|
Prostitucioni, si edhe shume dukuri tjera negative, pothuajse te
gjitha nderlidhen ngusht me formen e edukimit te njeriut. Duke
lexuar per prostitucionin si nje dukuri aq e shpeshte nder ne,
po parandjej se nje numer i madh i qytetareve po pajtohet me
kete shemti te kohes. eshte e qarte, sepse ne nga natyra edhe
ashtu jemi konfuz, por sikur te vazhdoje kjo heshtje, prane
ketyre dukurive negative, konfuziteti yne do te shtohet edhe me
shume. Personalisht jam optimist per dite me te mira, por nuk
duhet t’i neglizhojme keto dobesi te reja te paraqitura nder ne.
Mos pasqyrimi i tyre si duhet dhe ne vendin e duhur, do te prek
thelle popullin deri ne ate mase sa qe do te humbim ne kohe dhe
hapesire. Jemi nje popull shume i vogel dhe per te mbijetuar
duhet ta ruajme veten me shume se te tjeret. Nese paraardhesit
tane na sollen deri ketu ku jemi dhe siç jemi, atehere mos te
hutohemi edhe me teper duke i trashe gabimet e tyre, por te
mesojme nga ata dhe te punojme ne eliminimin e tyre. Te paret
tane nuk kane lejuar qe familjet e tyre te ç’thuren deri ne
masen e ç’thurrjes se gjenerates sone. Jemi te vetedishem se
gabimet e gjeneratave te me hershme nuk permiresohen me punen e
nje gjenerate, por sikur te kishim nje prijes te mire do te
kishin dobi prej tij shume gjenerata te tjera pas nesh. Kete e
verteton edhe thenja e Muhammedit, te derguarit te Zotit, i cili
i ka paralajmeruar besimtaret: Kerkoj mbrojtje nga Allahu qe
mos t’u paraqiten pese cilesi nder ju, sepse e keqja nuk
paraqitet ne nje popull perderisa ata nuk e ftojne ate. Nese ajo
paraqitet dhe del sheshazi, perhapen semundje ngjitese dhe
dhembje te panjohura tek paraardhesit e tyre.... , ne nje
thenje tjeter te tij thote: Nese paraqitet prostitucioni dhe
kamata ne nje shoqeri ateher ata vete kane ftuar denimin e
Allahut. Nese i komentojme shkurt keto fjali verejme se sida
nje semundje ngjitese e mjerueshme, ishte e panjohur me pare,
ajo eshte paraqitur si shenje e homoseksualitetit dhe
prostitucionit. E mos te flasim per denimin e Allahut, sepse e
perjetuam para pak vitesh, por problemi eshte aty se ne ende nuk
po mesojme asgje nga kjo. Duke qene se jemi popull i vogel nuk
ia vlen t’i sfidojme semundjet e ndryshme te kohes. Jemi
deshmitare se sa para shpenzohen ne reklamat kunder mbrojtjes
nga sida dhe nga semundje te tjera te cilat nuk ishin prezent
nder ne.
Prostitutat e ardhura nga verilindja
Po ashtu
jemi deshmitare te gjendjes sone aktuale rreth prostitucionit.
Ajo eshte prezente, te gjithe e shohim, por nuk duam t’a
pranojme. Hiqemi qe nuk shohim, por besoj se secili ne vete e
lute Zotin duke thene, inshallah nuk troket ne deren time. Nuk
dyshoj se kete lutje e ben edhe ateisti.
Ne nje
fshat te Tetoves, ne kohen kur xhemati po dilte nga xhamia pas
faljes se namazit te akshamit, nga nje shtepi (kafene) fqinje me
xhamine dilnin disa vajaza, jo te zakonshme per syrin e asaj
ane. Ishin femra nga Moldavia, Ukraina, Rusia... Duke shprehur
xhemati keqardhejn, dikush ne menyre ironike thoshte, “ato nuk
jane prostituta, por striptizere”. Sikurse ne kete fshat te
Tetoves, k;so rastesh kemi edhe ne shume fshatrat e qyteteve
kryesore te trojeve shqiptare. Keto njemend jane skena
rrenqethese dhe askush nuk mirret me kete problem seriozisht.
Shume prej pergjegjesve familjare kam degjuar te thone, “Zoti i
marrofte”, por kjo nuk mjafton..Vertete Allahu do t’i marroje
ata nje dite, por kjo nuk na ben te kenaqur neve ne kete bote.
Nese presim ate dite, pa marre masa, ndoshta edhe ne do te
marrohemi se bashku me ata, sepse qendruam indiferent dhe te
frikesuar perballe se keqes. Askush tjeter pos nihilistave nuk
bejne durim. Dikur populli akuzonte hoxhallaret per nihilizmin e
tyre, por tani shfrytezoj rastin te them, ku jemi ne, pse nuk e
ngrisim zerin kunder kesaj dukurie e cila po i shkaterron
familjet dhe moralin shoqeror?! Apo do te themi sikur qe thonim
pak vite me pare, “vetem sa ta pavaresojme vendin, se pastaj do
te kemi kohe dhe do t’i regullojme keto pune me lehtesi”!
Prostitutat vendore dhe pasojat shoqerore
Sikur
lexuesi po lehtesohej kur kuptoi se femrat e tilla nuk na qenkan
shqiptare. Ne fakt nga nje raport te IWPR-se te publikuar ne
“Epoka e Re”, dite me pare, kuptojme se prostitutat shqiptare
sillen neper qytetet e Evropes. Ato jane mbi 100 mije. Si duket
ne kete raport nuk jane llogaritur edhe protitutat shqiptare qe
veprojne ne Greqi, sepse vetem atje numri tyre arrin ne 40-50
mije. Me siguri po edhe aq i kemi brenda ne trojet tona, sepse
vetem ne Shqipri prostitucioni eshte ne shifra maramendese, e
mos te flasim edhe per Kosoven kur tani ketu ka shume te huaj.
Klientelet e tyre jane shqiptaret, sepse per meshkujt kosovare
kane sjellur femra nga shtetet e lindjes per shkak te çmimit me
te volitshem. Standarti i te huajve eshte me i larte dhe
klietela e tyre duhet te jete e re dhe vendase, kurse standardi
i meshkujve shqiptare eshte shume me i ulet dhe klientelat e
tyre duhet te jane te vjetra e te lira.
Ata qe e
ushtrojne kete veprimtari, me kete formule kane arritur ta
mbulojne sekretin. Meshkujt e huaj me femrat vendase dhe
meshkujt vendas me femra te huaja.
Serbet
dhe greket ishin dhe vazhdojne te jane armiqte tane qe prej
shume shekujve. Ata kurre nuk kane menduar mire per ne.
Perpjekjeve te tyre te vazhdueshme per t’na ç’rrenjosur nga
trojet tona sikur nuk ju shkoi per se mbari, kesaj radhe,
neqoftese vazhdohet keshtu shume shpejt do t’a provojme edhe nje
here shtypjen e tyre. Ne nuk i kemi harruar tregimet e vuajtjeve
te medha te gjeneratave para nesh, sepse ato i perjetuam edhe
vete.
Familja
eshte e shenjte
Serbet e
zhvilluan artin e kriminalitetit mbi vuajtjet tona, ata arriten
te bejne çdo gje me ne, por nje gje nuk ju shkoi per dore. Ata
nuk munden ose nuk diten, por konsideroj se atyre ju shkoi huç
ta shkaterrojne ose ç’thurin familjen shqiptare. Ishin
shkurtpames dhe per kete e falenderojme Zotin. Ata u munduan ta
ç’rrenjosin fene, por ishte mund i kote. Ata vetem sa arriten
t’a dobesojne ate deri ne nje mase. Gjenerata para nesh arriti
ta ruaje familjen fale edukates fetare dhe na shpetoi nga
asimilimi i plote. Ne, gjenerata e tanishme si duket, ne paqe po
e humbim familjen. Nese vazhdon keshtu, me shume keqardhje e
them se se shpejti do ta humbim edhe kombin. Argument me i mire
i kesaj eshte politika greke ne Shqiperi. Ajo ka arriur qe me
dinakerine e saj t’i beje me qindra mijera shqiptare, grek, ata
tani kane edhe pasaporta shqiptare me emra grek, dhe votojne per
partine greke ne Shqipri, etj. Ne Greqi, mbi 40 mije femra
shqiptare merren me protitucion, e çfare patriotizmi mund te
pritet nga kjo qenie njerezore e cila nuk ka nder e as dinjitet.
Te tillat as qe duan te jetojne, e lere me t’i sjellin dobi
shoqerise.
Familja
ne çdo shoqeri konsiderohet e shenjte, kurse tek ne sikur po
shkrihet me shpejtesi shume te madhe. S’do koment se identiteti
yne kombetare sa shkon e po zbehet dita me dite.
Emancipimi femres ne rrezik, mafia ben ligjet
Sipas
raportit te IWPR-se “aq eshte frika e madhe per renien ne duart
e trafikanteve sa qe shume vajza refuzojne te shkojne ne
shkolle. Organizata “Save the Children” ka raportuar ne vitin
2001 se hulumtimet kane treguar se ne zonat e largeta, ku
nxenesit duhet te ecin me shume se nje ore, per te arritur ne
shkolle, 90 % e vajzave kane nderpere percjelljen e shkolles se
mesme”.
Nese
thuhet se prostitucioni eshte pasoje e varferise themi se kjo
teori nuk eshte e sakte. Nje shoqeri sado e varfer te jete, nese
ka themel te shendoshe, ka identitet te vet, nuk mund ta kete
kete dukuri te shemtuar brenda vetes.
Nese
tolerohet kjo dukuri edhe me tutje do te gjendemi para kolapsit
kombetare. Do te zgjerohet rrjeti i mafiozeve deri ne ate mase,
saqe veshtire do ta kane gjeneratat tjera pas nesh, ta sherojne
plagen e shkaktuar nga ne. Ne e dime se ligjet e mafias nuk
njohin as fe e as komb. Mafia e jone s’do mend, mund te kete
lidhje te ngushta me mafian serbe e me gjere. Keta nuk ndjejne
keqardhje nese populli i tyre nuk ka shtet. Ata trafikojne
prostituta te huaja dhe vendase. Mafia nuk eshte e preokupuar me
problemet ndervellazerore, ata problem e kane se si brenda nje
çasti te kenaqen e te pasurohen, duke mos marre parasyshe
pasojat. Problemi i tradites, gjuhes dhe fese tek ta nuk
ekziston.
Korrupcioni ka filluar fillimisht ne dikasteret e rendit,
doganave dhe turizmit. Nese nuk ndermiret nje hap per eliminimin
e ketyre dukurive, ai shume shpejt do te shtrihet edhe neper
dikasteret tjera.
Zgjidhja
e problemit
Mendja e
shendoshe ne trup te shendoshe, keshtu thote nje fjale e urte e
popullit. Por ku ta gjejme ate mendje te shendosh, kur trupi yne
eshte perplot plage. Ne jemi marre dhe mirremi me pasojat, e jo
me vete problemin. Prandaj, para se ta gjejme zgjidhjen do te
sjelle si shembull perpjekjet vullnetare te z. Xhavit Shala, nje
ish inspektor i larte i Rendit, i cili pasi kishte humbur te
gjitha shpresat qe projekti i tij per rehabilitimin dhe
riintegrimin e femrave, viktima te trafikimit, te financohet nga
pushteti lokal i Shqiperise kishte gjetur fonde nga bamiresit
vendas sa per ta mbajtur plagen, mos te zgjerohet me shume.
Mundesite e tij jane shume te kufizuara, ato nuk e eliminojne
problemin, por do te duhej nje nderhyrje me energjike dhe me e
gjere shteterore. Aty do te duhej nje nderhyrje e pushtetit
lokal e republikan, mirepo a merret pushteti yne me probleme te
“vogla” si prostitucioni p.sh.?! Atyre u duken te vogla sepse
shume prej tyre edhe vete jane perfshire ne kete linje. Atehere
çfare mund te beje z. Shala! Ai per shume familjare eshte i
nderuar dhe i respektuar, por me siguri kjo nuk mjafton.
Perderisa pushtetret tane nuk merren me gjera te “vogla”, vete
ndergjegja e elites sone duhet te gjeje forma dhe mjete per ta
sheruar kete plage te madhe para se te jete shume vone. Prandaj
do te parashtroj disa propozime te cilat nuk jane te studiuara
ne hollesi por ato dalin nga inercioni i kesaj plage te rende.
Masa
urgjente
1.
Propozoj, ashtu si ka propozuar edhe z. Shala qe te trafikuarat
te riintegrohen ne shoqeri, kurse familjaret te ndryshojne
qendrimin e tyre te injorimit.
2. Duke u
bazuar ne gjendjen dhe rrethanat ne te cilat jemi, prostitutave
qe veprojne me vet deshire, t’ju mundesohet dhenja e lejeve per
te zhvilluar profesionin e tyre te ndyre, duke u hapur shtepi
publike, perderisa nuk e kane ndyresuar gjithe hapsiren tone.
3. Te
tillave t’ju mbyllen dyert e familjes, thujase e kemi pastruar
plagen me nderhyrje kirurgjikale.
4.Te
semurit t’i trajtojme sipas mundesive tona. Ata qe jane keqberes
dhe me vetedije e infektojne veten dhe shoqerine, por edhe
femijet e tyre qe lindin me semundjen e sides qe ne bark te
nenes! Le te mos ju vie keq atyre qe semuren nga sida ose
semundjet tjera te dala nga ushtrimi i ketij “profesioni”, nese
nuk kujdesemi mire per ta. Ku vetem buxheti i Kosoves per nje
banore eshte 22 US$ cilin ta sheroje me pare!?
Masa
afatgjata
1.
Propozoj qe ne shkolla te futet leda e edukimit fetar. Kjo lende
do te ishte jo vetem nje parandalues vetem i ketyre dukurive
negative, por kjo do te jete stabilizator mire dhe katalizatore
i mbarevajtjes dhe prosperitetit te shoqerise sone.
2.
Pergjegjesit e familjeve te mundohen qe femijet e tyre t’i
martojne sa me heret. Nuk pajtohem me ata te cilet mbrojne tezen
se martesa e hershme ndalon shkollimin, perkundrazi, ajo jep
gjalleri ne shoqeri.
3.
Psikologet sygjerojne qe femijet adoleshent t’i angazhojme sa me
shume neper aktivitete te ndryshme arsimore dhe edukative etj.
Ne menyre qe ata mos te kane kohe te mendojne negativisht,
sidomos keso keshilla te shumta kemi nga i derguari i Zotit,
Muhammedi a.s.
4.
Familjaret te jane shume afer me femive te tyre. Prinderit mos
ta lejojne veten qe mos t’i vizitoje ne shkolle, te pakten nje
here ne muaj, edhe pse duhet te jete çdo jave. Qe kjo rregull te
pecaktohet si obligative nga Ministria e Arsimit.
Prishtine,
2003 |