Shqiperia Ime

Gazeta Shqiptare | Muzika Shqiptare | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sporti

 

 

Ne Chatin e Ri Albanian Chat mund te Futeni edhe si Vizitor, klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Agim Gashi
Biografia Agim Gashit
Agim Gashi u lind mė 28.04.1959 nė Kryshefc tė Drenicės. Shkollėn fillore e kreu nė Polac, kurse gjimnazin nė Skenderaj. Ka ndjekur studimet nė Fakultetin Filologjik tė Prishtinės, nė degėn Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe. Gjatė vitit 1980/81 ka punuar nė arsim, kurse prej vitit 1986 punėsohet nė Organizatėn Punuese “Kosovatrans" tė Mitrovicės, njėsia nė Skenderaj.

Ardhja e masave tė dhunshme serbe e gjen nė kėtė organizatė punuese nė krye tė Sindikatės sė pavarur, ku ishte kryetar i saj. Kjo bėri qė nė mbarim tė vitit 1990 nė mėnyrė tė dhunshme tė largohet nga puna. Nė gusht tė vitit 1991 emigron jasht atdheut. Fillimisht nė Gjermani e mė vonė nė Francė, ku edhe sot jeton dhe vepron. Nė vitin 2005 ka punuar mėsues nė Montbiliard tė Francės nė shkollėn shqipe me mėsim plotėsues, me fėmijėt e bashkatdhetarėve tanė.

Me krijime letrare ka filluar te merret qė nė bankat e shkollės se mesme. Ka bashkėpunuar me tė gjitha revistat dhe gazetat e asaj kohe, si: "Zėri I Rinisė", "Pionieri", "Gazeta e Pionierėve", "Bujku", "Rilindja pėr fėmijė", "Thumbi", etj. Qė nga viti 1985 bėhet bashkėpunėtor i jashtėm i "Zėrit tė Rinisė", dhe qė nga ky vit mbante edhe rubrikėn e pėrhershme nė faqet e humorit "Fotografia qė flet". Shkruan poezi pėr tė rritur e pėr fėmijė si dhe humor. Edhe pse nė letrat shqipe ėshtė prezent qe tri dekada kjo ėshtė pėrmbledhja e tij e parė. Ka nė dorėshkrim edhe njė pėrmbledhje tjetėr me aforizma dhe mahi tė shkurtėra.
Agim Gashi
Recension nga Ismet Tahiraj
NJĖ DHURAT E BUKUR PĖR LEXUESIT E VEGJĖL

Agim GASHI "Gjysh te kam shoqe"(vjersha pėr fėmijė
Botuar nga shtėpia botuese"Shqipėria Etnike"
Prishtinė , 2009
Lexues tė dashur dhe tė nderuar, poeti Agim Gashi ka kohė qė ėshtė i pranishėm nėpėr letrat tona me krijimet e tij letrare, por kėsaj radhe ai na vjen me pėrmbledhjen e tij tė parė me njė titull mjaft simpatik “ Gjysh tė kam shoqe” , duke na dhuruar kėshtu vargjet e tij tė  krijuara nė kohė dhe vende tė ndryshme.
 

Vjershat e tij janė tė shkruara me kujdes dhe shpirt pėr ēka  besoj se do t’i bėjnė shpejt pėr vete  jo vetėm tė vegjlėit, por edhe tė rriturit.

 

Vjershat e agimit nė vete bartin porosinė edukative dhe vijnė nė tė shumtėn e rasteve edhe me njė dozė  tė lehtė humori ēka e bėjnė edhe mė tėrheqės leximin e tyre. Siē e ceka edhe mė lart  autori nė kėtė vepėr ka vjersha tė krijuara kėtu e tridhjetė  vjet mė parė, por qė as sot e kėsaj dite nuk e kanė humbur aktualitetin pėr ēka dėshmojnė pėr fuqinė krijuese dhe cilėsinė e autorit. Edhe tematika e vjershave qė pėrmban kjo pėrmbledhje ėshtė mjaft e larmishme. Autori shkruan edhe pėr jetėn rurale. Ja  si e mban pezull lexuesin deri nė fund se ēfarė ishte ai kalė, pa jelė, pa shalė, pa kėmbė pa veshė:

 

ju bėj be nė mollė

ju betohem nė dardhė

kali i parė-

qė e shalova nė arė

nuk ka qenė lodėr fėmijėsh

as kali prej druri

po...njė dukė gruri..!

 

Shkruan pėr trimat. Vjershėn me titull Bac u kry, e nisė me vargjet:

 

Kush tha rėnia sjell humbje

- nuk ėshtė e vėrtetė ,

rėnia jote Baca Adem

- na dha forcė pėr jetė.

 

Kur Agimit iu desh tė emigrojė si qindra e mijėra shqiptarė tė tjerė nėpėr vendet e ndryshme tė perėndimit, ai atėherė e pa se sa e rėndė ėshtė jeta jashtė atdheut, jashtė vendlindjes. Prandaj edhe pėr mėrgimin dhe jetėn atje ka njė varg vjershash qė i shpėrthejnė nga brendia e shpirtit.

 

Duke trokitur derė mė derė e duke kėrkuar banesė, vendėsit mund ta pranonin nė banesė ndonjė familje me qenė a mace, por jo edhe me tė huajt qė ishin me fėmijė. Nė fund tė pėrpjekjes pėr tė gjetur banesė, Agimi  pėrmbyll vargjet nė bisedė me nipin:

 

Rrugės pėr shtėpi

mė thotė Beni- gjysh,

mė mirė paska qenė

tė kisha qenė k’lysh!

 

Malli pėr vendlindjen nuk e len tė qetė. Mendjen dhe ėndrrat i ka nė Kosovė, sikur tė gjithė mėrgimtarėt tanė, shumė prej tė cilėve me vite nuk e kanė vizituar Kosovėn pėr shkak tė statusit tė pazgjidhur tė tyre. Ja njė dialog nė mes tė Lindės, e lindur jashtė atdheut dhe Mėrgimit qė ende e mbante mend vendlindjen:

 

 

Si s'tė pėlqejnė vėlla

he ti mbetsh pa mend,

ku ka lojėra mė tė mira

-sesa nė kėtė vend ?!

 

Ka, si nuk ka

ia ktheu Mėrgimi-Lindės,

lojėrat mė tė bukura

n'livadhe t'vendlindjes.

 

Nė kėtė tematikė ndėrtohet edhe vjersha pėr pagėzimin e nipit. Pas shumė e shumė propozimesh pėr emra tė bukur, mė nė fund vendosin qė nipin ta pagėzojnė me emrin Atdhe.

Derisa zogjėt shtegtarė vijnė nga jugu dhe andej kthehen prapė, autori  thotė :

 

Zogjėt e Kosovės

Zogjėt  e vendit tim

Nuk ikėn nė jug

Por nė perėndim

 

 

 

Mirėpo, ai i thėrret tė kthehen nga vendet e huaja, atje ku bukės i thonė bukė e ujit ujė. Atje ku gjumi tė merr mė mirė. Atje ku edhe ėndrrat janė mė tė bukura sesa nė vend tė huaj. Autori thėrret bashkatdhetarėt tė kthehen atje sepse:

 

 Na thėrrasin varret

na thėrrasin pragjet,

- na presin nėnat

 t'ua terim faqet.

 

Vargu i tij ėshtė i qetė nė shikim tė parė por karekterizohet me thellėsinė e tij dhe pėrmbajtjen porositėse. Ai din tė jetė gazmor por herė herė sjell edhe shqetėsimet dhe brengat qė  i preokupojne fėmijėt.


Autori ne kete permbledhje sjell kujtimet nga fėmijėria e tij por edhe nga fėmijėria e fėmijėve tanė nė mėrgim ku jeton edhe vetė poeti.

 

Pasi Agimi ėshtė edhe gjysh, as atij nuk i kanė shpėtuar pa i zėnė frymėzimet nga loja me nipėr e mbesa. Edhe vet titulli i kėsaj pėrmbledhjeje e dėshmon kėtė. Mbesa nė pamundėsi tė shoqėrohet me mocaniket shqiptare e ta ndajė lojėn me tė, ajo luan me gjyshin. Prandaj edhe ajo i ka thėnė: Gjysh tė kam shoqe. A  nuk ėshtė ky titull mjaft domethėnės.

 

Gjyshi Agim, sikundėr edhe gjyshėt tjerė, luan me nipėr e mbesa nganjėherė deri nė atė masė kur mbase i bėhet edhe pak tepėr. Ai edhe mund tė lodhet nga loja qė fėmijėt e duan deri nė pafund, por gjyshi prapė mbushet energji. Mbushet energji nga nipėrit e mbesat tė cilėt ia mbushin bateritė:

 

A e dini ku e merr

gjithė atė fuqi?!!!

Nipėr dhe mbesa

- i ka bateri.

 

Agim Gashin e brengos pa masė edhe frika nga asimilimi i mijėra fėmijėve tanė nė shtetet e ndryshme jo vetėm tė Evropės. As kėtė brengė nuk e ka lėnė pa e pasqyruar nė disa nga vjershat e tij. Ai qė e kupton peshėn e kėsaj dukurie nuk mund t’i lexojė kėto vargje pa iu rrėnqethur trupi. A nuk ėshtė e rėndė kur gjyshi nuk mund tė merret vesh me nipėr e mbesa, tė cilėt flasin nė gjuhė tė huaj.

 

Njė gjysh mezi kishte pritur ta marrė vizėn e tė shkojė te nipėrit e mbesat, por :

  

Qėndroi veē njė javė -

kish ardhė pėr njė muaj,

me fėmijėt s'u mor vesh

-flisnin nė gjuhė tė huaj

 

Me shpresė se do tė kėnaqeni me vjershat qė pėrmban kjo pėrmbledhje, ju dėshirojmė  lexim tė kėndshėm, kurse mikut Agim Gashi i dėshirojmė shėndet tė mirė, sukses nė punėn e tij krijuese  qė tė mos ndalet, por tė na  dhurojė edhe libra tė tjerė si ky
Vargje me Gjemba
Nga Halil Xani
"Rastesisht e gjeta adresen tuaj dhe jeni i pari qe po ua dergoj keto vargje. Besoj se do t`ju pelqejne. Ne drenicaket kemi nje hall te madh sa i perket reduktimit te energjise elektrike, Ky problem eshte i kahershem, por i ka kaluar te gjithe kufijte gjate muajit te ramazanit. Askush nuk e din kur ndalet e kur vije. Te shumten e rasteve iftar e syfyr i kreyejme me driten e qirinjve apo te llambave te vajgurit. Te gjitha verejtjet tona ne Njesine e KEK-ut ne Skenderaj jane te kota. Ata thone se po i zbatojne urdherat e eproreve nga lart."
Une dhe Babi Mjeshter
Dje dhe Sot

Vargje me Gjemba

Vjersha per Femije nga Agim Gashi
Gjysh te kam shoqe
Agim GASHI "Gjysh te kam shoqe" (vjersha per femije
Botuar nga shtepia botuese "Shqiperia Etnike"
Prishtine , 2009

Per me teper kliko ketu...>>
 
Qendra Teatrore per Femije
Nga te gjithe projektet ndoshta eshte me I rendesishem "Femijet, teatri dhe arsimi" qe realizohet me perkrahje te Agjencionit Zvicran per Zhvillim, Agjencionit Suedez per zhvillim dhe bashkepunim si dhe nga Fondacioni Instituti shoqeria e hapur - Maqedoni. Per me teper kliko ketu...>>
Aktuale nga Publicistet Shqiptar ne AlbaNur

Per me teper Reagime nga Kolumnistet Shqiptar, Kliko Ketu!

Notice

AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

Nga te gjithe projektet ndoshta eshte me I rendesishem "Femijet, teatri dhe arsimi" qe realizohet me perkrahje te Agjencionit Zvicran per Zhvillim, Agjencionit Suedez per zhvillim dhe bashkepunim si dhe nga Fondacioni Instituti shoqeria e hapur - Maqedoni. Per me teper kliko ketu...>>

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | Radio Shqiptare

copyright by www.gazetashqiptare.eu  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster