Miresevini ne net faqen e Muhamed Jusufit Kajolli

Me emrin e Allahut hyme dhe me emrin e Allahut dalim dhe te Zoti yne mbeshtetemi!

 
Kurani Shqip Online

Faqe per Kur'anin (shqip) ne Internet

(mund te kerkoni per fjale ose ajete te veçanta)

 

Forumi Muhamedit
Forumi Muhamed Jusufit ne AlbaNur, ku mund te merrni pjese me shkrimet dhe komentet e juaj!

 

 

Chelsea Point

Banesa te stilit Anglez ne Prishtine

 

Rapsodet Shqiptar

Albanian folk HEROIC songs at "Oda e Tim Shkupit!

Sali Bajram Krasniqi
Bijte e Sefes
Tahir Drenica
Hashim Shala
Riza Bllaca
Dervish Shaqa
Augustin Ukaj
Ibish Mulaku
Rifat Draga
Liti dhe Biti
Vellezerit Lamallari
Vellezerit Cetaj
Fatime Sokoli
Arif Vladi
Shaban Baksi
Isa Llapceva
Perparim Brati
Ilir Shaqiri
Hamit Kastrati
Shqipe Kastrati
Shaqir Cervadiku

Me teper folklor Ketu!

 

Albanian Hotels

Kontakti

Ju mund te kontaktoni Muhamed Jusufin dhe te pyetni per aktivitet e Shoqates Kulturore "ZERI YNE" ne Kosove!

kajolli5@hotmail.com

 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

 

Te nderuar miqe, miresevini ne web faqen e pare Kajolli Homepage. Ju deshirojme qendrim te kendshem ne te gjitha link-et e projektit shqiptar "AlbaNur". Si surprize kemi per ju librin "Mrekullia e Kuran-it" te perkthyer ne shqip nga imam Sharavi. Lexonie Librin e Sharavit

 

VIDEO ILAHI SHQIP

Muhamed Jusufi Kajolli

 
 

 
Temat Aktuale te Muhamed Jusufit
Prishtina peng e Sami Hamitit apo…
 

Prishtina, kryeqendra e Kosoves pas shume peripecive psikologjike, politike dhe ekonomike, kishte arritur ta ndertonte nje Qender Kulturore - Sortive te cilen e kishin emeruar Qendra e Rinise “Boro e Ramizi”. Sikur t’i perkujtojme vuajtjet derisa arritem t’a ndertojme kete Qender do te duhej nje liber i tere. Ne do te perqendrohemi vetem per pak nga e kaluara e kesaj historie te ndertimit te nje qendre te tille sa per ta perkujtuar anen ekonomike dhe ndihmen e madhe qe kishte dhene popullata pak decenie me pare, per ta pasur nje qende te tille. Aty ishte i  gjithe kontributi shumevjeçar i punetoreve te Prishtines e me gjere. Se sa kushtoi kjo Qender, per me saktesisht duhet referuar projekt- zbatimit dhe ndertuesve te asaj kohe, por si duket ajo sot kushton disa dhjetera milione dollare. 

 

Ata te cilet e dhane lejen e ndertimit na e “dogjen”,(alimi ne serbet), shpreheshin me dhembje te thelle per faktin se e shihnin duke u djegur Qendren e vetme kulturore-sportive ne Prishtine. Ata te cilet kishin kontribuar ne ndertimin e kesaj Qendre me plote bindje shpreheshin se kurre me nuk do te kemi nje Qender te tille. Shihet qarte se ata e dinin saktesisht qe populli tani nuk do te kontribuoje ne rinderimin e saj, e lere me ndonjehere te ndertohet nje Qender tjeter prane saj.

 

Shpresat filluan te ngjallen

 

Por ja qe fati trokiti ne dyert e Prishtines edhe nje here. Kesaj radhe nuk u kerkua asnje metelik nga populli, sepse dihet se ne fare gjendje ekonomike gjendet tashme ai. Kesaj radhe me ndihmen e Mbretit Fahd, Arabia Saudite kishte ndare nje fond prej disa milione dollaresh amerikan per ta ndertuar nje Qender Kulturore dhe Sportive ne Prishtine. Ky fond ishte aprovuar pasi ishte vleresuar se Prishtina tani kishte trefishin e popullates ne krahasim me kohen kur ishte ndertuar Qendra e Rinise (ish - Boro e Ramizi).

Ishin dite qe po jepnin shpresen e ndertimit te Prishtines-Kosoves, e me te edhe pavaresimin e saj. Ne kohen kur z. Mexhit Syla ishte kryetar i K.Prishtines, me 20.08.2000 u vu gurthemeli i Qendres Kulturore Sportive te mbretit Fahd, ne lagjen Arberia III, ne prezencen e ministrit te Puneve dhe Çeshtjeve Sociale te Arabise Saudite z. Nemle dhe perfaqesuesit te PSSP, z. Bernar Kushner, z. Erik Shevalie. Ne kete Qender parashihej te ndertoheshin e te funksiononin keto objekte: Instituti pedagogjik, Instituti i shkences dhe kultures, i gjuheve te huaja, Qendra kompjuterike, studentore, pastaj nje xhami me objekte percjellese, nje qender shendetesore, Instituti per qender medicinale, qendra preventive, sociale, Bibloteka qendrore, qendra informatike edhe ajo e kongreseve, salla me e madhe parashihet te kete rreth nje mije vizitore ne te do te kete edhe salla me nga 200 vizitore, Galeria e ekspoziturave, nje pishine olimpike, terrene per tenis dhe sporte te tjera.

 

Shpresat perseri po zbehen

 

Si duket ishte ne dileme te madhe z. Sami Hamiti, kryeshef ekzekutiv i kryeqendres. Ate diçka po e sfidonte “prapa perdeve” dhe nuk di se si t’a arsyetoj nje vendim qe duhet ta merr. Po ashtu kete brenge e kishte edhe Komiteti Bashkuar Saudit, sepse ajo tashme   kishte kuptuar, nga burime jozyrtare, se diçka nuk eshte ne rregull me lejen per ndertimin e Qendres sportive ne lagjen Arberia III, qe kishte filluar se ndertuari.

Pas bisedes telefonike u takuam me z. Sami Hamiti, tek ai ne zyre. Ai e kishte hallin te bisedonte dhe te keshillohej me mua rreth Qendres, siç u shpreh ai, Islamike, ne Lagjen Arberia. Nuk kisha degjuar me pare se ajo qe do te ndertohej, do te ishte Qender islamike. Une kisha informata te sakta se aty do te ndertohej  nje Qender Kulturore Sportive, dhe pikerisht kete ia thash atij. Nuk eshte ky problemi, tha ai.

Si duket keshilla ime nuk i pelqeu sepse isha ne favor te ndertimit te kesaj Qendre. Pas shume diskutimeve verejta se problemi ishte diku tjeter, per mua i panjohur. Ne perfundim te kesaj bisede ai nder te tjera me tha nese do te arrija t’i beja bashke z. Ismet Beqiri, perfaqesuesin e Komitetit te Arabeve dhe kryetarin e BI-se z. Rexhep Boja, kjo pune regullohet pa problem! Kjo ishte nje befasi per mua.

 

Presidenti eshte dakort

 

Megjithate, pas gjithe asaj qe une i thash atij rreth qendes, si duket atij nuk i pelqeu dhe me tha: te jesh mese i bindur se Presidenti Rugova nuk refuzon ndertimin e kesaj Qendre. Sipas tij, ai paska qene dite me pare te kryetari dhe i ka thene se projekti “ka kaluar, çfare te bejme tani”? Gjithnje sipas tij, Presidenti i paska thene, “nuk ka problem, le te ndertohet”.

Kjo eshte edhe nje befasi e imja dhe nuk me eshte e qarte pse Pesidenti i Kosoves duhet te perzihet edhe ne punet e Komunes! Por duke i pasur te njohura te gjitha qendrimet dhe veprimet e Presidentit tone, besoj plotesisht ne ate se çfare me tha z. Hamiti. Atehere mendova me vete se vertete ne duhet te pyesim kryetarin tone per pune te vogla sepse punet e medha (pavaresine) atij ia kryen tjeterkush! Dhe, sipas kesa logjike Kuvendi i Komunes se Prishtines duket te jetee formal. Kjo tani i eshte e qarte secilit kosovare, sepse nje urdher i Presidentit mjafton qe Prishtina te kete Katedrale, edhe pse duhet rrenuar shkolla, Kuvendi nuk ka se ç’te beje. Kurse sa i perket popullit, atij i mjaftojne fjalet e medha dhe te embela te tij qe degjoje thujase çdo dite se Kosova duhet te jete e pavarur.

 

Deshtimi

 

Pas disa orvatjeve per bashkimin e tre personave te apostrofuar nga z. Sami Hamiti, deshtova. Pasi qe u binda se nuk do arrij t’i bashkoj vendosa te sigurohem te pakten nga z. Raxhep Boja, Kryetar i Bashesise Islame, se ai eshte dakord me ndertimin e Qendres. Megjithate z. Boja priti me kot nje takim trepalesh per ket çeshtje. Pse nuk erdhen ne nje takim te tille komunaret, kjo per mua mbeti enigme. Tani edhe ndertimi eshte nderprere, bile eshte kerkuar qe Kuvendi Komunal ta aprovoje propozimin e z. Sami Hamiti per anulimin e Vendimit per ndertimin e Qendres Kulturore Sportive ne Prishtine te dates 17.08.2000. Isha kurioz te dija se çka e motivon z. Hamiti te nderprese ndertimin e kesaj Qendre, perderisa edhe Presidenti i Kosoves eshte dakord! Po e pyesja veten, a mund Samiu t’ia prishe Rugoves?! Nese njeriu nuk kenaqet me donacionin e disa dhjetera milioneve dollare ne qytetin e vet, atehere çka e bene te kenaqur ate?! Mos valle deshiron qe ta sheh popullin edhe nje here te tuboje kontribute ne nje fond te cilin ai do ta kryesonte? Nese ka probleme me vetveten ose ka averzion ndaj fese islame, atehere le ta dije populli se ky njeri nuk e ndihmon popullin e vet, por e pengon ate. Tani kur zgjedhjet tjera jane ne prag, populli le ta shpreh deshiren e vete, e te kete kujdes se cili do te zgjedhet.

 

Vendimi per anulimin nuk ka baze

 

Vendimi i marre per anulimin e ndertimit nuk ka asnje baze ligjore. Mendoj se ky vendim  motivohet nga ato arsyet e lartetheksuara.

- Sikur te ishte diskutabil trualli, zyrtaret do te duhej t’a lajmeronin menjehere SJRC-ne dhe njekohesisht te paraqitnin solucionin tjeter, e jo te pritnin te fillonin punimet. Me fillimin e punimeve nenkuptojme se aty kane mbaruar te gjitha financimet e projektit. E per kete jane dhene para dhe kontribut i madh.

- Per mos nenshkrimin e kontrates mbi ndertimin, paisjen dhe udheheqjen e Qendres ndermjet UNMIK-ut, SJRC dhe stafit udheheqes te Komunes, nuk eshte faji i SJRC, por  i udheheqesve komunal, sepse ata duhej ta benin kete. Sikur ta dinte SJRC se disa nga komunaret refuzojne donacionin e mirepritur nga vet ish - komunaret dhe populli, atehere nuk kishte pse t’i hynte kesaj pune. Me siguri qe te hollat kishin per t’i derguar gjetiu, kishin per t’i derguar tek ata qe jane mirenjohes te njemendt, e jo te ne qe japim mirenjohje sa per sy e faqe dhe mundohemi t’ia bejme gropen aty per aty.

- Per aresye te mos formimit te bordit mbikqyres nuk anulohet donacioni i dhjetera milioneve. Pastaj ky bord, i cili deri tani nuk eshte ngritur, si duket pengohet nga vete ata qe “donin” ta ngritnin ate. Ky vendim nuk duhet te anulohet bazuar ne keto pika, por nese duan qe njemend ta ngrisin kete objekt, le t’i regullojne ose permiresojne te gjitha mangesite e saj dhe t’ia plotesojne “deshiren” Presidentit.

 

Ankesa

 

Komiteti Bashkuar Saudit me seli ne Prishtine, pos ketij donacioni te paraqitur, ka dhuruar edhe shume donacione tjera te njohura dhe te panjohura per opinionin, per popullin shqiptar, qe kapin shifren e dhjetera tjera milioneve dollare. Populli i eshte mirenjohes per gjithe ate sqe bene dhe do te bejne per jetimet, te pastrehet, te semurit, te ngraterit etj., qe fatkeqesisht jane te shumte ne Kosove.

Para se mbreti Fahd te merr vendim qe ky donacion te anulohet, SJRC ka derguar nje ankese ne Gjykaten Komunale per shkak te:

-          cenimit te dispozitave proceduriale,

-          vertetimit jo te plote dhe te gabuar te gjendjes faktike dhe

-          zbatimit te gabuar te se drejtes materiale.

Sa per perfundim i kisha bere nje pyetje z. Sami Hamiti. A mund ta dime se ku e ke hallin ore zoteri?!

 
Nese ke koment per kete artikull, atehere regjistrohu ne Albanur Forum!
 
 
 
 

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

 

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker