Miresevini ne net faqen e Mr Muhamed Jusufit Kajolli

 
 

A

L

B

A

N

U

R

Mr Muhamed Jusufi
 

Njoftim

 

Të ndëruar miqë, mirë se vini në web faqen e pare Kajolli Homepage. Ju dëshirojmë qendrim të këndshem në të gjitha link-et e projektit shqiptar "AlbaNur"

 

 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!
Tema Aktuale nga Mr Muhamed Jusufit
Shpatullkethyesit e Rambujese miqesohen

Ne varrimin e Haxhi Jakup ef. Hasipit

C'duam dhe c'kerkojme

Paqja ose perplasja e civilizimeve

Vetvrasja ne Kosove

Historiku i xhamive ne Prishtine

Populli ka nevoje per Mesim Fetar

Edukata seksuale apo fetare

Seksualiteti neper Gjenerata

Problemet e prostitucionit nder Shqiptar

 

Me tepër shkrime nga Mr Muhamed Jusufi, Këtu!

Shpatullkethyesit e Rambujese miqesohen

 

Hipokrizija jone duhej nje dite te del ne shesh. Por ne si popull nuk duhet qe keto hipokrizira t’i fshehim edhe me shume, sepse bota do te na etiketonte si popull hipokrit. Ashtu si e quan sot popullin serb- genjeshtare. Nese me tutje vazhdojme keshtu do te ishte me mire te mos ekzistonim fare se sa te etiketohemi si hipokrite. Zoti njerezit dhe popujt i ka krijuar te lire, por dikush e roberon veten, sepse ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

Pas shtate vjetesh u kurorizua miqesia edhe pse e “papelqyeshme”. Ai qe ka percjelle odisene kosovare nuk duhet te çuditet. Asgje e “tmershme” nuk ka ndodhur. Jemi te mesuar te “mashtrohemi”. I futa keto dy terme ne thonjeza sepse secili kosovare qe ka dy kokrra mend e ka nuhatur ose e ka ditur me heret se nje dite do te ndodhte ky kurorezim. Hipokrizija jone duhej nje dite te del ne shesh. Por ne si popull nuk duhet qe keto hipokrizira t’i fshehim edhe me shume, sepse bota do te na etiketonte si popull hipokrit. Ashtu si e quan sot popullin serb- genjeshtare. Nese edhe me tutje vazhdojme keshtu do te ishte me mire te mos ekzistonim fare se sa te etiketohemi si hipokrite. Zoti njerezit dhe popujt i ka krijuar te lire, por dikush e roberon veten, sepse ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Te gjitha keto cilesi njeriun gjegjesisht popullin e shendrojne ne hipokrit, e te tillet asnjehere nuk e jetesojne lirine.

Delegacioni kosovar i para shtate vjetesh ne Rambuje ishte ne perberje me i madh se ky tani. Ai ishte krijuar ne rrethana lufte dhe ishin me te fuqishem se sa ky i diteve te sotme. Prej tyre vetem kater e hudhen nenshkrimin. Marreveshja e nje anshme nga jashte shihej si fitore e madhe ndersa brendine e kishte te brishte. Kjo brishtesi ne vend se te sherrohej ne gjendje paqeje, ate e kaploi myshku me i madh. Derisa NATO luftonte kunder serbeve udheheqesit politik te ushtrise dhe “presidenti” yne, “mundoheshin” ne themelimin e qeverise se perkohshme. Mosmarreveshja e atyre diteve si peshqesh na solli UNMIK-un.

Qendrimi i NATO-s ne Kosove eshte i mireseardhur, por UNMIK-u nuk na duhej. Keta te dytet na administruan ashtu si deshen. Per gjashte vjet nuk arriten asnje rezultat politik, ata nuk na siguruan madje edhe energjine. Perjetuam status te ngrire - kosovaret u gjunjezuan. Kur u humben edhe ato pak forca qe i kishim erdhi koha e avancimit te statusit. Me hapa te pershpejtuar u percaktua delegacioni, u harRuan standartet. Arriti marreveshja e pritur, ata duhej te ishin nenshkruesit e Rambujese - Parisit, me nje perjashtim te vogel. Ne vend te akademikut Qosja tani kemi akademikun Daci dhe nje “Kryeminister”.

Pra, nese Rugova ne 1999 ishte Lider nihilist tani eshte President (luan) i sterlodhur i cili nuk do t’ia ndie fare se çpo ndodh perreth tij.
Ndersa Thaçi, nese njihej si gjarper gjate luftes, me te takuar njeriun e vertete mundohej te fshihej e te pervidhet, por skenario duhet te mbyllet.
Vetoni ishte nje llullaxhi, vazhdon edhe tani te mbetet llullaxhi por me nje pervoje me te gjate.
Akademiku Qosja dha doreheqje, ndoshta e kuptoi perfundimin ose sepse humbi garen (ah, sikur te gjithe te siperpermendurit te jepnin dorreheqje, e te mbeteshin keshilltar te devotshem). Ne vend te tij erdhi nje akademik tjeter i cili kujdeset “me shume vigjilence” per 120 deputetet e tij.

Ky delegacion ka edhe nje Kryeminister i cili nuk i beson vetes se eshte kryeminister. Dashuriçkat dhe fluturaket i dhane nje mesim qe nuk do ta harroje kurre, tani eshte nje kukull.

Secili prej te lartepermendurve ne nje fare menyre a tjeter, na kishte premtuar pavarsine. Per tri te paret e dinim se e kane per poena politike, por akademiku pa mjeker na kishte garantuar se ne mandatin e tij te pare, te Parlamentit te Kosoves do ta na pavaresonte. Tani kur te gjithe e dime se edhe ky na genjeu ateher si mundemi t’ju besojme edhe me tutje.Pyetem, si mund te na bindin te gjithe keta te lartepermendurit. Jo. Une personalisht nuk ju besoj se do te ngadhejne/me, sepse kane dhene prova se jane per veten e jo per popullin. Por e gjithe kjo nuk me habite sepse mendoj se vete e kemi merituar.

Dhe krejt per fund, i derguari i fundit i Allahut thote: mbreterit jane produkt i fese se popullit te tyre. Qe do te thote se perberja e ketij delegacioni eshte rrezultat i hipokrizise se ketij populli. Ne nuk kemi guxim te deklarohemi ashtu si duhet dhe ku duhet. Gjerat nuk i thurrim sakte dhe qarte. Derisa nuk do te ndryshojme kete cilesi, e ta shprehim identitetin tone te vertete, keshtu do ta kemi.


Autori tekstit eshte Drejtor i SH.K. “Zeri Yne”

 
Komente ju mund te shkruani ne Forum, duke klikuar ketu!
 
 
 
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Albanian Hotels

Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat Humor | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare | Shitblerje

Regjistrohu FALAS ne AlbaNur Forum

copyright by AlbaNur / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker