Heshtet, populli
duhet t’i mbylle syte pran uzurpatoreve dhe politikaneve te
korruptuar. Ai duhet te pranoje idete e tyre edhe pse nuk i
perkasin identitetit te tyre. Populli jetim duhet t’i dorezohet
projekteve qe vijne nga Vatikani, sepse do te privohen nga
“liria” etj.
Rasti i inaugurimit te katedrales ne Prishtine me shtyri te bej
shume pyetje. Nje nder to ishte edhe pyetja, ç’kerkojme? Ishte e
pakuptimte, shume alogjike te degjoje disa njerez te xhamive, te
perkrahin ndertimin e katedrales! Mirepo, prej nga buron kjo
perkrahje, cili eshte motivi tek shqiptaret myslimane, ose çka e
motivon te pakten te heshtet ne momentet e inaugurimit te
ndertimit te objektit qe nuk i sherben?
Ç’kuptojme me fjalen hipokrit
Para se t’i shkoqisim pyetjet e lartshenuara, e shohim te udhes
ta definojme fjalen hipokrit. Njeriu i cili shtiret se eshte i
mire, dhe vepron ne me shume struktura pa dijen e te tjereve, ai
eshte hipokrit. Ai eshte antipodi i te mires. Me fjale tjera,
njeri dyfytyresh. Profeti fundit i islamit, na jep nje mesim te
sakte. Ai eshte shume preciz ne pershkrimin e hipokritit: “kur
te shihni njeriun, i cili kur flet-genjen, kur jep bese-
tradhton dhe kur premton- nuk e zbaton, gjykoni se eshte
hipokrit”.
Ndersa Kurani hipokritet i cileson si personat me te rrezikshem,
prandaj denimi tyre eshte me i pameshirshmi. Vendi tyre eshte ne
xhehenemin me te rende, ata jane me poshte se vete
mohuesit-ateistet.
A jane hipokrite
Nese bazohemi sa me siper thame, eshte e veshtire te thuhet per
besimtarin e xhamise se eshte hipokrit. Kur fiset e shkretetires
se Arabise, e torturonin Muhamedin s.a.v.s. ne nje menyre a
tjeter, meleku percjelles i tij i thoshte: a ta permbys kete fis?
Pra, me lejo qe t’i shkaterroj keto qelbesira. Ai i thoshte: jo.
Le ti lutemi Zotit qe te kuptojne, sepse jane injorant dhe te
shpresojme te mesojne te verteten. Pra, edhe shqiptaret mund te
krahasohen me beduinet arabe, jane te pa lexuar, te pa ditur dhe
jetojne me shpresat e pavaresise. Duket, se nuk e kemi te qarte
se ç’mund te behet me ne ne te ardhmen, edhepse i kemi te gjitha
mundesite per lexim. Populli yne nuk i gezohet ndertimit te
katedrales, por e mban shpresa e pavaresise. I parapelqejne
demagoget, sepse “kenaqen” me demagogjite e tyre. Mos njohja e
sakte, ju sjell halucinacione, dhe parafytyrojne ato gjera qe ua
ka endja. Ne pergjithesi paragjykimet i kane te gabuara, ju
mungojne parimet. Populli kishte fituar simpatine ne dr.Rugoven,
shumica iu mbeshtet atij. A thua per realizimin e endrrave te
ketij populli eshte ky njeri i pershtatshem? Por kushdo çofte,
shumices dermuese po ju konvenon.
S’ka vend per krahasim por per mesim
Nese marrim shembullin e Muhamedit.s.a.v.s., Musaut, e te tjere
prej pejgambereve te Zotit, do te shohim se te gjithe ata ishin
te besueshem dhe praktik. Premtimet e tyre nuk ishin abstrakte,
angazhimi tyre nuk ishte i kote, ate qe e premtonin e zbatonin.
Zoti i ka derguar pejgamberet qe te tjeret te marrin mesim. Te
kane shembullin e tyre per te vepruar ne situata te ngjashme me
ata.
Secila strukture e bazuar ne programet e tyre ka sjelle rezultat,
edhe pse nuk kane qene te inspiruar nga Zoti. Rezultate kane
arritur te gjitha diplomacite e bazuara ne sinqeritet, dhe ne
politike realiste. Ne kohen kur shteti osman po shperbehej, kur
myslimanet po rrenoheshin, populli shqiptar i mbeshtetur ne
diplomacine dhe politikat e Ymer Prizrenit e me vone te Hasan
Prishtines, arriti kete rezultat qe tani po e gezojme.
Diplomacia huaj e atehershme ishte shume me e zemeruar me
myslimanet e atehershem, se sa qe eshte sot. Per shkak te turqve,
dhe genjeshtrave te sterzmadhuara te serbeve, mund te thuhet se
kishin te drejte morale mos ta njihnin mevetesine e shqiptareve.
Por sjelljet e sinqerta te Ymer Prizrenit dhe shokeve te tij
delegate, si dhe kembengulesia e Hasan Prishtines me vone, i
detyroi diplomatet e huaj te mendojne me sakte dhe te gjykojne
sipas rrethanave realiste. Fryma e Hasan Prishtines e mbajti
gjalle identitetin e shqiptareve te roberuar.
Cili nga politikanet tane te sotem ne Shqiperi e Kosove ishte i
sinqerte me popullin? Cili prej tyre e shkriu pasurine e tij per
t’i sherbyer kauzes popullore. Nuk dyshoj, se kjo toke nuk ka
Hasan Prishtina te tjere, por ata ose jane te manipuluar ose te
penguar nga persona te cilet e kane pushtetin te ndihmuar nga
matrapaze...
Tregtaret ose personat me kapital te paster, etiketohen si
persona te paditur, pa sens politik madje edhe kolaboracionist.
Ndersa pasuria e politikaneve tane na qenka meritore, ata duhet
t’i gezojne keto privilegje sepse duhet te “punojne” edhe me
tutje per te zgjidhur problemin e nje pjese te kombit. Heshtet,
populli duhet t’i mbylle syte pran uzurpatoreve dhe politikaneve
te korruptuar. Ai duhet te pranoje idete e tyre edhe pse nuk i
perkasin identitetit te tyre. Populli jetim duhet t’i dorezohet
projekteve qe vijne nga Vatikani, sepse do te privohen nga
“liria” etj.
“Nastavniket” sipas tyre paskan qene akombetare, sepse po
kerkojne nje çape buke me teper. Ndersa per nevojat e Forumit,
pa nje, pa dy gjenden 30 milion euro. Masa dhe nepunesit duhet
te jane te degjueshem, duhet te besojne dhe t’i lene te lire ne
“diplomacine” e tyre. Ç’fare demagogjie.
Ndersa ata qe jane te lexuar dhe jane ne vende udheheqese, le te
deklarohen, sepse shumekush ka filluar te kerkoje mallkimin e
tyre. Populli do te pesoje ne kete bote per gabimet dhe
hipokrizite e tyre, por ama do te shpetojne ne boten tjeter.
Ndersa hipokritet i pret denim i dhembshem.
Nese bazohemi ne thenien e lartshenuar, disa prej udheheqesve
tane:
- na kane genjyer, kur flasin rreth korrupsionit, ne realitet
vete jane te korruptuar.
- na kane dhene besen, i pari yne se do te na pavaresoje para
vitit 2005, ndersa i pari parlamentit nuk do t’i shlyeje muralet
brenda godines se Parlamentit.
- Nuk qendrojne prapa premtimeve te tyre, bile dredhojne.
Bazohen ne njeriun qe iu premtoi pavaresine, dhe aty i mban.
Cili eshte qellimi?
Shumica dermuese e politikaneve, hoxheve dhe prifterve tane si
duket e kane gjetur çelesin ose formen e manipulimit me kete
popull. S’do mend se ky popull ka mentalitet robi. Ai eshte
mesuar te jete i nenshtruar, mashtrohet fare lehte. Popull i pa
lexuar, prandaj çdo bisede qe e kape logjika dhe momenti, beson.
Jeton ne iluzione.
Pas kesaj sa me siper thame do te pyesja, cili eshte qellimi i
shtreses udheheqese te ketij populli? Ku duan te arrijne me keto
manipulime? Askund, duan t’i plotesojne pasionet e tyre te
çoroditura te pa qarta edhe per vete.
Politika jone bazohet ne diplomaci shterpe. Askush prej
diplomateve te huaj nuk ka kerkuar e as nuk kerkon nga ne qe te
shtiremi se nuk jemi myslimane. Askush nuk ka kerkuar qe ti
mallkojme prinderit tane qe kane pranuar islamin si fe. Ndersa
bisedat midis nesh, gjate peshperitjeve ne popull keshillohemi
se ne duhet ta mashtrojme perendimin sikur jemi antimyslimane.
Fatkeqesisht keshtu mendojne edhe shume hoxhallare.
Askush nga diplomatet e huaj nuk kane kerkuar nga prifterinjte
t’ju tregojne atyre historine ose genjeshtrat rreth Skenderbeut,
si shpetimtari i Evropes kunder te “pafeve”, se letersia shqipe
ka rrenjet nder krishteret ose se rrenjet e krishtenizmit
evropian zanafillen e ka ne traditen “2000 vjeçare” shqiptare, e
keshtu me radhe Ata e dine me mire se ne, jane shume me te
informuar se ne, prandaj nuk kane nevoje per dokrra.
Askush nga diplomatet e huaj nuk ka kerkuar nga hoxhallaret, qe
duhet te heshtin ndaj ketyre manipulimeve. Per shkak te vete
nihilizmit dhe mosdijes se tyre, falin ne te shumten e rasteve
ia lene perendimoreve ose e hudhin diku tjeter.
Pra, qellimi yne eshte shume shkurtpames - ta shtyejme edhe nje
dite ose vit, se do te behet me mire. Ai qe diti te kullote po e
kullote kete popull, e ai qe nuk di t’i shfrytezoje le te jetoje
i leckosur.
Kujt i konvenon kjo gjendje?
Njeriu qe ka qellime te kesaj bote
Keshtu ishin edhe shume udheheqes Secili popull i ka udheheqesit
e vet, por keta qe e udheheqin popullin shqiptare pyes, a jane
shqiptare, a i shohin enderat e tyre shqip apo serbisht e
italisht e...Ndersa shtresa dirigjuese e ketij populli, vazhdon
te premton nga viti ne nje vit tjeter dhe pa rezultate. Sa here
qe fillon t’ju bie fama ne popull, sajojne diçka te re dhe
populli vazhdon t’ju besoje atyre sajesave te reja.jellin ndonje
figure te lobit nga Amerika, qe ta binde popullin se Kosova se
shpejti do te pavaresohet. Shume here analistet evropian dhe ata
amerikan i kane sugjeruar politikanet tane te jane me
transparent me popullin. Sygjerimet e tyre shkonin ne veshe te
shurdher.
Ne Shqiperi shprehen - tulle fare. Nje dite nje “politikan” tani
nje deputet me post shume te larte me kishte thene: vazhdoj te
jam ne politike ne saje te injorances se popullit. Duke qeshur
me tha: do te vazhdoj te merrem me politike, derisa ky popull do
ta marre vesh se une nuk jam politikan...
As Rugova e as Daci nuk i mbajten premtimet e tyre. Edhe populli
nuk e mbajti fjalen e dhene ne kohen e pushtimit. Shumica e
mesimdhenesve thoshte se do te punojme per dhjete vjet pa para,
vetem e vetem te ç’lirohemi nga ky ogurzi.
Nuk arrij ti kuptoj disa besimtare qe falen ne safin e pare
neper xhamite tona, te shprehin keqardhjen e tyre kur disa
hoxhallare ishin kunder ndertimit te katedrales. A thua ky lloj
njeriu eshte hipokrit apo eshte injorante? Ti, qe u hidherove ne
hoxhen, a prisje qe ai t’i gezohet ndertimit te objektit te
kultit qe mund te sjell dhune. Katedralja do t’i gezonte
shqiptaret e besimit katolik, ketu nuk ka te keqe, por nuk i
gezon shqiptaret e besimit mysliman qe te ndertohet ne nje qytet
ose fshat qe nuk ka katolik ose numri tyre eshte shume i vogel.
Nuk do t’i gezonte myslimanet qe kishen, ta ndertojne ne
fshatrat qe nuk ka asnje te krishtere. Kjo nuk do te thote se
ata jane kunder kishave ose katedraleve, por nuk duhet te
gezohen ne ndertimin e tyre.
Njeriu i cili gezohet ne ate qe nuk e beson duhet ta pyet veten,
çka do ne realitet? Ai duhet te deklarohet qartesisht, ate
askush nuk e shtyn te futet ne xhami ne safin e pare e te
hidherohet ne hoxhen qe nuk i gezohet faktit qe eshte duke e
rrethuar.
Duke shikuar se çfare
Pas ketij pershkrimi te shkurter rreth hipokritit, duhet qe
secili njeri te analizoje ne vetvete veten. Valle, jam prej
atyre qe i perkas, ketij soji? Secili njeri ka ndergjegje, dhe
ai duhet ta pyet veten shpeshhere a kam dhene sot shenja
hipokrizie para shoqerise. Duke na brejt kjo ndergjegje ne mund
te permiresohemi vazhdimisht.
Tani nese i bejme analize shoqerise sone ne vija te trasha do
te themi:
Padyshim se jane shume arsye, por ajo me kryesorja do te ishte
deshira e madhe per pavaresine. Ky qe shkaktari pare, pastaj,
menjehere pasoi edhe pyetja tjeter, tash e sa vite politikanet
tane kerkojne t’ju besojme se pavaresia eshte ne prag, prandaj
duhet t’i mbyllim syte rreth ndertimit te kishave dhe
katedraleve politike. Por tash e sa vite vazhdoj te pyes veten,
a thua ç’mendojne politikanet tane per popullin e vet. Shikuar
nga segmenti im, nje pjese dermuese e besimtareve qe falet ne
xhami ishte kunder atyre hoxhallareve qe u deklaruan kunder
katedrales. Pra nga ky kend, une verej se shumica nuk e ka te
qarte se çka deshiron, beson ne demagogjite e udheheqesve te
popullit. Nuk kane vizion te qarte, prandaj heshtin para
perdhosjes se dinjitetit te tij nese ekziston.
Me siguri, edhe politikanet popullin e studiojne nga kendi tyre
i politikanit. Nje rast nje “politikan” tani parlamentar i
njohur me kishte thene: vazhdoj te jetoj si politikan ne saje te
popullit injorant. Une nuk do te rikthehesha ne politike
asnjehere sikur te jetoja ne perendim.
Autori tekstit eshte drejtor i SH.K.“Zeri Yne” |