Miresevini ne net faqen e Muhamed Jusufit Kajolli

Me emrin e Allahut hyme dhe me emrin e Allahut dalim dhe te Zoti yne mbeshtetemi!

 
Kurani Shqip Online

Faqe per Kur'anin (shqip) ne Internet

(mund te kerkoni per fjale ose ajete te veçanta)

 

Forumi Muhamedit
Forumi Muhamed Jusufit ne AlbaNur, ku mund te merrni pjese me shkrimet dhe komentet e juaj!

 

 

Chelsea Point

Banesa te stilit Anglez ne Prishtine

 

Rapsodet Shqiptar

Albanian folk HEROIC songs at "Oda e Tim Shkupit!

Sali Bajram Krasniqi
Bijte e Sefes
Tahir Drenica
Hashim Shala
Riza Bllaca
Dervish Shaqa
Augustin Ukaj
Ibish Mulaku
Rifat Draga
Liti dhe Biti
Vellezerit Lamallari
Vellezerit Cetaj
Fatime Sokoli
Arif Vladi
Shaban Baksi
Isa Llapceva
Perparim Brati
Ilir Shaqiri
Hamit Kastrati
Shqipe Kastrati
Shaqir Cervadiku

Me teper folklor Ketu!

 

Albanian Hotels

Kontakti

Ju mund te kontaktoni Muhamed Jusufin dhe te pyetni per aktivitet e Shoqates Kulturore "ZERI YNE" ne Kosove!

kajolli5@hotmail.com

 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

 

Te nderuar miqe, miresevini ne web faqen e pare Kajolli Homepage. Ju deshirojme qendrim te kendshem ne te gjitha link-et e projektit shqiptar "AlbaNur". Si surprize kemi per ju librin "Mrekullia e Kuran-it" te perkthyer ne shqip nga imam Sharavi. Lexonie Librin e Sharavit

 

VIDEO ILAHI SHQIP

Muhamed Jusufi Kajolli

 
 

 
Temat Aktuale te Muhamed Jusufit
Agjerimi
 

Ateistet ne parim jane kunder çdo ideje qe ka baze teiste, e aq me teper kur ato jane fetare. S’do mend se do te kundershtojne çdo iniciative te popullit qe buron nga teistet ose fetaret. Por, ajo qe me shume me habite, jane prifterinjte dhe motrat e “nderit” qe parapelqejne edukaten seksuale para asaj fetare.
 
Njerezimi ka dy drejtime, i treti nuk ekziston. Njeri eshte ateist - teist dhe tjetri fetar. Programet nder njerez ose jane me prejardhje qiellore ose njerezore. Si kjo e dyta, kemi me miliona. Keto ndryshojne ne forme dhe permbajtje, por ne esence mbeten nje. Ato vazhdojne te jane ne kundershtim permanent me fetaret.


S’do mend se shoqerite qe kane dale nga regjimet ateiste parapelqejne edukimin ndryshe nga teistet. Por kur eshte ne pyetje programi qiellor i paster, keto dy drejtime i bashkojne forcat e tyre dhe rreshtohen ne nje strategji. Komunizmi, si dhe shume ideologji simotra çoroditese qe polli njerezimi, vazhdojne te jane prezente dhe shume te fuqishme. Por ajo qe neve na intereson jane shqiptaret. S’ka dyshim se ish komunistet kane bere aleance me teistat shqiptaro-krishtere. Kjo thuajse, çdo dite verehet ne mediat elektronike, te shkruara etj.. Kete aleance te heshtur e shohim edhe ne tubime te ndryshme. Aty ku duhet te jepet mendimi per problemet kombetare ftohen vetem prifterinjte, ndersa hoxhallaret anashkalohen.


Shikuar nga ky kend, shqiptaret qe ndjekin mesimet e islamit ne nje fare menyre duken sikur te jane “armiqte” e vendit. Natyrshem pyesim, pse duhet te trajtohen myslimanet si pengues i zgjidhjes se problemit kombetar. Cili eshte argumenti “elites”sone? Shqiptaret musliman edhe pse te anatemuar, kane zemer te madhe, dhe jane shume modeste. Ata nuk luftuan per mburrje, por per mbrojte te vendit, detyra tyre ishte sikur e secilit individ qe e ndiente veten shqiptar, prandaj edhe pse postuar nga niveli duhur kombetar kryen detyren kunder shfarosjes.


Nese dikush, muslimanet i sheh te “prapambetur”, duhet ta kuptoje se feja islame nuk i la prapa, por mos qasja e tyre ne edukim e mirefillte, si shume shqiptare. Okupimet ne nje ane dhe neglizhenca ne anen tjeter ishin dy faktor shume te medhenj qe jemi keto qe jemi sot. Sidoqofte te dy grupet duhet te kene durim. Nese elita jone ka qellime njemend te mira, duhet t’i gelltise mangesite e vellezerve dhe motrave te tyre, sepse i perkasin nje trungu (qofshin fetare, teiste ose ateist). Per hire te se ardhmes, elita duhet te jete me konstruktive, ajo duhet ti afroje bashkekombesit e vet. Ajo, mjerisht jo vetem qe nuk i afron ne tryeze me ta, por ajo i neglizhon, per te mos thene i debon ne menyre te vrazhde. Vrazhdesia nuk sjell harmonine dhe mireqenien e shume deshiruar nga te gjithe ne, ajo vetem sa na le prapa edhe me shume. Ndarja hap korridore te reja prej te cilave mund te futen erera te shperberjes ose zhdukjes.


Kemi shfarosje qe vijne nga jashte, sikur ai serb, dhe nga brenda, qe i quajme veteshkaterrime. Shfarosja e jashtme per nje periudhe kohore mbase eshte nderpere, por shfarosja e brendshme eshte me e rrezikshme se ajo e jashtmja. I Derguari Allahut, kur po kthehej prej nje beteje ngadhenjimtare, qytetaret ia uruan fitoren, ai ju tha: Lufta per te cilen ju mendoni se perfundoi ishte shume me e lehte se, lufta te cilen e kemi perpara. I thane: po cila eshte ajo lufte? Tha: lufta me vetveten. Sipas kesaj, lufta me serbet do te duhej t’ishte shume me e lehte se lufta jone e brendshme, pra edukimi gjeneratave.


Prifterit lobojne per edukimin seksual ne dem te atij fetar


Ne shume vende hasim te flitet per edukimin seksual dhe fetar. Ajo qe eshte me rreqethese eshte edukata fetare, perballe e ka edukaten seksuale-sa analogjizem idiotesk. Perpiluesit e programeve shkollore mendoje se edukata seksuale eshte e dobishme se sa fetare. Per t’i manipuluar popullin, kerkojne lobe nder prifterinjte shqiptare, sikur kjo e fundit tani intervista me priftin Nosh Gjolaj ne gazeten Express e dates 21.06.2005 e shume te tjera te me hershme.


Prifterinjte katolik edhe pse teiste, ne kete rast iu jane bashkuar politikes ateiste (ish-komunistet). Islamistet kane parimet e tyre, ndryshimi politikave gjeografike, nuk i ben ata qe t’i ndryshojne parimet e tyre. Islami eshte revelate per mbare njerezimin. Qenia njerezore kishte nevoje per udhezimin e Zotit, prandaj ai nuk ka kompetenca t’i ndryshoje ato udhezime. Njeriu eshte i lire t’i pranoje ato udhezime ose t’i mohoje, por jo t’i ndryshoje. Prandaj muslimanet tek e fundit nuk mbajne pergjegjesine per veteshkaterrim. Secili ben si te doje, dikush mendon te shperblehet ne kete bote e tjetri ne boten tjeter, por secili duhet ta kete parasysh qe mos te behet bare, pengues dhe i demshem per tjetrin. Fatkeqesisht shumica e elites shqiptare duke menduar se po i “mbrojne” te krishteret, muslimanet po i diskriminon.


Prandaj ky debat


Pergjegjesia e nje muslimani eshte te mos qendroje inferior e as indiferent, ai ka te drejte morale sa edhe nje jomysliman qe ka linde ne kete hapesire gjeografike. Disa padrejtesisht mendojne se muslimanet me çdo kusht duan ta fusin edukimin fetare, pastaj “synojne” shoqerine musliame, te teren. Jo, ate qe muslimanet duan eshte qe t’u lihet hapesira alternative islame. Populli duhet ta gezoje kete te drejte, e ta sheh mendimin alternativ. Tani me, nuk jemi ne sistemet nje alternativ qe sundoni vendin.


Alenca e heshtur midis ateisteve dhe prifterinjve shqiptar


Ne emer te “mbrojtjes” se krishtereve, ateistat kane bere aleance midis tyre. Duke filluar nga presidentet, kryeministrat (ne Kosove e Shqiperi), pastaj “lideret” ne Maqedoni. Kunder kujt eshte kjo aleance? Cili eshte qellimi tyre?  Keto dhe shume pyetje te tjera qe mund te dalin ne kete kontekst na bejne te dyshojme per dite me te mira.


Ateistet ne parim jane kunder çdo ideje qe ka baze teiste, e aq me teper kur ato jane fetare. S’do mend se do te kundershtojne çdo iniciative te popullit qe buron nga teistet ose fetaret. Por, ajo qe me shume me habite, jane prifterinjte dhe motrat e “nderit” qe parapelqejne edukaten seksuale para asaj fetare. Ata qe shfaqin neveri ndaj seksit na “mesojne” se edukata seksuale, eshte para asaj fetare ne shkollat tona,-çfare ironie! Hiqen se kane frike nga perhapja e homoseksualitetit! Nga kush po i degjojne keto fjale, nga ata qe nuk e “njohin” natyrshmerine e seksin.


Por shtrohet pyetja, cila eshte aleanca midis shqiptareve te krishtere dhe ateiste (komuniste)? Aleanca eshte kunder shqiptaro-muslimaneve. Marrim guximin te themi kete ngase prifterinjte evropian duke filluar qe nga shtetet Skandinave e deri ne kufijte ballkanik. Keta kane bere perpjekje qe femijet e tyre te mesojne edukimin fetare, dhe pas konsultimeve me ateistet e bashkekombesve te tyre, rane ne ujdi qe edukimi fetare te zhvillohet neper shkollat laike. Pra, cila eshte arsyeja fetare e prifterinjve tane qe nuk dakordohen me prifterinjte tjere ne bote!? Pra, ketu ne pyetje politika vendore, eshte frika. Krishteret si minoritet nder shqiptare, mohojne edukimin fetare ne shkolla, dhe parapelqejne edukaten seksuale ne vend te asaj fetare. Por kjo nuk ndodh ne Evropen e civilizuar.


Kush eshte humbes?


S’do mend se humbes mbeten shqiptaret (pa marre parasysh se ne çka besojne). Shqiptaret ne vija te trasha jane mbi 80% musliman, mungesa e edukimit fetare do t’i beje ata te duken si popull me “bisht” (ashtu si na thoshin me heret edhe serbet). Elita jone mendon ndryshe, populli ndryshe gjithashtu edhe krishteret tane ndryshe. E tere kjo disharmoni rezulton ne mos seriozitet dhe strategji pa adrese. Te krishteret mundesite i kane shume me te volitshme, per edukimin e femijeve te tyre, ne objektet e kultit, sepse numri kishave ne proporcion me besimtaret eshte i mjaftueshem. Ndersa muslimanet kushtet i kane shume te pa volitshme, sepse numri i xhamive ne proporcion me besimtaret eshte shume i vogel. Mungesa fetare ka nxjerre individe te papergjegjshem, evropianet ia kane friken, per shkak te trafikimit te droges, femrave dhe femijeve. Ne me nje shkop magjik nuk mundemi ta shnderrojme kete popull te edukuar. Populli kthesat i merr shume ngadale, prandaj kur ai ka lirine e plote te edukimit dhe ka disa alternativa te zgjedhjes ai do te vetedijesohet dhe do te shkoje andej nga i duket me mire. Sot vetedija njerezore ka arritur ne ate nivel, saqe nuk pengon alternativat ndernjerezore, por si duket ne jemi shume larg ketij niveli.


Zgjidhja


Kisha kerkuar nga elita shqiptare, para se t’i jep keshillat perfundimtare per edukaten seksuale dhe ate fetare le te merren me leximin e Kur’anit dhe librave te tjere edukativ. Kur’ani eshte libri i cili ia dha te drejten e gruas me shume se askush tjeter me heret. Kur’ani dhe praktika e Muhammedit s.a.v.s. na mesoi edhe per edukaten seksuale. Muslimanet aspak nuk jane kunder edukimit te lendes seksuale, por kundershtimi vjen  per formen qe i ofrohet shoqerise sone, gjegjesisht femijeve tane.

 
Nese ke koment per kete artikull, atehere regjistrohu ne Albanur Forum!
 
 
 
 

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

 

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker