, Perkthimi Kuranit Shqip,

Faqe per Kur'anin (shqip) ne Internet (mund te kerkoni per fjale ose ajete te veëanta)

Kurani Shqip Online

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster