Faqja e Pare Agim Gashi

Agim Gashi

Profili Agim Gashit ne AlbaNur
 

Agim Gashi u lind mė 28.04.1959 nė Kryshefc tė Drenicės. Shkollėn fillore e kreu nė Polac, kurse gjimnazin nė Skenderaj. Ka ndjekur studimet nė Fakultetin Filologjik tė Prishtinės, nė degėn Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe. Gjatė vitit 1980/81 ka punuar nė arsim, kurse prej vitit 1986 punėsohet nė Organizatėn Punuese “Kosovatrans" tė Mitrovicės, njėsia nė Skenderaj.

 

 

 
Lexo biografin e Agim Gashit!
 
 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne AlbaNurGoogle!

Libri Agim Gashit

 

Gjysh te kam Shoqe

 

(vjersha pur fėmijė)

 

LĖGJENDA PĖR FISIN ILIR

 

Tregojnė te dhėnat

tregon legjenda -

kėtu e mijėra vjet mė parė

njė fis nga dheu kishte dalė

nė Ballkan vend zunė

pasi nga kėtu dreēin pėrzunė.

 

Tė tjerėt kur erdhėn mė pas

dhe i panė -

mė qė ishin te lirė

fisi i lirė iu thanė.

 

Atėbotė legjenda thotė

mėqė e bėn kėtė tokė mė zot

toka ua fali disa dhunti -

si shkėmbi - fuqinė

si bora - zemėrbardhėsinė.

 

Pėr kėtė legjenda thotė

ky fis ėshtė i lidhur

pėr kėtė truall fortė,

dhe qė atėherė

patėn bėrė be

pėr kėtė truall

vdesim si mė le.

 

Kėtė tokė me qindra vjetė

- legjenda fletė

e sulmuan dreqi e i biri

por ēdo herė pėr liri

ka luftuar Iliri.

 

Kėtu robėrinė

s'e duronė as dheu,

te gjithė le tė dijnė mirė

se mė shumė se jetėn

e don lirinė fisi - I L I R ...

 

 

 

BAC, U KRY !

 

Kush tha renja sjell humbje

- nuk ėshtė e vėrtetė ,

rėnja jote Baca Adem

- na dha forcė pėr jetė.

 

Maleve tė Kosovės Bac

krenar qendruan lisat ,

luftės qė ti nise Bac

ēdo ditė iu shtuan plisat.

 

Bushtra e vjetėr Serbi

- iku mė miza nėn jelė,

deshi t'behej e madhe

- e vogėl tash ka ngelė.

 

E bėm shtetin - Bac

qė n'themele iu bėre gur,

- fli i qet ti mė shokė

shpirti Juaj jeton n'flamur.

 

E quam n'vend amanetin

- sot Kosova jeton n'liri,

tė raportojmė - Komandant

Erdhi Pavarėsia - Bac u kry!

 

 

 

 

ME FAT PAVARĖSIA

 

Themelėt tuaja Kosovė

- te lara me gjak,

nga trimat qė mbrojtėn

- nder edhe prag.

 

Murėt tuaja Kosovė

- bijėt mė tė mirė,

te flijuar ndėr shekuj

- qė tė jesh e lirė.

 

Qatia jote Kosovė

- gjenerata e re,

lakmi ta ka bota

- pėr rininė qė ke.

 

E shėndritshme Kosovė

- Pėr ty ardhmėria,

Me fat,me fat,me fat

- Kosovė Pavarėsia !

 

 

 

TE VARRI I KOMANDANTITI

 

 

Tek qėndroj gatitur

te varri i Adem Jasharit,

mė behet se e dėgjojė

njė zė qė del prej varrit.

 

Nėse dėshironi -

te na ndėroni vėrtetė,

tregonju brezave qė vijnė

- pėr ēka kemi vdek.

 

Duane njėri tjetrin -

ndihmone n'kohė t'liga,

mos lejoni kurrė -

qe t'u pėrqai shtriga.

 

Shtrija dorėn mikut

shtrija dorėn vėllaut,

pėr hatėr t'Kosovės

- pėr inati t'shkaut.

 

Harrone mes veti

Inatėt e hasmėrit,

vetėm tė bashkuar

iu do te dilni n'dritė.

 

Ndaleni hakmarrjėn

- ndėrpreni gjaqėt,

- le tė rritėn fėmijėt

le tė tymojnė oxhaqėt.

 

Kur ju jeni tė lumtur

dhe tė gėzuar nė jetė,

edhe ne tė rėnėt -

do t’prehem tė qetė.

 

 

 

 

 

KOSOVĖS

 

 

Sa ushtrit e kėsaj bote

i mahniti bukuria jote.

 

Erdhėn deshen ty tė marrin

n'vend te djepit gjetėn varrin.

 

Pėr ty njerkė qe historia

te vranė bij e tė vranė bija.

 

Nė ty u bėn edhe shumė krime

te ndanė nga nėna t'lanė jetime.

 

 

Por Kosovė ti kurr s'u tute

rrite djem mbi tyta pushke.

 

Qė dhe vdekja u ka hije

kėmba e huaj mbi ty kur bie.

 

Pėr ty ranė bij't mė te mirė

- vetėm ti qė te jesh e lirė.

 

Por Kosovė - mos i qaj

- se pėr trimat nuk vaj.

 

N'ty Kosovė po bajmė be

- ata do t'jetojnė me ne.

 

 

 

KUR VDEKJA KORITĖT...

 

 

(Poetit dhe luftėtarit

Sylė Ademi-Aēareva)

 

Eu Sylė Ademi,Sylė Aēareva

kur tė njoha pėr herė te parė,

- njė burr , djal ambicioz

me mendje e zemėr shqiptar.

 

Eu Sylė Ademi,Sylė Aēareva

s'kisha gabuar - e kuptova,

ti ishe ngjitė malit mė armė

kur t'kishte thirrė - Kosova.

 

 

Eu Sylė Ademi,Sylė Aēareva

burr i dheut - gjithmonė n'ball,

kundėr shkaut te shkinės -

edhe me pushkė edhe me fjalė.

 

Eu Sylė Ademi,Sylė Aēareva

vullkan i gjallė qe s'ndalej ,

pak kush tė kuptoi or mik

- me ty edhe jeta tallej.

 

Eu Sylė Ademi,Sylė Aēareva

- me ty edhe vdekja u korit,

ajo ta mori trupin or vėlla -

po shpirti t'jeton n'vargje pėr ditė...

 

 

 

LETĖR BABADIMRIT

 

Ne fėmijėt e Kosovės

t'i shkruajmė kėto fjalė,

- qe sa e sa vite

kurgjė s'na ke falė.

 

E vėrtetė qė sot

- ne jemi te lirė,

por mė s'na e plotėsove

- anjė dźshirė.

 

Teuta nė Drenicė

ende s'ka shtėpi,

Agronit nė Gjakovė

- babi nuk iu kthy'.

 

Shumė shokė tanė

n'rrugė shesin cigare,

ata s'ndjekin mėsimin

- punojnė pėr idare.

 

Dhe sonte shumė sish

lotė hidhėrimi derdhin,

sepse s'kanė mė se

- te stolisin bredhin.

 

Vėrtetė nėse don

ta ruajmė miqėsinė,

sillna - babadimer

kėte vit PAVARĖSINĖ!

 

 

31.dhjetor.2007

 

 

 

MĖRGIMTARĖVE

 

 

Ikėt n'kohė te liga-

siē ikin zogjėt shtegtar,

nga skamja e madhe-

nga pushtuesi barbar.

 

Ju na shpėtuat mė fytyrė

ju na shpėtuat me nder,

qė pėr bukė anmikut

t'mos i trokasim nė derė.

 

Kryet punė tė renda

kryet punė tė vėshtira,

me shpresė qė njė ditė

do t'vijnė ditė mė t'mira.

 

Shkaut nė shumė mėnyra

- ju ia dhatė hakun,

edhe mė pushkė nė dorė

duke mbrojtur pragun.

 

Tek ikėt n'kohė t'liga

tė gjithė derdhėm lotė,

mirė se vini mėrgimtarė

n'Kosovėn e Pavarur sot!

 

 

 

 

NJĖ SHTATOR

 

Thėrret zilja

-tri li-li,

eni n'shkollė

o fėmijė.

Xha Rexhepi

me zile n'dorė,

lajmėron nxėnėsit

-pėr nė shkollė.

N'oborr t'shkollės

qe njė kohė bosh,

filluan te mblidhen

nxėnėsit n'qosh. 

 

Njė nga njė

si ujė nė lum ,

n'oborr t'shkollės

-u ben shumė.

 

Ca fėmijė -

te vegjėl fare,

erdhėn sot

me Abetare.

 

 

 

GĖZIMI I SHKOLLĖS

 

Mjaft qėndroi vetėm

shkolla gjatė pushimit,

- sot herėt n'mengjes

cingėrroi zilja e gėzimit.

 

Zdirgjėn rrugė t'fshatit

fėmijėt si ujź nź lumė,

- si ēdo shtator tjetėr

por sivjet mė shumė.

 

Sot u gėzuam tė gjithė

u gėzua dhe shkolla

qė n'bangat e saj ulėn

fėmijėt me faqe si molla.

 

 

 

FLETORJA

 

Njė herė nė klasė te dytė

duke lozur me shokė,

fletorja m'u kishte zhlye

-pasi m'ra nė tokė.

 

Kish filluar ora e tretė

mėsuesi dėtyrat i kerkoi,

i kish kryar vėrtetė -

e parpė nė kėmbź me ēoi.

 

ē'i ke bėrė kėshtu fletorės

nė ēfarė lufte e ke pasė?

e pa pritė nė mes te orės

- plasi gazi nėpėr klasė.

 

Para shokėve u turpėrova

ashtu n'kėmbė si isha ngritur;

e para klasės - u betova

pėr te mos e pėrseritur.

 

 

 

GOMA

 

E mbajė mend si sot

qe nė klasė te parė,

lidhurė e mbaja n'qafė

gomėn me spagė varė.

 

Sa herė gaboja ne t'shkruar

- e pėrdorja pa pėrtesė,

por goma ime e bekuar

- e ka pasur dhe njė ves.

 

Kur e pėrdorja pa kujdes

- shpeshherė nė njė vend,

fletėn e hante pėr besė

- sikur te kishte dhėmb.

 

Qysh atėherė gabime

fillova te bejė mė rrallė,

-dėshiroja qė fletorja ime

te ketė faqėn e saj t'bardhė.

 

 

 

LAPSI

 

Pėrpos gomės dhe fletorės

dhe pėr laps - kisha kujdes,

mos s'e kam n'ēantė shikoja

pėr ēdo mbremje,ēdo mengjes.

 

Para mėsimit nxėnėsi-Petrit

iu tregoj drejtė pasha sytė,

ma kishte vjedhur lapsin tim

mbi bangė kish shkruar fjalė t'ndytė.

 

Atėbotė mėsuesi i hidhėruar

kush ka shkruar mbi bangė?!pyeti,

pa pritė fare pa u hutuar -

lapsi i Gimit ,u gjegjė Petriti. 

 

Pa dėgjo!-i tha mėsuesi

lapsi s'shkruan vet asnjė fjalė,

do lejoje qe lapsi i tij -

t'shkruante kėshtu nė tendin ball.

 

Duke u ulur ashtu i skuqur

dorėn e tij fajtore -shterngoj,

- Me falė!- tha ,zoti mėsues

kam gabuar - e pranojė.

 

 

 

 

LOJA

 

Me njė paralele luanim futball

- loja ishte miqėsore ,

te tjerėt brohotitnin nėpėr oborr

mbretėronte atmosferė gazmore.

 

Gjuajti drejtė portės shoku Agron

Gooolė!-bėrtiti nxėnėsi Miftar,

filluanė lojtarėt te kundėrshtojnė

- nuk ėshtė golė , jo jo ēfarė!

 

Kėtė gjė e dinte portieri

- por ai nuk nxirrte zė,

n'atė kohė mėsuesi erdhi

ai nga larg e kish ven re.

 

Ishte apo s'ishte?!-portierin pyeti

Pooo!- u gjegj , miku i tij Petriti,

- edhe nė lojė dihet trimi,

tha atėbotė mėses Misimi!

 

 

 

 

A RRITĖT MĖSUESI

 

Kur mėson vogėlushja Artė

dhe suksese arrinė n'shkollė,

-bilbili ia thotė kėngės

-mbi degėn e hollė!

 

Kur me pesa nė fletore

Drita kthehet nė shtėpi,

bashkohėn dy bregore

me gėzim e pretė mami.

 

Kur mėsojnė tė gjithė nxėnėsit

- klasa nė sukses ngritėt,

pa shikoni tė dashur fėmijė

edhe mėsuesi atėherė rritėt!

 

 

 

ORA E GJALLĖ

 

Ju tregoj me tė vėrtetė

s'ėshtė mahi as pėrrallė,

nė shtėpi qė disa vjetė

unė e mbajė njė orė te gjallė.

 

Ora ime s'ben tik-tak,

-ajo orė ka njė risi,

pėrmbi pleh nė sokak

i dėgjohźt zėri kiki-riki!

 

Ajo m'thėrret ēdo mengjes

e mė zgjonė me kohė ēdo herė,

- ndaj e quaj unė kendez

mund ta thėrrisni edhe gjel.

 

 

 

VĖREJTJE NĖNĖS

 

Nėnė e dashur -

njė vėrejtje kam pėr ty,

a ėshtė me vend a s'ėshtė

- kėtė gjykoje ti.

 

Ti nė babin -

kur nėrvozohesh shpesh,

mua ma ngreh veshin

-ma ngjeshė flakareshė.

 

Nėnė e dashur -

nėse je trime dhe ta mbanė,

pse qe sa vite qė kam lindur

kurrė s'e rrahe babanė.

 

 

 

TRE MJESHTĖR

 

Gjyshi nė tierē

ka endur leshin e galės,

babi mjeshtėr i gurit

- unė i fjalės.

 

Gjyshi trupin e trimave

- e ka bėr krenar,

babi ua ka strehuar kokat

- unė i qeras me fjalė.

 

Gjyshi ka vdekur -

tierqit stolisin galerit

babi ėshtė plakur -

krenare qėndrojnė shtėpit

- unė mjeshtrin time

do e pėrsos ēdo ditė.

 

 

 

LUMI

 

Buron nga malėt shkėmbore-

rrjedhė nėpėr lendina-ara pjellore.

 

Kalon mal e livadh -

ēdo herė behet mė i madh.

 

Nė rrugė dikush e ndalė -

mbi te nderton hidrocentral.

 

Udhėton e udhėton nėpėr botė

- kalon shtete pa pasaportė.

 

N'fund dredhėt n'liqe a det -

por kurrė s'e harron burimin e vet.

 

 

 

A SĖMURET MJEKU

 

Nė dalje te ordinancės

- e vogla Norė,

i drejtohėt bebit

qė e mbanė pėr dorė:

 

A sėmurėt mjeku

a merr ingjeksione,

e nė rast nevojė

a hynė n'operacione?!

 

A e pe -thotė babi

mjekun me mustaqe,

vrushkulla djerėse

i shokin pėr faqe!

 

A e pe si iu zverdhėn

xhaxhit mjek - faqėt,

qė n'mungesė t'ushqimit

foshnja kish humb langjėt.

 

Mjeku sėmuret -

shpesh herė nė ditė,

se sėmundjet e pacientėve

i ndjen thellė nė shpirt.

 

 

SHALIMI I PARĖ

 

Qysh si fėmijė -

sa vjeē isha s'e di

veē me kujtohėt si sot

kam qenė nė arė

kur e shalova kalin e parė.

 

 

Kali qe shalova n'arė

nuk ka qenė i zi as i bardhė

s'ka pasur fre as shalė

s'ka qitur shqelma -

s'ka kafshuar mė dhėmbė

ka qenė pa kokė-pa kėmbė.

 

Iu bej be nė mollė

iu betohėm nė dardhė

kali i parė-

qė e shalova nė arė

nuk ka qen lodėr fėmijėsh

as kali prej dru

po...njė duk gruri..!

 

 

 

TE DASHUR FĖMIJĖ

 

 

Te dashur fėmijė

iu kam parė shpesh

filloni me qesh

plotė gojėn pėrshesh.

 

Njė shok t'uajn e kam dėgjuar

duke folur njė fjalė tė ndytė

mė ka ardhė t'i bylli veshėt

- ti mbylli sytė.

 

Duke u gjuar mė gurė

shpesh iu kam parė,

mandej nė mes veti

duke u pėrlarė.

 

A e dini ē'na sjellin

- sjelljet e kėqija,

s'na len te rritėmi

- mbetem ēilimia.

 

Fjalė tė ndyta

kurrė s'duhet tė flasim

se dhėmbet na bien

e buzėt na pelcasin.

 

 

 

FUSHA E PAJTIMIT

 

(Edhe muzgu i ngjetė agimit

- kur shtrihet dora e pajtimit)

 

Prinė para rinia

me ta Anton ēeta,

qe fund tė marrė ndasia

qė kuptim te marrė jeta.

 

Dhe flasin burrėt

mė qelesha t'bardha,

pėr kėtė farė te keqe

qe na mbollėn n'ara.

 

Pėr besė e burrėri

pėr nderė nė kėto troje,

pėr punėn qe duhet bėrė

sikur bletėt nė hoje. 

 

Dhe ngritėn burrat

me esje tė sigurt,

qė t'i hapin shtigjėt

n'zemra t'i shkrijnė gur't.

 

E ia shtėrngojnė duartė

- njėri tjetrit fortė,

qė vrasje t'mos ketė

- pėr jetė e mot.

 

 

NE FĖMIJĖT JEMI T'MĖDHENJĖ

 

Ne fėmijėt jemi t'mėdhenjė

ndaj dhe botėn e duam te'madhe,

me kroje t'ftohta dhe me lumenjė

dhe me te blertat livadhe.

 

Ne fėmijėt jemi t'mėdhenjė

sepse qiellin e duam me yje,

e lendinat t'jenė plotė keca

dhe ujqėr t'mos ketź n'pyje.

 

Ne fėmijėt jemi t'mėdhenjė

vend s'i bejmė kurr robėrisė,

duart i kem plotė pllumba paqe

- zemrat plotė yje t'lirisė.

 

Ne fėmijėt jemi t'mėdhenjė

se dhe veprat i kemi t'mėdha,

ne ēdo shoqeje i themi motėr

- ne ēdo shoku i themi vėlla.

 

Ne fėmijėt jemi te mėdhenjė

edhe vallėn e kemi t'madhe,

ndaj dhe botėn e dėshirojmė

te buzėqeshur - pa halle!

 

 

 

NA THĖRRASIN

 

Na thėrrasin kullat

na thėrret bjeshka,

- na pretė ara

na pretė kreshta.

 

Na thėrrasin lisat

na thėrrasin gurrat,

-na presin plisat

-na presin burrat.

 

Na thėrrasin varrėt

na thėrrasin pragjėt,

- na presin nėnat

- t'ua terim faqėt.

 

 

 

LIVADHET E VENDLINDJĖS

 

Nėna gjendet n'punė

babi s'ėshtė n'shtėpi,

Linda me te vėllan

- dalin nė sheti.

 

Pranė parkut t'lojrave

Linda e ndalė marshimin,

Eja te luajmė bashkė

- e lutė vėlla Mergimin.

 

Ai ndalėt nė vend

shikimin e hedhė pėr dhe,

ē'te gjeti i thotė Linda

-pashė motrėn ē'ke?!

 

S’me pelqejnė kėto lojėra

- dhe u ulė nė bari,

s'dua t'luaj tha ai

dhe buzėt i vari.

 

Si s'te pelqejnė vėlla

he ti mbetėsh pa mend,

ku ka lojėra mė te mira

-se sa nė kėtė vend ?!

 

Ka-si nuk ka

ia ktheu Mergimi-Lindės,

lojėrat mź tė bukura

n'livadhe t'vendlindjės.

 

 

 

LETER NGA KOSOVA

 

 

Atė ditė kur nga ti na erdhi letra -

te gjithė nė klasė u bėm sy e vesh,

na u kujtuan kohėrat e vjetra -

kur ti shoqja jonė ishe mes nesh.

 

Letrėn tuaj duke e lexuar

mėsuesit iu dridhėn mustaqėt,

pėr njė qast u trazua -

dy pika lotė i rrodhėn poshtė faqės.

 

Mimoza - fotografinė tende

e kish vendosur n'bangė te parė,

klasa brohoriti me gjithė zemėr

- kjo ėshtė shoqja jonė e pandarė.

 

 

Nuk mėsojmė nė shkollė te vjetėr

n'shtepi t'xha Sylės e mbajmė mėsimin,

gjithėēka mund te bėj shtriga e vjetėr

por kurrė nuk na e ndalė - arsimin.

 

E di qe je kurreshtare pėr ēdo gjė

-po te tregojė drejtė - shoqja Besė,

- nuk kam laps te tė shkruaj mė

se atė n'Kosovė po e ndajmė n'dy pjesė.

 

 

 

SI I MĖSOI GJYSHI SHKRONJAT

 

Gjyshin tim shumė ekam dashur

- dhe ai mė donte mua ,

njė ditė derisa po lexoja

erdhi pranė - m'u afrua.

 

Me falė nipēe po t'pengoj

po e shoh qė po lexon ,

njė kerkesė e kam pėr ty

- qe ta them a pranon.

 

M'i mėso germat nipēe t'lutėm

shiko gishtin tim te ngjyrė ,

seriozisht m'i tha kėto fjalė

njė dozė lutje i dukej n'fytyrė.

 

Menjėherė o gjysh i dashur -

unė edhe kėshtu ta kam borxh,

sa e sa pėrralla m'ke treguar

- te ngarkuara kaliboq.

 

Nga dollapi i tij nxori

abetare laps e leter,

dhe ēdo ditė qė kalonte

nga njė shkronjė mėsonte mė tepėr.

 

Te gjitha shkronjat i mėsoi

njė nga njė ato me radhė,

sa krenar ndjehej gjyshi

kur i shkroj t'birit mergimtar.

 

 

I mėsova shkronjat pa ndėrprerė

- mėsimit unė s'i bėra bisht,

mė falė tash qė po t'nenshkruhem

- ti je mėsuar qė t'jap gisht.

 

 

 

LOTĖT E GJYSHIT

 

Ia dėrguan ftesėn

e mori dhe vizėn,

mezi priste gjyshi

t'vizitonte Zvicrėn.

 

Te takohej me nipin

dhe mbesat e ti',

kurrė si kish parė

- pos nė fotografi

 

E gjatė iu duk rruga

- nė avion dy orė,

qe t'i mirrte n'preher

t'i pėrgdhelė mė dorė.

 

T'u flas pėr atdheun

- pėr fusha e male ,

- pėr farė e pėr fis

pėr Lokėn e Madhe.

 

Qėndroi veē njė javė -

kish ardhė pėr njė muaj,

mė fėmij't s'u muar vesh

-flisnin nė gjuhė tė hu

 

Nė ndarje tha gjyshi

me lotė kėto fjalė,

mė mirė kishte qen

te mos kisha ardhė!

 

 

 

SIKUR T'ISHA KLYSH

 

Dalim me nipin -

dhe timen mbesė,

nė njź qytet gjerman

pėr t'kėrkuar banesė.

 

qė n'fillim na pyet

pronari qe lėshon banesė,

sa veta jeni ?!

ne i pėrgjigjemi - pesė!

 

I ngrysur nė fytyrė

na e kthen menjėherė,

nuk japim banesa

- pėr auslander*.

 

Trokasim pastaj

nė njė shtėpi tjetėr,

nė derė paraqitėt

njė plakushė e vjetėr.

 

Nuk bėn thotė me fėmijė

- pėr ta nuk kemi vend,

pėrparėsi kanė ata

qė kanė macė a qen.

 

Rrugės pėr shtėpi

mė thotė Beni- gjysh,

mė mirė kishte qenė

te kisha qenė - klysh!

*auslander = nė gjuhėn gjermane njeri

qė nuk ėshtė nga Gjermania ,

njeri i ardhur nga njė vend

tjetėr.

 

 

 

MBESA S'DO NGATĖRRESA

 

Kur me plakėn pėrlahemi

- pėr hallet tona ,

vjen e na hynė n'mes

mbesa jonė-Elona.

 

Ndėrpreni fjalėt

nuk dua ngatėrresa,

pajtohuni mes veti

- na detyron mbesa!

 

Na ulėn tensionėt

na kthehet buzėqeshja,

pajtohemi me plakėn

kur nė mes hunė mbesa.

 

E,e puthim shumė

qė te dy nė faqe,

u rritėsh e madhe

qė na solle paqe!

 

 

 

 

GJYSH TE KAM SHOQE

 

Kam njė mbesė tė vogėl

- i ka veē dy vjet ,

por ėshtė shumė e gjallė

- gjuha shumė i pret.

 

Elona e vogėl -

kėtu nė mergim,

pėr mua ėshtė jetė

- ėshtė i vetmi gėzim.

 

Ajo flet mė mua

dheme bėn shoqėri,

- unė luaj mė te

sikur t'isha fėmijė.

 

Njė ditė gjėrsa loznim

m'tha kjo bukuroshe,

- gjysh tė dua shumė

gjysh ty te kam shoqe!

 

 

 

BATERITĖ E GJYSHIT

 

Shumė vite kaluan

- mbi kurriz te ti' ,

por gjyshi nuk jepet

thotė - unė jam i ri!

 

I shėndritė fytyra

i qeshin mustaqėt,

kur nipėr e mbesa

- ia puthin faqėt.

 

Gjyshi pėr lojė

lutje nuk pret ,

loja e rikthen

n'fėmijėrin e vet.

 

A e dini ku e merr

gjithė atė fuqi?!!!

Nipėr dhe mbesa

- i ka bateri.

 

 

 

KAH ĖSHTĖ KOSOVA

 

Tek shetisnim bashkė

- kėtu nė mergim,

ja ē'pyetje mė bėri

njė ditź nipi im.

 

Shqetźsimin e tij

shpejtė e kuptova,

kah i bjen atėdheu

kah ėshtė Kosova.

 

E sheh atė mal

te mbuluar mė dėborė,

andej ėshtė Kosova

- i tregoj me dorė.

 

Fjala e tij -

zemrėn se ē'ma dridhi,

adej gjysh i dashur

ēdo ditė lind dhe dielli.

 

 

 

PAGĖZIMI I NIPIT

 

Me lindi njė nip

kėtė vit nė prill,

i shėndosh si mollė

- i bukur si diell.

 

Mėqė ishte i bukur

dhe shumė i dėlirė,

deshėm te ia gjėjmė

njė emer te mirė.

 

Dikush propozoi

emrin - Drilon,

jo tha dikush tjetėr

mė mirė Agron.

 

Dhe njėri pas tjetrit

emrat mė radhė,

na dolen shumė dilema

- na dolėn shumė fjalė.

 

Nė fund gjyshja tha :

eureka emrin e nipit tim,

mėqė po jetojmė larg

po e pagėzojmė Mergim.

 

Jo tha mbesa

kėtu s'do jetojmė ne,

s'do ia vem - Mergim

po e pagėzojmė - Atėdhe!

 

 

PULA N'INTERNET

 

Njė ditė pula

hyri n'internat,

qė tė gjėj njė gjel

- fatin e vet.

Shpejtė hapi faqėn

dhe u fut nė ēat,

njė Nik pulės -

shumė iu pėrshtat.

 

Kishte hy dhelpra

qė jetonė n'zabel,

me nikun simpatik

- I vetmuari gjel.

 

Shpejtė ranė dakord

tė dytė pėrnjėherė,

qė te njihen ma mirė

te kalojnė n'mesengjer.

 

Pula kėsaj kurthe

shpejtė ia ndiu erėn,

kur e luti "gjelin"

qė te hap kamerėn.

 

E kuptoi pula

se kėtu ka hile,

pas kėtij niku

mshihet ndonjė skile.

 

Atė natė pula

i caktoi takim,

eja nesėr mbrema

pranė kotecit tim.

 

Te nesėrmėn pula

n'takim nuk i del,

ne vend te saj qonė

- gjuetarin bedel.

 

Mė vonė nuk e di

me te ēka ka ngjarė,

por lėkurėn e dhelprės

- e kam parė n'pazar.

 

 

PĖR NJĖ HOXHĖ

 

Para shumė vitėsh

vdiē hoxha nė fshat,

njerėzit ranė nź hall

- ramazani ngat.

 

Kush e kėndon mevludin

- kush na kėndon n'taravi,

mė nź fund e zgjodhėn

pėr imam - njė haxhi!

 

Filloi Ramazani

siē ėshtė zanat,

hoxha ndėrronte konakun,

- n'katund pėr ēdo natė.

 

Me pite i shtrohej tepsia

- me mish i vinte sahani,

por kot - hoxhės plak

- nuk i shkonte zani.

 

Njė natė pasi mbaroi

hoxha - allah ekberin,

- u ulė afėr sofrės

qe t'ia bėnte nderin.

 

Nga fundi i odės -

erdhi njė zė i hollė,

ne po t'mbajmė si pėllumb

- ti po kėndon si sorrė!

 

 

KUJT I BESON ?

 

Nastradini n'oborr

- e dėgjoi njė za,

dual shpejt e shpejt

kush po thėrret,me pa.

 

Si u gėdhive Nastradin

- tha fqiu para dere,

ē'e mirė tė solli kojshi

ē'kėrkon kėsaj here?!

 

Ti vėlla - Nastradin

mua ma din hallin,

mė duhet pėr punė

ta kėrkoi - gomarin.

 

Ti e din kojshi -

kurrė s'ta kam ndal,

por sot s'e kam kėtu

e kam lėshuar nė mal.

 

Pėr sherr gomari -

nė atė moment pėllet,

Nastradinit i drejtohet

- fqiu i vet:

 

Pse m'the s'ėshtė kėtu

nė mal ka shkuar gomari,

ia dėgjova zėrin

nė stallė qė palli!

 

 

Nastradini i tha fqiut

qė ish ngreh si hu,

ti a i beson gomarit

- apo mė beson mu'?!!!

 

 

 

I KALLUR SE I KALLUR...

 

Njė mbret -njė herė

vendosi te kallte njė mal,

qe te kthente n'tokė buke

- qė te bante arė.

 

E urdhėroi sherbėtorin

gjithė ditėn t'mos ndalej,

te lajmeroi gjėn e gjallė

- se mali do te kallej!

 

Pas dy - tre dite

pasi u shpraz mali,

mbreti dha urdhėr

dhe malin e kalli.

 

Njė javė - rresht

flaka nuk u ndal,

u bė shkrumb e hi

- mali krejt u kall.

 

U ngrit vet mbreti

dhe shkoi te vizitoj,

mos rastźsisht ndonjė gjė

n'mal nga zjarri e pėsoi.

 

Kur u futė thell

- nė mes te malit,

sytė e tij panė -

disa eshtra t'kalit. 

 

U shfry mbreti

plotė nervozitet,

a s'ke dėgjuar or i gjor

- apo nuk ke ik vet?!

 

Erdhi zėri i kalit

nga eshtėrat e ti',

nuk kam dashtė me ik

se shumė mirė kam ndi.

 

Mendova e mendova

dhe mora vendim,

i kallur se i kallur

ma mirė n'vendin tim!!!

 
 

Nga te gjithe projektet ndoshta eshte me I rendesishem "Femijet, teatri dhe arsimi" qe realizohet me perkrahje te Agjencionit Zvicran per Zhvillim, Agjencionit Suedez per zhvillim dhe bashkepunim si dhe nga Fondacioni Instituti shoqeria e hapur - Maqedoni. Per me teper kliko ketu...>>
Vjersha per Femije
Ne jemi te lumtur qe kesaj radhe botojme librin me vjersha per femije te shkruar nga poeti Halil Xani. Pasi nje pjese e femijeve shqiptare jane ne diaspore, larg gjuhes dhe shkolles shqipe te vendlindjes, ne ju ofrojme kete botim FALAS qe ju ta printoni dhe tua lexoni femijeve cdo nate para renies ne gjum!
 

Lajme Shqip | Muzika Shqiptare | Foto Shqip | Chat Shqiptar | Video Shqiptare | Filma ShqipHumor Shqip | Horoskopi Shqip | Libra Shqip | Lojra Shqip

copyright by AlbaNur / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster

 
Gazeta Shqiptare / AlbaNur