Miresevini ne net faqen e Muhamed Jusufit Kajolli

Me emrin e Allahut hyme dhe me emrin e Allahut dalim dhe te Zoti yne mbeshtetemi!

 
Kurani Shqip Online

Faqe per Kur'anin (shqip) ne Internet

(mund te kerkoni per fjale ose ajete te veçanta)

 

Forumi Muhamedit
Forumi Muhamed Jusufit ne AlbaNur, ku mund te merrni pjese me shkrimet dhe komentet e juaj!

 

 

Chelsea Point

Banesa te stilit Anglez ne Prishtine

 

Rapsodet Shqiptar

Albanian folk HEROIC songs at "Oda e Tim Shkupit!

Sali Bajram Krasniqi
Bijte e Sefes
Tahir Drenica
Hashim Shala
Riza Bllaca
Dervish Shaqa
Augustin Ukaj
Ibish Mulaku
Rifat Draga
Liti dhe Biti
Vellezerit Lamallari
Vellezerit Cetaj
Fatime Sokoli
Arif Vladi
Shaban Baksi
Isa Llapceva
Perparim Brati
Ilir Shaqiri
Hamit Kastrati
Shqipe Kastrati
Shaqir Cervadiku

Me teper folklor Ketu!

 

Albanian Hotels

Kontakti

Ju mund te kontaktoni Muhamed Jusufin dhe te pyetni per aktivitet e Shoqates Kulturore "ZERI YNE" ne Kosove!

kajolli5@hotmail.com

 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

 

Te nderuar miqe, miresevini ne web faqen e pare Kajolli Homepage. Ju deshirojme qendrim te kendshem ne te gjitha link-et e projektit shqiptar "AlbaNur". Si surprize kemi per ju librin "Mrekullia e Kuran-it" te perkthyer ne shqip nga imam Sharavi. Lexonie Librin e Sharavit

 

VIDEO ILAHI SHQIP

Muhamed Jusufi Kajolli

 
 

 
Temat Aktuale te Muhamed Jusufit
Vetvrasja ne Kosove
 

Nga fjalimi i tribunes ne Pallatin e Kultures

Skenderaj: 07.07.2005

 

I Lartesuari ne Kur’ani Kerim thote:

 

 “Ai (shejtani) dhe farefisi i tij ju sheh, prej nga ju s’i shihni dot ata.

Te nderuar vellezer dhe motra, deshira ime do te ishte qe ketu, ne kete salle te flisnim me shume per jeten se sa per vdekjen, por nganjehere koha ia imponon njeriut rrugen, dhe temat per te cilat duhet te diskutoje. Edhe pse me shume veshtiresi, e binda vetveten time se duhet te flas mbi kete teme te hidhur. Natyra ime eshte qe te flas per jeten dhe bukurite e saj qe na ka dhuruar All-llahu xh.sh. Njeriu duhet vazhdimisht ta perkujtoje te miren, e jo te keqen. Por koheve te fundit, populli yne, i pasionuar kah jeta e perendimoreve, çdo dite e me shume eshte duke na befasuar me fenomene te ndryshme.

 

Kurre nuk e kishim menduar se do t’a perjetonim edhe fenomenin e vetevrasjes.

Shpesh here njeriu mendon se mireqenia materiale e ben ate te kete dinjitet, dhe te jete i lumtur. Fatkeqesisht, praktika nuk ka treguar te jete kjo e sakte. Afrika edhe pse perjeton nje skamje te tmerrshme, as individe e as populli tyre nuk mendojne ne vetevrasje, ndersa suedezet si shteti me i pasur, vetevrasjet i ka me te medha ne mbare rruzullin tokesor. Dijetaret kane konstatuar se suedezet perballen me kete fenomen per shkak te mungeses se fese.

 

Shejtani armik i njerut

Ajeti i siperlexuar eshte nje paralajmerim i All-llahut te Lartemadheruar, Ai na ka bere me dije, se, perpos dukurive te keqia qe mund t’i kete njeriu, ai perballet edhe me mashtrimet dhe intrigat qe shejtani vazhdimisht ia servon atij.

Kur njeriu nuk e pastron te keqen, por i le hapesire veprimi, ai me kete sikur i  dorezohet plotesisht mashtrimeve te shejtanit, e ai (shejtani) fatkeqesisht shkon dhe ia mbyll te gjitha dyert e shpreses. Njeriu duhet qe jeten ta sendertoje gjithmone mbi parimet e optimizmit, ai assesi nuk duhet te mendoje per dite te keqija, sepse ato sjellin kobin e zi, qe nuk i sherbejne askujt. Njeriu nuk duhet te le gjera te pa shpjeguara ne jeten e tij, sepse ato formojne vakume, e neper korridoret e vakumeve levizin njerezit ogurzi. Prandaj sygjerojme qe sa me shume t’i njohim dhe mesojme fjalet e Krijuesit tone.

 

Dashuria e All-llahut ndaj qenies njerezore

Parimet islame asnjehere njeriun nuk e shpijne drejt pesimizmit. Njeriu duhet t’a dije se All-llahu xh.sh. ne nje hadith Kudsij thote: Meshira Ime e ka mundur hidherimin Tim” I Lartemadheruari me kete sikur na thote, se, per asnje moment mos i humbni shpresat sado te Jam i hidheruar ne ju. Dyert gjithmone i keni te hapura, prandaj pendohuni dhe shpreheni dashurine per te qene te shpetuar.

Njeriu per fajin e te tjereve nuk duhet t’a denoje vetveten, e assesi te mendohet per t’a gjykuar veten me vetevrasje. Marrja e jetes, jo vetem qe i kenaq armiqte, dhe kundershtaret e tij dhe te familjes, por ajo ne islam konsiderohet krim dhe mekat shume i madh.

Ç’eshte vdekja

Para se te flas per vetevrasjen do te isha munduar ta rikujtoj fjalen vdekje, dhe te shohim se  ç’na meson islami per te. Vdekja eshte nje krijese e cila me se shumti e preokupoi njeriun. Shume mbreter, e pasanike te ndryshem jane munduar t’i ikin, dhe shume prej tyre kane shpenzuar shume pasuri, per ta gjetur ilaçin e vdekjes. Por deri sot asnje shpjegim shkencor. Jam i bindur se askush kuren e kures nuk do ta gjejne shpjegimin. I vetmi shpjegim eshte se All-llahu ashtu si krijoi jeten, e krijoi edhe vdekjen. I Lartemadheruari çdo gje krijoi çift, ndersa paralelja e jetes eshte vdekja.

 

Njeriu do te vdese, pa marre parasysh se si do te vdese. I Lartesuari nuk e caktoi formen e vdekjes, por Ai ka caktuar momentin e vdekjes. Njeriu vdes nga vdekja natyrale, ai mund te vdese i mbytur aksidentalisht dhe mund te vdes i vrare me paramendim.

Thote All-llahu xh.sh. ne Kur’ani Kerim:

All-llahu i merr shpirtrat ne kohen e vdekjes se tyre, (gjithashtu ua merr shpirtrat) edhe atyre qe nuk kane vdekur, kur jane ne gjume. Ua mban (shpirtin) atyre qe u ka caktuar vdekjen, ndersa ua rikthen te tjereve (atyre qe ishin ne gjume) deri ne afatin e caktuar...”

 

Te bazuar ne kete ajet Kur’anor, njeriu nuk mund te vdes para kohes se vet. Kete e verteton edhe nje ajet tjeter i cili ia qarteson njeriut momentin e vdekjes edhe me mire:

 “Thuaj: Une nuk zoteroj asgje sa per t’i bere dobi e dem vetes sime, me perjashtim te asaj qe ka shprehe All-llahu ne vullnetin e Tij. Çdo popull e ka fundin, kur t’i vjen ai fund, nuk ka mundesi askush t’a shtyje ate, qofte edhe per nje çast, gjithashtu nuk ka mundesi  as ta pershpejtoje (kete caktim-fund)”

Njeriu gjithashtu nuk e di as vendin se ku do te vdese. Keshtu na meson i Lartemadheruari ne Kur’an:

 “...e askush nuk e di se ç’fare do te fitoje neser, gjithashtu askush nuk e di se ne ç’vend (te botes) do te vdese. Vertete, All-llahu eshte i Gjitheditur dhe njohes i çdo gjeje

 

Nga sa me siper thame, kuptuam se vdekja ose marrja e shpirtit eshte vetem ne vullnetin e All-llahut xh.sh. Disa njerez te marre mendojne se kane kompetenca mbi kete fenomen, pretendojne se jane prej atyre qe marrin dhe japin jete. Ata  gabohen rende, sepse secili prej nesh duhet t’a dalloje fjale vdekje dhe vrasje. Keto gjera nuk duhet ngaterruar. Vdekja vjen vetem atehere kur i Lartemadheruari e ka caktuar ate moment, ndersa kete moment askush nuk e di.

 

Une nga kendi im i teologut, do te mundohem te sjell argumente qe nuk kane baze njerezore, sepse konsideroj se vetem ata qe e njohin fene dhe jane besimtare do t’i kuptojne fenomenet e pa shpjeguara nga shkencetaret. Theniet qe po i degjoni  kane mbeshtetje te plote ne ajetet Kur’anore dhe hadithet e pejgamberit tone, mesuesit te shkolles islame.

 

Pra, njeriu, para se te jetoje jeten e perjetesise kalon neper tri etapa. Shpjegimin e tyre do ta mesoni nga libri qe sapo eshte perkthyer ne gjuhen shqipe. Kete liber fatmiresisht e keni ne banakun e kesaj salle. Une do te kaloj kalimthi t’ju perkujtoj se etapat e njeriut jane:

-         Vdekja ne boten e Dherrit, (ose me sakte jeta e parajetes), ndryshe kete periudhe te qenurit te vdekur mund t’a quajme edhe jeta pasive.

-         Jeta ne kete bote (ne dynjane eksperimentale). Ndryshe mund t’a quajme edhe jeta aktive.

-         Vdekja e serishme (jeta e Berzahit ose varrezave, para se te ringjallemi per t’u marre ne pyetje-deri tek perfundimi i Gjykimit). Pra rikthimi serishem ne jeten pasive dhe

-         Jeta e perjetshme, amshueshmeria ne xhennet ose xhehenem

 

Pra, sipas kesaj mesojme se njeriu jeton duke qene i vdekur, nga jeta e parajetes, ne jeten tone te kesaj bote. Sikur gruaja shtatzene e cila e perjeton transferin e qenies se (gjalle te vdekur) dhe qenies se (gjalle ne kete bote). Pra, t’a kujtojme momentin e nje gruaje shtatzene – qe ka dy, tri ose me shume femije ne barkun e saj. Ne momentin e lindjes se saj kemi dy perjetime shume interesante. Femijet qe jetojne ne barkun e nenes e perjetojne nje ngjarje pikellimi, ndersa te gjallet e kesaj bote e perjetojne nje ngjarje gezimi. Te paret, ngjarjen e perjetojne me shume dhembje sepse konsiderojne per vdekjen e vellait ose motres se tyre, ndersa te dytet e perjetojne si lindje te pasardhesit te tyre.

 

Keshtu eshte edhe me transferin tjeter te dyte, nga jeta e kesaj bote ne jeten e Berzahit. Ne, kete transfer e perjetojme me pikellim te thelle, sepse konsiderojme qe ata “vdesin”, ndersa te paret tane qe kane vdekur me heret e perjetojne si gezim, gjithmone nese e ka merituar boten e perjetesise i sapovdekuri.

Per jeten e amshueshme i Lartemadheruari thote:

  ...dhe vertete, (jeta e) botes tjeter eshte jete. Sikur ata t’a dinin kete

E lus All-llahun e Lartemadheruar qe transferet tona, te mos na tjetersojne nga origjina e te qenurit te paster. Gjithashtu e lus All-llahun te na pasuroje me shume durim kunder mashtrimeve te epsheve, te njerezve dhe shejtaneve. Njeriu qe bazohet ne dashurine e All-llahut, do te jete padyshim i lumtur ne kete bote dhe boten tjeter.

 

Prandaj te dashur vellezer dhe motra nga Drenica dhe vendeve te tjera te trojeve tona shqiptare, te mos degjojme propagandat e njerezve me ide djallezore ose shejtanore, por ta perjetojme  dashurine e All-llahut duke e besuar Ate dhe t’i rikthehemi mesimeve te shkolles se Muhammedit s.a.v.s. qe ndalon pesimizmin.

Ai kur perjetonte momente te veshtira thoshte: “O All-llah, mesoi dhe drejtoi keta njerez ne rruge te drejte se jane te paditur”.

 

Cili eshte statusi vetevrasjes dhe gjendja nder shqiptare

I Laresuari, na ben pyetje prej se ciles Ai deshiron te na perkujtoje se ne nuk kemi asnje kompetence mbi vetveten tone, sepse nuk jemi prodhuesit e vetvetes, e as te jetes sone. Perderisa ne nuk i kemi keto kompetenca atehere si mendon njeriu te marre jeten e vetvetes ose te tjereve. Kur njeriu i tejkalon kufijte quhet kriminel. Ndersa kriminelet e kane te garantuar denimin e perjetshem ne xhehenem. Njeriut nuk i lejohet aspak t’a vret askend e aq me teper vetveten. Te vritet nje njeri eshte sikur te vritet i mbare njerezimi.

Gjendja jone eshte tejet kritike. Shoqata Kulturore “Zeri Yne” para nje muaji e gjysme kishte nje tryeze shkencore rreth gjendjes psiko-sociale ne vendin tone. Ne kete tryeze shkencore u konkludua se mungesa e mesimit fetare, dhe vetem mungesa e edukimit fetare eshte faktori kryesor i ketyre dukurive negative ne shoqerine tone. Konstatimet e kesaj tryeze po vertetohen me kete tubim te sotem. Do te kisha qene me i lumtur sikur ne sot te bashkebisedonim per dukurite e lumturise se sa per vetevrasjen ose te ngjashme me kete.

 

Vellezer e motra, me shume keq ardhje e them, se ne nuk duhet te tejkalojme kufijte njerezor. Ne jemi pasardhesit e Ademit, ndersa Ademi u krijua nga Vullneti All-llahut, pra ne jemi te All-llahut e jo pasardhesit e majmuneve qe sot jane shkaktare te skamjes, te semundjeve te ndryshme dhe shkaktare te vetevrasjeve. Defekti kesaj shoqerie eshte te mendoje drejt, si i ka hije qenies njerezore prej llojit te tij njerezor, e t’i leme mendimet komuniste, ateiste dhe izmat e shumte.

 

Ne Kosove, vetevrasjet po shkaktohen si rezultat i mos respektimit te njeriut, si qenie njerezore. Dikush, njeriun e konsideron si nje aksident midis dy te dashuruarve dhe vlera e atij njeriu eshte aq sa vlen nje spermatozoid i hedhur aksidentalisht. Duke mos deshiruar te futem ne polemike do te them se vetevrasjet ne Kosove kane origjine ne:

-         Harresen e familjeve te deshmoreve

-         Harresen e invalideve te luftes

-         Harresen e luftetareve, qe nuk ka se me se t’a ushqeje familjen.

-         Harresen e jetimeve, dhe se fundi ne

-         Harresen tone te qenit njerezor ndaj te afermit, te fqiut tone e keshtu me radhe.

 Shqiptari (myslimani), kur ishte me parime dhe virtyte te larta, nuk e shtronte sofren, pa i arritur lajmi se ne fshatin ose lagjen e tij nuk ka asnje familje qe vuan nga uria.

 

Ne Shqiperi, vetevrasjet nuk vijne nga skamja e as nga mjerimi, por nga injoranca dhe mesimet e Deshmitareve te Jehovait. Shqiptareve nuk ju bejne pershtypje sektet profitabile te pseudofeve qe jane duke e remuar rinine tone. Ato shperndajne ne muaj, falas mbi 130 mije kopje te revistes se tyre. A thua pse jemi kaq te lige hde tolerant? Kjo pyetje ka vetem nje shpjegim, mendoj se jemi te hutuar dhe se i kemi humbur parimet tona njerezore dhe fetare.

 

Ne Maqedoni, fatmiresisht nuk kemi vetevrasje, sepse populli atje e di fare mire se ç’do te thote vetevrasje, ai e di fare mire se cili do te jete perfundimi tij pas vetevrasjes, ne ahiret. Por fatkeqesisht atje si rezultat i harreses se luftetareve te lirise, si dhe shume faktoreve te siperpermendur jane shnderruar ne popull kriminel. Ata nuk vetevriten por po e vrasin vellau vellane. Ate qe s’arriti dot t’a beje ushtria maqedonase t’a beje, po e bejne shqiptaret e lige dhe te pasionuar per pasuri te kesaj bote...

Fjalimin tim do ta mbyll, duke u perpjekur ta citoj thenjen e All-llahut xh.sh. i Cili thote ne Kur’ani Kerim:

“Ne nuk e krijuar qiellin dhe Token, dhe çdo gje qe gjendet midis tyre, per t’u zbavitur. Sikur Ne, te deshironim te argetoheshim, do ta benim ate, sipas menyres Sone (ashtu si i perket Mbreterise Sone), por Ne, nuk e bejme kete (per zbavitje).”

Pra, jeta nuk eshte nje gje koti, por pergjegjesi, dhe kete pergjegjesi momentalisht e kane marre persiper, ata qe lakmojne kete bote. E ky fatkeqesisht eshte mjerimi yne.

Per ne fund fare lus te Lartemadherishmin t’i jep kurajo dhe durim te gjithe atyre te lartpermendurit e demtuar nga ata qe intrigojne dhe demtojne te pafajshmit.

 

Skenderaj, me 07.07. 2005       

 
Nese ke koment per kete artikull, atehere regjistrohu ne Albanur Forum!
 
 
 
 

Muzika Shqip | News | Lajme Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Shitblerje Albanian Hotels | Shqiperia Online | Albanian TV | Humor Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture

 

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker